{"id":76017,"date":"2019-05-02T16:50:34","date_gmt":"2019-05-02T14:50:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-kerkon-shkarkimin-ne-kolegj-islamaj-pasuria-ime-eshte-e-ligjshme\/2019\/05\/02\/"},"modified":"2023-04-07T12:10:02","modified_gmt":"2023-04-07T10:10:02","slug":"komisioneri-kerkon-shkarkimin-ne-kolegj-islamaj-pasuria-ime-eshte-e-ligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-kerkon-shkarkimin-ne-kolegj-islamaj-pasuria-ime-eshte-e-ligjshme\/2019\/05\/02\/","title":{"rendered":"Komisioneri k\u00ebrkon shkarkimin n\u00eb Kolegj, Islamaj: Pasuria ime \u00ebsht\u00eb e ligjshme"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj pas konkluzioneve t\u00eb pal\u00ebve. Vendimi p\u00ebr karrier\u00ebn e Islamajt do t\u00eb shpallet m\u00eb 22 maj.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53718\" aria-describedby=\"caption-attachment-53718\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53718\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"53718\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53718\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj, duke dale pas nje seance te Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm te Apelimit, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pas 11 seancave p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj paraqit\u00ebn t\u00eb enjten konkluzionet e tyre p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa i q\u00ebndroi ankimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb para Kolegjit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Islamajt, me argumentin se nuk justifikon pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimet e gjyqtarit Edmond Islamaj kan\u00eb qen\u00eb kontradiktore. Ai ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb diferenc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn e 6 milion\u00eb lek\u00ebve,\u201d pretendoi Komisioneri Publik, duke k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, gjyqtari Edmond Islamaj e quajti \u201cmjegullnaj\u00eb\u201d ankimimin e Komisionerit Publik dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi asnj\u00eb pasuri m\u00eb t\u00eb madhe nga sa mund t\u00eb justifikohet ligj\u00ebrisht. Burimet e pasuris\u00eb son\u00eb jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe nuk kan\u00eb burim t\u00eb panjohur apo q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb dyfishin, ashtu si parashikon ligji,\u201d tha Islamaj duke k\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr konfirmimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet e komisionerit<\/strong><\/p>\n<p>Edmond Islamaj ishte an\u00ebtari i par\u00eb i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb u p\u00ebrball me procesin e vetingut dhe u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 7 qershor 2018. Por vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u kund\u00ebrshtua nga Komisioneri Publik, i cili e \u00e7oi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrball\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebrfundimisht p\u00ebr karrier\u00ebn e Edmond Islamajt drejtohet nga Luan Daci, me relator Sokol \u00c7omon dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Ina Ram\u00ebn dhe Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, komisioneri Ballhysa iu rikthye pasurive objekt ankimi t\u00eb gjyqtarit Islamaj; nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1 mij\u00eb metrash tok\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb, bler\u00eb p\u00ebr 137 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015, tre pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit, nj\u00eb apartament 106.7 m2 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve si dhe nj\u00eb automjet \u201cLand Rover\u201d n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me baban\u00eb e ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb tok\u00eb \u201ckullot\u00eb\u201d n\u00eb Kavaj\u00eb, komisioneri u shpreh se \u00e7mimi i shitjes ka qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb subjektit, pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt nga ai i referenc\u00ebs dhe se personi q\u00eb e ka shitur, e ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij pak koh\u00eb para se toka t\u00eb blihej nga subjekti. Sipas komisionerit, kjo pasuri gjendet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me potencial t\u00eb madh t\u00eb zhvillimit turistik.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkuam hetim p\u00ebr fiktivitetin dhe konfliktin e mundsh\u00ebm t\u00eb interesit apo trajtim preferencial t\u00eb fshehur, por Kolegji u bazua n\u00eb deklarimet e subjektit, i cili u shpreh se nuk kishte pasur ndonj\u00eb konflikt interesi,\u201d pohoi n\u00eb seanc\u00eb Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai u ndal n\u00eb tre pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb gjyqtarit Islamaj; apartamentin me sip\u00ebrfaqe 141.13 m2, nj\u00ebsi\/ambient tregtar me sip\u00ebrfaqe 55 m2 dhe garazh me sip\u00ebrfaqe 16 m2, n\u00eb Durr\u00ebs, duke pretenduar se pasurit\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto pasuri jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, por pa burimin e krijimit t\u00eb tyre,\u201d tha Ballhysa, duke renditur m\u00eb pas disa prej hetimeve t\u00eb kryera nga Kolegji, si k\u00ebrkesat e drejtuara n\u00eb hipotek\u00ebn e Durr\u00ebsit p\u00ebr dat\u00ebn e regjistrimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive dhe penaliteteve p\u00ebr vonesat e regjistrimit t\u00eb pasuris\u00eb me 11 vite.<\/p>\n<p>Ballhysa konstatoi se pavar\u00ebsisht se zyra hipotekore kishte kthyer p\u00ebrgjigje ku thuhej se regjistrimi i pronave ishte kryer n\u00eb vitin 2001, nuk kishte paraqitur dokumente provuese dhe se n\u00eb dosjen e Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Kontrollit Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, nuk jan\u00eb dy flet\u00ebt ku pasqyrohet deklarimi i pasurive t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb gjyqtarit Islamaj, S.T.. M\u00eb tej, komisioneri konkludoi se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provonte n\u00ebp\u00ebrmjet burimeve t\u00eb ligjshme mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebto tre prona.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin 106.7 m2 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb rezulton t\u2019u jet\u00eb dhuruar prej babait t\u00eb tij, komisioneri tha se deklarimet e subjektit kishin qen\u00eb kontradiktore.<\/p>\n<p>\u201cAi ka th\u00ebn\u00eb se mesa ishte n\u00eb dijeni, babai ka pasur parat\u00eb e tij dhe se p\u00ebrderisa nuk jeton m\u00eb, nuk p\u00ebrjashtonte mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb huaje,\u201d tha Ballhysa lidhur me deklarimin e gjyqtarit Islamaj. Komisioneri e quajti t\u00eb kund\u00ebrt deklarimin e subjektit me at\u00eb t\u00eb A.K., i cili ka th\u00ebn\u00eb se nuk i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb para cash, por se pagesat jan\u00eb kryer n\u00eb bank\u00eb. Sipas komisionerit, v\u00ebrtetohet derdhja e shum\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shitjen e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbetet i paqart\u00eb burimi i ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioneri evidentoi si problematika edhe shitjen e dy mjeteve n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa ishin bler\u00eb edhe pse ishin p\u00ebrdorur prej subjektit dhe bashk\u00ebjetuerses s\u00eb tij p\u00ebr disa vite. Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e ankimit t\u00eb tij ishte automjeti \u201cLand Rover\u201d n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me baban\u00eb e ndjer\u00eb, ku pjesa takuese e babait t\u00eb Islamajt ka qen\u00eb 12 mij\u00eb nga 21 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse subjekti ka deklaruar se shlyerja e k\u00ebsaj vlere \u00ebsht\u00eb kryer me tre k\u00ebste, nuk arrihet t\u00eb provohet nga dokumentacioni i bank\u00ebs, pasi nuk duken as\u00a0vulat dhe as n\u00ebnshkrimet e punonj\u00ebsve apo t\u00eb subjektit,\u201d pretendoi Ballhysa, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim edhe t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik kontestoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Kolegji, duke pohuar n\u00eb seanc\u00eb se nuk jan\u00eb pasqyruar shpenzimet.<\/p>\n<p>\u201cShpenzimet e kryera nuk mbulohen me burime t\u00eb ligjshme, pasi nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihen tek t\u00eb ardhurat vlerat e shitjes s\u00eb dy mjeteve p\u00ebr shkak se nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohen si burime t\u00eb ligjshme,\u201d pretendoi ai.<\/p>\n<p>Sipas komisonerit, gjyqtari Islamaj ka kryer deklarime t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn dhe se nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb diferenc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn e 6 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb Islamajt me argumentin se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Islamaj k\u00ebrkon rikonfirmim<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb kund\u00ebrshtoi pretendimet e Komisionerit Publik dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb ler\u00eb t\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Islamaj tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se hetimet e kryera n\u00eb Kolegj nuk soll\u00ebn asnj\u00eb risi.<\/p>\n<p>\u201cNuk soll\u00ebn asnj\u00eb risi hetimet. Kam konsideruar t\u00eb panevojsh\u00ebm hetimin nga e para, duke injoruar hetimin e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, ILDKPKI dhe Komisioni. Por kolegji pranoi t\u00eb hetoj\u00eb shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik,\u201d pohoi gjyqtari Islamaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb kullot\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb, ai shpjegoi se nuk ka pasur shitje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme ashtu si pretendon ankuesi, por se ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shitje.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimi i shitjes p\u00ebrfaq\u00ebson gjendjen dhe statusin e saj si kullot\u00eb, se \u00ebsht\u00eb e pashfryt\u00ebzueshme. Ankuesi e konsideroi padrejt\u00ebsisht si zon\u00eb turistike,\u201d tha gjyqtari.<\/p>\n<p>Ai u ndal tek pronat e bashk\u00ebjetueses, duke sqaruar se ato jan\u00eb deklaruar q\u00eb n\u00eb fillim dhe se pasuria \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebguar nga gjyshi i saj. \u201cBashk\u00ebshortja ime ka burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasurive. T\u00eb provueshme jan\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna e saj n\u00eb dy OJF,\u201d pohoi Islamaj, duke shtuar se apartamenti ku jetojn\u00eb tani ishte p\u00ebrfituar nga akte normale t\u00eb kalimit t\u00eb pron\u00ebs nga pindi tek f\u00ebmija.<\/p>\n<p>Islamaj e quajti t\u00eb paqart\u00eb hetimin p\u00ebr pasurin\u00eb e bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij, nd\u00ebrsa theksoi se i ati i ka krijuar t\u00eb ardhurat gjithmon\u00eb me pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe se gjith\u00e7ka ka qen\u00eb e pasqyruar n\u00eb organet tatimore.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri kund\u00ebrshtoi gjith\u00e7ka, duke mjegulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale burimin e krijimit t\u00eb pasurive.\u00a0Doja t\u00eb theksoja se p\u00ebr llogaritjen e shpenzimeve duhet t\u00eb merret parasysh ajo e ILDKPKI lidhur me shpenzimet minimale te jetes\u00ebs,\u201d pohoi Islamaj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai shpjegoi se deklartat periodike jan\u00eb bazuar n\u00eb kursimet vjetore, pasi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhur me formular\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cDeklaratat nuk kane pasur rubrik\u00eb p\u00ebr shpenzimet. Duke qen\u00eb se nuk na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb blejm\u00eb sht\u00ebpi ve\u00e7 automjeteve, duke mos pasur prekje t\u00eb kursimeve, nuk ka pasur arsye t\u00eb deklaroheshin n\u00eb deklarimin periodik,\u201d tha Islamaj nd\u00ebrsa shtoi se ka qen\u00eb vet\u00eb i pari q\u00eb e ka korigjuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ende pa nisur procesi i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka sens ligjor dhe juridik q\u00eb k\u00ebto pasakt\u00ebsi t\u00eb sjellin shkarkimin tim, pasi nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fshehin pasuri apo t\u00eb ardhura,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Islamaj theksoi se t\u00eb gjitha provat e reja kan\u00eb p\u00ebrforcuar p\u00ebrfundimin e KPK-s\u00eb dhe se nuk ka argumente pse t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ana e Kolegjit. Sipas tij, nuk ka fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apo deklarim t\u00eb rrem\u00eb, pasi pjesa m\u00eb e madhe e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb e trash\u00ebguar.<\/p>\n<p>\u201cBurimet e pasuris\u00eb son\u00eb jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe nuk kan\u00eb burim t\u00eb panjohur apo q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb dyfishin ashtu si parashikon ligji,\u201d tha Islamaj.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese, Luan Daci deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr gjyqtarin Edmond Islamaj. Vendimi i Kolegjit p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb 22 Maj, ora 15:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj pas konkluzioneve t\u00eb pal\u00ebve. Vendimi p\u00ebr karrier\u00ebn e Islamajt do t\u00eb shpallet m\u00eb 22 maj.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76018,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[816,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181112_184335_121118025-2_5Mj8BbH.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtari Edmond Islamaj, duke dal\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. | Foto nga : LSA\n","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76017"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76017"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76019,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76017\/revisions\/76019"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76018"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}