{"id":75903,"date":"2019-07-04T11:54:49","date_gmt":"2019-07-04T09:54:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konflikti-i-interesit-coi-ne-shkarkimin-e-gjyqtarit-roland-jaupaj\/2019\/07\/04\/"},"modified":"2023-04-07T11:45:29","modified_gmt":"2023-04-07T09:45:29","slug":"konflikti-i-interesit-coi-ne-shkarkimin-e-gjyqtarit-roland-jaupaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konflikti-i-interesit-coi-ne-shkarkimin-e-gjyqtarit-roland-jaupaj\/2019\/07\/04\/","title":{"rendered":"Konflikti i interesit \u00e7oi n\u00eb shkarkimin e gjyqtarit Roland Jaupaj"},"content":{"rendered":"<p>Blerja prej prind\u00ebrve me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se i tregut i nj\u00eb apartamenti nga nj\u00eb prej kompanive q\u00eb kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit Roland Jaupaj kishte gjykuar, u cil\u00ebsua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si \u201ckonflikt interesi\u201d dhe arsye p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62536\" aria-describedby=\"caption-attachment-62536\" style=\"width: 530px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Roland-Jaupaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-62536\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Roland-Jaupaj.jpg\" alt=\"\" width=\"530\" height=\"447\" data-id=\"62536\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62536\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykates se Fierit, Roland Jaupaj pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr ish-kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit Roland Jaupaj, tregon se ai kishte bindur KPK p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr llogarish bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, por nuk kishte deklaruar apartamentin 170 metra n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Jaupaj si\u00e7 b\u00ebn me dije KPK kishte deklaruar apartamentin si adres\u00eb t\u00eb tij, por n\u00eb formular nuk kishte sh\u00ebnuar n\u00ebse e kishte pasuri, e kishte marr\u00eb me qira apo e kishte n\u00eb p\u00ebrdorim. I pyetur nga Komisioni Jaupaj shkroi se ajo ishte sht\u00ebpia e prind\u00ebrve n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai jetonte.<\/p>\n<p>Hetimet e m\u00ebtejshme mbi k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb padeklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, \u00a0duket se \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e gjyqtarit. KPK zbuloi se apartamenti ishte bler\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim preferencial dhe ishte rivler\u00ebsuar disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb me trefishin e atij \u00e7mimi. Ata po ashtu m\u00ebsuan se Jaupaj kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor\u00eb pal\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin kishte qen\u00eb edhe kompania q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar pallatin ku ndodhej apartamenti.<\/p>\n<p>KPK po ashtu gjeti se Jaupaj nuk justifikonte dot 2.4 milion lek\u00eb t\u00eb pretenduara si t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kishte dokumente provuese.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb kreu procesin e vetingut p\u00ebr Jaupaj me kryesuese Genta Tafa Bungo, relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja, vendosi m\u00eb 28 maj shkarkimin e Jaupajt, p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nga vendimi i zbardhur rezulton se Jaupajt nuk iu gjet\u00ebn probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe as n\u00eb at\u00eb t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Roland Jaupaj ka kryer Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2003-2006 dhe e kreu stazhin profesional n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kurbinit. N\u00eb vitin 2006 u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2014, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb e em\u00ebroi kryetar t\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Pasi pa se Jaupaj nuk kishte deklaruar asnj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme KPK, i k\u00ebrkoi k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb shprehej mbi apartamentin t\u00eb cilin deklaronte si adres\u00eb. \u201cAi s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij n\u00eb periudh\u00ebn 2011 \u2013 2017, kan\u00eb jetuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb apartamentin n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij\u201d, citohet p\u00ebrgjigja e Jaupaj n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se mosdeklarimi i k\u00ebsaj pasurie ishte n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. \u201cKonstatohet se subjekti nuk i ka deklaruar k\u00ebto pasuri n\u00eb p\u00ebrdorim nga ana e tij n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d dhe, si rrjedhoj\u00eb, nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacionin justifikues ligjor lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e tyre\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00eb tej gjat\u00eb hetimit Komisioni ngriti dyshime se ve\u00e7 mosdeklarimit, pas apartamentit kishte t\u00eb tjera t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb e b\u00ebnin situat\u00ebn e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar tashm\u00eb, t\u00eb komplikuar. K\u00ebshtu KPK gjeti se Jaupaj kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim me pal\u00eb kompanin\u00eb q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar apartamentin vet\u00ebm disa muaj para se prind\u00ebrit e tij dhe ai t\u00eb vendoseshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur Jaupaj e kishte p\u00ebrdorur sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr dy vjet, pa pasur ndonj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb babait t\u00eb tij me kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese dhe pa ndonj\u00eb shp\u00ebrblim financiar. Po ashtu KPK gjeti se kur u b\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje n\u00eb vitin 2012, babai i Jaupaj pagoi vler\u00ebn prej 3,600,000 lek\u00ebsh p\u00ebr apartamentin dhe 400,000 lek\u00ebsh, p\u00ebr bodrumin (garazh).<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta pasuri 15 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb u rivler\u00ebsua. Apartamenti u vler\u00ebsua n\u00eb 9.9 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa garazhi n\u00eb 900 mij\u00eb lek\u00eb. \u00c7imet me t\u00eb cilat u krye blerja ishin sipas KPK-s\u00eb preferenciale.<\/p>\n<p>Jaupaj kund\u00ebrshtoi gjetjet. Ai pretendoi se \u00e7mimi ishte m\u00eb i ul\u00ebt se babai i tij kishte kryer 1.7 milion lek\u00eb punime dhe se apartamenti kishte 50 metra verand\u00eb q\u00eb ishin sipas tij me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb KPK i k\u00ebrkoi nj\u00eb mendim Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI). I pyetur nga KPK, ILDKPKI i shkroi k\u00ebtij t\u00eb fundit se nuk kishte gjetur konflikt interesi t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>\u201cNga analizimi ligjor i rastit, ka arritur n\u00eb konkluzionin se nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet dot n\u00ebse zyrtari\/gjyqtar, z. Roland Jaupaj, ndodhet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k., si dhe n\u00eb vendimmarrjen gjyq\u00ebsore, pra, n\u00ebse gjendemi para nj\u00eb \u201ckonflikti faktik interesi\u201d, si dhe nj\u00eb nga llojet e \u201ckonfliktit rast p\u00ebr rast t\u00eb interesit\u201d, citohet arsyetimi i ILDKPKI n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb arsyetim n\u00eb vendimin e saj. \u201cBabai i subjektit ka pasur trajtim preferencial n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me shoq\u00ebrin\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Nd\u00ebrsa renditen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh p\u00ebrfshi \u00e7mimin e shitjes, faktin q\u00eb e kishte p\u00ebrdorur apartamentin p\u00ebr dy vjet pa kontrat\u00eb paraprake dhe faktin q\u00eb kishte \u201cgaranciot\u00eb plota p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie 2 vjet para kontrat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK Jaupaj ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe ato ishin vler\u00ebsuar. KPK nuk jep n\u00eb vendim se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi ka pasur gjyqtari mbi akuz\u00ebn se ndodhej n\u00eb konflikt interesi. N\u00eb arsyetimin p\u00ebrfundimtar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast KPK thot\u00eb se vler\u00ebsoi se Jaupaj ishte n\u00eb konflikt interesi. \u201cSubjekti ka p\u00ebrfituar trajtim preferencial n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 23 dhe 24, t\u00eb ligjit nr. 9367, dat\u00eb 7.4.2005, \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d, i ndryshuar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri prind\u00ebrit e Jaupaj q\u00eb u konsideruar persona t\u00eb lidhur u gjet\u00ebn me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 1.5 milion lek\u00ebsh. P\u00ebr analiz\u00ebn financiare KPK ka refuzuar t\u00eb pranoj\u00eb si burim t\u00eb ardhurash pun\u00ebn q\u00eb Jaupaj pretendonte se kishte b\u00ebr\u00eb i ati si tregtar ambulant.<\/p>\n<p>KPK tha se ai nuk solli dokumente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe se ajo ishte n\u00eb nivel deklarativ. \u201cNga sa m\u00eb sip\u00ebr, konstatohet se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur nuk kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht pasurit\u00eb e krijuara deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012. Theksojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shpenzime jetese p\u00ebr periudh\u00ebn 1996 \u2013 1999, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhura\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p><strong>Problemi me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr llogarish bankare t\u00eb Jaupajt dha bashk\u00ebshortes u gjet\u00ebn pa probleme nga KPK. Disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e depozitave dhe p\u00ebrfitimeve prej tyre, nuk u konsideruan t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme apo shkarkuese nga KPK.<\/p>\n<p>Por Komisioni ngriti dyshime dhe i kaloi barr\u00ebn e prov\u00ebs Jaupajt p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga bashk\u00ebshortja. Sipas vendimit rezulton se ajo pretendonte nd\u00ebr t\u00eb tjera nj\u00eb shum\u00eb prej 1 milion lek\u00ebsh t\u00eb marr\u00eb si dhurim nga tezja p\u00ebr t\u00eb kryer studimet dhe 13 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituara pas nd\u00ebrmjet\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tezes dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb ardhura m\u00eb pas ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb krijuar llogari bankare dhe kursime. Jaupaj kishte pretenduar se bashk\u00ebshortja kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr tezen e saj. Gjyqtari shpjegoi se tezja dhe bashk\u00ebshorti i saj i kishin dh\u00ebn\u00eb t\u00eb shoqes 65 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto para ishin dh\u00ebn\u00eb pa kontrat\u00eb noteriale dhe sipas Jaupajt n\u00ebse bashk\u00ebshortja blinte nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, diferenca e mbetur nga shuma i falej asaj. N\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se KPK gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash noteriale mbi k\u00ebt\u00eb apartament, i cili ishte vet\u00ebdeklaruar nga bashk\u00ebshortja e Jaupaj n\u00eb vitin 2010 si i bler\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve dhe q\u00eb ndodhej n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj deri n\u00eb kryerjen e transferimit.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti gjat\u00eb hetimit se nj\u00eb person me inicialet G.GJ kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament 68 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb dat\u00eb 23 mars 2007 p\u00ebr 52 mij\u00eb euro dhe se 3 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ia kishte shitur R.M (m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebshortja er gjyqtarit) po p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb parash.<\/p>\n<p>Por pas nj\u00eb k\u00ebrkese n\u00eb ZVRPP, KPK gjeti se tezja e bashk\u00ebshortes kishte bler\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin apartament, por nga kompania nd\u00ebrtuese p\u00ebr shum\u00ebn 42 mij\u00eb euro. KPK gjeti se ishin b\u00ebr\u00eb dy kontrata shitje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me G.GJ dhe me A.K. Kompania nd\u00ebrtuese pranoi se kishte b\u00ebr\u00eb dy kontrata por shpjegoi se G.GJ, i cili supozohet se ia shiti k\u00ebt\u00eb apartament bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit, ishte t\u00ebrhequr nga kontrata dhe nuk e kishte bler\u00eb asnj\u00ebher\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>Jaupaj prap\u00ebsoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke provuar se a.K, tezja er bashk\u00ebshortes, nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn kur supozohet se kishte n\u00ebnshkruar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin. Por p\u00ebr KPK rr\u00ebmuja e krijuar nga kontratat e mbivendosura dhe fakti q\u00eb apartamenti ishte shitur me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i deklaruar apo q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb dokument p\u00ebr trasferimin e shum\u00ebs prej 65 mij\u00eb eurosh nga tezja te bashk\u00ebshortja e tij, arsyetoi se ky burim pasurie nuk provohej.<\/p>\n<p>KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cnuk q\u00ebndrojn\u00eb pretendimet e personit t\u00eb lidhur se ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 13,000 euro nga marr\u00ebveshja verbale p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim\u201d. Kjo vendimmarrje b\u00ebri q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb Jaupajt t\u00eb dilnin me probleme. KPK thot\u00eb se pas analiz\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2009 u gjet se bashk\u00ebshortja nuk justifikonte 2.4 milion lek\u00eb gjendje n\u00eb llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK shprehet se prap\u00ebsimet e Jaupajt nuk e bind\u00ebn Komisionin, nd\u00ebrsa v\u00eb n\u00eb dukje se ai dhe personat e lidhur, kishin munges\u00eb burimesh dhe kishin kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerja prej prind\u00ebrve me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se i tregut i nj\u00eb apartamenti nga nj\u00eb prej kompanive q\u00eb kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit Roland Jaupaj kishte gjykuar, u cil\u00ebsua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si \u201ckonflikt interesi\u201d dhe arsye p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75904,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[208,107,171,670],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Roland-Jaupaj.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykates se Fierit, Roland Jaupaj pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75903"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75903"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75903\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75905,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75903\/revisions\/75905"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75904"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}