{"id":75885,"date":"2019-07-15T20:26:51","date_gmt":"2019-07-15T18:26:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-anetarin-e-klp-gentjan-osmani\/2019\/07\/15\/"},"modified":"2023-04-07T11:42:43","modified_gmt":"2023-04-07T09:42:43","slug":"kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-anetarin-e-klp-gentjan-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-anetarin-e-klp-gentjan-osmani\/2019\/07\/15\/","title":{"rendered":"KPA mbyll shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr an\u00ebtarin e KLP Gentjan Osmani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebn e radh\u00ebs si pjes\u00eb t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Gentjan Osmani.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51181\" aria-describedby=\"caption-attachment-51181\" style=\"width: 502px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-51181 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg\" alt=\"\" width=\"502\" height=\"400\" data-id=\"51181\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51181\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit Gentjan Osmani p\u00ebr kryerjen e analiz\u00ebs financiare bazuar edhe n\u00eb provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara prej tij n\u00eb seanc\u00ebn e 11 korrikut dhe t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioneri Publik ndryshoi q\u00ebndrim lidhur me nj\u00eb prej kund\u00ebrshtive t\u00eb tij p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb. Bazuar n\u00eb provat e mb\u00ebrritura prej Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Komisoneri i vler\u00ebsoi t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte edhe denoncimet e kryera ndaj prokurorit Osmani.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese\u00a0 e KPA q\u00eb po shqyrton ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb 9 gushtit 2018 p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Gentjan Osmani, aktualisht an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP p\u00ebrb\u00ebhet nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore dhe Albana Shtylla, Ardian Hajdari e Rezarta Schuetz an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja e Kolegjit, Natasha Mulaj i dha fjal\u00ebn Komisionerit Publik Dariel Sina, i cili paraqiti q\u00ebndrimin e tij pas njohjes me provat e reja lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzuara nga prokurori Osmani gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 11 korrikut.<\/p>\n<p>Sina u shpreh se bazuar n\u00eb provat e reja t\u00eb siguruara n\u00eb shtetin Italian mbi t\u00eb ardhurat e personit t\u00eb lidhur q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb hua 20 mij\u00eb euro prokurorit Osmani n\u00eb vitin 2009 &#8211; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 1+1, i shtohet edhe vlera e 10.528 euro bruto. Komisioneri vler\u00ebsoi se kjo shum\u00eb rezulton nga verifikimi i t\u00eb ardhurave me kontribut nga Arka e Integrimit, krahas t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e KPK.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht identifikimit dhe p\u00ebrllogaritjes s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb ardhure shtes\u00eb t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, Komisioneri u shpreh se t\u00eb ardhurat neto t\u00eb tij jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb shtetin italian. Nd\u00ebrsa p\u00ebr prov\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar nga prokurori Osmani, se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka detyrime ndaj Komun\u00ebs ku jeton, Sina tha se ky dokument nuk sillte risi mbi shkaqet e ankimit. N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisonieri mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim duke u shprehur se me provat e reja nuk mund t\u00eb justifikohej burimi i ligjsh\u00ebm i huas\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas provave t\u00eb reja t\u00eb paraqitura gjat\u00eb seanc\u00ebs paraardh\u00ebse, Komisioneri Dariel Sina ndryshoi q\u00ebndrim lidhur me burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga babai i bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Osmani. Sipas Komisionerit, pas vler\u00ebsimit t\u00eb pag\u00ebs neto mesatare t\u00eb vjehrrit t\u00eb prokurorit Osmani si edhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2008 gjat\u00eb koh\u00ebs kur ajo jetonte me prind\u00ebrit, para martes\u00ebs, rezulton se mbulohet me burime t\u00eb ligjshme shuma e dhuruar prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Komisioneri i quajti n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin shpjegimet p\u00ebr diferencat e konstatuara n\u00eb shpenzimet dhe kursimet e viteve 2005, 2009, 2011, 2012 dhe 2013, p\u00ebr deklarim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb paplot\u00eb ndryshimin e pasurive, duke paraqitur vit pas viti vet\u00ebm shtesat e pasurive dhe jo pak\u00ebsimet e tyre.<\/p>\n<p>Sina tha se nuk mbulohen me burime t\u00eb ligjshme k\u00ebstet e paguara p\u00ebr shlyerjen e apartamentit deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 2009 n\u00eb vler\u00ebn \u2013 1.041.085 lek\u00eb. Ai shtoi se edhe n\u00eb prezumim t\u00eb shpjegimeve mbi pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb apartamentit n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2009, s\u00ebrish rezulton se nuk mbulohen me burime t\u00eb ligjshme pagesat e apartamentit dhe kursimet e krijuara deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009, p\u00ebr nj\u00eb diferenc\u00eb negative prej &#8211; 890,349 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, Osmani nuk mbulon me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe kursimet p\u00ebr vitin 2011, n\u00eb shum\u00ebn 1,044,035\u00a0 lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2013 n\u00eb shum\u00ebn 1,145,915 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri ngre si problem p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe mospaqyrimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb autoveture tip \u201c\u00cbolks\u00ebagen Golf\u201d n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2005.<\/p>\n<p>Pas parashtrimeve t\u00eb Komisionerit Publik lidhur me provat e reja p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Ina Rama tha se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme kishte kthyer p\u00ebrgjigje t\u00eb h\u00ebn\u00ebn lidhur me denoncimet e kryera n\u00eb adres\u00eb t\u00eb prokurorit Osmani dhe i vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 11 korrikut, u b\u00eb publike se ndaj Osmanit kishin mb\u00ebrritur tre denoncime nga pretendohej se: ai kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb me nj\u00eb avokat dhe pas k\u00ebsaj klientit i ishin pushuar hetimet; se kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e nj\u00eb zyrtari t\u00eb administrat\u00ebs ndaj t\u00eb cilin kishte pasur hetim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se kishte firmosur shpalljen e moskopetenc\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me t\u00eb pandehur Suel \u00c7el\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rifillimit t\u00eb seanc\u00ebs, Komisioneri tha se prej verifikimit t\u00eb dokumentacionit t\u00eb sistemit TIMS, rezultonte se prokurori Osmani nuk kishte udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me avokatin n\u00eb fjal\u00eb dhe se pretendimet e denoncuesit nuk p\u00ebrputheshin me faktet.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Sina tha se edhe n\u00eb rastin e denoncimit p\u00ebr shpalljen e moskopetenc\u00ebs nuk p\u00ebrputheshin pretendimet e denoncuesit me faktet. \u201cP\u00ebr shpalljen e moskopetenc\u00ebs, ka qen\u00eb prokurori i \u00e7\u00ebshtjes B.D. q\u00eb ja ka kaluar prokuroris\u00eb Elbasan\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Komisioneri Sina.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr denoncimin lidhur me p\u00ebrdorimin e mjetit t\u00eb nj\u00eb zyrtari, pasi nga verifikimi i dokumentacionit \u00ebsht\u00eb konkluduar se shtetasi n\u00eb fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00ebn hetim. Sina tha se edhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim t\u00eb kryer pran\u00eb Komisionerit ka rezultuar t\u00eb mos kishte fakte.<\/p>\n<p>Prokurori Osmani u shpreh para trup\u00ebs s\u00eb KPA se k\u00ebto denoncime ishin thjesht shpifje.<\/p>\n<p>Pasi kryesuesja Natasha Mulaj u k\u00ebrkoi pal\u00ebve n\u00ebse kishin ndonj\u00eb q\u00ebndrim, prokurori Osmani tha se k\u00ebrkonte kryerjen e analiz\u00ebs financiare nga KPA, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u shpreh dakord edhe Komisioneri Sina.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, trupa gjykuese e KPA vendosi pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kryerjen e analiz\u00ebs financiare dhe t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor. Seanca e radh\u00ebs u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 24 korrik, ora 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebn e radh\u00ebs si pjes\u00eb t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Gentjan Osmani.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75886,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[641,221,149,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190617_181933_170619043-3_9P9r46H.jpg","fifu_image_alt":"Anetari i KLP, Gentjan Osmani, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Prokurorise, KLP, i cili ka miratuar shtyrjen e afatit per verifikimin e plotesimit te kushteve ligjore nga kandidatet per Prokurore te Pergjithshem.\/r\/n\/r\/nKLP member Gentjan Osmani, speaks during a meeting of the High Prosecution Council, KLP which has approved the postponement of the deadline for verifying the fulfillment of the legal conditions by the candidates for the General Prosecutor.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75885"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75885"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75885\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75887,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75885\/revisions\/75887"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75886"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}