{"id":76008,"date":"2019-05-15T16:16:55","date_gmt":"2019-05-15T14:16:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasuria-nga-vefa-holding-pse-u-shkarkua-kreu-i-gjykates-se-apelit-per-krime-te-renda\/2019\/05\/15\/"},"modified":"2023-04-07T12:05:56","modified_gmt":"2023-04-07T10:05:56","slug":"pasuria-nga-vefa-holding-pse-u-shkarkua-kreu-i-gjykates-se-apelit-per-krime-te-renda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasuria-nga-vefa-holding-pse-u-shkarkua-kreu-i-gjykates-se-apelit-per-krime-te-renda\/2019\/05\/15\/","title":{"rendered":"Pasuria nga Vefa Holding: pse u shkarkua kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin duke dh\u00ebn\u00eb arsyet p\u00ebrse votoi p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Fehmi Petku, i cili d\u00ebshtoi n\u00eb t\u00eb tre kriteret e vetingut. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62180\" aria-describedby=\"caption-attachment-62180\" style=\"width: 532px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190402_143013_020419043-3_xdwpXVQ.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-62180 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190402_143013_020419043-3_xdwpXVQ-532x400.jpg\" alt=\"\" width=\"532\" height=\"400\" data-id=\"62180\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62180\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Fehmi Petku, duke dal\u00eb nga nj\u00eb seanc\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me dat\u00eb 9 prill, trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e udh\u00ebhequr nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko, shpalli vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Fehmi Petku, me funksion kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Komisioni i udh\u00ebhequr nga relatorja Xhensila Pine e hetoi Petkun p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Raportet e institucioneve mb\u00ebshtet\u00ebse dhe hetimi administrativ i pavarur i KPK-s\u00eb kan\u00eb konstatuar shkelje t\u00eb shumta n\u00eb t\u00eb tre kriteret e vetingut p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit, shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Pamela Qirko dhe Genta Tafa Bungo, ka arritur p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb evidentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs si gjyqtar p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien e tij n\u00ebn presion nga strukturat kriminale, si dhe ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut t\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Edhe pse ka votuar n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb gjyqtarit Fehmi Petku, n\u00ebp\u00ebrmjet mendimit paralel relatorja Xhensila Pine ka kund\u00ebrshtua p\u00ebrfundimet e shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs gjykuese p\u00ebr sa i p\u00ebrket pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Sipas znj. Pine, gjetjet e komisionit p\u00ebr sa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb subjektit \u201cnuk jan\u00eb shkaqe q\u00eb p\u00ebrligjin mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.\u201d<\/p>\n<p>Petku e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai ka punuar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2000-2009 dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vitin 2015, Petku \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>Biznes me \u2018Vefa Holding\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Si pjes\u00eb se procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit Petku, KPK ka administruar raportet mbi subjektin nga institucionet ndihm\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit. Gjyqtari Petku ka qen\u00eb subjekt deklarimi i interesave private pran\u00eb ILDKPKI q\u00eb nga viti 2003.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb dor\u00ebzuar nga ILDKPKI pran\u00eb KPK-s\u00eb, deklarimi i subjektit nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, subjekti nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por nuk gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej raportit t\u00eb ILDKPKI, komisioni ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur mbi asetet e subjektit t\u00eb deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn veting. K\u00ebto asete p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 372 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1960 nga Komiteti Ekzekutiv me vler\u00eb 7440 lek\u00eb, banes\u00eb mbi truall e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tri kate, bodrum dhe papafingo, me sip\u00ebrfaqe 1150m2. Nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 6 mij\u00eb m2, me dy kontrata shitblerje n\u00eb vitin 1996 p\u00ebr nj\u00eb total prej 9 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Nj\u00eb sht\u00ebpi banimi t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi truallin e m\u00ebsip\u00ebrm, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dy kate banimi dhe bodrume me sip. kati 130 m2. Truall me sip\u00ebrfaqe 16,000 m2, ku subjekti ka n\u00eb pron\u00ebsi \u00bc dhe \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet 4 kontratave n\u00eb vitin 1996, p\u00ebr vler\u00ebn 2.79 milion\u00eb lek\u00eb. Tok\u00eb bujq\u00ebsore me sip\u00ebrfaqe 100 mij\u00eb m2 n\u00eb fshatin Shqiten t\u00eb bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, me pjes\u00eb takuese \u00bc. KPK ka shqyrtuar edhe shitjen e sht\u00ebpis\u00eb me bodrume dhe tri kate t\u00eb nd\u00ebrtuara, p\u00ebr vler\u00ebn 520 mij\u00eb USD nga babai i subjektit\u00a0 drejt kreut t\u00eb ish-firm\u00ebs piramidale Vefa Holding.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se shitja e k\u00ebsaj banese ka sh\u00ebrbyer si burim krijimi i pronave t\u00eb tjera dhe ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti i rivler\u00ebsimit ishte n\u00eb funksion, trupi gjykuese \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb origjin\u00ebn dhe transaksionet e kryera me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. \u00a0Shitja e k\u00ebsaj pron\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr babain e subjekti si burim financiar p\u00ebr blerjen e 26,882 m2 tok\u00eb, me vler\u00eb 23.9 milion lek\u00eb n\u00eb vitet 1996-1997.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se nga shum\u00eb 520 mij\u00eb USD q\u00eb babai i subjektit kishte marr\u00eb nga kompania Vefa Holding, 270 mij\u00eb USD i ka investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, nd\u00ebrsa 250 mij\u00eb USD i ka dh\u00ebn\u00eb me fajde tek kompania huamarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Kjo pron\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb konflikti gjyq\u00ebsor midis familjes s\u00eb subjektit dhe kompanis\u00eb Vefa Holding. N\u00eb vitin 2002, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ka shpallur t\u00eb pavlefshme kontrat\u00ebn e shitjes dhe kthimin e pron\u00ebs n\u00eb gjendjen fillestare. Gjykata e Apelit ka njohur pronar t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs babain e subjektit n\u00eb vitin 2003 dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit Gjykata e Lart\u00eb \u00a0vendosi prishjen e vendimit t\u00eb Apelit Tiran\u00eb dhe d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rishqyrtim me tjet\u00ebr trup gjykues. Gjat\u00eb rishqyrtimit n\u00eb Apel, babai i subjektit ka ngritur pretendimin se ka depozituar n\u00eb vitin 1996 pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Vefa Holding, 475 mij\u00eb USD dhe 800 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim gjykata ka vendosur shuarjen e detyrimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella dhe njohjen e babait t\u00eb subjektit si pronar t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb t\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij transaksioni, KPK ka administruar kontratat e huamarrjes midis babait t\u00eb subjektit dhe kompanis\u00eb Vefa Holding, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse shitja e sht\u00ebpis\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pasurit\u00eb e tjera. Pas marrjes s\u00eb \u00a0provave dhe analizimit t\u00eb tyre, KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb nga personi i lidhur, duke n\u00ebnvizuar q\u00eb n\u00eb vitet 1994-1996 babait i tij rezulton me nj\u00eb bilanc negativ prej 35 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr shqyrtimin n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku pal\u00eb n\u00eb gjykim ka qen\u00eb shtetasi Vehbi Alimu\u00e7a \u2013 kreu i kompanis\u00eb Vefa Holding, me t\u00eb cilin babai i subjektit ka pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie interesi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Petku i ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e KPK-s\u00eb duke pretenduar se Komisioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar ka pretenduar se pronat e familjes jan\u00eb ngritur me t\u00eb ardhurat deri n\u00eb vitin 1996, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato jan\u00eb ngritur me t\u00eb ardhurat deri n\u00eb vitin 2002. N\u00eb analiz\u00ebn ligjore t\u00eb fakteve, KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shpjegimet e subjektit te rivler\u00ebsimit pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb dh\u00ebna nga ai gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb analiz\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb deklarimeve p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive, subjekti i rivler\u00ebsimit ka ndryshuar deklarim gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb lidhje me burimin e koh\u00ebn e krijimit t\u00eb pasurive,\u201d shprehet KPK.<\/p>\n<p>Komisioni ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebse krahasuese t\u00eb pasurive t\u00eb blera dhe t\u00eb krijuara nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, burimeve kryesore t\u00eb t\u00eb ardhurave deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1996, mb\u00ebshtetur n\u00eb shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe dokumentacionin ligjor shoq\u00ebrues. Nga kjo analiz\u00eb ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara. Gjithashtu sipas KPK-s\u00eb deklarimet e subjektit n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e personit t\u00eb lidhura kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e personit t\u00eb lidhur dhe pasurit\u00eb e ngritur me burimet e tij financiare, KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb lidhje me burimin e p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Origjina e 3 vilave <\/strong><\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe mbi sht\u00ebpin\u00eb e banimit, e deklaruar si e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 2 kate prej 130 m2 dhe bodrume t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb truallin prej 6 mij\u00eb m2, e cila \u00ebsht\u00eb legalizuar n\u00eb vitin 2005 dhe i ka kaluar subjektit me trash\u00ebgimi n\u00eb vitin 2015-t\u00eb. Nga hetimi administrativ i k\u00ebsaj pasurie, KPK ka konstatuar se subjekti ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor financiar lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb subjektit, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit me sip. totale 403.9 m2, si dhe mosp\u00ebrputhje deklarimesh p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb tij. Sipas KPK-s\u00eb ka mosp\u00ebrputhje deklarimesh n\u00eb deklarat\u00ebn veting me deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2015, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb deklaruar vet\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi banimi e nd\u00ebrtuar mbi truallin e m\u00ebsip\u00ebrm &#8211; e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dy kate banimi dhe bodrume me sip kati 130 m2, kurse n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr vitin 2015 jan\u00eb deklaruar tre sht\u00ebpi banimi t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi truallin e m\u00ebsip\u00ebrm. Gjithashtu, bazuar n\u00eb deklarimet\u00a0 b\u00ebr\u00eb nga familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb legalizimit, ka dyshime se investimi p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrtesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga subjekti dhe jo babai i tij.<\/p>\n<p>Subjektit i ka kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 3 vilave. Gjyqtari Petku ka insistuar se burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb kompanis\u00eb huamarr\u00ebse Vefa Holding. Komisioni ka arritur p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrtimi i fshehur dhe Kepi Dragoj\u00ebve <\/strong><\/p>\n<p>KPK ka hetuar dhe prezenc\u00ebn e nj\u00eb nd\u00ebrtimi infomal mbi truallin me sip\u00ebrfaqe 16,000 m2 t\u00eb bler\u00eb nga babai i subjektit n\u00eb vitin 1996. Sipas subjektit kjo nd\u00ebrtes\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht 1 dhe 2 kate dhe e pap\u00ebrfunduar si dhe e palegalizuar. Petku deklaron se n\u00eb momentin e nisjes s\u00eb procedurave t\u00eb legalizimit ai dhe in v\u00ebllai, si dhe n\u00ebna e tij, kan\u00eb hequr dor\u00eb nga \u00e7do e drejt\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb objekt dhe mbi p\u00ebrfshirjen n\u00eb legalizimin e tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimeve financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti, si dhe fshehjen e tij n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe at\u00eb t\u00eb interesave private periodike.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rezultat hetimi, Petku ka deklaruar se ai nuk ka t\u00eb drejta pasurore mbi k\u00ebt\u00eb pasuri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ka gjetur pasqyrim as n\u00eb deklaratat periodike e as n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Megjithat\u00eb, ky argument nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga trupa gjykuese e cila ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka fshehur pasurin\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1994 e deri n\u00eb vitin 2014, babai i subjektit ka qen\u00eb pronar i shoq\u00ebris\u00eb \u2018Kepi Dragoj\u00ebve\u2019 Sh.p.k. dhe n\u00eb vitin 2000 dhe 2001, ai i ka dh\u00ebn\u00eb borxh k\u00ebsaj shoq\u00ebrie shum\u00ebn 105,7 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare.<\/p>\n<p>Gjyqtari Petku nuk ka paraqitur n\u00eb KPK, shpjegime dhe dokumentacion q\u00eb justifikon ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre vlerave monetare, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e deklaruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit, dokumentacionin financiar pjes\u00eb e dosjes p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, si dhe t\u00eb dh\u00ebna nga institucione shtet\u00ebrore, subjekte t\u00eb ndryshme private, si dhe shpjegime t\u00eb dh\u00ebna pas rezultateve t\u00eb hetimit, KPK ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb treguesve financiar\u00eb t\u00eb gjyqtarit Fehmi Petku. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj analize, trupi gjykues, n\u00eb unanimitet, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Petku, ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka mundur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit administrativ me shpjegimet dhe provat e paraqitura prej tij dhe t\u00eb bind\u00eb trupin gjykues mbi pav\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vetingut \u2013 past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, KPK ka administruar raportin e p\u00ebrpiluar nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar p\u00ebr subjektin. DSIK ka d\u00ebrguar nj\u00eb raport fillestar n\u00eb KPK ku konstatohet p\u00ebrshtatshm\u00ebria e subjektit, por theksohet fakti se ky raport \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb informacionit nga nj\u00ebri prej organeve ligjzbatuese. KPK i ka k\u00ebrkuar DSIK-s\u00eb ta rishikoj\u00eb raportin. DSIK ka d\u00ebrguar nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb ku ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Fehmi Petku p\u00ebr vijimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur n\u00eb lidhje me informacion e p\u00ebrmbajtur n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb. Ky hetim konsistoi n\u00eb verifikimin e rrethanave, q\u00eb e kishin \u00e7uar Grupin e Pun\u00ebs t\u00eb DSIK-s\u00eb n\u00eb konstatimin e pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb subjektit p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, si dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb ngjarjeve konkrete &#8211; me q\u00ebllim gjetjen e provave, p\u00ebr realizimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb, rezulton se disponohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit se ngrihen dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion pasiv gjat\u00eb gjykimit t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore. Autoritetet verifikuese b\u00ebjn\u00eb gjithashtu me dije se disponohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr djalin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, shtetasin Bekim Petku.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimet e raporti t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb, KPK i kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs. Subjekti ka deklaruar se gjetjet e raportit i gjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, por sipas KPK-s\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb apo sqarim bind\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultatit t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb kriterit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, shumica e trupit gjykues ka konkluduar se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs si gjyqtar, p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien e tij n\u00ebn presion nga strukturat kriminale. Ky p\u00ebrfundim i shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar n\u00eb mendimin paralel nga relatorja Xhensila Pine.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb KPK ka administruar nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, konstatohet se gjat\u00eb periudh\u00ebs trevje\u00e7are t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb profesionalizmit p\u00ebr gjyqtarin Fehmi Petku jan\u00eb paraqitur gjithsej 4 ankesa n\u00eb Inspektoratin e KLD-s\u00eb. \u00a0Tri ankesa t\u00eb vitit 2015 jan\u00eb arkivuar pas shqyrtimit fillestar &#8211; dy ankesa me arsyetimin se pretendimet mund t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes apelimit gjyq\u00ebsor dhe ankesa e tret\u00eb ka rezultuar e p\u00ebrs\u00ebritur. Nj\u00eb ankes\u00eb e vitit 2016 \u00ebsht\u00eb verifikuar n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e hedhjes s\u00eb shortit, por \u00ebsht\u00eb arkivuar pasi pretendimet rezultuan t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrit t\u00eb procedimeve disiplinore, p\u00ebr gjyqtarin Fehmi Petku p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr procedim dhe nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Nga v\u00ebzhgimi i pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara nga KPK, rezultoi se kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb p\u00ebrfunduar brenda afateve standard, nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar tej k\u00ebtij afati. Nga v\u00ebzhgimi i pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara, rezultoi se gjyqtari Fehmi Petku nuk i kushton sa duhet r\u00ebnd\u00ebsi arsyetimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb vendimeve, pasi n\u00eb asnj\u00eb rast vendimi nuk \u00ebsht\u00eb arsyetuar brenda afatit ligjor 5-ditor. Megjithatw, KPK pranon se duhet evidentuar se gjyqtari Fehmi Petku ka pasur ngarkes\u00eb sasiore mbi standardin minimal. Nga shqyrtimi i k\u00ebtyre dosjeve ka rezultuar se n\u00eb nj\u00eb rast subjekti nuk ka respektuar rregullat procedurale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga kontrolli gjyq\u00ebsor i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb mbi pes\u00eb dosjet e v\u00ebzhguara nuk jan\u00eb konstatuar gabime gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se n\u00eb vitin 2006, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb KLD nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr procedim disiplinor ndaj k\u00ebtij gjyqtari. Sipas relacionit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Drejtoria e Inspektimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb rezulton se gjyqtari Fehmi Petku n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve penale ka lejuar shkelje t\u00eb ligjit material e procedural. Sipas relacioni subjekti ka favorizuar padrejt\u00ebsisht t\u00eb pandehurit dhe ka cenuar besueshm\u00ebrin\u00eb e publikut n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb sqarimet e tij subjekti ka deklaruar se procedimi disiplinor i iniciuar ndaj tij ka qen\u00eb i padrejt\u00eb dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, KLD-ja ka vendosur pushimin e procedimit disiplinor, si rezultat e t\u00ebrheqjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr procedim nga Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb gjyqtari Petku ka shqyrtuar n\u00eb vitin 1999 \u00a0p\u00ebr dy seanca \u00e7\u00ebshtjen ndaj ish kreut t\u00eb firm\u00ebs piramidale Vefa Holding, Vehbi Alimu\u00e7a, edhe pse ndodhej n\u00eb konflikt interesi p\u00ebr shkak t\u00eb transaksioneve financiare t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij me t\u00eb pandehurin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces v\u00ebllai i subjektit ka qen\u00eb gjithashtu n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit. Petku ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tij nga trupi gjykues duke e cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb. Megjithat\u00eb, Gjykata e Apelit ka vendosur p\u00ebrjashtimin nga \u00e7\u00ebshtja t\u00eb gjyqtarit, vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve KPK ka vler\u00ebsuar se subjekti ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, ai ka pranuar dhe madje ka drejtuar dy seanca gjyq\u00ebsore kund\u00ebr Vehbi Alimu\u00e7a, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vet\u00ebm tre vjet para k\u00ebtij gjykimi familjar\u00ebt e tij kishin hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare me k\u00ebt\u00eb t\u00eb pandehur. Megjith\u00ebse shkelja e etik\u00ebs s\u00eb gjyqtarit, p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, KPK ka \u00e7muar se ky veprim ka lidhje me vler\u00ebsimin e kriterit pasuror t\u00eb subjektit, p\u00ebrve\u00e7se vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb t\u00eb tria kritereve: t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb figur\u00ebs dhe t\u00eb vler\u00ebsimit profesional&#8230;duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe etik\u00ebn e gjyqtarit, shumica konkludon se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Fehmi Petku, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka cenuar r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia,\u201d p\u00ebrfundon KPK.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin duke dh\u00ebn\u00eb arsyet p\u00ebrse votoi p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Fehmi Petku, i cili d\u00ebshtoi n\u00eb t\u00eb tre kriteret e vetingut. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":76009,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,473],"tags":[666,194,107,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190402_143013_020419043-3_xdwpXVQ.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, Fehmi Petku, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Petku po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij.\t\/r\/n\/r\/nHead of Serious Crimes Appeal Court Fehmi Petku, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Petku is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76008"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76008"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76010,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76008\/revisions\/76010"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}