{"id":75942,"date":"2019-06-20T21:01:54","date_gmt":"2019-06-20T19:01:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-pasurine-dhe-figuren-e-gjyqtarit-luan-hasneziri\/2019\/06\/20\/"},"modified":"2023-04-07T11:50:41","modified_gmt":"2023-04-07T09:50:41","slug":"kpk-ngre-dyshime-per-pasurine-dhe-figuren-e-gjyqtarit-luan-hasneziri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-per-pasurine-dhe-figuren-e-gjyqtarit-luan-hasneziri\/2019\/06\/20\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn e gjyqtarit Luan Hasneziri"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Luan Hasneziri u p\u00ebrball me dyshimet mbi blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe mosdeklarimin e refuzimit t\u00eb nj\u00eb vize amerikane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs se KPK \u2018po kapej pas preteksteve\u2019 dhe mori si shembull ish-Presidentin e SHBA-s\u00eb Abraham Lincoln. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62525\" aria-describedby=\"caption-attachment-62525\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Hasneziri-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-62525 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Hasneziri-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62525\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62525\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Luan Hasneziri pas seances ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti t\u00eb enjten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin Luan Hasneziri, i cili u vler\u00ebsuar p\u00ebr dy nga tre kriteret e vetingut \u2013 past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament i \u00a0bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe i paguar me nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb komplikuar q\u00eb p\u00ebrfshin hua, kredi bankare dhe nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale, i krijoi probleme para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Po ashtu problem rezultoi p\u00ebr t\u00eb edhe mosdeklarimi n\u00eb formularin p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs s\u00eb refuzimit t\u00eb nj\u00eb vize p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb SHBA. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u vun\u00eb n\u00eb dukje edhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb gjyqtarit dhe munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr dy vite.<\/p>\n<p>Atij po ashtu iu vu n\u00eb dukje fakti q\u00eb v\u00ebllai i cili i kishte dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb n\u00eb vitin 2007 nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shum\u00ebn e huazuar.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtjen e tij Hasneziri pranoi se veprimet e kryera p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe m\u00ebnyra si ato ishin deklaruar linin dyshime, por ai tha se versioni i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore sipas t\u00eb cilit b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb posa\u00e7me ishte i sinqert\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tuaj t\u00eb vler\u00ebsoni dhe t\u00eb dyshoni n\u00eb gjith\u00e7ka sepse juristi e ka si s\u00ebmundje dyshimin dhe n\u00eb fakt edhe un\u00eb vuaj nga kjo s\u00ebmundje\u201d, tha ai n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyetje nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Ai pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin veting, por tha se mosdeklarimi i refuzimit t\u00eb viz\u00ebs nuk e kishte cil\u00ebsuar detyrim ligjor\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo kishte qen\u00eb publike pasi ishte deklaruar po prej tij n\u00eb deklaratat p\u00ebr ILDKPKI n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Hasnezirin p\u00ebrb\u00ebhet nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Alma Faskaj relatore. Hasneziri pati k\u00ebrkuar n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebrjashtimin e k\u00ebsaj trupe, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme p\u00ebr shkak se kishte mbyllur hetimet vet\u00ebm p\u00ebr dy kritere.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr trup gjykues vendosi t\u00eb rr\u00ebzonte k\u00ebrkes\u00ebn. N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes Hasneziri b\u00ebri dy k\u00ebrkesa t\u00eb reja. Ai k\u00ebrkoi t\u2019i vihej n\u00eb dispozicion vler\u00ebsimi profesional i p\u00ebrfunduar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, duke u shprehur se vet\u00ebm duke e pasur at\u00eb mund t\u00eb \u201cb\u00ebnte nj\u00eb mbrojtje efektive\u201d dhe hapje t\u00eb hetimit p\u00ebr kriterin profesional.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb u mblodh dhe vendosi t\u2019i rr\u00ebzoj\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebrkesat.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i Komisionit<\/strong><\/p>\n<p>Luan Hasneziri e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb Vlor\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2005, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion prej gati 15 vitesh.\u00a0 Hasneziri \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nga kandidat\u00ebt n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Ai ka aplikuar p\u00ebr nj\u00eb nga vendet vakante t\u00eb shpallura nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Faskaj vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb leximit t\u00eb relacionit se nga hetimet e KPK kishin rezultuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 135 metra katror\u00eb n\u00eb vitin 2006 nga Hasneziri. Sipas saj kishte nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar mes Hasnezirit dhe shit\u00ebsit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2006. N\u00eb kontrat\u00eb ishte theksuar q\u00eb shuma prej 5.9 milion lek\u00ebsh ishte paguar jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb noterit n\u00eb cash.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb po sipas relatores Hasneziri kishte deklaruar p\u00ebr vetingun se burimi i k\u00ebsaj pasuri ishte nj\u00eb kontrat\u00eb huaje m\u00eb v\u00ebllain p\u00ebr 6 milion lek\u00eb e lidhur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007 dhe nj\u00eb kredi e marr\u00eb po n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007 prej 5 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Hasneziri kishte deklaruar se huaja ndaj v\u00ebllait ishte shlyer plot\u00ebsisht. 4.9 milion lek\u00eb pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb dhe pjesa e mbetur me k\u00ebste p\u00ebr disa vite. KPK tha se nuk kishte dokumentacion ligjor\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar marrjen e shum\u00ebs hua nga v\u00ebllai dhe po ashtu nuk ishte provuar q\u00eb kredia pas dispursimit t\u2019i kishte kaluar t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dy situata\u201d, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast tha relatorja. Nj\u00eb bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale dhe nj\u00eb tjet\u00ebr bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit. Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb situat\u00ebn e par\u00eb KPK tha se ajo b\u00ebnte t\u00eb dukej se kishte deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarimet periodike, pasi huaja dhe kredija ishin marr\u00eb nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se shlyerja ishte b\u00ebr\u00eb para saj.<\/p>\n<p>Po ashtu nisur nga kjo situat\u00eb rezultonte se Hasneziri nuk i kishte burimet financiare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Ai rezultoi sipas k\u00ebtij skenari me bilanc negativ prej 4.6 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr skenarin e dyt\u00eb KPK k\u00ebrkoi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait. Relatorja tha se Hasneziri kishte deklaruar se i v\u00ebllai i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ardhurat \u201cjasht\u00eb sistemi fiskal\u201d. Duke iu referuar k\u00ebtij skenari ajo tha se ai s\u00ebrish rezultoi me bilanc negativ prej 277 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2006, n\u00ebse t\u00eb ardhurat nga i v\u00ebllai konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Sipas k\u00ebtij skenari KPK dyshonte se gjyqtari kishte b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje po ashtu deklarimin e disa adresave t\u00eb ndryshme nga gjyqtari. Ky i fundit pretendoi se ato ishin lapsuse dhe se e vetmja adres\u00eb ishte ajo e vendosur n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>KPK po ashtu tha se kishte hetuar mbi p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine. Sipas Komisionit Hasneziri e kishte deklaruar makin\u00ebn n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb vitin 2016, por rezultoi se kishte paguar siguracion p\u00ebr t\u00eb prej vitit 2013. Po ashtu KPK tha se kishte hetuar mbi burimet financiare t\u00eb personave q\u00eb kishin bler\u00eb makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb KPK tha se kishte nj\u00eb situat\u00eb konfuze lidhur mbi kursimet cash t\u00eb deklaruara. Hasneziri kishte deklaruar n\u00eb veting shum\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb, kursime nga paga dhe m\u00ebsimdh\u00ebnia, por sipas deklaratave periodike rezultonte nj\u00eb shum\u00eb prej mbi 3 milion lek\u00ebsh e kursyer.<\/p>\n<p>Po ashtu u diskutua edhe qarkullimi i nj\u00eb shum\u00eb prej 40 mij\u00eb dollar\u00ebsh marr\u00eb si hua p\u00ebr tu p\u00ebrdorur si garanci p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb amerikane n\u00eb vitin 2014. KPK tha se l\u00ebvizja e parave ishte b\u00ebr\u00eb cash duke e b\u00ebr\u00eb situat\u00ebn n\u00eb dukje t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se n\u00eb kriterin e figur\u00ebs pas nj\u00eb hetimi nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, se Hasneziri nuk kishte deklaruar \u201crefuzimin e nj\u00eb vize nga Ambasada e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb\u201d. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij mosdeklarimi DSIK e kishte cil\u00ebsuar gjyqtarin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e Hasnezirit<\/strong><\/p>\n<p>Hasneziri b\u00ebri nj\u00eb hyrje t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij, nd\u00ebrsa u fokusua t\u00eb nj\u00eb term q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201c\u00e7mimi i urt\u00eb i gjyqtarit\u201d, nd\u00ebrsa tha se KPK nuk duhej t\u00eb vendoste bazuar mbi pretekste si\u00e7 sipas tij ishin q\u00ebndrimet e paraqitura n\u00eb relacion, por mbi \u201carsye dhe shkaqe\u201d.<\/p>\n<p>Ai solli si shembull Abraham Lincoln q\u00eb sipas historis\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb ryshfet p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar miratimin n\u00eb Senatin dhe Kongresin e SHBA t\u00eb amendamentit q\u00eb shfuqizonte skllav\u00ebrin\u00eb. Hasneziri tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Lincoln nuk mund t\u00eb gjykohej si i korruptuar.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ai paraqiti nj\u00eb shembull me Sk\u00ebnderbeun q\u00eb sipas tij p\u00ebr t\u00eb bashkuar princat e koh\u00ebs, p\u00ebrdori forc\u00ebn. Sipas gjyqtarit n\u00ebse gjykohej n\u00eb koh\u00ebn e sotme me kriteret e k\u00ebsaj kohe, k\u00ebto veprime e b\u00ebnin Sk\u00ebnderbeun diktator.<\/p>\n<p>Ai tha se ajo q\u00eb k\u00ebrkonte ishte t\u00eb mos gjykohej mbi pretekste dhe po ashtu t\u00eb mos gjykoheshin veprimet e tij jasht\u00eb koh\u00ebs kur ato ishin kryer. Duke iu referuar veprime cash, Hasneziri tha se n\u00eb vitin 2006 ai edhe rrog\u00ebn e merrte cash te llogaritarja e gjykat\u00ebs dhe nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohej q\u00eb veprimet e tjera t\u00eb ishin kryer n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu tha se ende sot sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore gjysma e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit ishte informale. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjyqtari dha versionin e tij p\u00ebr kontrat\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb. Ai tha se n\u00eb mir\u00ebbesim dhe p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes me ish-gjyqtarin Astrit Faqolli &#8211; i shkarkuar nga KPA,\u00a0 kishte bler\u00eb nga ky i fundit nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb Faqollit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ai kishte prokur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Hasneziri tha se ai kishte p\u00ebrfituar nga nj\u00eb vendim i qeveris\u00eb q\u00eb i mund\u00ebsonte sht\u00ebpi me kredi t\u00eb but\u00eb, por banka kishte refuzuar t\u00eb disbursonte kredin\u00eb para se ai t\u00eb kishte gjetur sht\u00ebpin\u00eb. Ai shpjegoi se p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me Faqollin, e cila edhe pse cil\u00ebsonte se parat\u00eb ishin paguar ishte b\u00ebr\u00eb e till\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebnien me bank\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tha se temat n\u00eb kontrat\u00eb kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb posa\u00e7me nuk ishin fiks dhe kontrata mund t\u00eb ndryshohej. Sipas tij pasi i kishte paguar n\u00eb dor\u00eb shum\u00ebn prej 1.5 milion lek\u00ebsh Faqollit, Hasneziri kishte pritur p\u00ebr disa jave disbursimin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se pati nj\u00eb p\u00ebrplasje me bank\u00ebn, e cila kishte refuzuar disbursimin n\u00eb koh\u00eb. Sipas Hasnezirit p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr shkak se Faqolli p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb tret\u00eb ai i kishte marr\u00eb t\u00eb v\u00ebllait shum\u00ebn prej 6 milion lek\u00ebsh hua. Me k\u00ebt\u00eb ai tha se kishte shlyer detyrimin ndaj kolegut dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 1.5 milion e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mobilimin.<\/p>\n<p>Hasneziri shpjegoi se menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb i kishte kthyer v\u00ebllait pas pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb parave t\u00eb marra hua dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr e kishte paguar me k\u00ebste p\u00ebr disa vite me radh\u00eb. Hasneziri tha se apartamenti n\u00eb fjal\u00eb ishte e vetmja pasuri e tij dhe i k\u00ebrkoi KPK t\u00eb mbante parasysh se apartamenti ende po shlyhej dhe kishte barr\u00eb deri n\u00eb vitin 2032.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait Hasneziri vuri n\u00eb dukje se ai kishte qen\u00eb emigrant n\u00eb Greqi. Ai tha se po paraqiste dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin hyrjet dhe daljet nga Greqia deri n\u00eb vitin 2006, po ashtu edhe lejet e pun\u00ebs dhe v\u00ebrtetime t\u00eb firmosura edhe prej oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb se zon\u00ebs dhe t\u00eb noterizuara p\u00ebr pun\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb emigracion. Ai pretendoi se i v\u00ebllai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shpjeguar munges\u00ebn e dokumentacionit tjet\u00ebr provues Hasneziri tha se Greqia kishte pasur probleme me pages\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore. Sipas tij vendi ishte penalizuar nga Bashkimi Europian p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave jo t\u00eb sakta financiare dhe se kishte pasur institucione shtet\u00ebrore q\u00eb nuk kishin paguar sigurimet p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi gjetjen se kontrata ishte fitktive, pasi tha se ajo kishte sjell\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb ishte i qart\u00eb dhe se ai e kishte bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. Ai po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij para vitit 2016 p\u00ebrve\u00e7 3-4 rasteve p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore dhe vizita pune. Ai tha se kishte prer\u00eb siguracion p\u00ebr makin\u00ebn, pasi nuk ishte drejtues i mir\u00eb i mjetit dhe donte t\u00eb ishte i mbrojtur p\u00ebr \u00e7do rast.<\/p>\n<p>Hasneziri solli si prov\u00eb t\u00eb kthimit pas t\u00eb shum\u00ebs 40 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb hua p\u00ebr garanci, faktin q\u00eb personi q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb kishte p\u00ebrdorur parat\u00eb menj\u00ebher\u00eb pasi i ishin kthyer.\u00a0 Ai solli si dokumente blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie nga huadh\u00ebn\u00ebsi dhe mobilimin e k\u00ebsaj nj\u00ebsie. Hasneziri tha se huadh\u00ebn\u00ebsi i kishte mund\u00ebsit\u00eb financiare dhe solli disa dokumente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pranoi se kishte b\u00ebr\u00eb lapsuse n\u00eb deklarimin e kursimeve cash. Sipas tij n\u00eb vitin 2008 shuma e deklaruar gabimisht, kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb ardhurat dhe jo kursimet. Ai tha se kjo ishte e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Hasneziri po ashtu dha shpjegime se pse nuk e kishte deklaruar refuzimin e viz\u00ebs. Ai tha, duke iu referuar faqes s\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA, se ndalimi i hyrjes konsiderohej kthimi n\u00eb nj\u00eb nga pikat e hyrjes edhe pse mund t\u00eb kishe viz\u00eb dhe jo mosdh\u00ebnia e viz\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet dhe q\u00ebndrimi p\u00ebrfundimtar<\/strong><\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja Hasneziri shpjegoi se megjith\u00ebse nuk e kishte sh\u00ebnuar n\u00eb formularin e deklarimit veting, viza e refuzuar ishte deklaruar prej tij n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2014 kur ishte shpjeguar edhe huaja. Ai tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se viza t\u00eb cil\u00ebn e kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore i ishte mohuar p\u00ebr shkak se ishte vler\u00ebsuar \u201cq\u00eb ai dhe bashk\u00ebshortja kishin rrezik t\u00eb mos ktheheshin s\u00ebrish n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Hasnezirit ndaj relacionit dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb trupa t\u00eb \u201cmos k\u00ebrkonte pretekst p\u00ebr ta shkarkuar, por arsye\u201d an\u00ebtari i treshes Lulzim Hamitaj tha se nuk kishte pyetje, por b\u00ebri nj\u00eb koment q\u00eb e cil\u00ebsoi pyetje retorike. \u201c\u00c7far\u00eb arsyesh ka kjo trup\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pretekste?! Zero arsye\u201d, tha Hamitaj.<\/p>\n<p>Polemizues ishte edhe q\u00ebndrimi i v\u00ebzhguesit Theo Jacobs, ai i tha gjyqtarit se kishte komplikuar shum\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb thjesht\u00eb si blerja e nj\u00eb sendi t\u00eb paluajtsh\u00ebm dhe se vet\u00ebm nga deklarimet e tij dhe kontrata dilnin t\u00eb pakt\u00ebn tre skenare t\u00eb mundshme. Jacobs mbrojti relatoren dhe tha se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb thelluar, pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimeve t\u00eb Hasnezirit se ndaj tij ishin paraqitur pretekste.<\/p>\n<p>Hasneziri pranoi se veprimet mund t\u00eb linin dyshime, por tha se deklarata e b\u00ebr\u00eb n\u00eb seanc\u00eb ishte e sinqert\u00eb dhe tregonte gjendjen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fakteve. Hasneziri k\u00ebrkoi s\u00ebrish n\u00eb fund q\u00eb t\u00eb rihapeshin hetimet edhe p\u00ebr kriterin profesional, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa tha se p\u00ebr dy vjet kishte udh\u00ebtuar i shoq\u00ebruar nga RENEA dhe gjithmon\u00eb me nj\u00eb automatik pran\u00eb kok\u00ebs. Ai tha se kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe se \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d shum\u00eb nga personat q\u00eb ai kishte d\u00ebnuar ishin t\u00eb lir\u00eb dhe se \u201cn\u00ebse shkarkohej e hidhej n\u00eb mes t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebve ai ndjehej i pasigurt p\u00ebr jet\u00ebn\u201d.\u00a0 Gjyqtari k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Luan Hasneziri u p\u00ebrball me dyshimet mbi blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe mosdeklarimin e refuzimit t\u00eb nj\u00eb vize amerikane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti deklaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs se KPK \u2018po kapej pas preteksteve\u2019 dhe mori si shembull ish-Presidentin e SHBA-s\u00eb Abraham Lincoln. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75943,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[439,107,171,440],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Hasneziri-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Luan Hasneziri pas seances ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75942"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75942"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75944,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75942\/revisions\/75944"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}