{"id":75876,"date":"2019-07-16T17:39:10","date_gmt":"2019-07-16T15:39:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimi-shtese-i-kpk-nuk-solli-ndryshime-ne-rivleresimin-e-prokurorit-petrit-cano\/2019\/07\/16\/"},"modified":"2023-04-07T11:42:16","modified_gmt":"2023-04-07T09:42:16","slug":"hetimi-shtese-i-kpk-nuk-solli-ndryshime-ne-rivleresimin-e-prokurorit-petrit-cano","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimi-shtese-i-kpk-nuk-solli-ndryshime-ne-rivleresimin-e-prokurorit-petrit-cano\/2019\/07\/16\/","title":{"rendered":"Hetimi shtes\u00eb i KPK nuk solli ndryshime n\u00eb rivler\u00ebsimin e prokurorit Petrit \u00c7ano"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore si pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb prokurorit Petrit \u00c7ano.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63953\" aria-describedby=\"caption-attachment-63953\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_62751-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63953 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_62751-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63953\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63953\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Petrit \u00c7ano gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, dat\u00eb 16.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ri\u00e7eli t\u00eb mart\u00ebn hetimin administrativ p\u00ebr rivler\u00ebsimin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs, Petrit \u00c7ano, pas nd\u00ebrprerjes m\u00eb dat\u00eb 5 qershor.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e prokurorit \u00c7ano p\u00ebrb\u00ebhet nga Olsi Komici n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesuesit, Suela Zhegu relatore dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Prokurori Petrit \u00c7ano e ushtron funksionin e tij prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh n\u00eb rolin e drejtuesit. Ai ka drejtuar Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs n\u00eb vitet 2000-2008 si dhe at\u00eb t\u00eb Lushnjes n\u00eb vitet 2008-2015. Me dekret t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, \u00c7ano \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb prej vitit 2015.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn, relatorja Zhegu pasqyroi hetimet shtes\u00eb t\u00eb kryera nga Komisioni p\u00ebr qart\u00ebsimin e disa rrethanave t\u00eb reja lidhur me denoncimin e nj\u00eb shtetasi q\u00eb pretendon se i \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar makina nga vajza e prokurorit, lidhur me pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb aktivitet privat prej bashk\u00ebshortes dhe nj\u00eb denoncim anonim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs, e hetuar n\u00eb koh\u00ebn kur \u00c7ano ishte drejtues.<\/p>\n<p>Zhegu tha se ishin kryer disa verifikime lidhur me denoncimin e shtetasit L.B., i cili pretendon se vajza e prokurorit \u00c7ano i ka goditur makin\u00ebn e tij me nj\u00eb mjet tip fouristrad\u00eb q\u00eb ajo drejtonte, teksa ishte i parkuar. Ky pretendim u kund\u00ebrshtua nga \u00c7ano gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 5 qershor.<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/?p=62743\">Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs, Petrit \u00c7ano p\u00ebrballet me vetingun<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>Relatorja Zhegu pohoi se Komisioni i kishte k\u00ebrkuar informacion shoq\u00ebris\u00eb \u201cTendenc\u00eb TRA.\u201d, n\u00ebse pronari i fuoristrad\u00ebs Q.D. p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn denoncuesi pretendon se ishte p\u00ebrdorur nga vajza e prokurorit, kishte kryer sh\u00ebrbime apo riparuar d\u00ebme gjat\u00eb vitit 2017. \u201cShoq\u00ebria ka kthyer p\u00ebrgjigje duke sqaruar se \u00ebsht\u00eb paraqitur vet\u00ebm p\u00ebr konstatim d\u00ebmi\u201d, pohoi relatorja Zhegu. Ajo shtoi se i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion shoq\u00ebris\u00eb Eurosig n\u00ebse ka pasur praktik\u00eb p\u00ebr kompensim d\u00ebmi p\u00ebr makin\u00ebn e Q.D., por nuk ka rezultuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Drejtoria e Transportit ka konfirmuar se mjeti n\u00eb fjal\u00eb i p\u00ebrkiste personit Q.D..\u00a0 Komisioni i ka k\u00ebrkuar informacion edhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00ebse vajza e prokurorit \u00c7ano kishte qen\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb e penalizuar p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor. Policia ka kthyer p\u00ebrgjigje se ndaj vajz\u00ebs s\u00eb prokurorit Petrit \u00c7ano nuk figuron asnj\u00eb gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja tha se lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim jan\u00eb thirrur dhe pyetur vajza e prokurorit Petrit \u00c7ano dhe pronari i fuoristrad\u00ebs, shtetasi Q.D.. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka gjetur se subjekti ka udh\u00ebtuar nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr n\u00eb Maqedoni me makin\u00ebn e Q.D.\u00a0 ku ka q\u00ebndruar tre or\u00eb. Zhegu sqaroi se \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u2019u pyetur edhe pronarja e parkimit, por ajo nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur pran\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar informacion Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve n\u00ebse bashk\u00ebshortja e prokurorit \u00c7ano duhej t\u00eb paguante tatim-fitim p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e mobiljeve t\u00eb nj\u00eb aktiviteti privat, kopsht, t\u00eb mbyllur n\u00eb vitin 2010.\u00a0 Relatorja Zhegu u shpreh se tatimet kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje se sendet mund t\u00eb shiten vet\u00ebm prej subjektit dhe jo nga personi.<\/p>\n<p>Zhegu sqaroi se Komisioni kishte tentuar t\u00eb kontaktonte me nj\u00eb denoncues i cili pretendonte p\u00ebr parregullsi dhe q\u00ebndrim jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb prokurorit \u00c7ano kur ai kishte qen\u00eb drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs, por nuk kishte qen\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokurori Petrit \u00c7ano u shpreh se ishte njohur me rezultatet e hetimit shtes\u00eb dhe se ishte dakort me konkluzionet. Ai tha se lidhur me shitjen e pajisjeve u q\u00ebndronte shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna. Edhe p\u00ebr denoncimin e kryer lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs, ai tha se duke qen\u00eb anonim, nuk kishte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Por, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs u ndal n\u00eb ecurin\u00eb e aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs. Ai e pyeti prokurorin \u00c7ano se kur ishte regjistruar kompania e bashk\u00ebshortes dhe kur ishte mbyllur, pasi rezultonte me status pasiv n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7ano shpjegoi se subjekti ishte regjistruar n\u00eb 29 qershor t\u00eb vitit 2004, n\u00eb 2005 ishte licencuar dhe se aktiviteti kishte nisur n\u00eb prill t\u00eb vitit 2006 deri n\u00eb 26 shkurt t\u00eb vitit 2010. M\u00eb tej ai pohoi se e kishin mbyllur aktivitetin dhe se ishte likuidatori ai duhej t\u00eb ndiqte procedur\u00ebn deri n\u00eb \u00e7regjistrimin e tij.<\/p>\n<p>\u00c7ano tha se kishin kontraktuar nj\u00eb likuidator dhe se pas largimit nga qyteti i Lushnj\u00ebs nuk ishin marr\u00eb m\u00eb me statusin e aktivitetit dhe se kjo ishte arsyeja q\u00eb figuronte pasiv edhe disa vite t\u00eb tjer\u00eb pas mbylljes.<\/p>\n<p>Jacobs u ndal edhe n\u00eb blerjet dhe shitjet e mobiljeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr arredimin e kopshtit. \u00c7ano shpjegoi se blerja e tyre kishte nisur n\u00eb vitin 2004 dhe shumica ishin bler\u00eb n\u00eb vitin 2005, duke shtuar se nj\u00eb pjes\u00eb bashk\u00ebshortja i ka bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb fillim nuk ishte nxjerr\u00eb ende nipti. Ai tha se nuk i kishte faturat e blerjes apo shitjes pasi kishte kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb dhe nuk i kishte ruajtur pasi nuk k\u00ebrkoheshin nga ligji. \u00c7ano tha se t\u00eb ardhurat q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte p\u00ebrfituar nga shitja e mobiljeve i kishte deklaruar pran\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u00c7ano u vler\u00ebsua pozitivisht lidhur me dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs, Petrit \u00c7ano k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 19 korrik, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore si pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb prokurorit Petrit \u00c7ano.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75877,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[171,425,149,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_62751-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit \u00c7ano gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, dat\u00eb 16.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75876"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75876"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75876\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75878,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75876\/revisions\/75878"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}