{"id":75954,"date":"2019-06-18T19:02:08","date_gmt":"2019-06-18T17:02:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-nga-tropoja-fshehu-apartamentin-ne-tirane\/2019\/06\/18\/"},"modified":"2023-04-07T11:52:09","modified_gmt":"2023-04-07T09:52:09","slug":"gjyqtari-nga-tropoja-fshehu-apartamentin-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-nga-tropoja-fshehu-apartamentin-ne-tirane\/2019\/06\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtari nga Tropoja \u2018fshehu\u2019 apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi e shkarkoi nga detyra kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs Dritan Seci, pas hetimi administrativ zbuloi se ai kishte fshehur pasurin\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60605\" aria-describedby=\"caption-attachment-60605\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Seci-dhe-avokati-i-tij-para-KPK-se.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-60605 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Seci-dhe-avokati-i-tij-para-KPK-se-600x369.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"369\" data-id=\"60605\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60605\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Dritan Seci dhe avokati i tij para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Fshehja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe e nj\u00eb dhurate prej 20 mij\u00eb euro, si edhe mosmbulimi i shpenzimeve me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, soll\u00ebn shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tropoj\u00eb, Dritan Seci. KPK gjithashtu ka konstatuar gjat\u00eb hetimit aft\u00ebsi \u201cminimale\u201d t\u00eb gjyqtarit Seci n\u00eb aspektin profesional<\/p>\n<p>Konstatimi i fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb, deklarimit t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb si edhe performanca e ul\u00ebt profesionale kan\u00eb bindur Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, se Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tropoj\u00eb, gjyqtari Dritan Seci, nuk mund t\u00eb ishte m\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 11 mars 2019, trupa gjykuese e KPK-s\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia Kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare, pas problematikave t\u00eb konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ kan\u00eb vendosur shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Dritan Seci.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se prej analiz\u00ebs financiare, rezulton se p\u00ebr vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, Seci nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve t\u00eb deklaruara, duke mos arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb. Komisioni ka ngritur dyshime se Seci ka fshehur nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb dhe te nj\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 20 mij\u00eb eurove. Gjithashtu, jan\u00eb gjetur edhe deklarime t\u00eb pamjaftueshme e pasakt\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb pasqyrimin e pasurive n\u00eb deklaratat periodike e at\u00eb veting.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Seci \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr integritetin e figur\u00ebs, pasi Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe KPK nuk kan\u00eb gjetur asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka zbuluar se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb porositur n\u00eb \u201cRrug\u00ebn e Durr\u00ebsit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 50 mij\u00eb eurove. Seci ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2015, por ka shmangur pasqyrimin e faktit se ka kryer kontrat\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie m\u00eb dat\u00eb 26 prill 2008.<\/p>\n<p>Komisioni, ka konkluduar se Seci ka fshehur pasurin\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb si dhe pagesat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, si n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2008, ashtu dhe n\u00eb vijim. Komisioni e cil\u00ebson si deklarim t\u00eb rrem\u00eb shpjegimin e subjektit se, k\u00ebt\u00eb apartament e dispononte nj\u00eb mik i tij, e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr periudh\u00ebn 2014 \u2013 2015 dhe se ka paguar vet\u00ebm sh\u00ebrbimet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kishte lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb porosie q\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, komisioni ka zbuluar edhe nj\u00eb transaksion t\u00eb dyshimt\u00eb dhurimi n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga nj\u00eb person me shtet\u00ebsi britanike n\u00eb favor t\u00eb gjyqtarit. Ndon\u00ebse ky i fundit e ka mohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, KPK, bazuar n\u00eb provat e siguruara prej hetimit, ka konkluduar se Seci ka fshehur dhurimin e 20 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, konfirmon se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Dritan Seci ka raportime t\u00eb kontratave noteriale dhe konkretisht t\u00eb deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb hartuar p\u00ebrpara noteres E. L. nga shtetasi B. M. dhe se shuma e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb transaksion \u00ebsht\u00eb 20,000 euro.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar subjektit t\u00eb jap\u00eb shpjegime se n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash e ka njohur shtetasin B. M.,, por Seci \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk e njeh at\u00eb person. \u201cUn\u00eb nuk kam njohje me k\u00ebt\u00eb shtetas, nuk \u00ebsht\u00eb miku im si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai n\u00eb aktin noterial dhe nuk kam asnj\u00eb lidhje me shum\u00ebn prej 20 mij\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb at\u00eb akt\u201d, ka shpjeguar gjyqtari Seci para komisionit. Ai ka shtuar se nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, pasi nuk e ka marr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, noterja E.L. ka deklaruar para komisionit se shtetasi B. M, me vullnet t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb ka deklaruar se nga t\u00eb ardhurat e tij personale nga puna, i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb form\u00eb ndihme, mikut t\u00eb tij Dritan Seci, shum\u00ebn prej 20 mij\u00eb euro n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014. Noterja ka sqaruar se deklarata ishte e nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb udh\u00ebtim i kryer n\u00eb Kosov\u00eb, ka forcuar dyshimet e Komisionit p\u00ebr lidhjen e mundshme mes gjyqtarit Seci dhe shtetasit B.M., i cili ka n\u00ebnshkruar deklarat\u00ebn noteriale se i ka dhuruar 20 mij\u00eb euro gjyqtarit. Komisioni ka zbuluar se shtetasi B.M. ka l\u00ebvizur me makin\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorej prej gjyqtarit dhe ka dal\u00eb jasht\u00eb shtetit shqiptar n\u00ebp\u00ebrmjet pik\u00ebs kufitare Qaf\u00eb-Morin\u00eb m\u00eb dat\u00eb 12 korrik 2016. N\u00eb vendim thuhet se nga k\u00ebrkimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi TIMS, rezultoi se subjekti i rivler\u00ebsimit Dritan Seci rezulton me dalje nga territori shqiptar me dat\u00eb 8 korrik 2016 dhe 14 korrik 2016, n\u00ebp\u00ebrmjet pik\u00ebs kufitare Qaf\u00eb-Morin\u00eb. Nd\u00ebrsa pronari i mjetit n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i gjyqtarit Seci, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb pasur hyrje-dalje nga territori Shqiptar.<\/p>\n<p>Gjyqtari Seci pasi ka mohuar njohjen me shtetasin n\u00eb fjal\u00eb. \u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund ti ndodh\u00eb kujtdo, edhe ju t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit ku nj\u00eb i panjohur mund t\u00eb deklaroj\u00eb para noterit se ju ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb shum\u00eb pa dijenin\u00eb tuaj\u201d, ka pohuar Seci, i cili ka shtuar se makina e t\u00eb v\u00ebllait \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga persona t\u00eb tjer\u00eb dhe se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb ballafaqohej me shtetasin B.M..<\/p>\n<p>Por, Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e Secit, duke konkluduar se pavar\u00ebsisht deklarimeve t\u00eb tij, krijohet bindja se gjyqtari ka njohje dhe atij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb form\u00eb dhurate nga B. M. nj\u00eb shum\u00eb prej 20.000 euro, e cila nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar prej tij n\u00eb deklarat\u00ebn periodike. N\u00eb p\u00ebrfundim komisioni konstaton se Seci ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar gjithashtu se gjyqtari Seci ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb ndodhur n\u00eb qytetin Bajram Curri, Tropoj\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2012, gjyqtari Seci ka pasqyruar si vler\u00eb t\u00eb blerjes shum\u00ebn 2,1 milion\u00eb lek\u00eb, kur n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb vler\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, komisioni ka konstatuar se Seci dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Bajram Curri dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e kryera p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti, duke rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb financiare negative prej 557, 818 lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur problematika edhe n\u00eb aktivitetin financiar t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Seci. N\u00eb vendim thuhet se shpjegimet e subjektit jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb prova lidhur me nj\u00eb ambient t\u00eb marr\u00eb me qira nga bashk\u00ebshortja e tij, pasi kan\u00eb mbetur t\u00eb pambuluar me kontrat\u00eb qiraje rreth kat\u00ebr vite, nga 21 prilli 2011 deri n\u00eb 1 janar 2014 dhe periudha nga 3 janari 2015 deri n\u00eb 1 mars 2016. Komisioni ka gjetur gjithashtu se, n\u00eb t\u00eb tre kontratat e depozituara jan\u00eb aplikuar \u00e7mime t\u00eb ndryshme; p\u00ebrkat\u00ebsisht 7 mij\u00eb lek\u00eb, 20 mij\u00eb lek\u00eb dhe 5 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimet e gjyqtarit Seci se pas kontrat\u00ebs s\u00eb dy viteve t\u00eb para t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb 21 prill 2009 me qira mujore 7,000 lek\u00eb n\u00eb muaj afati i saj \u00ebsht\u00eb zgjatur n\u00eb heshtje nuk ka qen\u00eb bind\u00ebs p\u00ebr komisionin.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e qiras\u00eb s\u00eb paguar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Rezulton e pambuluar me kontrat\u00eb qiraje edhe periudha 3 janar 2015 deri n\u00eb 1 mars 2016, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarime\u201d, citohet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime edhe lidhur faktin se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin objekt dhe qiradh\u00ebn\u00ebs jan\u00eb paguar \u00e7mime t\u00eb ndryshme n\u00eb vite t\u00eb ndryshme p\u00ebr qiran\u00eb mujore me diferenca t\u00eb konsiderueshme<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb ka gjetur mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga farmacia e bashk\u00ebshortes. Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se Seci ka deklaruar shum\u00ebn prej 10.914.659 lek\u00eb t\u00eb ardhura nga farmacia p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2016. Prej hetimit administrativ, ka rezultuar se kjo shif\u00ebr nuk p\u00ebrputhej me t\u00eb dh\u00ebnat e marra prej Drejtoris\u00eb Rajonale Tatimore Kuk\u00ebs dhe Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Rimbursueshme dhe se p\u00ebr vitin 2010 vlera e deklaruar \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb sa xhiroja e deklaruar nga subjekti te Zyra e Tatimeve. Mosp\u00ebrputhje jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe mes deklaratave periodike vjetore dhe asaj veting.<\/p>\n<p>Edhe pse gjyqtari Seci i ka justifikuar k\u00ebto mosp\u00ebrputhje si t\u00eb paq\u00ebllimta p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb nga ana e tij, Komisioni ka gjetur se subjekti dhe bashk\u00ebshortja nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera dhe rritjen e likuiditetit p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2009, 2010 dhe 2011, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat -315 953 lek\u00eb, -655 777 lek\u00eb dhe -183 365 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar mosp\u00ebrputhje deklarimi edhe lidhur me nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cVolkswagen Golf\u201d. Ky mjet pasqyrohet n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2004, nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka gjetur se sipas kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb 19 shkurt t\u00eb vitit 2005. Mosp\u00ebrputhje \u00ebsht\u00eb gjetur edhe n\u00eb \u00e7mimin e deklaruar p\u00ebr shitjen e k\u00ebtij mjeti n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb, kur sipas kontrat\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 30 prill 2006 mjeti rezulton t\u00eb jet\u00eb shitur p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni ka identifikuar pamjaftueshm\u00ebri edhe n\u00eb deklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb dy automjeteve nga ana e tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar se Seci nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm edhe p\u00ebr mospaqyrimin n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting, t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 n\u00eb vler\u00ebn e 350 mij\u00eb lek\u00ebve n\u00eb qytetin e Bajram Currit nga familja e bashk\u00ebshortes, ku kjo e fundit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronare me pjes\u00eb takuese 1\/3-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb ambienti sh\u00ebrbimi n\u00eb vler\u00ebn e 40.900 eurove n\u00eb qytetin e Bajram Currit m\u00eb dat\u00eb 27 dhjetor 2013, ende t\u00eb paregjistruar. Sipas trup\u00ebs gjykuese, Seci ka pasur mund\u00ebsi financiare dhe burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 93 m2 dhe vend parkimi 12.8 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb dat\u00eb 14 korrik 2015 p\u00ebr 50.178 euro, Komisioni nuk ka konstatuar probleme. T\u00eb sakta dhe t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb edhe deklarimet e subjektit lidhur me likuiditetet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p><strong>Aft\u00ebsi minimale profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjyqtari Dritan Seci ka aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, ka respektuar afatet standarde t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb i jan\u00eb caktuar, si dhe ka arsyetuar pa vonesa vendimet gjyq\u00ebsore. Por, trupa gjykuese e KPK-s\u00eb vler\u00ebson se n\u00eb disa raste jan\u00eb konstatuar edhe parregullsi, t\u00eb cilat n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese kan\u00eb lidhje me mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb njohurit\u00eb procedurale q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb vler\u00ebsimin \u201cminimal\u201d t\u00eb gjyqtarit Seci p\u00ebr aspektin profesional.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, hetimi administrativ nuk ka zbuluar ndonj\u00eb rast kur gjyqtari Seci t\u00eb jet\u00eb ndodhur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit apo ndaj tij t\u00eb jet\u00eb regjistruar ndonj\u00eb procedim p\u00ebr mas\u00eb disiplinore<\/p>\n<p>N\u00eb disa dosje, jan\u00eb evidentuar problematika, kryesisht n\u00eb aspektin procedurial. N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me objekt t\u00eb zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, ku n\u00eb vendimmarrje rregullohen pasojat lidhur me t\u00eb miturit, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur prej gjyqtarit parimi i interesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, Komisioni ka gjetur se procedura e ndjekur prej tij ka qen\u00eb me mang\u00ebsi dhe konkludohet se gjyqtari e ka p\u00ebrmendur parimin formalisht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tre dosjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura n\u00ebp\u00ebrmjet procedur\u00ebs s\u00eb shortit, me objekt \u201czgjidhje martese me p\u00eblqim reciprok t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve\u201d, ka rezultuar se gjykata ka thirrur psikologen, me q\u00ebllim hartimin e aktit t\u00eb ekspertimit psikologjik p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, nga e cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb or\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb takimin me f\u00ebmij\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur raportin psikologjik. Nd\u00ebrkoh\u00eb, raporti prej n\u00ebnt\u00eb flet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb seanc\u00eb pas nj\u00eb ore. N\u00eb vendim thuhet se Komisioni, krijoi bindjen se \u00e7\u00ebshtja ka qen\u00eb e paragjykuar p\u00ebr arsye se caktimi i psikologes si eksperte u b\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn seanc\u00eb q\u00eb u b\u00eb dhe dor\u00ebzimi i aktit t\u00eb ekspertimit me diferenc\u00eb kohore prej nj\u00eb ore. Nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjes ka rezultuar se psikologjia ka arritur ta pyes\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e mitur, si dhe t\u00eb p\u00ebrpiloj\u00eb raportin psikologjik prej n\u00ebnt\u00eb faqesh brenda nj\u00eb ore, nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb sipas Komisionit, \u00ebsht\u00eb realisht e pamundur.<\/p>\n<p>Komisoni ka identifikuar mang\u00ebsi proceduriale edhe n\u00eb nj\u00eb dosje me objekt \u201cv\u00ebrtetimi gjyq\u00ebsor i faktit\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqyrtuar pas nj\u00eb ankese nga publiku p\u00ebr dh\u00ebnie t\u00eb padrejt\u00eb vendimi duke iu grabitur atyre pron\u00ebn. Mang\u00ebsi proceduriale jan\u00eb konstatuar edhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar nga gjyqtari, ku ankuesja F.N. ka pretenduar se gjyqtari Dritan Seci i ka mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e marrjes dijeni t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. Komisioni ka gjetur se gjyqtari Seci nuk ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar n\u00eb lidhje me identifikimin e adres\u00ebs s\u00eb sakt\u00eb t\u00eb s\u00eb paditur\u00ebs F. N..<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi e shkarkoi nga detyra kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs Dritan Seci, pas hetimi administrativ zbuloi se ai kishte fshehur pasurin\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75955,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[620,621,107,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Seci-dhe-avokati-i-tij-para-KPK-se.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Dritan Seci dhe avokati i tij para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75954"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75954"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75954\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75956,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75954\/revisions\/75956"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}