{"id":76011,"date":"2019-05-13T19:03:41","date_gmt":"2019-05-13T17:03:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-prokurorise-se-tropojes-artan-shtrungza-perballet-me-vetingun\/2019\/05\/13\/"},"modified":"2023-04-07T12:06:45","modified_gmt":"2023-04-07T10:06:45","slug":"drejtuesi-i-prokurorise-se-tropojes-artan-shtrungza-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-prokurorise-se-tropojes-artan-shtrungza-perballet-me-vetingun\/2019\/05\/13\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs, Artan Shtrungza p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebs d\u00ebgjimore si pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tropoj\u00eb, Artan Shtrungza.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62060\" aria-describedby=\"caption-attachment-62060\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Shtrungza-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-62060 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Shtrungza-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62060\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62060\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs, Artan Shtunza | Foto &#8211; Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tropoj\u00eb, Artan Shtrungza u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me procesin e rivler\u00ebsimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan probleme me profesionalizimin, t\u00eb cilat u pranuan edhe prej vet\u00eb prokurorit q\u00eb u justifikua se gabimet kishin ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb mbingarkes\u00ebs n\u00eb pun\u00eb. Treshja gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebrb\u00ebhej nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare, nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Shtrungza e ka nisur karrier\u00ebn e tij n\u00eb vitin 2004 si Oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2010 ai \u00ebsht\u00eb promovuar si prokuror po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rreth gjyq\u00ebsor. Q\u00eb nga viti 2012, Shtrungza ka mbajtur p\u00ebr periudha t\u00eb ndryshme pozicionin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Genta Tafa (Bungo) u shpreh se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, e ka vler\u00ebsuar pozitivisht prokurorin Artan Shtrungza lidhur me kriterin e pasuris\u00eb. M\u00eb pas ajo renditi disa gjetje t\u00eb komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimin e nj\u00eb banese nj\u00eb kat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe 108 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar para vitit 1990, n\u00eb fshatin C\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Tropoj\u00ebs &#8211; t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit, komisioni ka konstatuar se prokurori Shtrungza nuk ka dor\u00ebzuar asnj\u00eb dokument pron\u00ebsie. Sipas relatores, ai ka dor\u00ebzuar nj\u00eb v\u00ebrtetim nga kryesia e fshatit, se banesa \u00ebsht\u00eb e paregjistruar p\u00ebr shkak t\u00eb djegies s\u00eb dokumenteve gjat\u00eb trazirave n\u00eb vitin 1997. Nd\u00ebrsa p\u00ebr rikonstruksionet e kryera n\u00eb vitin 2008, 2011 dhe 2012, relatorja Bungo pohoi se p\u00ebr shkak t\u00eb mos dor\u00ebzimit t\u00eb dokumenteve nga ana e subjektit, pasqyrimi i k\u00ebtyre investimeve ka mbetur deklarativ. Prokurori Shtrungza ka deklaruar se ka r\u00ebn\u00eb dakord me xhaxhain p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij pran\u00eb asaj ku banon, kur t\u00eb regjistrohet n\u00eb hipotek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb blerjen e automjetit tip Benz n\u00eb shum\u00ebn e 300 mij\u00eb lek\u00ebve dhe gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb konsideruar se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Edhe n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb me afat pes\u00eb-vje\u00e7ar n\u00eb shum\u00ebn e 1 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr rikonstruksionin e sht\u00ebpis\u00eb, nuk u evidentuan problematika.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka evidentuar dy transferta nga 10 mij\u00eb lek\u00eb secila t\u00eb kryera p\u00ebr llogari t\u00eb prokurorit Shtrungza nga shtetasi A.N.. Sipas relatores Bungo, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2016, jan\u00eb gjetur mungesa t\u00eb ardhurash p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb shum\u00ebn e 160 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur t\u00eb sakt\u00eb konstatimet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, p\u00ebr p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Artan Shtrungza p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, pasi nuk jan\u00eb identifikuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, komisioni ka konstatuar probleme n\u00eb aspektin profesional, t\u00eb cilat u pranuan edhe nga vet\u00eb prokurori Shtrungza. Sipas relatores Bungo, nga tet\u00eb dosjet e verifikuara \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb rast kur duket se prokurori ka vendosur pushimin e hetimit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr dh\u00ebnie amnistie. N\u00eb dy raste \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk ka marr\u00eb vendime p\u00ebr zgjatje t\u00eb hetimeve dhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr nuk ka argumentuar akuz\u00ebn e ngritur.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet e komisionit p\u00ebr banes\u00ebn e trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit, Shtrungza u shpreh gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se regjistrimi i k\u00ebsaj prone kishte qen\u00eb i pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore. Ai pohoi se i kishte paraqitur komisionit foto t\u00eb banes\u00ebs para dhe pas kryerjes s\u00eb rikonstruksioneve.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy transfertat nga 10 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kryera n\u00eb favor t\u00eb tij nga A.N., prokurori Shtrungza shpjegoi se k\u00ebto para ja kishte dh\u00ebn\u00eb babait t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij dhe se m\u00eb pas ai ja kishte kthyer n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Shtrungza pohoi se n\u00eb vitin 2016 kishte pasur shpenzime familjare dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave ishin fituar nga puna q\u00eb kryente bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb kultivimin e perimeve dhe frutave.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai pranoi gabimet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte hetuar, duke faj\u00ebsuar mbingarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr shkak se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte qen\u00eb i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKam interpretuar gabim ligjin dhe udh\u00ebzimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr amnistin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs n\u00eb pun\u00eb, pasi kam qen\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb Tropoj\u00eb me nj\u00eb oficer t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. K\u00ebto kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb i ngarkesave t\u00eb tep\u00ebrta\u201d, shpjegoi prokurori Shtrungza.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb, Etleda \u00c7iftja e pyeti prokurorin Shtrungza lidhur me nj\u00eb denoncim nga publiku p\u00ebr vones\u00eb t\u00eb hetimeve. Ai pohoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb transferuar nga Prokuroria e Kuk\u00ebsit p\u00ebr kompetenc\u00eb dhe se ishin nevojitur t\u00eb kryeheshin hetime t\u00eb detajuara p\u00ebr t\u00eb konkluduar. Prokurori Shtrungza pohoi se denoncuesja nuk kishte pasur ankesa dhe se dosjen e kishte deleguar s\u00ebrish n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kuk\u00ebsit, pasi nuk ishte v\u00ebrtetuar konflikti i interesit.<\/p>\n<p>Pas pyetjes lidhur me numrin e prokuror\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb kishte prokuroria e Tropoj\u00ebs, ai shpjegoi se nevojiteshin tre, por se kishte qen\u00eb edhe vet\u00ebm dhe tani gjendeshin dy, pasi nj\u00eb tjet\u00ebr ishte komanduar n\u00eb nj\u00eb rreth tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas interesimit t\u00eb v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare Elka Ermenkova p\u00ebr ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs, prokurori Shtrungza pohoi se p\u00ebr vitin 2018 kishte hetuar 218 \u00e7\u00ebshtje. Ai theksoi se prioritare ishin hetimet e veprave t\u00eb r\u00ebnda penale dhe evidentoi faktin se Policia Gjyq\u00ebsore n\u00eb Tropoj\u00eb ka mungesa t\u00eb theksuara t\u00eb profesionist\u00ebve dhe se kryheshin transferime t\u00eb shpeshta t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Shtrungza k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 16 maj, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebs d\u00ebgjimore si pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tropoj\u00eb, Artan Shtrungza.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":76012,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[811,171,149,812],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Shtrungza-1.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs, Artan Shtunza | Foto - Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76011"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76011"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76013,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76011\/revisions\/76013"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}