{"id":75897,"date":"2019-07-14T09:39:48","date_gmt":"2019-07-14T07:39:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-fuat-vjerdha-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2019\/07\/14\/"},"modified":"2023-04-07T11:43:09","modified_gmt":"2023-04-07T09:43:09","slug":"kpk-fuat-vjerdha-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-fuat-vjerdha-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2019\/07\/14\/","title":{"rendered":"KPK: Fuat Vjerdha c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00ebnvizon se kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Fuat Vjerdha ka mang\u00ebsi profesionale dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61858\" aria-describedby=\"caption-attachment-61858\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-61858 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha-600x387.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"387\" data-id=\"61858\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61858\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr. Fuat Vjerdha | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me 10 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkaroi nga detyra kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Fuat Vjerdha. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur Komisionit t\u00eb Pavarur i Kualifikimit ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Vjerdha ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kriterin e profesionalizimit dhe pasuris\u00eb, \u00e7far\u00eb ka sjell\u00eb shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare evidentojn\u00eb n\u00eb vendimin e zbardhur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash p\u00ebr k\u00ebto dy kritere.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb gjyqtarit Fuat Vjerdha jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi profesionale t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, shkelje procedurale dhe gjykim i dob\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilave ai nuk arrin nivelin kualifikues.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor dhe kryesisht p\u00ebr sa i takon aspektit etiko-profesional, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u2026\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPK, ku shtohet se lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, Vjerdha ka kryer \u201cdeklarime t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe nuk ka justifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse mosp\u00ebrputhjen e k\u00ebsaj t\u00eb fundit me deklaratat periodike lidhur me kursimet cash dhe gjendjet e likuiditeteve n\u00eb llogarit\u00eb bankare.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Vjerdha \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, pasi nuk jan\u00eb evidentuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb lidhur me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Fuat Vjerdha ka marr\u00eb titullin \u201cjurist\u201d nga Universiteti i Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1994 dhe m\u00eb dat\u00eb 6 korrik 1995 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr. N\u00eb vitin 2005 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr dhe prej vitit 2011 deri n\u00eb shpalljen e vendimit t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij nga detyra deri m\u00eb 10 qershor 2019 ka ushtruar detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb pas zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 6 maj 2019, Komisioni njoftoi rihapjen e hetimeve p\u00ebr Vjerdh\u00ebn dhe u zhvillua nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 7 qershor, kur ai u p\u00ebrball edhe me leht\u00ebsimin e akuz\u00ebs ndaj Sokol Mjacajt, q\u00eb ishte d\u00ebnuar nga Shkalla e Par\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb vrasje. Pas lirimit Mjacaj ekzekutoi dy turist\u00eb \u00e7ek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet profesionale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Komisionit thuhet se n\u00eb ushtrimin e funksionit si kryetar i gjykat\u00ebs, p\u00ebr gjyqtarin Vjerdha jan\u00eb identifikuar problematika lidhur me shortimin e \u00e7\u00ebshtjeve dhe caktimin e p\u00ebrshpejtuar t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb gjyq\u00ebsore. Nga v\u00ebzhgimi i pes\u00eb dosjeve gjyq\u00ebsore jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb administruar dosjet dhe p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur sakt\u00ebsin\u00eb dhe plot\u00ebsin\u00eb e akteve t\u00eb dosjes. Mang\u00ebsit\u00eb jan\u00eb relativisht t\u00eb nj\u00ebjta n\u00eb munges\u00eb t\u00eb aktit formal p\u00ebr caktimin e seanc\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb relacionit me shkrim. N\u00eb disa raste jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe mos dokumentime n\u00eb vonesat p\u00ebr fillimin e seancave gjyq\u00ebsore e dosje t\u00eb painventarizuara.<\/p>\n<p>Komisioni ka evidentuar disa problematika lidhur me leht\u00ebsimin e akuz\u00ebs ndaj Sokol Mjacajt, i d\u00ebnuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb vrasjen e t\u00eb miturit 13 vje\u00e7ar A.L. n\u00eb vitin 2010, i cili pasi fitoi lirin\u00eb kreu nj\u00eb vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit Shkod\u00ebr, ka ndryshuar akuz\u00ebn ndaj Mjacajt duke mos e konsideruar at\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb vrasje, por duke e marr\u00eb t\u00eb pandehur e deklaruar fajtor p\u00ebr veprat penale \u201ct\u00eb sigurimit t\u00eb kushteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d dhe \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d e duke e d\u00ebnuar at\u00eb me 4 vjet heqje lirie.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK thuhet se duke ndryshuar cil\u00ebsimin juridik t\u00eb vepr\u00ebs, gjykata ka leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e t\u00eb pandehurit kur edhe pas p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb pjesshme t\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor nuk ka rezultuar q\u00eb, nga analiza e vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve dhe t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb pyetur, t\u00eb ken\u00eb diktuar gjykat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndryshuar cil\u00ebsimin juridik t\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb vendimmarrje Vjerdha ka pohuar para Komisionit se trupi gjykues \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bindjes s\u00eb brendshme, t\u00eb cil\u00ebn ai vijonte ta kishte ende. Ai ka shtuar se ndoshta ka qen\u00eb i gabuar vler\u00ebsimi mbi akuz\u00ebn \u201csigurim i kushteve p\u00ebr t\u00eb kryerjen e vrasjes\u201d, pasi me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebnimit ai \u00ebsht\u00eb penalizuar nga trupi gjykues dhe kurrsesi ai nuk ka qen\u00eb i favorizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se edhe Inspektoriati i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ka konstatuar se trupa gjykuese e KPK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka respektuar Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej problematikave q\u00eb ka gjetur Komisioni gjat\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj dosje ka qen\u00eb edhe kalimi afatit 9-mujor t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe se t\u00eb gjitha seancat gjyq\u00ebsore kan\u00eb filluar me vones\u00eb, pa u pasqyruar n\u00eb procesverbal shkaku i vones\u00ebs, duke shkelur Kodin e Etik\u00ebs Gjyq\u00ebsore. Komisioni konsideron se kjo praktik\u00eb ka sjell\u00eb uljen e transparenc\u00ebs dhe \u00e7mon se me procedurat e gabuara dhe joetike t\u00eb ndjekura p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij procesi gjyq\u00ebsor trupa gjykuese e Apelit Shkod\u00ebr ku ishte pjes\u00eb edhe gjyqtari Vjerdha, kan\u00eb c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb denoncimin e nj\u00eb qytetari, KPK ka administruar nj\u00eb dosje p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb konkluduar nga Gjykata e Apelit Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2019. Komisioni ka konstatuar se n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 20 mars 2019, gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi midis pal\u00ebve mbi legjitimitetin e paraqitjes s\u00eb nj\u00eb prove t\u00eb re, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i bashkis\u00eb Lezh\u00eb, ka pohuar se dokumenti q\u00eb ai po k\u00ebrkonte t\u00eb paraqiste si prov\u00eb t\u00eb re, i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb her\u00ebt nga kryetari i trup\u00ebs, gjyqtari Fuat Vjerdha.<\/p>\n<p>I pyetur si d\u00ebshmitar ai ka th\u00ebn\u00eb se Vjerdha ja ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb prov\u00eb pasi ka fikur mikrofonat. Edhe pse gjyqtari Vjerdha ka mohuar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ai q\u00eb ta ket\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb prov\u00eb, ka pranuar para Komisionit se ka qen\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtare q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duke marr\u00eb sipas KPK-s\u00eb, nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb ka rezultuar t\u00eb mos t\u00eb kishte lidhje me objektin e gjykimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se pasi trupi gjykues i Apelit Shkod\u00ebr ka vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, duke argumentuar se avokatja e padit\u00ebsit ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb shprehet kund\u00ebr k\u00ebsaj k\u00ebrkese, pasi ajo prov\u00eb duhej t\u00eb ishte paraqitur me koh\u00eb, ka ri\u00e7elur hetimin gjyq\u00ebsor dhe e ka administruar duke konsideruar se nuk mund t\u00eb anashkalohej pasi ishte e domosdoshme.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi i m\u00ebsip\u00ebrm i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit rezulton t\u00eb jet\u00eb kontradiktor, i paqart\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, duke l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se trupi gjykues \u2013 pasi ka konstatuar pabazueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs procedurale t\u00eb nj\u00eb pale nd\u00ebrgjyq\u00ebsore, i mbyll der\u00ebn marrjes s\u00eb nj\u00eb prove t\u00eb re \u2013 por n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, vet\u00eb gjykata realizon q\u00ebllimin e pal\u00ebs duke hapur nj\u00eb dritare p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar hyrjen e prov\u00ebs s\u00eb re n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore, n\u00eb mosrespektim t\u00eb dispozitave procedurale n\u00eb fuqi\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK. Komisioni \u00e7mon se k\u00ebto shkelje lidhen me procedurat e gabuara dhe jo etike t\u00eb ndjekura p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor dhe kan\u00eb c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson t\u00eb parregullt edhe nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr t\u00eb vitit 2010, ku Vjerdha ka qen\u00eb an\u00ebtar i trup\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb prishur vendimi i Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e tre n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Urbanistik\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d pasi kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb leje n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Shkalla e Par\u00eb i ka d\u00ebnuar t\u00eb tre t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit, nd\u00ebrsa Gjykata e Apelit ka vler\u00ebsuar se vet\u00ebm drejtori i zyr\u00ebs s\u00eb Urbanistik\u00ebs ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb tjer\u00ebt edhe pse ka arsyetuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn ka munguar lidhja shkak\u00ebsore midis veprimeve apo mosveprimeve t\u00eb tyre me pasojat e ardhura nga nd\u00ebrtimi i k\u00ebtyre dy objekteve.<\/p>\n<p>Ky arsyetim i Apelit \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si i gabuar nga Gjykata e Lart\u00eb q\u00eb ka arsyetuar se veprimet dhe mosveprimet e t\u00eb gjykuarve kan\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me pasoj\u00ebn e ardhur duke legjitimuar nd\u00ebrtimin e dy objekteve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Edhe KPK v\u00ebren se trupa gjykuese e Apelit Shkod\u00ebr ku ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb edhe Vjerdha nuk ka vler\u00ebsuar provat n\u00eb harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koherente duke kryer arsyetim t\u00eb dob\u00ebt mbi lidhjen shkak-pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon nj\u00eb rast t\u00eb shqyrtuar nga Vjerdha kur ai pa arsye ka tejkaluar afatet e ankimit t\u00eb kryer p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb vitit 2012 q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me rivler\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb. Sipas Komisionit, duhej q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb vendosej me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt se me vendimin n\u00eb themel, por ka ndodhur e kund\u00ebrta. Nga hetimi administrativ jan\u00eb gjetur mang\u00ebsi edhe n\u00eb lidhje me organizmin dhe planifikimin e pun\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje lidhur me nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2017, ku Vjerdha ka qen\u00eb kryesuesi i Trup\u00ebs Gjykuese t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb ndryshuar vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr dy bashk\u00ebshort\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cmashtrimit\u201d. Komisioni ka gjetur se Gjykata Apelit Shkod\u00ebr me vendimin e shpallur m\u00eb dat\u00eb 18 tetor 2017 ka cil\u00ebsuar t\u00eb pafajsh\u00ebm nj\u00eb prej t\u00eb d\u00ebnuarve n\u00eb Shkall\u00ebn e Par\u00eb, edhe pse i konsideron bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb dy t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>\u201cKjo gjykat\u00eb nuk thellohet dhe as nuk e analizon rolin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb shtetasit F. M, n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb vendimit, por vet\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, znj. M. M., edhe pse i konsideron t\u00eb dy t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim\u201d, thuhet n\u00eb vendim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisioni ka konstatuar mang\u00ebsi profesionale t\u00eb Vjerdh\u00ebs, mosvler\u00ebsimin objektiv dhe koherent t\u00eb disa rrethanave, si edhe aplikim jokorrekt t\u00eb disa dispozitave ligjore nga ana e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2007 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes m\u00eb paramendim n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe mbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake, t\u00eb gjykuar nga nj\u00eb trup\u00eb Gjykuese e Apelit Shkod\u00ebr me relator Vjerdh\u00ebn, Komisioni ka evidentuar veprime t\u00eb kryera n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Gjykata e Apelit ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e dy t\u00eb pandehurve, bazuar n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb prej t\u00eb d\u00ebmtuarit para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, kur ka th\u00ebn\u00eb se nga tre autor\u00ebt ka arritur t\u00eb njoh\u00eb dy prej tyre duke deklaruar edhe identitetitet p\u00ebrkat\u00ebse. Por, gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Apel, i d\u00ebmtuari ka ndryshuar deklarimet duke pohuar se nuk ka njohur asnj\u00eb prej autor\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se pavar\u00ebsisht se Gjykata e Apelit i ka marr\u00eb deklarime t\u00eb d\u00ebmtuarit nuk i ka konsideruar q\u00ebndrimet e tij t\u00eb reja, por ka quajtur t\u00eb v\u00ebrteta deklarimet q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p><strong>Deklarime t\u00eb pamjaftueshme t\u00eb gjendjes cash<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtari Vjerdha ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr blerjen e pasurive t\u00eb deklaruara, si edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e kryera, ka evidentuar problematik\u00eb n\u00eb gjendjen cash. N\u00eb vendim thuhet se, sipas p\u00ebrllogaritjeve dhe analiz\u00ebs s\u00eb kursimeve cash dhe shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna nga subjekti lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb tyre, duke i marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqena k\u00ebto pohime, rezulton se deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 ai ka realizuar shum\u00ebn prej 1,582,029 lek\u00ebsh si kursime cash<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka konstatuar se Vjerdha ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting vet\u00ebm shum\u00ebn prej 200,000 lek\u00ebsh si gjendje cash n\u00eb banes\u00eb. \u201cPra, rezulton nj\u00eb diferenc\u00eb prej 1,382,029 lek\u00ebsh vet\u00ebm mes gjendjes s\u00eb kursimeve cash t\u00eb grumbulluara n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, dhe shum\u00ebs s\u00eb kursimeve cash t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn veting\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Vjerdh\u00ebs se diferenca e shum\u00ebs 1.683.129 lek\u00ebsh midis deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2016 dhe asaj veting vjen si pasoj\u00eb e shumave t\u00eb parave q\u00eb dispononte i ati q\u00eb jeton me t\u00eb, nuk e kan\u00eb bindur trup\u00ebn gjykuese t\u00eb KPK. Komisioni konkludon se dokumentacioni i paraqitur prej tij vler\u00ebsohet si pa efekt dhe i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm lidhur me analizimin e k\u00ebsaj pike dhe \u00e7mon se mosdeklarimi i posedimit t\u00eb likuiditeteve n\u00eb shum\u00ebn prej 1,683,129 lek\u00ebsh duhet t\u00eb konsiderohet si shkak p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Vjerdha nuk ka deklaruar burimin e nj\u00eb autoveture \u201cDaimler-203-CDI\u201d, ngjyr\u00eb gri, e vitit 2001, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten e vet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 16 prill 2014 me vler\u00eb 290 mij\u00eb lek\u00eb, por Komisioni e ka konsideruar at\u00eb si nj\u00eb pasakt\u00ebsi q\u00eb duhet mbajtur parasysh n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisoni nuk ka gjetur problematika lidhur me burimin e disa pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shkod\u00ebr, konkretisht t\u00eb dy apartamenteve t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin me sip\u00ebrfaqe t\u00eb deklaruar 175 m2 me vler\u00eb t\u00eb deklaruar 87,500 euro; nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe t\u00eb deklaruar 35 m2 me vler\u00eb 10,000 euro dhe nj\u00eb dyqani me sip\u00ebrfaqe t\u00eb deklaruar 41 m2 me vler\u00eb 61,500 euro q\u00eb gjenden t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb kompleks. Nga hetimi ka rezultuar se k\u00ebto pasuri gjyqtari Vjerdha i ka trash\u00ebguar nga n\u00ebna e cila si bashk\u00ebpronare e truallit, n\u00eb vitin 2013 ka lidhur kontrat\u00eb k\u00ebmbimi me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese. Por, KPK ka gjetur mosp\u00ebrputhje n\u00eb lidhje me deklarimet e kryera nga Vjerdha n\u00eb vitin 2017 mbi sip\u00ebrfaqet nd\u00ebrtimore q\u00eb do t\u2019i kalojn\u00eb atij n\u00eb pron\u00ebsi dhe midis p\u00ebrmbajtjes s\u00eb kontratave t\u00eb shk\u00ebmbimit e deklarimeve t\u00eb kryera n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore dhe n\u00eb prap\u00ebsimet e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Vjerdha e ka bindur KPK me shpjegimet dhe dokumentet e paraqitura lidhur me pages\u00ebn e detyrimeve tatimore t\u00eb qiras\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar nga dyqani me sip\u00ebrfaqe 52 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb cilin e ka deklaruar me sip\u00ebrfaqe 41 m2. Trupi gjykues nuk ka identifikuar probleme edhe lidhur me p\u00ebrfitimin e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 965.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave t\u00eb vitit 1995 nga n\u00ebna e Vjerdh\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00ebnvizon se kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Fuat Vjerdha ka mang\u00ebsi profesionale dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75898,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,481,117,473],"tags":[658,144,107,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr. Fuat Vjerdha | Foto nga : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75897"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75897"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75897\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75899,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75897\/revisions\/75899"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75898"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}