{"id":75888,"date":"2019-07-15T18:57:49","date_gmt":"2019-07-15T16:57:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-fshikullon-kpa-per-shkarkimin-e-antoneta-sevdarit\/2019\/07\/15\/"},"modified":"2023-04-07T11:42:47","modified_gmt":"2023-04-07T09:42:47","slug":"onm-fshikullon-kpa-per-shkarkimin-e-antoneta-sevdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-fshikullon-kpa-per-shkarkimin-e-antoneta-sevdarit\/2019\/07\/15\/","title":{"rendered":"ONM fshikullon KPA p\u00ebr shkarkimin e Antoneta Sevdarit"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e konsideron jopropocional vendimin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkarkuar an\u00ebtaren e KLP-s\u00eb Antoneta Sevdari, nd\u00ebrsa shprehet se interpretimi i gabuar nga KPA i ligjit e kthente at\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cmutacion gjenetik\u201d prej nga \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohej \u201cdeklarim i pamjaftuesh\u00ebm\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56282\" aria-describedby=\"caption-attachment-56282\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-56282 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"56282\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56282\" class=\"wp-caption-text\">KPA gjate shqyrtimit te ankimin ndaj prokurores Antoneta Sevdari | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr vendimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr t\u00eb shkarkuar prokuroren Antoneta Sevdari &#8211; ish-an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Opinioni i v\u00ebzhguesit Ferdinando Buatier de Mongeot, i publikuar nga ONM si mendim pakice, v\u00eb n\u00eb dukje se shumica n\u00eb KPA q\u00eb vendosi p\u00ebr shkarkimin e Sevdarit, nuk kishte prova dhe se p\u00ebrcaktimi p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>De Mongeot kund\u00ebrshton interpretimin e ligjit nga shumica n\u00eb KPA, duke th\u00ebn\u00eb se ajo ka transformuar nenin 61 pika 3 t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin (shkarkimi p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm), n\u00eb nj\u00eb mjet q\u00eb mund t\u00eb \u201cb\u00ebj\u00eb mutacionin gjenetik\u201d t\u00eb \u00e7do pike t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb nenin 33 (vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb) t\u00eb po k\u00ebtij ligji, n\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi v\u00eb n\u00eb dukje se vendimi ishte i bazuar vet\u00ebm n\u00eb faktin se Sevdari \u201cp\u00ebr pak d\u00ebshtoi t\u00eb provonte q\u00eb kishte paguar taks\u00ebn e t\u00eb ardhurave\u201d, nd\u00ebrsa thot\u00eb se nuk \u201cishte korrekte q\u00eb k\u00ebto gjetje t\u00eb klasifikoheshin si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ai po ashtu kund\u00ebrshton arsyetimin e shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs gjykuese p\u00ebr profesionalizmin, duke th\u00ebn\u00eb se ishte bazuar n\u00eb nj\u00eb formalitet dhe se rasti i marr\u00eb parasysh nuk kishte qen\u00eb me pesh\u00eb dhe se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn e prokurores.<\/p>\n<p>Sevdari u shkarkua m\u00eb 28 shkurt nga KPA me shumic\u00eb votash, pasi vendimi p\u00ebr konfirmimin e saj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte apeluar nga Komisioneri Publik. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur relatori Sokol \u00c7omo, kryesuesi Luan Daci, an\u00ebtar\u00ebt Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz votuar p\u00ebr shkarkimin e Sevdarit, me arsyetimin se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb gjyqtarja Ina Rama u shpreh se ish-prokurorja kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe se megjith\u00ebse nuk mund t\u00eb provonte pagimin e tatimeve, ky nuk mund t\u00eb ishte shkak p\u00ebr shkarkimin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i par\u00eb i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga ONM. Vet\u00eb shumica n\u00eb vendimin e zbardhur \u00ebsht\u00eb kontraverese nd\u00ebrsa pranon aty se provat e sjella nga ish-prokurorja p\u00ebr pun\u00ebn e bashk\u00ebshortit si gjeodez n\u00eb Arabin\u00eb Saudite \u201carrinin nivel besueshm\u00ebrie\u201d dhe m\u00eb pas e rr\u00ebzon k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim duke hapur kllapat dhe shtuar \u201cpor jo at\u00eb t\u00eb bindjes\u201d.<\/p>\n<p>Antoneta Sevdari e ka filluar karrier\u00ebn si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe n\u00eb vitin 2013 ajo \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku ka qen\u00eb pjes\u00eb e task-forc\u00ebs kund\u00ebr krimit ekonomik dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Ajo u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK me 18 korrik, por vendimi u apelua n\u00eb gusht 2018 nga Komisioneri Publik. Sevdari njihet p\u00ebr pun\u00ebn e saj n\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr procedimin e \u00e7\u00ebshtjes CEZ-DIA kund\u00ebr biznesmenit, Kastriot Ismailaj \u2013 i d\u00ebnuar me 11 vjet burg p\u00ebr nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb mashtrimit dhe korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i ONM p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 del edhe nga opinioni n\u00eb pakic\u00eb i v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM, shkarkimi i Antoneta Sevdarit, e cila ishte zgjedhur si an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht mbi legjislacionin p\u00ebr tatimet.<\/p>\n<p>Ferdinando Buatier de Mongeot v\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb n\u00eb fillim se ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb rastit bazuar mbi t\u00eb nj\u00ebjtat fakte, nd\u00ebrsa thot\u00eb se problemet nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me provat e marra parasysh, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte interpretuar ligji.<\/p>\n<p>Mongeot thot\u00eb se KPA ka cil\u00ebsuar gabimisht se Sevdari kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Duke iu referuar ligjit 84\/2016 v\u00ebzhguesi l\u00eb t\u00eb kuptohet se interpretimi i b\u00ebr\u00eb nga KPA nuk q\u00ebndronte. Sipas tij pika 61\/3 e ligjit e cila flet p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, kishte marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se pika 61\/1 e t\u00eb nj\u00ebjtit ligj ku flitet p\u00ebr justifikimin e pasuris\u00eb me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>De Mongeot \u00ebsht\u00eb i mendimit se n\u00eb rastet kur pasuria e pajustifikuar me burime t\u00eb ligjshme nuk \u00ebsht\u00eb sa dyfishi i pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme, por si n\u00eb rastin konkret vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e saj, nuk mund t\u00eb merret vendim shkarkues.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se ligji parashikon \u201cdeklarimin e pamjaftuesh\u00ebm\u201d n\u00eb rastet kur personi q\u00eb rivler\u00ebsohet ka fshehur pasurin\u00eb apo ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi shprehet se \u201cbazuar mbi argumente t\u00eb forta\u201d arritja n\u00eb p\u00ebrfundimin se kemi \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm kur hetimi ka prova se \u201csubjekti ka kryer (me veprime ose mosveprime) nj\u00eb falsitet, p\u00ebr shembull ka prova se ai nuk e kishte at\u00eb burim t\u00eb ardhurash t\u00eb cilin pretendoi se e kishte\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ai v\u00eb n\u00eb dukje se nuk mund t\u00eb arrihej n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb rastin kur \u201csubjekti p\u00ebr pak nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb ekzistenc\u00ebn apo legjitimitetin e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt n\u00ebse ai ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur konkretisht p\u00ebr rastin Sevdari, Mongeot shprehet se nuk arrinte t\u00eb shihte se \u00e7far\u00eb \u201cduhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb subjekti m\u00eb shum\u00eb sa i p\u00ebrket deklarimit ose zbardhjes\u201d s\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebn me dije se pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Arabin\u00eb Saudite thjesht\u00eb tregojn\u00eb se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb justifikuar asetet e deklaruara. Nd\u00ebrsa thekson nd\u00ebr t\u00eb tjera se ato ishin vet\u00ebm nj\u00eb sasi e vog\u00ebl e totalit t\u00eb pasuris\u00eb dhe nuk i afrohen dyfishit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cTotali i t\u00eb ardhurave q\u00eb\u00a0 nuk mund t\u00eb merren parasysh p\u00ebr t\u00eb justifikuar asetet, p\u00ebr shkak se mungojn\u00eb provat p\u00ebr pages\u00ebn e taksave, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fraksion i vog\u00ebl i t\u00eb ardhurave legjitime q\u00eb familja kishte n\u00eb dispozicion\u201d, shprehet De Mongeot.<\/p>\n<p>Ai kritikon m\u00ebnyr\u00ebn se si KPA ka interpretuar ligjin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ky interpretim krijonte mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb \u00e7do deklarim bazuar n\u00eb paragrafin 33 t\u00eb ligjit 84\/2016 t\u00eb konsiderohej si i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ky interpretim e kishte kthyer ligjin n\u00eb nj\u00eb mjet \u201ct\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer mutacion gjenetik t\u00eb \u00e7do pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb nenin 33 dhe kthyer at\u00eb n\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d. Neni 33\u00a0 i referohet procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ONM n\u00ebse i nj\u00ebjti interpretim aplikohej p\u00ebr konfliktin e interesit edhe pse ky konflikt mund t\u00eb ishte i deklaruar dhe edhe pse mund t\u00eb mos kishte asnj\u00eb falsitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarim, duhej konsideruar si \u201cdeklarim i pamjaftuesh\u00ebm\u201d vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ai referohet n\u00eb pik\u00ebn 5 t\u00eb nenit 33 t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi po ashtu thekson si problematik faktin se t\u00eb gjitha argumentet kund\u00ebr Sevdarit ishin vet\u00ebm t\u00ebrthorazi faj i saj, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar at\u00eb nga ana subjektive. \u201cT\u00eb gjitha shkeljet e supozuara financiare lidhen me subjektin vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, p\u00ebrmes bashk\u00ebshortit\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb u konsiderua nga shumica e KPA se \u201cc\u00ebnonte besimin e publikut t\u00eb drejt\u00ebsia\u201d v\u00ebzhguesi \u00ebsht\u00eb po ashtu kritik. Ai thot\u00eb se gabimi p\u00ebr t\u00eb cilin Sevdari akuzohet \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb \u201cnatyre formale\u201d dhe se nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga fakti se Sevdari akuzohej prej shumic\u00ebs se kishte d\u00ebshtuar t\u00eb apelonte nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb duke humbur afatet e apelimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast shumica n\u00eb arsyetim kishte pranuar se situata e cila kishte pamund\u00ebsuar apelimin kishte qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por e gjeti at\u00eb shkarkuese.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nga ana tjet\u00ebr thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja nuk kishte qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe se provat n\u00eb dosje tregonin se ajo dosje kishte pak mund\u00ebsi t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb apel sepse i mungonte nj\u00eb nga kushtet e vepr\u00ebs penale. Kjo sipas tij duhej t\u00eb ndikonte n\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb i vihej subjektit mbi k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ai shprehet se gabimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte jo dometh\u00ebn\u00ebs si \u201cnga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim subjektiv edhe nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim objektiv\u201d. Nd\u00ebrsa parashtron \u00e7\u00ebshtje ai thot\u00eb se ishte problematike q\u00eb asaj i jepej r\u00ebnd\u00ebsi nga ana disiplinore, qoft\u00eb kjo edhe p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim vjetor t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Duk\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201crast t\u00eb vet\u00ebm\u201d t\u00eb zgjedhur prej gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb Sevdarit, v\u00ebzhguesi v\u00eb n\u00eb dukje se ajo nuk duhej par\u00eb si penalizuese.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e konsideron jopropocional vendimin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkarkuar an\u00ebtaren e KLP-s\u00eb Antoneta Sevdari, nd\u00ebrsa shprehet se interpretimi i gabuar nga KPA i ligjit e kthente at\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cmutacion gjenetik\u201d prej nga \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohej \u201cdeklarim i pamjaftuesh\u00ebm\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75889,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,415,114,473],"tags":[422,221,671,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari.jpg","fifu_image_alt":"KPA gjate shqyrtimit te ankimin ndaj prokurores Antoneta Sevdari | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75888"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75888"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75888\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75890,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75888\/revisions\/75890"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75889"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}