{"id":75909,"date":"2019-07-03T17:40:40","date_gmt":"2019-07-03T15:40:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-burimin-e-pasurive-te-gjyqtares-valbona-durraj\/2019\/07\/03\/"},"modified":"2023-04-07T11:45:38","modified_gmt":"2023-04-07T09:45:38","slug":"kpk-ngre-pikepyetje-mbi-burimin-e-pasurive-te-gjyqtares-valbona-durraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-burimin-e-pasurive-te-gjyqtares-valbona-durraj\/2019\/07\/03\/","title":{"rendered":"KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi burimin e pasurive t\u00eb gjyqtares Valbona Durraj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive t\u00eb saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb evazion fiskal dhe nd\u00ebrtim pa leje.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63703\" aria-describedby=\"caption-attachment-63703\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/valbona-durraj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63703 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/valbona-durraj-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63703\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63703\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administriave Shkod\u00ebr, Valbona Durraj gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb KPK-s\u00eb m\u00ebr 03.07.2019 | Foto nga : Edmodn Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valbona Durraj (Seknaj) u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me procesin e vetingut n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Trupa gjykuese e KPK q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar ka p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Durraj vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Marie Tuma.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Valbona Durraj u shpreh se nuk ishte dakort me vendimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar rivler\u00ebsimin e saj vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese q\u00eb t\u00eb rihapte hetimin edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>\u201cJam gjyqtare administrative dhe jam me medalje t\u00eb art\u00eb. K\u00ebrkesa ime \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimeve edhe p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizimin\u201d, deklaroi Durraj.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr disa minuta p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e Durrajt, vendosi ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb\u00a0 dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Valbona Durraj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, ajo ka punuar n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shkodr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2013 ajo u dekretua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu pohoi se sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Durraj kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive, nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre, kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje, nd\u00ebrsa nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Zhegu tha se Komisioni ka kryer hetim administrativ t\u00eb pavarur p\u00ebr deklarimet e pasurive nga ana e kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Shkod\u00ebr, Valbona Durraj, nga ka rezultuar se kjo e fundit nuk i ka pasqyruar burimet e krijimit t\u00eb pronave q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 115 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur m\u00eb 8 dhjetor t\u00eb vitit 2004 n\u00eb vler\u00ebn e 78 mij\u00eb eurove e t\u00eb realizuar me akt shit-blerje n\u00eb vitin 2013, relatorja Zhegu theksoi se subjekti nuk kishte deklaruar burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrcituar.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, gjyqtarja Durraj ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb ardhura nga biznesi dhe pagat, qiraja e p\u00ebrfituar nga apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn e 19 200 eurove dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro e marr\u00eb nga v\u00ebllai i saj.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se gjyqtarja Durraj nuk ka sakt\u00ebsuar shumat e kursyera dhe se prej analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2010, t\u00eb ardhurat zyrtare krahasuar me ato t\u00eb deklaruara jan\u00eb me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn -3.2 milion\u00eb lek\u00eb. KPK ka gjetur se ekzistojn\u00eb dy kontrata p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamentit, nga shtija e t\u00eb cilit subjekti deklaron se ka p\u00ebrfituar 4.5 milion lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 78 mij\u00eb euro . Sipas Komisionit k\u00ebto kontrata t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb noter\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb vlera t\u00eb ndryshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetra n\u00eb vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb. Zhegu tha se subjekti e ka quajtur si nj\u00eb gabim material t\u00eb noterit pasqyrimin e vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej kontratave noteriale dhe se sipas saj duhej t\u00eb kishte qen\u00eb 1 milion lek\u00eb, pa dh\u00ebn\u00eb detaje shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime se akti i shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb ka pasur si q\u00ebllim shmangien e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve financiare dhe ka vler\u00ebsuar si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Relatorja Suela Zhegu identifikoi edhe faktin se subjekti i ka paguar pas tet\u00eb vitesh detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb prej v\u00ebllait, KPK ka konstatuar se edhe pse ai ka pasur aktivitet privat, nuk ka pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb t\u00eb motr\u00ebs shum\u00ebn prej 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit 115 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, se ka kryer fiktivitet n\u00eb shitjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe evazion fiskal p\u00ebr shkak t\u00eb mos shlyerjes s\u00eb detyrimeve. Zhegu pohoi se prej analiz\u00ebs financiare ka rezultuar se gjyqtarja Durraj ka pasur nj\u00eb munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn -4.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet me dokumente marrja e huas\u00eb nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Sipas relatores Zhegu, gjyqtarja Durraj nuk ka deklaruar burimin e krijimit as n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting edhe p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 360 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb fshatin Pulaj t\u00eb Velipoj\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 881 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar se Durraj ka pasur munges\u00eb t\u00eb ardhurash n\u00eb vler\u00ebn -760 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Komisioni ka gjetur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb gjendet edhe nj\u00eb godin\u00eb dykat\u00ebshe e nd\u00ebrtuar pa leje. Sipas relatores Zhegu, kjo godin\u00eb dy kat\u00ebshe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zhvillim investitorit N.M. . Ajo shtoi se fakti se ky nd\u00ebrtim me sip\u00ebrfaqe totale 200 m2 n\u00eb t\u00eb dy katet \u00ebsht\u00eb kryer pa leje n\u00eb vitin 2013, p\u00ebrb\u00ebn\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje jan\u00eb konstatuar edhe n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb investimit p\u00ebr godin\u00ebn dy kat\u00ebshe t\u00eb pasqyruar n\u00eb shum\u00ebn e 3.5 milion\u00eb lek\u00ebve. Nga p\u00ebrllogaritjet e Komisionit ka rezultuar se investimi i kryer gjat\u00eb viteve 2013-2014, minimalisht duhej t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 6.2 milion\u00eb lek\u00ebve. Zhegu theksoi se edhe pse investitori N.M ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar objektin dy kat\u00ebsh dhe p\u00ebr t\u00eb kryer mobilimin.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr mosp\u00ebrputhje q\u00eb ka gjetur komisioni, kan\u00eb qen\u00eb edhe ato mes p\u00ebrfitimeve t\u00eb deklaruara nga gjyqtarja Durraj kur ajo ka punuar si avokate nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 1997 dhe atyre zyrtare. Sipas Zhegut, Durraj ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar 6.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga verifkimi i dokumenteve zyrtare ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb fituar 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu pohoi se p\u00ebr gjith\u00eb gjetjet e Komisionit lidhur me pasurit\u00eb e gjyqtares Durraj, kjo e fundit ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit shpjegime dhe prova t\u00eb reja t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtohen dhe merren parasysh para marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka identifikuar problematika edhe n\u00eb deklarimin e pasurive t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Valbona Durraj. K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb dyqani 46 m2 nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb vitin 1997 n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb dollar\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se bashk\u00ebshorti i Durrajt nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pjese dyqani m sip\u00ebrfaqe 10 m2 n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ai ka pasur nj\u00eb munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn -400 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar burimi i krijimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting.\u00a0 Subjekti nuk ka deklaruar burimin e krijimit edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2014. Komisoni nuk ka gjetur problematika lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 71 m2 q\u00eb i kan\u00eb dhuruar prind\u00ebrit bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Durraj n\u00eb vitin 1994. Ky apartament ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi n\u00eb vitin 1993 dhe rezultatet e hetimit jan\u00eb p\u00ebrputhur me deklarimet e gjyqtares.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu u shpreh se; edhe p\u00ebr gjetjet lidhur me pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, gjyqtarja Durraj ka dor\u00ebzuar shpjegime dhe prova t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb merren parasysh gjat\u00eb vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Valbona Durraj(Seknaj) i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb lidhur me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive, p\u00ebr evazionin fiskal dhe nd\u00ebrtimin pa leje. Ajo shpjegoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2010 \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrllogaritje e gabuar e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga paga e saj si gjyqtare, pasi ka pasakt\u00ebsi p\u00ebr vitin 2007 dhe se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dietat. Ajo shprehu rezerva edhe p\u00ebr llogaritjen q\u00eb Komisioni ka kryer n\u00eb analiz\u00ebn financiare duke e konsideruar si nj\u00eb kalkulim matematikor dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. P\u00ebr apartamentin e shitur n\u00eb vitin 2004, Durraj pohoi se kishte deklaruar q\u00eb e kishte bler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2001 dhe se vlera e shitjes kishte qen\u00eb 4.5 milion\u00eb lek\u00eb. Gjyqtarja Durraj tha se ishte e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij burimi q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ajo sqaroi se v\u00ebllai kishte pasur mund\u00ebsi t\u2019i jepte huan n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, pasi aktiviteti q\u00eb ai zot\u00ebron ishte vijim\u00ebsi e biznesit t\u00eb t\u00eb atit q\u00eb prej vitit 1994. Gjyqtarja Durraj i cil\u00ebsoi si t\u00eb fryra p\u00ebrllogaritjet p\u00ebr shpenzimet jet\u00ebsore dhe ato t\u00eb p\u00ebrllogaritura bazuar n\u00eb sistemin TIMS duke konsideruar se analiza duhej t\u00eb ishte bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare q\u00eb sipas saj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga ato t\u00eb referuara prej ILDKPKI. Ajo shtoi se p\u00ebrllogaritja p\u00ebr shpenzimet bazuar n\u00eb TIMS n\u00eb vler\u00ebn 50 euro dita nuk ishte normale, pasi kjo duhej t\u00eb konsiderohej p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb shtet e Bashkimit Evropian. Durraj tha se kishte udh\u00ebtuar e q\u00ebndruar shpesh n\u00eb Malin e Zi, prej edhe nga kishte prejardhjen ajo dhe bashk\u00ebshorti, por se shpenzimet p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar e q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend duhej t\u00eb p\u00ebrllogariteshin jo m\u00eb shum\u00eb se 20 euro n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Durraj kontestoi gjetjen e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb vler\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00ebve dhe theksoi se shitja e apartamentit nuk ishte fiktive dhe se nuk kishte kryer evazion fiskal pasi i kishte paguar detyrimet.<\/p>\n<p>Durraj pohoi se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs 360 metra katror\u00eb n\u00eb fshatin Pulaj n\u00eb Velipoj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 881 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa tha se nuk kishte lidhje me nd\u00ebrtimin pa leje pasi ajo ishte pronare e truallit. \u201cNuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje, as un\u00eb, as bashk\u00ebshorti\u201d, pohoi ajo. Lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb investitorit N.M. q\u00eb sipas saj ka nd\u00ebrtuar objektin dykat\u00ebsh, Durraj pretendoi se personi n\u00eb fjal\u00eb kishte jetuar n\u00eb periferi dhe kostoja e jetes\u00ebs s\u00eb tij ishte m\u00eb e ul\u00ebt nga ajo e p\u00ebrllogaritur, duke shtuar se n\u00eb k\u00ebto kushte kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kryer investimin.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit Durraj tha se ishin krijuar me burime t\u00eb ligjshme. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb konsideronte t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e saj si avokate nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 1997. \u201cDyqanin e bleva me t\u00eb ardhurat e profesionit tim. Un\u00eb kam qen\u00eb e regjistruar at\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb avokat\u00ebt e regjistruar num\u00ebroheshin me gishtat e dor\u00ebs\u201d, pohoi Durraj. Ajo pohoi se nga p\u00ebrllogaritjet e saj rezultonte me balanc\u00eb pozitive edhe n\u00eb vitin 2006 kur ka bler\u00eb pjes\u00ebn 10 m2 t\u00eb nj\u00eb dyqani. Durraj tha se burimet e saj ishin t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb mjaftueshme edhe p\u00ebr likuidimin e apartamentit. M\u00eb pas, dor\u00ebzoi dokumente shtes\u00eb, p\u00ebrfshi edhe lidhur me aktivitetin e t\u00eb atit. Trupi gjykues u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u2019i administroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e dor\u00ebzuar prej Durrajt.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, gjyqtarja Durraj i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb ta konfirmonte n\u00eb detyr\u00eb duke marr parasysh edhe profesionalizmin e saj nd\u00ebr vite, faktin se kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb ngritje, se ishte vler\u00ebsuar me medalje ari dhe ishte vler\u00ebsuar me 92 pik\u00eb p\u00ebr detyr\u00ebn n\u00eb gjykat\u00ebn administrative, si edhe se kishte mbajtur nj\u00eb ngarkes\u00eb pune 150%. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 4 korrik ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive t\u00eb saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb evazion fiskal dhe nd\u00ebrtim pa leje.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75910,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,415,117,2,473],"tags":[432,107,171,798],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/valbona-durraj.jpg","fifu_image_alt":"Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administriave Shkod\u00ebr, Valbona Seknaj Durraj gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb KPK-s\u00eb m\u00ebr 03.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75909"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75909"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75909\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75911,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75909\/revisions\/75911"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}