{"id":75912,"date":"2019-07-02T20:07:34","date_gmt":"2019-07-02T18:07:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-konfirmimin-e-gjyqtarit-dhimiter-lara\/2019\/07\/02\/"},"modified":"2023-04-07T11:46:09","modified_gmt":"2023-04-07T09:46:09","slug":"kpk-u-nda-ne-konfirmimin-e-gjyqtarit-dhimiter-lara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-konfirmimin-e-gjyqtarit-dhimiter-lara\/2019\/07\/02\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb konfirmimin e gjyqtarit Dhimit\u00ebr Lara"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb p\u00ebr gjyqtarin e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhimit\u00ebr Lara tregon se shumica e trup\u00ebs dhe an\u00ebtarja me mendim pakice i vler\u00ebsuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme deklarimet e pasakta t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe at\u00eb periodike.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62533\" aria-describedby=\"caption-attachment-62533\" style=\"width: 701px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dhimiter-Lara.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-full wp-image-62533\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dhimiter-Lara.jpg\" alt=\"\" width=\"701\" height=\"557\" data-id=\"62533\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62533\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit per Krime te Renda, Dhimiter Lara pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me dat\u00eb 29 maj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumic\u00eb votash n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhimit\u00ebr Lara. Lara u vler\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, profesionalizmin dhe pasurin\u00eb. Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb kryesohej nga Pamela Qiko, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Gjyqtari Lara ka marr\u00eb vler\u00ebsime pozitive nga institucionet ndihm\u00ebse t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb tre kritereve t\u00eb vetingut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, hetimi i thelluar administrativ i KPK-s\u00eb ka konstatuar nj\u00eb seri pasakt\u00ebsish n\u00eb lidhje me deklarimin e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2006, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka konstatuar probleme p\u00ebr t\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuese Qirko dhe relatorja Shuli, i ka vler\u00ebsuar pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim t\u00eb gjyqtarit Lara si pa pasoja juridike, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundim se ai arrin besueshm\u00ebrin\u00eb e mjaftueshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb mendim pakice an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese Etleda \u00c7iftja ka arsyetuar se mosdeklarimet dhe pasakt\u00ebsit\u00eb e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe at\u00eb periodike, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Dhimit\u00ebr Lara e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1999 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2004, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, funksion t\u00eb cilin vazhdon ta ushtroj\u00eb prej 15 vitesh.\u00a0 Lara \u00ebsht\u00eb gjithashtu autor i librit \u201cKoment mbi Kodin e Procedur\u00ebs Penale\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kurrikul\u00ebs n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i shumic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nga aktet e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Kontrollit dhe Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka dor\u00ebzuar rregullisht deklaratat e interesave private p\u00ebr vitit 2003-2016, si dhe deklarat\u00ebn veting sipas ligjit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i deklaratave, ILDKPKI ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimi se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ka burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb, nuk ka kryer fshehje pasurie, nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, ILDKPKI konsiderohet organi kompetent ndihm\u00ebs i procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb, bazuar n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr ligjin e vetingut, KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb kontroll mir\u00ebfillt\u00eb dhe t\u00eb thelluar p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, i cili nuk kusht\u00ebzohet nga konkluzionet e organeve ndihm\u00ebse.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit administrative t\u00eb pasurive t\u00eb gjyqtarit Dhimit\u00ebr Lara, KPK ka hetuar burimin e deklaruar t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti 66 m2 + 25 m2 shtes\u00eb, bler\u00eb me \u00e7mimin 7.5 milion\u00eb lek\u00eb me dat\u00eb 29 korrik 2006. Burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebtij aseti, subjekti ka deklaruar shitjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi i banesave m\u00eb vler\u00eb 3.4 milion\u00eb lek\u00eb me dat\u00eb 29 gusht 2006 dhe nj\u00eb kredi 5 milion\u00eb lek\u00eb nga Banka Popullore.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti t\u00eb depozituar n\u00eb ZRPP, \u00e7mimi i shitjes prej 7.5 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb dy k\u00ebste. K\u00ebsti i par\u00eb prej 2.55 milion\u00eb \u00ebsht\u00eb likuiduar nga subjekti gjat\u00eb hartimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe pjesa e mbetur prej 4.95 milion\u00eb pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb nga Banka Popullore.<\/p>\n<p>KPK n\u00ebnvizon se n\u00eb <a href=\"http:\/\/dokumente.reporter.al\/docs\/download_document\/5141\">deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2006<\/a>, subjekti ka deklaruar shtimin e apartamentit me vler\u00eb 7.5 milion\u00eb lek\u00eb, por nuk ka deklaruar burimin\u00a0 e krijimit. Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs nga KPK, subjekti ka shpjeguar se n\u00eb formularin e deklarimit periodik t\u00eb vitit 2006, \u201cn\u00eb kolonat detyruese p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur, nuk parashikohej se duhej t\u00eb deklarohej burimi i krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb shtuar\u201d. Lara gjithashtu ka shpjeguar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb periodike jan\u00eb deklaruar pasurit\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit, ku p\u00ebrfshihet shitja e apartamentit ekzistues dhe kredia bankare nga banka popullore.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2006, Lara ka deklaruar pak\u00ebsimin e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs dhe kredin\u00eb bankare \u2013 edhe pse pa shpjeguar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit 7.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe faktin q\u00eb k\u00ebto veprime jan\u00eb deklaruar si burim n\u00eb deklarat\u00ebn veting, shumica e trup\u00ebs gjykuese shprehet se ky mosdeklarim nuk ka sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar dhe dy burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kredin\u00eb nga Banka Popullore dhe shitjen e apartamentit t\u00eb privatizuar nga shteti n\u00eb vitin 1993. Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se huaja e marr\u00eb nga Banka Popullore \u00ebsht\u00eb shlyer t\u00ebr\u00ebsisht nga subjekti me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2006, KPK shprehet se \u00e7mimi i shitjes \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb 2 k\u00ebste. K\u00ebsti i par\u00eb prej 2.8 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dorazi jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale n\u00eb dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, 29 gusht 2006 dhe k\u00ebsti i dyt\u00eb prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb paguar me dat\u00eb 16 shtator 2006.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se shitja e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs ka ndodhur nj\u00eb muaj pas blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime nga KPK p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb paguar p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb kryeqytet me vler\u00eb 2..25 milion\u00eb lek\u00eb. Subjekti ka shpjeguar se 1.2 milion\u00eb lek\u00eb i ka t\u00ebrhequr nga llogaria bankare dhe 1.35 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb marr\u00eb cash nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nga e motra, zonja A.B (S). P\u00ebr t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj fundit q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr huan\u00eb, subjekti ka sjell\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb ku jepen detaje t\u00eb biznesit person fizik t\u00eb personit t\u00eb lidhur p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2006.<\/p>\n<p>KPK i kaluar gjyqtarit Lara barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr mosp\u00ebrputhjen e deklarat\u00ebs veting me deklarimet gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimi n\u00eb lidhje me burimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 2.25 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb kunat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dhimit\u00ebr Lara ka shpjeguar se nuk e ka deklaruar kredin\u00eb afatshkurt\u00ebr nga kunata p\u00ebr shkak se kjo nuk k\u00ebrkohej nga ligji p\u00ebr deklarimin e interesave private.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes, subjekti deklaroi se, n\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb \u00e7do viti subjektet duhet t\u00eb deklaronin ato veprime q\u00eb kalonin dhe n\u00eb vitin tjet\u00ebr,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk ishte i detyruar t\u00eb deklaronte shum\u00ebn n\u00eb lek\u00eb q\u00eb i mori znj. A. B, t\u00eb cil\u00ebn ia ktheu pas nj\u00eb muaji me shitjen e pasuris\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs,\u201d shton vendimi.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e saj ligjore, shumica e trup\u00ebs gjykuese shprehet se edhe pse subjekti nuk ka nj\u00eb dokument shkresor p\u00ebr kredin\u00eb afatshkurt\u00ebr midis dy motrave, KPK ka vendosur ta marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimin ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie financiare, duke listuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb dhe \u201crealitetin shqiptar\u00eb t\u00eb viteve 2000\u201d<\/p>\n<p>Gjithashtu, shumica e trup\u00ebs gjykuese arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin, se kunata e subjektit, shtetasja A.B.S ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb t\u00eb motr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket mosp\u00ebrputhjes s\u00eb deklarat\u00ebs veting, shumica e trup\u00ebs gjykuese \u00ebsht\u00eb shprehur se subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur \u2018i pakujdessh\u00ebm\u2019 n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs veting.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebsoi se subjekti \u00ebsht\u00eb treguar i pakujdessh\u00ebm n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs \u201cVetting\u201d dhe se pasakt\u00ebsia n\u00eb deklarim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi formale,\u201d shkruan KPK.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni krijoi bindjen se deklarimi pjes\u00ebrisht i pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d, lidhur me burimin faktik q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs prej 2.550.000 lek\u00ebsh, si k\u00ebst i par\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike dhe, si e till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit nga detyra,\u201d shton vendimi.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs gjykuese ka dal\u00eb me mendimin pakice an\u00ebtarja e KPK-s\u00eb Etleda \u00c7iftja. Ajo nuk ndan t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me shumic\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimeve financiare t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit\u00a0 66 m2 + 25 m2 shtes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>\u00c7iftja shprehet se subjekti nuk e ka deklaruar burimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2006. Gjithashtu ajo n\u00ebnvizon se gjyqtari Lara nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e tij, por \u201cp\u00ebrkundrazi, me shpjegimet dhe me provat e d\u00ebrguara gjat\u00eb hetimit dhe seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, pranon se nuk ka deklaruar burimin e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017 n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti.\u201d<\/p>\n<p>Sipas an\u00ebtares \u00c7iftja subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket shum\u00ebs 2..25 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb dhe ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2006, p\u00ebr shkak se nuk ka deklaruar burimin e blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas an\u00ebtares s\u00eb KPK-s\u00eb Etleda \u00c7iftja, subjekti nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb kunat\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr huan\u00eb afatshkurt\u00ebr n\u00eb vitin 2006. Sipas an\u00ebtares n\u00eb pakic\u00eb Lara nuk provoi dot me dokumentacion ligjor justifikues se sa ka qen\u00eb fitimi i huadh\u00ebn\u00ebses nga qarkullimi i deklaruar, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohej pastaj n\u00ebse jan\u00eb paguar detyrimet tatimore apo jo,.<\/p>\n<p>\u00c7iftja shton gjithashtu se Lara nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar shum\u00ebn prej 1.2 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb t\u00ebrhequr nga llogaria e tij n\u00eb vitin 2006, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb interesave privat\u00eb t\u00eb vitit 2005, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk deklaron gjendje cash apo depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 557.063 lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vendimit nga ana e shumic\u00ebs,\u201d shprehet \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Ajo shton se subjekti nuk e ka deklaruar pak\u00ebsimin e shum\u00ebs 1.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2006, duke n\u00ebnvizuar se kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pasakt\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb deklarat\u00ebn periodike.<\/p>\n<p>\u00c7iftja ka kund\u00ebrshtuar shumic\u00ebn edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket justifikimit t\u00eb burimeve t\u00eb dy huadh\u00ebn\u00ebsve, nga t\u00eb cilat subjekti ka marr\u00eb hua n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr t\u00eb shlyer para kohe kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Popullore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes: mb\u00ebshtetur n\u00eb provat, faktet dhe rrethanat q\u00eb Komisioni disponon p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit e pasuris\u00eb, si dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, un\u00eb, si an\u00ebtar n\u00eb pakic\u00eb\/kund\u00ebr, arrij n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, por ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb,\u201d shkruan \u00e7iftja.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebto arsye: un\u00eb, si an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb\/kund\u00ebr, vler\u00ebsoj se shumica e trupit gjykues nuk ka vepruar drejt duke konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit,\u201d p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb p\u00ebr gjyqtarin e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhimit\u00ebr Lara tregon se shumica e trup\u00ebs dhe an\u00ebtarja me mendim pakice i vler\u00ebsuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme deklarimet e pasakta t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe at\u00eb periodike.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75913,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,481,117,473],"tags":[799,194,107,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dhimiter-Lara.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit per Krime te Renda, Dhimiter Lara pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75912"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75912"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75912\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75914,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75912\/revisions\/75914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}