{"id":75969,"date":"2019-06-12T17:53:06","date_gmt":"2019-06-12T15:53:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-nisi-shqyrtimin-e-ankimit-ndaj-gjyqtares-nertina-kosova\/2019\/06\/12\/"},"modified":"2023-04-07T11:58:04","modified_gmt":"2023-04-07T09:58:04","slug":"kolegji-nisi-shqyrtimin-e-ankimit-ndaj-gjyqtares-nertina-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-nisi-shqyrtimin-e-ankimit-ndaj-gjyqtares-nertina-kosova\/2019\/06\/12\/","title":{"rendered":"Kolegji nisi shqyrtimin e ankimit ndaj gjyqtares Nertina Kosova"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Nertina Kosova dhe mbrojtjen e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. KPA caktoi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Komisionerit t\u00eb njihej me dokumentet e sjella nga subjekti.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62941\" aria-describedby=\"caption-attachment-62941\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/nertina-kosova-kpa.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62941\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/nertina-kosova-kpa-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62941\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62941\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Nertina Kosova n\u00eb KPA | Foto nga : Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ankimin e Komisionerit Publik, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Nertina Kosova dhe mbrojtjen e k\u00ebsaj t\u00eb fundit, q\u00eb k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Kosova, e cila kaloi me sukses shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut m\u00eb 18 korrik 2018, pasi KPK e vler\u00ebsoi pozitivisht n\u00eb t\u00eb tre kriteret, u p\u00ebrball m\u00eb pas me nj\u00eb ankim t\u00eb Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili pretendon se hetimi i KPK n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb nuk ishte i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb KPA, Komisioneri Publik i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb ri dhe t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb pasurit\u00eb e gjyqtares dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb. Ballhysa u shpreh se pas hetimit KPA duhet t\u00eb vendoste ose p\u00ebr rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb ose p\u00ebr l\u00ebnien e tij n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Kosova nga ana tjet\u00ebr e cil\u00ebsoi ankimin e Komisionerit Publik \u201ct\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova\u201d. Ajo paraqiti pran\u00eb Kolegjit 61 dokumente t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 364 faqe, t\u00eb cilat k\u00ebrkoi t\u00eb merreshin si prova, n\u00eb rast se KPA vendoste nisjen e nj\u00eb hetimi t\u00eb ri gjyq\u00ebsor. Gjyqtarja edhe pse kund\u00ebrshtoi pretendimet e Komisionerit kryesisht p\u00ebr cil\u00ebsimin e t\u00eb af\u00ebrmve si persona t\u00eb lidhur, paraqiti dokumente q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetonin burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda prej korrikut 2014. M\u00eb par\u00eb, ajo ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda si dhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit. Ajo po ashtu ka qen\u00eb pedagoge n\u00eb Universitetin e Elbasanit.<\/p>\n<p>KPA caktoi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb 21 qershor ora 10.00, pasi i la koh\u00eb Komisionerit Publik t\u00eb njihet me provat e reja t\u00eb sjella nga Kosova dhe t\u00eb shprehet n\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb marrje t\u00eb provave shtes\u00eb apo vijimin e shqyrtimit bazuar mbi provat e administruara.<\/p>\n<p><strong>Ankimi i Komisionerit Publik<\/strong><\/p>\n<p>Apeli i Komisionerit Publik kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin e Nertina Kosov\u00ebs bazohet kryesisht n\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb 1 milion lek\u00ebve me t\u00eb cilat ajo n\u00eb vitin 2006 kishte paguar nj\u00eb prej k\u00ebsteve p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri shprehet n\u00eb ankim se KPK nuk ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr burimin e financimit t\u00eb apartamentit. Duke iu referuar faktit se ishin dy kontrata porosie t\u00eb n\u00ebnshkruara, Komisioneri tha se duhej hetuar p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 1.5 milion lek\u00ebsh q\u00eb Kosova kishte p\u00ebrdorur n\u00eb kontrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb porosis\u00eb, e cila m\u00eb pas ishte prishur. Komisioneri pretendoi se ky transaksion nuk ishte deklaruar n\u00eb vitin 2005 kur edhe kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendoi se kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh prej Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshi mosdeklarimin e k\u00ebtyre kursimeve dhe po ashtu sipas tij KPK nuk kishte hetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait t\u00eb saj, q\u00eb sipas Ballhys\u00ebs rezultonte si personi q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb asaj cash dhe p\u00ebrmes bank\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Ai tha se si babai i gjyqtares ashtu dhe e \u00ebma kishin t\u00eb ardhura modeste.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri pretendoi se nuk ishte hetuar si duhet nj\u00eb hua me vler\u00ebn 7 milion lek\u00eb q\u00eb babai i subjektit kishte marr\u00eb nga nj\u00eb i njohur. Huaja sipas Komisionerit e marr\u00eb pa interes ishte n\u00eb koh\u00ebn kur gjyqtarja ishte ende pjes\u00eb e trungut familjar. Ai k\u00ebrkoi hetimin edhe t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb personit q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si person tjet\u00ebr i lidhur.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu pretendoi se nuk ishte hetuar nj\u00eb llogari e p\u00ebrbashk\u00ebt bankare e babait dhe vet\u00eb gjyqtares. Ai k\u00ebrkoi edhe hetimin e nj\u00eb transferte bankare prej m\u00eb shum\u00eb se 22 mij\u00eb USD, b\u00ebr\u00eb nga v\u00ebllai i gjyqtares.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi se gjyqtarja nuk kishte deklaruar nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb e kishte p\u00ebrdorur dhe q\u00eb tani ishte jasht\u00eb p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendoi se n\u00eb vite nuk ishin deklaruar disa llogari bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb gjyqtares. Ai tha se bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb argumente, duke theksuar se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i kishte hetuar ato, k\u00ebrkonte hetim t\u00eb ri dhe vendim nga Kolegji.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se i cil\u00ebsonte \u201ct\u00eb pa bazuara n\u00eb ligj dhe t\u00eb pa provuara me fakte\u201d pretendimet e Komisionerit, gjyqtarja Kosova lexoi nj\u00eb mbrojtje t\u00eb gjat\u00eb para KPA. Kosova i tha trup\u00ebs gjykuese se apartamenti i bler\u00eb me 5 milion lek\u00eb kredi dhe 1 milion lek\u00eb kursime, ishte pasuria e saj e vetme dhe se p\u00ebr t\u00eb ende i detyrohej bank\u00ebs rreth 2.8 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se gjat\u00eb gjith\u00eb viteve q\u00eb kishte punuar kishte siguruar rreth 22 milion lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe sipas saj parat\u00eb e fituara deri n\u00eb vitin 2006, kishin qen\u00eb m\u00ebse t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, madje sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb shpenzimeve nga KPK edhe m\u00eb shum\u00eb se aq.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u ndal t\u00eb shpjegonte \u00e7do pik\u00eb t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit. Ajo kund\u00ebrshtoi faktin se nuk kishte deklaruar kursimet n\u00eb vite, duke th\u00ebn\u00eb se ligji p\u00ebr vet\u00ebdeklarimin nuk e detyronte at\u00eb t\u00eb deklaronte t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve. Kosova shpjegoi sidoqoft\u00eb se shuma prej 1 milion lek\u00ebsh q\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb p\u00ebr apartamentin ishte kursim i familjes s\u00eb saj dhe p\u00ebrfshinte kryesisht t\u00eb ardhurat nga paga e saj.<\/p>\n<p>Ajo tha se ishte babai i saj q\u00eb administronte parat\u00eb dhe se ajo e kishte konsideruar dor\u00ebzimin e tyre n\u00eb familje si normalitet. Sipas saj k\u00ebto para i ishin dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit kur kishte pasur nevoj\u00eb, por shpjegoi se nuk i cil\u00ebsonte ato hua apo dhurat\u00eb duke qen\u00eb se ishte kontribuese n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Kosova tha se duke qen\u00eb se parat\u00eb nuk ishin hua apo dhurat\u00eb nuk e konsideronte t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb i ati t\u00eb konsiderohej person i lidhur, megjithat\u00eb ajo paraqiti argumente q\u00eb tregonin se familja e saj duke p\u00ebrfshir\u00eb kryesisht pag\u00ebn e saj dhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kursente parat\u00eb q\u00eb ishin dashur p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe se t\u00eb ardhurat e tyre ishin t\u00eb ligjshme e leht\u00ebsisht t\u00eb provueshme.<\/p>\n<p>Kosova kund\u00ebrshtoi pretendimin se nj\u00eb person q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb hua babait t\u00eb saj shum\u00ebn prej 7 milion lek\u00ebsh duhej t\u00eb konsiderohej person tjet\u00ebr i lidhur, duke th\u00ebn\u00eb se ajo nuk kishte p\u00ebrfituar nga huaja, nuk kishte qen\u00eb pjes\u00eb e trungut familjar kur huaja ishte marr\u00eb dhe se nuk kishte konflikt interesi pasi nuk kishte shqyrtuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar dyshimin e Komisionerit se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme ajo i vuri n\u00eb dispozicion KPA nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash porosie q\u00eb ky i fundit kishte me t\u00eb tret\u00eb, q\u00eb provonin se ai kishte burim t\u00eb ardhurash. Ajo po ashtu tha se p\u00ebr k\u00ebto kontrata, shit-blerje apartamentesh, nuk ishin paguar ende tatimet p\u00ebr shkak se ato nuk kishin p\u00ebrfunduar. Ajo shpjegoi po ashtu p\u00ebrse babai kishte marr\u00eb huan\u00eb dhe si ishte p\u00ebrdorur ajo.<\/p>\n<p>Kosova po ashtu kund\u00ebrshtoi q\u00eb i v\u00ebllai t\u00eb trajtohej si person i lidhur megjithat\u00eb ajo dha shpjegime t\u00eb detajuara t\u00eb transfertave bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. P\u00ebrndryshe nga sa pretendoi Komisioneri, se i v\u00ebllai ishte i papun\u00eb, gjyqtarja solli dokumente se ai kishte qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb kompani private, kishte nj\u00eb kontrat\u00eb pune dhe po ashtu kishte autorizime p\u00ebr t\u00eb vepruar\u00a0 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se pagesa q\u00eb i v\u00ebllai kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani t\u00eb huaj edhe pse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb firm\u00ebs ku ai punonte, por kishte qen\u00eb i detyruar ta b\u00ebnte duke hapur nj\u00eb llogari t\u00eb vet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast pasi banka kishte refuzuar t\u00eb pranonte autorizimin q\u00eb ai kishte.<\/p>\n<p>Gjyqtarja shpjegoi se llogaria ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb dhe se ishte mbyllur p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb aktivitetit nga banka. Ajo solli nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faturash dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjesh bankare q\u00eb sipas saj provonin se i v\u00ebllai kishte kryer pagesa t\u00eb ngjashme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn punonte dhe t\u00eb gjitha n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit num\u00ebr llogarie dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Sipas Kosov\u00ebs kjo provonte arsyen e asaj transferte dhe faktin q\u00eb i v\u00ebllai kishte qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune. Kosova mohoi t\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb pa deklaruar llogari bankare, ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb llogarish q\u00eb pretendonte Komisioneri n\u00eb fakt ishin l\u00ebvizjet e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shum\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se kishte sjell\u00eb prova.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ajo mohoi t\u00eb kishte poseduar ndonj\u00ebher\u00eb makin\u00eb apo edhe t\u00eb kishte p\u00ebrdorur. Nj\u00eb mjet q\u00eb rezultoi t\u00eb ishte furgon dhe p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioneri pretendoi se ishin paguar siguracion n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, ishte sipas Kosov\u00ebs nj\u00eb makin\u00eb e t\u00eb atit dhe se pretendimi q\u00eb ajo kishte paguar siguracionin p\u00ebr dy vjet ishte nj\u00eb gabim i AMF (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare), nd\u00ebrsa paraqiti dokumente p\u00ebrfshi nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb dyt\u00eb nga AMF q\u00eb ajo nuk kishte pasur t\u00eb b\u00ebnte me makin\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet e paraqitura t\u00eb merreshin si prova n\u00ebse KPA do t\u00eb vendoste t\u00eb niste hetim gjyq\u00ebsore mbi ato \u00e7\u00ebshtje. KPA vendosi t\u00eb shtynte seanc\u00ebn m\u00eb 21 qershor, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb koh\u00eb Komisionerit t\u00eb shqyrtonte dokumentet q\u00eb u paraqit\u00ebn nga Kosova.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi ankimin e Komisionerit Publik kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Nertina Kosova dhe mbrojtjen e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. KPA caktoi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Komisionerit t\u00eb njihej me dokumentet e sjella nga subjekti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75970,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[194,107,221,785],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/nertina-kosova-kpa.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Nertina Kosova n\u00eb KPA | Foto nga : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75969"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75969"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75969\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75971,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75969\/revisions\/75971"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}