{"id":75918,"date":"2019-06-25T13:31:28","date_gmt":"2019-06-25T11:31:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analiza-financiare-e-kpa-vulosi-fatin-e-astrit-faqollit\/2019\/06\/25\/"},"modified":"2023-04-07T11:48:45","modified_gmt":"2023-04-07T09:48:45","slug":"analiza-financiare-e-kpa-vulosi-fatin-e-astrit-faqollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analiza-financiare-e-kpa-vulosi-fatin-e-astrit-faqollit\/2019\/06\/25\/","title":{"rendered":"Analiza financiare e KPA vulosi fatin e Astrit Faqollit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs i cili ishte konfirmuar n\u00eb KPK, u rr\u00ebzua n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, pasi analiza financiare e gjeti me munges\u00eb burimesh dhe deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. KPA rr\u00ebzoi gjithashtu disa arsyetime t\u00eb KPK-s\u00eb duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ligj.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60948\" aria-describedby=\"caption-attachment-60948\" style=\"width: 499px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/astrit-faqolli.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-60948 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/astrit-faqolli-499x400.jpg\" alt=\"\" width=\"499\" height=\"400\" data-id=\"60948\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60948\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykates se Tiranes, Astrit Faqolli, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Marzhi n\u00eb fitimet e farmacis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes, deklarimi i pasakt\u00eb i kursimeve me lek t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb lek\u00ebve t\u00eb rinj, deklarimet kontradiktore dhe burimi i ligjsh\u00ebm i huave t\u00eb marra nga t\u00eb af\u00ebrm, penalizuan ish-gjyqtarin Astrit Faqolli pas apelimit t\u00eb Komisionerit Publik n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Kolegji, i cili vendosi shkarkimin e Faqollit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, arsyeton n\u00eb vendimin e zbardhur se ish-gjyqtari duhej t\u00eb kishte treguar sakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet periodike dhe ato veting.<\/p>\n<p>\u201cSi gjyqtar, prej tij pritet seriozitet n\u00eb plot\u00ebsimin e deklaratave zyrtare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb paraqesin deklaratat periodike vjetore\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPA.<\/p>\n<p>Pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs q\u00eb rihetuan rastin e Faqollit shprehen pas analiz\u00ebs financiare t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Kolegji se ai nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb realizonte kursimet e deklaruara. Ata v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim fitimet e pretenduara dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash t\u00eb n\u00ebnshkruara nga ish-gjyqtari.<\/p>\n<p>Pretendimi i Faqollit se ishte para pamund\u00ebsive objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente q\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebzonin apelimin e Komisionerit Publik, u cil\u00ebsua i pamb\u00ebshtetur nga Kolegji. Po ashtu Kolegji rr\u00ebzoi disa arsyetime t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebrfshi argumentimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit se pasakt\u00ebsit\u00eb ishin t\u00eb paq\u00ebllimta. KPA shprehet n\u00eb vendim se institucionet e vetingut ishin p\u00ebr t\u00eb analizuar sakt\u00ebsin\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve dhe jo \u201cq\u00ebllimin e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA, e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol \u00c7omo, vendosi n\u00eb fund t\u00eb prillit pas disa seancash t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK), i cili m\u00eb 25 korrik 2018 vendosi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Faqollit, pas procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb tri kriteret. KPA b\u00ebri me dije se vendimi ishte bazuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, i cili kishte qen\u00eb edhe objekt ankimi, prej Komisionerit Publik Florjan Ballhysa.<\/p>\n<p>Astrit Faqolli e filloi karrier\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Librazhdit ku ka punuar deri n\u00eb vitin 2003. Me tej ai \u00ebsht\u00eb transferuar\u00a0 si inspektor n\u00eb Inspektoriatin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ku ka punuar gjat\u00eb viteve 2003-2010. N\u00eb vitin 2010, Faqolli u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit dhe prej vitit 2013 ushtronte detyr\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ankimi dhe kund\u00ebrshtimet<\/strong><\/p>\n<p>Komisionerit Publik u ankua n\u00eb KPA pas vendimit t\u00eb konfirmimit t\u00eb Faqollit duke pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera se ai nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi 83,3 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 42 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Faqolli kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti dhe kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme &#8211; pasi marzhi i fitimit i farmacis\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes ishte m\u00eb i ul\u00ebt se ai i llogaritur nga KPK. Gjithashtu Kolegji shprehet se subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb deklarimi t\u00eb kursimeve n\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nuk provonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb huas\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm dhe nuk d\u00ebshmonte me dokumente t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu ankimoi dhe k\u00ebrkoi hetim p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tre kat\u00ebshe mbi nj\u00eb truall 32 metra n\u00eb Librazhd t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2011, deklarimet kontradiktore n\u00eb vite mbi kursimet dhe t\u00eb ardhurat dhe paaft\u00ebsin\u00eb e Faqollit p\u00ebr t\u00eb shlyer n\u00eb vitin 2016, pjes\u00eb nga dy hua t\u00eb marra prej tij.<\/p>\n<p>Faqolli i k\u00ebrkoi KPA t\u00eb linte n\u00eb fuqi vendimin e KPK. Ai k\u00ebrkoi megjithat\u00eb ri\u00e7elje t\u00eb hetimit dhe koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb prova t\u00eb reja. Ish-gjyqtari pretendoi se pretendimet e Komisionerit nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb marzhi i fitimit p\u00ebr farmacin\u00eb t\u00eb llogaritej 40 p\u00ebr qind si\u00e7 ishte b\u00ebr\u00eb nga KPK, t\u00eb merrej parasysh puna e tij para vitit 1997 n\u00eb llogaritjen e kursimeve deri n\u00eb blerjen e apartamentit. T\u00eb merrej parasysh q\u00eb me mbylljen e farmacis\u00eb atij i ishin kthyer 2 milion lek\u00eb, p\u00ebr mallin q\u00eb kishte kthyer pas n\u00eb depo farmaceutike.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se mosdeklarimi i nj\u00eb huaje n\u00eb deklarat\u00ebn veting ishte b\u00ebr\u00eb pasi ajo ishte shlyer dhe prej atij momenti burim i ligjsh\u00ebm duhej t\u00eb konsideroheshin kursimet e tij. Ai pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsit kishin pasur burime t\u00eb ligjshme dhe se ai vet\u00eb dhe bashk\u00ebshortja kishin pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb kursyer shumat q\u00eb u ishin dashur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shpenzimet.<\/p>\n<p>Ai i vuri n\u00eb dispozicion Kolegjit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash q\u00eb ilustronin pretendimet e tij, p\u00ebrball\u00eb apelimit nga Komisioneri Publik. <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Analiza n\u00eb KPA<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 del nga vendimi i zbardhur fati i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj u vendos nga analiza financiare. KPA rihapi hetimet dhe mori prova t\u00eb reja, por nga vendimi rezulton se analiza e re financiare e b\u00ebr\u00eb nga Kolegji minoi mund\u00ebsit\u00eb e Faqollit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrcaktuar marzhin e fitimit prej farmacis\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb vitit 1995, KPA gjeti se Faqolli nuk i kishte mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kursimet e deklaruara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse marzhi i fitimit p\u00ebrllogaritet 35% mbi \u00e7mimin e blerjes, kursimi maksimal nga ky biznes mund t\u00eb arrinte deri n\u00eb 3.149.859 lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Faqolli pretendonte se farmacia kishte nj\u00eb marzh fitimi prej 40 p\u00ebr qind \u2013 fakt i pranuar nga KPK, dhe kursime q\u00eb arrinin n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion lek\u00ebve, shum\u00eb q\u00eb do ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>KPA e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim. Trupa gjykuese vuri n\u00eb dukje se Faqolli nuk e provoi dot pretendimin e tij me dokumente. Kolegji po ashtu rr\u00ebzoi pretendimin se me likuidimin e farmacis\u00eb, Faqollit i ishin kthyer pas 2 milion lek\u00eb mall i bler\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se duke ndjekur nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, \u201cgjendja e pretenduar e mallit t\u00eb mbetur n\u00eb fund t\u00eb aktivitetit farmaci, duket se bie ndesh me parashikimin e xhiros s\u00eb mundshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishte kryer analiz\u00ebn financiare, n\u00eb fakt ky mall i kthyer pas nuk mund t\u00eb konsiderohej fitim pasi \u00a0\u201ci ka korresponduar nj\u00eb kosto fillestare e cila ka ndikuar n\u00eb xhiron dhe fitimin e viteve paraardh\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRrjedhimisht v\u00ebren q\u00eb edhe duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb argumentin e provuar nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, p\u00ebrkund\u00ebr fash\u00ebs s\u00eb tatimeve t\u00eb paguara dhe xhiros s\u00eb deklaruar nd\u00ebr vite, p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb teorike t\u00eb subjektit dhe personit t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00eb momentin e likuidimit t\u00eb biznesit \u201cfarmaci\u201d rreth 2.000.000 lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb financiare KPA rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha pretendimet e Faqollit n\u00eb vijim, madje analiza e Kolegjit e nxori Faqollin me nj\u00eb diferenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pambuluar se sa pretendonte Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri pretendonte p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr 1.1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2006, analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj nxori se ai nuk kishte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e krijuar dhe gjendjen cash n\u00eb vler\u00eb 1.9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimi i kursimeve dhe deklarimeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr vitin 2006 dhe q\u00ebndrimet kontradiktore t\u00eb vet\u00eb Faqollit n\u00eb vijim, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ish-gjyqtarit t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb ankimimit.<\/p>\n<p>KPA gjeti se ai nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb godin\u00eb 3-kat\u00ebshe n\u00eb nj\u00eb truall 32 metra n\u00eb Librazhd.\u00a0 Duke \u201cu kapur\u201d me vet\u00eb fjal\u00ebt dhe deklarimet e Faqollit, i cili sipas Kolegjit kishte deklaruar shpenzimin e t\u00eb gjitha kursimeve n\u00eb vitin 2006 dhe m\u00eb pas pretendonte se kursimet para k\u00ebtij viti kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs, KPA e cil\u00ebsoi deklarimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSikurse konstatohet, nga nj\u00ebra an\u00eb subjekti deklaron se p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb ka p\u00ebrdorur t\u00eb gjith\u00eb gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 5.180.000 lek\u00eb, t\u00eb akumuluara n\u00eb vitet 2003, 2004 dhe 2005, nd\u00ebrsa, nga ana tjet\u00ebr, deklaron se t\u00eb nj\u00ebjtat burime, kursimet para blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb (viti 2006) dhe nga t\u00eb ardhura t\u00eb tjera, kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur financiarisht krijimin e pasuris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2011, n\u00eb Librazhd\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare u rr\u00ebzuan pretendimet e Faqollit p\u00ebr koh\u00ebn e kthimit pas t\u00eb huave t\u00eb marra dhe po ashtu ai u gjet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Deklarimet kontradiktore<\/strong><\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur i Kolegjit rezulton se Faqolli bindi trup\u00ebn gjykuese p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb kunatit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij nj\u00eb hua, por ve\u00e7 k\u00ebtij momenti i gjith\u00eb vendimi shkon kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>KPA n\u00eb vendim rr\u00ebzoi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit kryesisht sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs se si do t\u00eb cil\u00ebsoheshin deklarimet e pasakta n\u00eb deklaratat vjetore dhe p\u00ebrplasja e tyre m\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Sipas KPA Faqolli kishte deklaruar shpenzime n\u00eb vler\u00ebn e 3 milion lek\u00ebve n\u00eb deklarimin vjetor p\u00ebr krijimin e godin\u00ebs n\u00eb Librazhd n\u00eb vitin 2011 dhe kishte deklaruar shpenzime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vler\u00ebn 2.78 milion lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Komisioni duke pranuar sqarimet e Faqollit e cil\u00ebsoi jo si shkarkues pasakt\u00ebsin\u00eb, duke arsyetuar pak a shum\u00eb se deklarata veting ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa deklarimi vjetor, i cili sipas KPK mund t\u00eb sh\u00ebrbente si prov\u00eb, por jo si arsye shkarkimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij arsyetimi KPA thot\u00eb se asnj\u00eb prej deklarimeve nuk ka prioritet. \u201cTrupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Kushtetuta nuk duket t\u00eb ket\u00eb parashikuar nga ana formale apo nga nj\u00eb interpretim harmonik i dispozitave p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb asnj\u00eb moment vler\u00ebn (primare) t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb (vetting) 2017 apo t\u00eb deklarimeve t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb vite\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Kolegjit q\u00eb e cil\u00ebson vendimin e KPK-s\u00eb t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>Po ashtu KPA penalizoi Faqollin p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime. Sipas Kolegjit ai kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb sakta. N\u00eb arsyetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe argumentin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb pranuar gabimin n\u00eb deklarimin me lek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj t\u00eb kursimeve n\u00eb vitet 2004 dhe 2005, Kolegji duket se ka mbyllur nj\u00eb shteg edhe p\u00ebr subjektet q\u00eb kan\u00eb pretenduar gabime t\u00eb paq\u00ebllimshme n\u00eb deklaratat vjetore.<\/p>\n<p>Sipas KPA arsyetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit se deklarimi i pasakt\u00eb \u201cishte i paq\u00ebllimt\u00eb dhe i kryer vet\u00ebm n\u00eb deklarimet periodike dhe jo n\u00eb deklarat\u00ebn (veting) 2017, \u00ebsht\u00eb i gabuar\u201d. N\u00eb arsyetim Kolegji b\u00ebn me dije se \u201cky arsyetim i Komisionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb tagrave t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit\u201d dhe \u00a0\u201cbie ndesh me frym\u00ebn e dispozitave t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb argumentit t\u00eb KPK se ky gabim dukej i paq\u00ebllimt\u00eb, KPA shprehet se dispozitat ligjore dhe Kushtetuta \u201cnuk duket se l\u00ebn\u00eb vend q\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit t\u00eb hetojn\u00eb q\u00ebllimin e subjekteve n\u00eb procesin e deklarimeve t\u00eb interesave periodik\u00eb vjetor\u00eb nd\u00ebr vite\u201d.<\/p>\n<p>KPA mbajti p\u00ebrgjegj\u00ebs Faqollin edhe p\u00ebr mos arritjen e sigurimit t\u00eb dokumenteve p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb. N\u00eb vendim arsyetohet se edhe pse ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ankimimit n\u00eb korrik 2018 deri n\u00eb mars 2019 ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente. \u201cNuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa serioz\u00eb q\u00eb t\u00eb provonin pamund\u00ebsis\u00eb e tij objektive p\u00ebr t\u00eb disponuar dokumentin q\u00eb provon ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave\u201d, thuhet n\u00eb vendim.\u00a0 T\u00eb pest\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces u shpreh\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb Faqollit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs i cili ishte konfirmuar n\u00eb KPK, u rr\u00ebzua n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, pasi analiza financiare e gjeti me munges\u00eb burimesh dhe deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. KPA rr\u00ebzoi gjithashtu disa arsyetime t\u00eb KPK-s\u00eb duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ligj.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75919,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[800,111,107,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/astrit-faqolli.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykates se Tiranes, Astrit Faqolli, | Foto nga : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75918"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75918"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75918\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75920,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75918\/revisions\/75920"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}