{"id":75975,"date":"2019-06-11T11:53:29","date_gmt":"2019-06-11T09:53:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/precedenti-ne-shkarkimin-e-artan-lazajt-dhe-shpenzimet-e-pajustifikuara-dogjen-ferdinand-elezin\/2019\/06\/11\/"},"modified":"2023-04-07T11:58:52","modified_gmt":"2023-04-07T09:58:52","slug":"precedenti-ne-shkarkimin-e-artan-lazajt-dhe-shpenzimet-e-pajustifikuara-dogjen-ferdinand-elezin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/precedenti-ne-shkarkimin-e-artan-lazajt-dhe-shpenzimet-e-pajustifikuara-dogjen-ferdinand-elezin\/2019\/06\/11\/","title":{"rendered":"Precedenti n\u00eb shkarkimin e Artan Lazajt dhe shpenzimet e pajustifikuara \u201cdogj\u00ebn\u201d Ferdinand Elezin"},"content":{"rendered":"<p>Tre milion lek\u00eb shpenzime t\u00eb pajustifikuara me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe mosdeklarimi i pjes\u00ebs takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes nga shitja e apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve, jan\u00eb sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit arsyet p\u00ebr shkarkimin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Ferdinand Elezi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61182\" aria-describedby=\"caption-attachment-61182\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_23451-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61182\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_23451-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"61182\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61182\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Ferdiand Elezi, p\u00ebrball\u00eb KPK | Foto : BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Mosdeklarimi p\u00ebr vite me radh\u00eb i pjes\u00ebs q\u00eb i takonte bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga prind\u00ebrit e saj n\u00eb vitin 1993 dhe m\u00eb pas mosdeklarimi i p\u00ebrfitimit t\u00eb \u00bc t\u00eb shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti, \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si argument shkarkues.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK p\u00ebr Drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebs Ferdinand Elezi, tregon se ai kishte justifikuar dhe bindur Komisionin p\u00ebr shumic\u00ebn e rasteve p\u00ebr t\u00eb cilat i ishte kaluar barra e prov\u00ebs sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Madje KPK pranoi si t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs prej 1 milion lek\u00ebsh nga shitja e apartamentit n\u00eb analiz\u00ebn financiare, por duke iu referuar vendimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit mbi rastin e ish-gjykat\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs Artan Lazaj e cil\u00ebsoi mosdeklarimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklaratat periodike si shkarkues.<\/p>\n<p>\u201cPor nga ana tjet\u00ebr, trupi gjykues \u2013 duke pasur parasysh edhe q\u00ebndrimin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, n\u00eb lidhje me nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb ngjashme, t\u00eb shprehur n\u00eb vendimin nr. 1\/2019 (f. 24, pika 67) \u2013 \u00e7mon se mosdeklarimi i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2004, ashtu si edhe mosdeklarimi i shitjes (pak\u00ebsimit) t\u00eb pjes\u00ebs takuese dhe i p\u00ebrftimit t\u00eb t\u00eb ardhurave prej k\u00ebtij veprimi juridik, n\u00eb vitin 2012, i b\u00ebn k\u00ebto dy deklarime periodike vjetore t\u00eb pamjaftueshme, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjen aplikim pika 3, e nenit 61, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Shkarkuese po ashtu u gjet diferenca sa i p\u00ebrket shpenzimeve p\u00ebr disa vite. KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Elezit i mungonin (ishte me bilanc negativ) rreth 3 milion lek\u00eb t\u00eb ardhur t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet prej vitit 2005 deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e vendimit ndaj Elezit \u00ebsht\u00eb pozitive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, megjith\u00ebse KPK n\u00eb dy raste p\u00ebrfshirje t\u00eb tij n\u00eb akte shit-blerje, ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb se ato mund t\u00eb ishin c\u00ebnime t\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Elezi q\u00eb u gjet n\u00eb rregull n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe at\u00eb profesional, k\u00ebmb\u00ebnguli se mosdeklarimi ishte nj\u00eb harres\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi n\u00eb llogaritje t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga KPK q\u00eb e nxirrnin at\u00eb me diferenc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Ferdinand Elezi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs n\u00eb vitin 1999, nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorin\u00eb e Rrethit Durr\u00ebs dhe m\u00eb pas at\u00eb t\u00eb prokurorit n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs, deri n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyr\u00ebn e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebs. Ferdinand Elezi ishte nj\u00eb nd\u00ebr kandidaturat e gar\u00ebs p\u00ebr Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Elezi u gjykua nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici an\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare dhe mosdeklarimet<\/strong><\/p>\n<p>KPK ka marr\u00eb n\u00ebn hetim kat\u00ebr pasuri t\u00eb prokurorit Elezi. Nj\u00eb apartament 124 metra t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000, nj\u00eb zyr\u00eb 45 metra t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr 60 mij\u00eb euro, nj\u00eb apartament 185 metra katror\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 30 mij\u00eb euro po n\u00eb vitin 2005 dhe nj\u00eb apartament 185 metra bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi KPK i ka kaluar Elezit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr disa element\u00eb t\u00eb kontratave me t\u00eb cilat ishin bler\u00eb k\u00ebto pasuri, por ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ato nuk kishin probleme. Vet\u00ebm sa i p\u00ebrket dy apartamenteve 185 metra, t\u00eb blera sipas Elezit me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb pasi ishin marr\u00eb n\u00eb karabina dhe p\u00ebr t\u00eb cilat ai kishte shpenzuar m\u00eb pas p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tyre, KPK ka ngritur n\u00eb p\u00ebrfundim dyshime mbi etik\u00ebn e kontratave.<\/p>\n<p>Duke theksuar faktin se kontrata t\u00eb ngjashme me \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta kishin p\u00ebrfituar edhe persona t\u00eb tjer\u00eb KPK arsyeton se \u201ckjo rrethan\u00eb \u2013 edhe pse mund t\u00eb hedh\u00eb hije mbi etik\u00ebn, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave mbi ndonj\u00eb konflikt interesi apo p\u00ebrfitimi t\u00eb paligjsh\u00ebm ose trajtimi preferencial \u2013 n\u00eb vetvete nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>Por edhe pse rezulton se ka bler\u00eb lir\u00eb apartamentet, shpenzimet shtes\u00eb p\u00ebr b\u00ebrjen e tyre funksionale ishin penalizuese p\u00ebr Elezin. KPK thot\u00eb fillimisht se ai kishte shkelur ligjin p\u00ebr vet\u00ebdeklarimin, duke mos i deklaruar shpenzimet n\u00eb k\u00ebto apartamente n\u00eb deklarata periodike.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka deklaruar n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr vitet 2015 &#8211; 2017, shpenzime me vler\u00eb mbi 300.000 lek\u00eb, detyrim ky i parashikuar nga ligji nr. 9049, dat\u00eb 10.04.2003, i ndryshuar\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Sipas KPK n\u00eb rastin konkret, t\u00eb gjitha shpenzimet \u201ce kryera p\u00ebr punimet e brendshme t\u00eb apartamenteve n\u00eb fjal\u00eb, duhej q\u00eb t\u00eb ishin deklaruar nga momenti q\u00eb ato, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e shpenzimeve t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vitin respektiv, tejkalonin pragun e parashikuar nga legjislacioni n\u00eb fuqi\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni cil\u00ebsoi si deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe mosdeklarimin n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb trash\u00ebguar nga bashk\u00ebshortja prej prind\u00ebrve. Apartamenti ishte p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1993 dhe bashk\u00ebshortja e subjektit kishte pasur pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kjo pasuri nuk ishte deklaruar n\u00eb asnj\u00eb rast nga Elezi, madje sipas KPK pasuria nuk ishte deklaruar edhe kur pronar\u00ebt kishin vendosur ta shisnin duke pjes\u00ebtuar p\u00ebrfitimin. Elezi e deklaroi mosdeklarimin nj\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti argumenton se mosdeklarimi ka qen\u00eb nj\u00eb harres\u00eb dhe nuk ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim fshehjen e pjes\u00ebs takuese t\u00eb pasuris\u00eb, edhe p\u00ebr faktin se ajo ishte privatizuar prej vitit 1993, dhe nuk kishte asnj\u00eb lidhje t\u00eb burimit t\u00eb krijimit me subjektin, madje as me bashk\u00ebshorten e tij, pasi ishte paguar nga prind\u00ebrit e saj\u201d, citohet Elezi n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK shprehet se binte dakord q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishte fshehje pasurie dhe se ajo ishte deklaruar n\u00eb veting, por bazuar n\u00eb vendimin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb rastin ndaj Artan Lazaj mosdeklarimi i saj n\u00eb koh\u00eb ishte shkarkues. \u201c[Kolegji] \u00e7mon se mosdeklarimi i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2004, ashtu si edhe mosdeklarimi i shitjes (pak\u00ebsimit) t\u00eb pjes\u00ebs takuese dhe i p\u00ebrftimit t\u00eb t\u00eb ardhurave prej k\u00ebtij veprimi juridik, n\u00eb vitin 2012, i b\u00ebn k\u00ebto dy deklarime periodike vjetore t\u00eb pamjaftueshme, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjen aplikim pika 3, e nenit 61, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb duket se vendimi p\u00ebr shkarkimin e Elezit erdhi edhe pas analiz\u00ebs financiare nga e cila ai rezultoi me bilanc negativ p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkat\u00ebsisht, n\u00eb vitet 2005, 2007, 2008, 2010, 2013, 2014 dhe 2016, subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme n\u00eb shum\u00ebn totale prej 3.044.938 lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e kryera dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kursimet e realizuara, sipas deklaratave periodike, por edhe sipas shpjegimeve q\u00eb subjekti ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve, si dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave bankare\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Elezi ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga KPK. Ai ka paraqitur nj\u00eb audit t\u00eb k\u00ebrkuar prej tij dhe po ashtu ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash KPK, p\u00ebrfshi korrigjime t\u00eb pasakt\u00ebsive, ndryshim t\u00eb llogaritjes p\u00ebr disa shpenzime udh\u00ebtimi, njohje t\u00eb disa t\u00eb ardhurave e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb argumentim t\u00eb gjat\u00eb KPK thot\u00eb se ka pranuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkesat e Elezit, duke i njohur atij t\u00eb ardhura apo duke korrigjuar gabime n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Po ashtu nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebrkesave p\u00ebrfshi ato p\u00ebr t\u00eb ulur shpenzimet jetike u refuzuan nga treshja gjykuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me p\u00ebrllogaritjen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs, Komisioni e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar kund\u00ebrshtimin dhe pretendimin e paraqitur nga subjekti i rivler\u00ebsimit, pasi rezulton t\u00eb jet\u00eb aplikuar nj\u00eb kosto jetese minimale dhe standarde, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo pasqyron minimumin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb af\u00ebr limiteve t\u00eb mbijetes\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se megjith\u00eb marrjen parasysh t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb pretendimeve t\u00eb Elezit rezultatet e analiz\u00ebs nuk u p\u00ebrmir\u00ebsuan dhe ai vijoi t\u00eb ishte me nj\u00eb bilanc negative rreth 3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Elezit nga sa del prej vendimit t\u00eb zbardhur nuk iu gjet\u00ebn probleme as n\u00eb kriterin profesional as n\u00eb at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Megjithat\u00eb KPK arsyeton se ai shkarkohej p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me kriterin e pasuris\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme dhe nuk ka justifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse, burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb disa t\u00eb ardhurave, lidhur me shumat e specifikuara m\u00eb sip\u00ebr, sipas parashikimeve t\u00eb nenit D, t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 61, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre milion lek\u00eb shpenzime t\u00eb pajustifikuara me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe mosdeklarimi i pjes\u00ebs takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes nga shitja e apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve, jan\u00eb sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit arsyet p\u00ebr shkarkimin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Ferdinand Elezi.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75976,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[687,171,149,199],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_23451-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ferdiand Elezi, p\u00ebrball\u00eb KPK | Foto : BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75975"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75975"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75975\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75977,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75975\/revisions\/75977"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}