{"id":75978,"date":"2019-06-10T16:27:51","date_gmt":"2019-06-10T14:27:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ligjshmeria-e-te-ardhurave-dhe-doreheqja-nga-nje-hetim-rrezuan-elsion-sadikun-ne-kpa\/2019\/06\/10\/"},"modified":"2023-04-07T11:59:05","modified_gmt":"2023-04-07T09:59:05","slug":"ligjshmeria-e-te-ardhurave-dhe-doreheqja-nga-nje-hetim-rrezuan-elsion-sadikun-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ligjshmeria-e-te-ardhurave-dhe-doreheqja-nga-nje-hetim-rrezuan-elsion-sadikun-ne-kpa\/2019\/06\/10\/","title":{"rendered":"Ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave dhe dor\u00ebheqja nga nj\u00eb hetim rr\u00ebzuan Elsion Sadikun n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Ankimi i ish-prokurorit u rr\u00ebzua nga shumica n\u00eb KPA, e cila e gjeti at\u00eb me deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasurie dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia. N\u00eb pakic\u00eb relatorja Ina Rama k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb e Sadikut, duke kund\u00ebrshtuar q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs si p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin.\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52605\" aria-describedby=\"caption-attachment-52605\" style=\"width: 551px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180724_192019_240718004-4_7TnB2zU.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52605\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180724_192019_240718004-4_7TnB2zU-551x400.jpg\" alt=\"\" width=\"551\" height=\"400\" data-id=\"52605\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52605\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Elsion Sadiku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit la n\u00eb fuqi n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti me shumic\u00eb votash shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb, Elsion Sadiku, duke arsyetuar se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kjo vendimmarrje p\u00ebr Sadikun, si\u00e7 del edhe nga vendimi i zbardhur nga KPA, u bazua kryesisht n\u00eb mosmarrjen n\u00eb konsiderat\u00eb si burim i ligjsh\u00ebm pasurie t\u00eb kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Po ashtu nuk u konsiderua si i provuar pretendimi i Sadikut se kishte shpenzuar 200 mij\u00eb lek\u00eb kursime n\u00eb pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe mang\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente KPA me shumic\u00eb votash, ripohoi q\u00ebndrimin e KPK q\u00eb vendosi se Sadiku kishte b\u00ebr\u00eb \u00a0\u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KPA n\u00eb shumic\u00eb po ashtu la n\u00eb fuqi vler\u00ebsimin n\u00eb kriterin profesional. Edhe pse shumica e trup\u00ebs gjykuese rr\u00ebzoi nj\u00eb nga argumentet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe vler\u00ebsoi se edhe argumenti tjet\u00ebr nuk qe i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr tu cil\u00ebsuar mang\u00ebsi profesionale, arriti n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me KPK duke u shprehur se Sadiku vet\u00eb kishte d\u00ebshmuar se dor\u00ebheqja nga \u00e7\u00ebshtjet \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje e vazhdueshme\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebto arsyetime shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ardian Hajdari kryesues dhe Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb, arsyetuan se vendimi i shkarkimit ishte i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb relatorja Ina Rama, nd\u00ebrsa pranon n\u00eb arsyetimin e saj se Sadiku nuk kishte provuar dot plot\u00ebsisht pasurin\u00eb e ligjshme, n\u00ebnvizon se problemet e tij nuk ishin t\u00eb m\u00ebdha dhe \u201cnuk duhej konsideruar si nj\u00eb deklarim i pamjaftuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Rama, duke iu referuar dor\u00ebheqjes s\u00eb Sadikut nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr t\u00eb hetuar, shprehet se ajo \u00a0\u201cnuk meriton t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkeljeje q\u00eb ka cenuar besimin e publikut\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Sadikut u mor m\u00eb 27 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prej treshes s\u00eb kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Olsi Komici dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj. KPK pretendon se nd\u00ebrsa analiza e pasuris\u00eb nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit dhe ajo profesionale nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, nuk gjet\u00ebn probleme, hetimi i Komisionit e gjeti Sadikun t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Sadiku, prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn prioritare p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ankimi i subjektit<\/strong><\/p>\n<p>Elsion Sadiku e kund\u00ebrshtoi vendimin e KPK-s\u00eb duke pretenduar n\u00eb Kolegj se ai ishte \u201ci pa bazuar n\u00eb prova, n\u00eb referim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gabuar t\u00eb fakteve\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ish-prokurorit KPK kishte vendosur p\u00ebr pasurin\u00eb e tij ndryshe nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) pa pasur prova t\u00eb reja t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb institucionit ndihm\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu subjekti k\u00ebrkoi KPA t\u00eb cil\u00ebsonte si referim t\u00eb gabuar n\u00eb ligj, argumentimin e KPK p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb kushtet e mosdor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb vetting dhe as nga Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti ka fshehur pasurin\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb ankimin e cituar nga Kolegji.<\/p>\n<p>Sadiku po ashtu mb\u00ebshteti ankes\u00ebn n\u00eb faktin q\u00eb nuk kishte \u201cdeklaruar dhe as dispononte\u201d dyfishin e pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme. Ai pretendoi se kishte prova se bashk\u00ebshortja kishte qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune para dat\u00ebs 1 korrik 2009 dhe se KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gabuar t\u00eb fakteve.<\/p>\n<p>Subjekti rivler\u00ebsimit argumentoi se kishte deklaruar me sakt\u00ebsi t\u00eb ardhurat dhe se kishte qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb deklaruar pag\u00ebn reale dhe \u201cshlyer detyrimet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb p\u00ebrllogaritura sipas k\u00ebsaj page\u201d.<\/p>\n<p>Nisur nga q\u00ebndrimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb shume prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2009 t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb makine, Sadiku pretendoi se ajo shum\u00eb ishte shpenzuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit p\u00ebr blerje t\u00eb nj\u00eb makine tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Po ashtu ai n\u00ebnvizoi se deklarimi dy her\u00eb brenda vitit 2006 i t\u00eb ardhurave nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs \u00a0\u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb gabim minimal njer\u00ebzor, t\u00ebr\u00ebsisht i paq\u00ebllimt\u00eb\u201d. Sadiku kund\u00ebrshtoi rezultatet e analiz\u00ebs financiare dhe pretendoi se KPK \u201cka krijuar standarde t\u00eb dyfishta n\u00eb trajtimin e diferencave t\u00eb rezultuara t\u00eb pambuluara me burime t\u00eb ligjshme nga analiza financiare\u201d<\/p>\n<p>Ai po ashtu k\u00ebrkoi rr\u00ebzim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb KPK sa i p\u00ebrket kriterit profesional, duke pretenduar \u201cse hetimi i kryer prej tij (n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e denoncuar), lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal ka qen\u00eb i thelluar\u201d. Po ashtu ai referoi se deri sa \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte denoncuar ishte n\u00eb hetim nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr mas\u00eb nd\u00ebshkimore ndaj tij.<\/p>\n<p>Subjekti e cil\u00ebsoi vler\u00ebsimin profesional t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KPK t\u00eb \u201cvet\u00ebm mbi baz\u00ebn e dy denoncimeve, si t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova\u201d.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i shumic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi, Ardian Hajdari dhe an\u00ebtar\u00ebt Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol \u00c7omo, rr\u00ebzoi shumic\u00ebn e pretendimeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim Sadikut.<\/p>\n<p>KPA n\u00eb shumic\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin e prokurorit Elsion Sadiku se vendimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm nga ai i ILDKPKI, dhe se nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar \u201cn\u00eb prova t\u00eb tjera apo t\u00eb reja\u201d, duke argumentuar se Komisioni \u201cmund t\u00eb kryej\u00eb hetime dhe t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndrimet e konkluzionet e tij t\u00eb pavarura e t\u00eb pandikuara nga institucionet ndihm\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Shumica po ashtu \u00e7moi ndryshe nga sa pretendon ish-prokurori, se Komisioni \u00ebsht\u00eb referuar sakt\u00ebsisht n\u00eb ligj dhe se nuk e ka shkarkuar at\u00eb p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, por sepse \u201cai nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm, si pasoj\u00eb e pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimin e burimeve financiare, deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave, burimeve financiare t\u00eb paligjshme, si edhe balanc\u00ebs financiare negative p\u00ebr vitet 2011, 2013\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Komisioni ka konstatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb situat\u00ebn faktike n\u00eb lidhje me pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes s\u00eb ish-prokurorit \u201cduke arritur n\u00eb konkluzionin se nuk provohet nga asnj\u00eb dokumentacion ligjor ekzistenca e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje pun\u00ebsimi\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi edhe pretendimin se deklarimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr vitin 2009 n\u00eb shum\u00ebn 488.896 lek\u00eb ishte i sakt\u00eb. N\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs thuhet se nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim \u2018logjik\u2019 se p\u00ebrse paga e bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar tre her\u00eb n\u00eb vitet 2010 dhe 2011 nga shuma q\u00eb ka marr\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2009, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb eksperienca e saj profesionale me kalimin e viteve \u00ebsht\u00eb rritur.<\/p>\n<p>Shumica arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Sadiku nuk provoi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar n\u00eb form\u00ebn e likuiditetit cash, n\u00eb vler\u00ebn e 1 milion\u00eb lek\u00ebve, t\u00eb deklaruar nga personi i lidhur n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Po ashtu Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2009, duke mos pasqyruar vler\u00ebn prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e automjetit \u201cMercedes Benz\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por KPA ka gjetur t\u00eb pabazuar konkluzionin e KPK-s\u00eb lidhur me pasakt\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara prej Sadikut nga bursa si student pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. KPA ka mbajtur q\u00ebndrim ndryshe edhe p\u00ebr analizat financiare t\u00eb viteve 2011 dhe 2013 t\u00eb kryer nga KPK, por edhe pse i ka zbritur disa prej shpenzimeve t\u00eb konsumit familjar, analiza sipas Kolegjit ka rezultuar s\u00ebrish negative edhe pse n\u00eb shumat respektive prej rreth 100 mij\u00eb dhe 130 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb Kolegj ka arsyetuar se n\u00eb analiz\u00eb nuk mund t\u00eb konsideroheshin 200 mij\u00eb lek\u00eb kursime q\u00eb Sadiku pretendonte se i kishte shpenzuar n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e sht\u00ebpis\u00eb, pasi ato nuk ishin deklaruar shprehimisht si t\u00eb shpenzuara.<\/p>\n<p>KPA ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb mosp\u00ebrfshirjen e vler\u00ebs 1 milion lek\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2013, pasi nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm i krijimit, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb \u201chendek\u201d n\u00eb bilancin e Sadikut. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim Kolegji i ka k\u00ebrkuar KPK t\u00eb mos konsideroj\u00eb m\u00eb si kursime dietat q\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKolegji orienton Komisionin q\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mos konsideroj\u00eb si t\u00eb ardhura t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me ta, vlerat monetare t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb form\u00ebn e diet\u00ebs p\u00ebr rimbursimin e shpenzimeve nga organizator\u00ebt e aktiviteteve t\u00eb ndryshme profesionale ku ata kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs\u2026\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji nuk e ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb as ankimin e subjektit p\u00ebr zbatim t\u00eb standardeve t\u00eb dyfishta nga Komisioni n\u00eb vendimmarrjet e tij dhe vler\u00ebsimit \u201cjo t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb diferencave t\u00eb pambuluara me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb evidentuara nga analiza financiare e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d. Sipas KPA vendimet jan\u00eb individuale. \u201c\u00c7do vendimmarrje e Komisionit vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale, bazuar n\u00eb specifikat e gjendjes faktike t\u00eb provuara nga gjykimi dhe zbatimit t\u00eb duhur t\u00eb ligjit p\u00ebr situat\u00ebn konkrete faktike dhe jo nga m\u00ebnyra se si mund t\u00eb jen\u00eb rivler\u00ebsuar subjektet e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit nga Komisioni\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket profesionalizmit KPA ka rr\u00ebzuar t\u00ebr\u00ebsisht nj\u00eb nga argumentet e KPK-s\u00eb. Pretendimi se Sadiku nuk kishte kryer hetime t\u00eb plota sa i p\u00ebrket padis\u00eb ndaj dy pedagog\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebr falsifikim dokumentesh, u rr\u00ebzua nga Kolegji. \u201cP\u00ebr sa analizuar m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar konkluzionin e arritur nga Komisioni lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nd\u00ebrsa ka pranuar pjes\u00ebrisht argumentet e Sadikut se nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohej si \u201cmang\u00ebsi profesionale\u201d vendimi i tij p\u00ebr t\u00eb mos filluar\u00a0 hetimet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, KPA arsyetoi se ai kishte \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji arsyetoi se ky \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i vet\u00ebm, i izoluar n\u00eb karrier\u00ebn e tij si prokuror, por sikund\u00ebr ka pohuar vet\u00eb subjekti para Komisionit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje e vazhdueshme, e provuar edhe n\u00ebp\u00ebrmjet akteve t\u00eb paraqitura prej tij si prov\u00eb, e \u00e7on trupin gjykues n\u00eb konkluzionin se kjo sjellje e subjektit cenon besimin e publikut\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga koleg\u00ebt e saj, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Ina Rama, ka votuar kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb prokurorit Elsion Sadiku, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb drejta shkaqet e ankimit t\u00eb tij n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ajo ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me shumic\u00ebn e trup\u00ebs gjykuese se prokurori Sadiku nuk ka provuar dot ligjshm\u00ebrin\u00eb burimit t\u00eb shum\u00ebs prej 1 milion\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2008 si t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij konkluzioni gjyqtarja e vler\u00ebson ndryshe nga shumica, duke theksuar se t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb trup\u00ebs rreth ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje \u201ckan\u00eb indikator\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besosh se ka ekzistuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e shk\u00ebmbimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve profesionale kundrejt pages\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn 2007-2009\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr ankimin kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb personit t\u00eb lidhur p\u00ebr vitin 2009, relatorja Ina Rama ka ndar\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm me shumic\u00ebn e trupit gjykues, duke mos e konsideruar si nj\u00eb pasakt\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivel t\u00eb nj\u00eb shkaku p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me shkaqet e ankimit q\u00eb i drejtohen analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer n\u00eb Komision, relatorja del n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb ndryshme. Ajo thot\u00eb se shuma prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh duhej konsideruar si e shpenzuar dhe se kjo ndryshonte bilancin n\u00eb favor t\u00eb Sadikut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2011, subjekti v\u00ebrtet nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie, por ka deklaruar si burim p\u00ebr pagimin e k\u00ebsaj shume, kursimet n\u00eb vite t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs p\u00ebr konsiderimin ose jo t\u00eb dietave si e ardhur, Rama shprehet se p\u00ebrve\u00e7 zbatimit t\u00eb legjislacionit tatimor p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e tyre, do t\u00eb duhej t\u00eb trajtohej edhe situata faktike q\u00eb p\u00ebrcakton p\u00ebrftimin e tyre.<\/p>\n<p>Relatorja Rama i cil\u00ebson t\u00eb rregullta dy prej gjetjeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb: mosprovueshm\u00ebrin\u00eb e faktit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Sadiku n\u00eb klinik\u00ebn dentare dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb dhe munges\u00ebn e burimeve financiar t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurit\u00eb n\u00eb vitin 2013, n\u00eb vler\u00ebn 328.947 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ajo shpreh mendimin se prokurori Elsion Sadiku duhet t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb duke arsyetuar se Kolegji dhe Komisioni duhet t\u00eb vler\u00ebsonin edhe rrethanat, por edhe shum\u00ebn e pajustifikuar ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>\u201dAnaliza e tij financiare nuk demonstron defekte t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb drejtim t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e t\u00eb gjitha shpenzimet e tij p\u00ebr jetes\u00eb\u201d, arsyeton Rama.<\/p>\n<p>Rama kund\u00ebrshton shumic\u00ebn edhe n\u00eb argumentet q\u00eb lidhen me dor\u00ebheqjen e Sadikut nga \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar. Ajo e cil\u00ebson dor\u00ebheqjen si \u201cinstitut i s\u00eb drejt\u00ebs procedurale penale, i sanksionuar p\u00ebr t\u00eb shmangur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00e7do paragjykim apo nj\u00ebanshm\u00ebri n\u00eb trajtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Rama shprehet se dor\u00ebheqja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vler\u00ebsohej nga eprori dhe nuk ishim para faktit se ishte refuzuar zbatimi i nj\u00eb vendimi gjykate.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo rasti, vet\u00ebm nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb si ajo q\u00eb lidhet me subjektin e rivler\u00ebsimit, nuk meriton t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkeljeje q\u00eb ka cenuar besimin e publikut\u201d, shprehet Ina Rama.<\/p>\n<p>Ajo n\u00eb pakic\u00eb ka k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe konfirmimin e Sadikut n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ankimi i ish-prokurorit u rr\u00ebzua nga shumica n\u00eb KPA, e cila e gjeti at\u00eb me deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasurie dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia. N\u00eb pakic\u00eb relatorja Ina Rama k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb e Sadikut, duke kund\u00ebrshtuar q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs si p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin.\u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75979,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[423,149,808],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180724_192019_240718004-4_7TnB2zU.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elsion Sadiku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore | Foto nga : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75978"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75980,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75978\/revisions\/75980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}