{"id":75891,"date":"2019-07-15T17:16:30","date_gmt":"2019-07-15T15:16:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-pas-analizes-financiare-ve-ne-veshtiresi-prokurorin-ardian-ylli\/2019\/07\/15\/"},"modified":"2023-04-07T11:42:51","modified_gmt":"2023-04-07T09:42:51","slug":"bilanci-negativ-pas-analizes-financiare-ve-ne-veshtiresi-prokurorin-ardian-ylli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-pas-analizes-financiare-ve-ne-veshtiresi-prokurorin-ardian-ylli\/2019\/07\/15\/","title":{"rendered":"Bilanci negativ pas analiz\u00ebs financiare v\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prokurorin Ardian Ylli"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs Ardian Ylli u p\u00ebrball n\u00eb KPK me bilancin negativ financiar n\u00eb disa vite sa i p\u00ebrket mbulimit t\u00eb shpenzimeve me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme. Ylli paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb paralele dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63922\" aria-describedby=\"caption-attachment-63922\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ardian-Ylli-Seanca.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63922 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ardian-Ylli-Seanca-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63922\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63922\" class=\"wp-caption-text\">Senca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ndaj kreu t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Ardian Ylli, dat\u00eb 15.07.2019 | Foto : Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Analiza financiare, prej s\u00eb cil\u00ebs ai rezultonte me bilanc negativ dhe me shpenzime t\u00eb pambuluara me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, u duk si problemi kryesor me t\u00eb cilin u p\u00ebrball gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, Ardian Ylli.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, relacioni i lexuar n\u00eb seanc\u00eb dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, p\u00ebrndryshe nga rastet e ngjashme, nuk vuri n\u00eb dukje se sa ishte diferenca negative sipas analiz\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KPK. An\u00ebtarja e Komisionit Valbona Sanxhaktari, e cila i drejtoi pyetje prokurorit n\u00eb lidhje me dokumentimin e kursimeve t\u00eb trash\u00ebguara nga babai, tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u201cnj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme\u201d q\u00eb mbetej e pambuluar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit po ashtu u vun\u00eb n\u00eb dukje disa mosdeklarime. Sanxhaktari gjat\u00eb pyetjes theksoi se shuma e trash\u00ebguar nga babai nuk ishte deklaruar as pasi ishte marr\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim nga prokurori n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Ylli vet\u00eb pretendoi p\u00ebrmes nj\u00eb analize financiare paralele nga ekspert kontab\u00ebl se KPK duhej t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb kursimet q\u00eb atij ia kishte l\u00ebn\u00eb babai me vler\u00eb 2.2 milion lek\u00eb. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb uleshin shpenzimet p\u00ebr disa z\u00ebra p\u00ebrfshi udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit q\u00eb sipas tij n\u00eb disa raste ishin mbuluar edhe nga t\u00eb af\u00ebrm mikprit\u00ebs dhe t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb se disa shpenzime ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tret\u00eb dhe parat\u00eb ishin marr\u00eb pas.<\/p>\n<p>Ai pranoi disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore, por tha se pasuria e vetme ishte nj\u00eb apartament i fituar nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 1975 dhe i privatizuar n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen u kryesua nga Roland Ilia, relator i \u00e7\u00ebshtjes ishte Olsi Komici dhe an\u00ebtare e treshes Valbona Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici vuri n\u00eb dukje se hetimet ndaj Yllit ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Gjat\u00eb relatimit u b\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit nuk ishte gjetur asnj\u00eb problem. Ylli ra dakord me rezultatet e hetimit n\u00eb k\u00ebto dy kritere.<\/p>\n<p>Ylli e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1994 n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 1998 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs. N\u00eb vitin 2013 Ylli \u00ebsht\u00eb transferuar si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier dhe n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb promovuar si drejtues. N\u00eb vitin 2017-t\u00eb Ylli \u00ebsht\u00eb komanduar si drejtues i Prokuroris\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK nuk b\u00ebri me dije se sa ishte bilanci negativ q\u00eb i ishte gjetur prokurorit Ardian Ylli, gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs an\u00ebtarja e treshes q\u00eb hetoi rastin e cil\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb \u201ckonsiderueshme\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u tha se mungesat ishin p\u00ebr disa vite, duke filluar nga viti 2003. Me mungesa po ashtu ishin vitet 2004, 2006, 2012, 2013, 2014.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Ylli u fokusua t\u00eb shpjegonte sipas tij problemet q\u00eb kishte analiza e b\u00ebr\u00eb nga KPK. Ai vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr vitin 2003 Komisioni nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se familja kishte pasur kursime m\u00eb her\u00ebt dhe se shpenzimet e atij viti, nuk ishin vet\u00ebm nga t\u00eb ardhurat e vitit 2003.<\/p>\n<p>Po ashtu gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij Ylli u p\u00ebrpoq t\u00eb argumentonte se disa shpenzime t\u00eb marra n\u00eb konsiderat\u00eb nga KPK p\u00ebr vitin 2014 ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Ai tha se n\u00ebse merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb disa element\u00eb, kjo e ndryshonte analiz\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto element\u00eb ai p\u00ebrmendi kursimet e babai n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 2.2 milion dhe po ashtu tha se kishte pasur nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 750 mij\u00eb lek\u00ebsh prej parave t\u00eb hedhura nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe miqt\u00eb pas vdekjes s\u00eb babait. Ylli tha se nuk kishte dashur ta p\u00ebrmende k\u00ebto para dhe nuk i kishte deklaruar ato m\u00eb vet\u00eb, por si pjes\u00eb e kursimeve cash. Ai tha se kjo ishte nj\u00eb tradit\u00eb e njohur n\u00eb shqiptar\u00eb dhe i ati kishte pasur shum\u00eb miq.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK nuk b\u00ebri me dije sa ishte shuma q\u00eb rezultonte e pambuluar, nga vet\u00eb p\u00ebrgjigjet e Yllit p\u00ebr Komisionin n\u00eb argumentet e tij p\u00ebr t\u00eb ndryshuar analiz\u00ebn, rezulton se b\u00ebhej fjal\u00eb kryesisht p\u00ebr shpenzime udh\u00ebtimi jasht\u00eb vendit, shpenzime p\u00ebr blerje makine dhe shuma t\u00eb tjera parash.<\/p>\n<p>Ylli pretendoi se i ishin llogaritur m\u00eb shum\u00eb shpenzime udh\u00ebtimi. Ai tha se 72 udh\u00ebtime me familjen jasht\u00eb vendit, ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb vende fqinje me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ishin ndar\u00eb me t\u00eb af\u00ebrm e miq q\u00eb kishin qen\u00eb mikprit\u00ebs. Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi llogarit\u00eb e KPK mbi \u00e7mimet e biletave dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7mimesh t\u00eb tjera, duke pretenduar se kishte prenotuar her\u00ebt.<\/p>\n<p>Prokurori tha se nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb sillte dokumenet mbi \u00e7mimet e biletave t\u00eb blera, por vuri n\u00eb dispozicion sipas tij politika t\u00eb disa agjencive t\u00eb udh\u00ebtimeve mbi uljet n\u00eb sezone t\u00eb ndryshme. Ai po ashtu pretendoi se blerjet p\u00ebr t\u00eb tret\u00eb nga karta e tij e kreditit ishin rimbursuar n\u00eb cash dhe se k\u00ebrkoi q\u00eb ato t\u00eb mos konsideroheshin si shpenzime.<\/p>\n<p>Ai po ashtu k\u00ebrkoi ulje t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr shkollimin e djemve me 70 mij\u00eb lek\u00eb, njohjen e rreth 260 mij\u00eb lek\u00ebve m\u00eb pak shpenzime udh\u00ebtimi dhe nj\u00eb rillogaritje t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb paguar q\u00eb sipas tij ishin m\u00eb pak se sa ishin konsideruar nga KPK.<\/p>\n<p>Ylli vet\u00eb, por edhe an\u00ebtarja e trup\u00ebs Sanxhaktari u fokusuan te parat\u00eb e trash\u00ebguara nga babai. Prokurori tha se ai kishte marr\u00eb nj\u00eb muaj para vdekjes nga i ati rreth 2 milion lek\u00eb. Ai tha se k\u00ebto ishin p\u00ebrdorur m\u00eb pas n\u00eb shpenzimet e kryera nga familja prej vitit 2012.<\/p>\n<p>Sanxhaktari i k\u00ebrkoi prokurorit t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion n\u00ebse kishte dokumente mbi k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Ajo pyeti Yllin se pse 1.6 milion lek\u00eb e pretenduara si t\u00eb trash\u00ebguara nga babai, nuk ishin deklaruar n\u00eb deklarimet vjetore pasi ishte marr\u00eb prej tij n\u00eb vitin 2012 dhe ishte p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2014.\u00a0 \u201cCila \u00ebsht\u00eb prova q\u00eb k\u00ebto para i keni disponuar?\u201d, pyeti Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Ylli tha se parat\u00eb ishin t\u00eb ardhurat nga pensioni i babait dhe se ato ishin ruajtur cash. Ai tha se nuk kishte asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebt\u00eb pasi babai nuk kishte pasur llogari bankare dhe as librez\u00eb kursimesh.<\/p>\n<p><strong>Problemet e tjera t\u00eb pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore Yllit iu vun\u00eb n\u00eb dukje disa mosdeklarime, p\u00ebrfshi mosedklarimin e dy kredive t\u00eb marra nga bashk\u00ebshortja. Po ashtu iu vun\u00eb n\u00eb dukje disa mosrakordime n\u00eb transaksionet p\u00ebr blerje makinash.<\/p>\n<p>Komici vuri n\u00eb dukje se n\u00eb nj\u00eb rast nga hetimi kishte rezultuar q\u00eb nj\u00eb makin\u00eb Renault ishte bler\u00eb pak dit\u00eb pasi kishte ardhur nga Italia p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb (rreth 200 mij\u00eb lek\u00eb) se sa i kishte kushtuar shit\u00ebsit dhe shitur disa muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 900 mij\u00eb lek\u00eb me nj\u00eb fitim prej gati 400 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komici megjithat\u00eb tha se Ylli kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Sipas tij prokurori kishte paguar vet\u00eb dogan\u00ebn edhe pse kjo nuk rezultonte n\u00eb kontrat\u00eb, nd\u00ebrsa shitja me fitim ishte b\u00ebr\u00eb pas sh\u00ebrbimeve q\u00eb i ishin b\u00ebr\u00eb makin\u00ebs dhe plot\u00ebsimit t\u00eb dokumentacionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i ngjash\u00ebm u vu n\u00eb dukje p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb Fiat, nj\u00eb Opel dhe po ashtu p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr Renaut. Por Komici vuri n\u00eb dukje se shpjegimet n\u00eb k\u00ebto raste kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe kryesisht kishin t\u00eb b\u00ebnin me diferenc\u00ebn n\u00eb \u00e7mim, prej pagimit t\u00eb dogan\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatori vuri n\u00eb dukje edhe mosdeklarimin e ortak\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00ebrit prej djemve n\u00eb nj\u00eb kompani. Ylli kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ortak\u00ebri, e cila sipas hetimeve t\u00eb KPK nuk kishte prodhuar t\u00eb ardhura, pasi kompania ishte mbyllur tre muaj m\u00eb von\u00eb dhe nuk kishte pasur aktivitet.<\/p>\n<p>Disa probleme u vun\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb lidhje me aktivitetin e bashk\u00ebshortes. KPK vuri n\u00eb dukje mosdeklarimin e dy kredive n\u00eb shumat 200 dhe 300 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu u vu n\u00eb dukje se disa prej kredive t\u00eb marra nga bashk\u00ebshortja nuk ishte e qart\u00eb n\u00ebse ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr biznesin apo p\u00ebr shpenzime familjare.<\/p>\n<p>Ylli pranoi mosdeklarimin e kredive si nj\u00eb harres\u00eb, ai vuri n\u00eb dukje se kredit\u00eb e marra nga bashk\u00ebshortja kishin qen\u00eb p\u00ebr biznesin, por theksoi se duke qen\u00eb person fizik, nj\u00eb pjes\u00eb e parave mund t\u00eb ishin p\u00ebrdorur edhe n\u00eb shpezime t\u00eb tjera. N\u00eb nj\u00eb rast Ylli vuri n\u00eb dukje se duke qen\u00eb se biznesi nuk ishte funksionuar dhe ishte b\u00ebr\u00eb mbyllja e tij, kredia ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>KPK gjeti edhe disa \u201cmosp\u00ebrputhje t\u00eb vogla\u201d, si\u00e7 u cil\u00ebsuan nga relatimi, mbi deklarimin n\u00eb tatime t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe qarkullimit nga biznesi i bashk\u00ebshortes dhe vet\u00ebdeklarimeve. Komisioni vuri n\u00eb dukje se Ylli kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse p\u00ebr disa nga k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, p\u00ebrfshi nj\u00eb parashikim xhiroje q\u00eb nuk ishte realizuar.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se kishte munges\u00eb dokumentacioni mbi shpenzimet p\u00ebr shkollimin e nj\u00ebrit prej djemve. Sipas relatimit u vu n\u00eb dukje se p\u00ebr studimet n\u00eb nj\u00eb univesitet privat ishte pretenduar pasja e nj\u00eb burse, por KPK tha se nuk kishte dokumentacion.<\/p>\n<p>Ylli vuri n\u00eb dukje se kishte mundur t\u00eb gjente list\u00ebn e student\u00ebve p\u00ebr vitin e fillimit t\u00eb studimeve dhe sipas tij n\u00eb list\u00eb vihej n\u00eb dukje se djali i tij ishte me burs\u00eb. Ylli tha se universiteti tashm\u00eb ishte mbyllur.<\/p>\n<p>Probleme me dokumentimin u gjet\u00ebn edhe p\u00ebr shpenzimet e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr rikonstruksion dhe shtes\u00eb banese. Sipas KPK shtesa ishte b\u00ebr\u00eb me leje, por mungonin dokumentet p\u00ebr shumat e shpenzuara, edhe pse nuk u duke se i konsideroi ato si problematike. Ylli pretendoi se mungesa kishte t\u00eb b\u00ebnte me koh\u00ebn q\u00eb kishte kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Ylli tha se kishte treguar integritet dhe se kishte \u201ct\u00eb drejt\u00ebn morale t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb rikonfirmohej\u201d. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u la m\u00eb 18 korrik, n\u00eb or\u00ebn 9.15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs Ardian Ylli u p\u00ebrball n\u00eb KPK me bilancin negativ financiar n\u00eb disa vite sa i p\u00ebrket mbulimit t\u00eb shpenzimeve me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme. Ylli paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb paralele dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75892,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,117,2,473],"tags":[428,171,149,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ardian-Ylli-Seanca.jpg","fifu_image_alt":"Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ndaj kreu t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Ardian Ylli, dat\u00eb 15.07.2019 | Foto : Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75891"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75891"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75891\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75893,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75891\/revisions\/75893"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75892"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75891"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}