{"id":76020,"date":"2019-05-01T18:06:06","date_gmt":"2019-05-01T16:06:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-gjysmen-e-vendimit-te-kpk-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-per-adriatik-camen\/2019\/05\/01\/"},"modified":"2023-04-07T12:10:13","modified_gmt":"2023-04-07T10:10:13","slug":"kolegji-rrezoi-gjysmen-e-vendimit-te-kpk-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-per-adriatik-camen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-gjysmen-e-vendimit-te-kpk-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-per-adriatik-camen\/2019\/05\/01\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzoi &#8220;gjysm\u00ebn&#8221; e vendimit t\u00eb KPK, por la n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr Adriatik Cam\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>KPA vulosi shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama p\u00ebr pasurin\u00eb edhe pse rr\u00ebzoi KPK-n\u00eb n\u00eb kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs duke konstatuar se ish-prokurori nuk mund t\u00eb penalizohej p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, pasi personi me t\u00eb cilin kishte pasur kontakt ishte proceduar penalisht p\u00ebr kontraband\u00eb dhe jo\u00a0 krim t\u00eb organizuar.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52013\" aria-describedby=\"caption-attachment-52013\" style=\"width: 526px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52013\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180711_113311_110718004-2_oqH1Uw6-526x400.jpg\" alt=\"\" width=\"526\" height=\"400\" data-id=\"52013\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-52013\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Adriatik Cama, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA) e ka gjetur vet\u00ebm pjes\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs Adriatik Cama.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimi e zbardhur thuhet se Kolegji kishte rikonfirmuar gjetjet e Komisionit p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konfirmoi shkarkimin e Cam\u00ebs \u201cp\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr KPA gjeti se kontaktet e cil\u00ebsuara t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb Cam\u00ebs nuk ishin me persona q\u00eb kishin lidhje me krimin e organizuar dhe se p\u00ebrndryshe nga vendimi i Komisionit deklarimi i ish-prokurorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter ishte i mjaftuesh\u00ebm. Kolegji n\u00eb vendim vler\u00ebson se Komisioni mund t\u00eb ishte shprehur ndryshe n\u00eb lidhje me shkeljet e v\u00ebrejtuara n\u00eb pushimin e nj\u00eb cc\u00ebshtje, por ato nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ardian Hajdari Kryesues, Albana Shtylla relatore dhe Ina Rama, Luan Daci e Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb, vendosi n\u00eb 18 Shkurt n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi q\u00eb t\u00eb \u00e7moj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit ndaj Cam\u00ebs duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Prokurori Adriatik Cama iu n\u00ebnshtrua vetingut me p\u00ebrpar\u00ebsi, pasi ishte nj\u00ebri prej 19 kandidat\u00ebve p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Para se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2010, ai ka punuar n\u00eb Tepelen\u00eb dhe n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ankimi p\u00ebr shkeljen e procedur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Adriatik Cama i \u00ebsht\u00eb drejtuar KPA-s\u00eb me ankim duke k\u00ebrkuar prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 12 korrik 2018, p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb \u201cmoszbatim t\u00eb parimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile, si gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ, ashtu edhe gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore\u201d.<\/p>\n<p>Cama ka pretenduar se KPK e ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij \u201cn\u00eb munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs juridike, me trajtim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb provave, me shprehje kontradiktore dhe t\u00eb paqarta n\u00eb paragraf\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, me fakte t\u00eb rreme e t\u00eb pav\u00ebrteta, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e arsyetimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Ai e ka quajtur antikushtetuese dhe antiligjore q\u00eb t\u2019i caktohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr deklarata t\u00eb dh\u00ebna para 15 vjet\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ato kan\u00eb qen\u00eb objekt kontrolli nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI.<\/p>\n<p>Por KPA konstaton se pretendimi i prokurorit Cama n\u00eb lidhje me moszbatimin e parimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Komision, ishin n\u00eb nivel deklarativ, pasi ai nuk ka shpjeguar cilat jan\u00eb parimet dhe n\u00eb cilat momente procedurale ka munguar zbatimi i tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA sqarohet se n\u00eb vazhdim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, subjekti ka deklaruar se ka marr\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet, pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e dosjes s\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe nuk ka kontestuar elemente procedurale t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb hetimit t\u00eb zhvilluar ndaj tij, apo element\u00eb procedural\u00eb t\u00eb lidhur me zhvillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb realizuar nga Komisioni, subjektit i \u201cjan\u00eb garantuar t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat procedurale t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj, si edhe jan\u00eb respektuar parimet e procesit t\u00eb rregullt ligjor\u201d.<\/p>\n<p>KPA, identifikon disa gabime q\u00eb referojn\u00eb hapat procedural\u00eb t\u00eb ndjekur nga trupi gjykues i KPK-s\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb datat e cituara n\u00eb vendim, nuk korrespondojn\u00eb me datat e sakta t\u00eb akteve procedurale, por pavar\u00ebsisht k\u00ebtij gabimi material, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se Komisioni e ka kryer procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me p\u00ebrcaktimet e ligjit nr. 84\/2016 dhe parimet e procesit t\u00eb rregullt ligjor\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se komisioni ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb provave, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr konstatimin e situat\u00ebs faktike p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs duke e hedhur posht\u00eb pretendimin e prokurorit Cama.<\/p>\n<p>KPA ka \u00e7muar gjithashtu si t\u00eb pabazuar pretendimin e paraqitur n\u00eb ankim nga subjekti se \u201ckeq llogaritjet e Komisionit mbi pambulueshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb me t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb standard vler\u00ebsimi, dyfishin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre familjare n\u00eb 25 vite pun\u00eb. Kolegji shprehet se \u201cKomisioni nuk \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb konkluzionet e tij se pasuria e deklaruar e subjektit tejkalon dyfishin e pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vendimi mbi kriterin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPA ashtu si KPK \u00e7mon se prokurori Adriatik Cama ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit 76,73 m2 , n\u00eb, Tiran\u00eb, t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2003, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 2.4 milion\u00eb lek\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes, trupi gjykues i Kolegjit konstaton se \u00e7mimi i paguar nga prokurori Cama n\u00eb vitin 2003 \u00ebsht\u00eb 34 dollar\u00eb USD dhe jo 3.4 milion\u00eb lek\u00eb sa e ka pasqyruar ai n\u00eb \u201cdeklarat\u00ebn vetting\u201d dhe as 2.4 milion\u00eb lek\u00eb sa ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003. Kolegji v\u00ebren se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se se prokurori Adriatik Cama ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr nj\u00eb garazh t\u00eb p\u00ebrshtatur dyqan, me sip\u00ebrfaqe 45,56 m\u00b2 me vler\u00eb rreth 650 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Konstatimet e komisionit p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme jan\u00eb rikonfirmuar nga Kolegji edhe p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs tip \u201cVolkswagen Passat\u201d n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2010, n\u00eb shum\u00ebn 260 mij\u00eb lek\u00ebve. Gjithashtu, edhe krijimi i depozit\u00ebs 4 mij\u00eb euro, nga bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb bank\u00ebn \u201cIntesa San Paolo\u201d n\u00eb vitin 2008 nuk \u00ebsht\u00eb gjetur me burime t\u00eb ligjshme prej KPA.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se prokurori Cama ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb n\u00eb vite, pasi nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare n\u00eb fund t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse, s\u2019ka deklaruar t\u00eb ardhura t\u00eb kredituara nga t\u00eb tret\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij nd\u00ebr vite, si edhe burimin e krijimit t\u00eb tyre. Gjithashtu, nuk ka deklaruar si shtes\u00eb pasurie gjendjen e likuiditeteve n\u00eb bank\u00ebn \u201cCredins\u201d n\u00eb vler\u00ebn prej 1039 eurosh n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebto arsye, trupi gjykues e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84\/2016\u201d, shprehet trupi gjykues i KPA.<\/p>\n<p><strong>KPA rr\u00ebzon gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ndryshe nga Komisioni, KPA ka vler\u00ebsuar se faktet e hetuara n\u00eb KPK nuk \u201ckualifikohen n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit si kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb prokurorit Cama me persona t\u00eb lidhur me krimin e organizuar\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji hetoi k\u00ebt\u00eb kriter nisur nga pretendimi i prokurorit t\u00eb shkarkuar se vendimi i KPK n\u00eb lidhje me figur\u00ebn \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm, pasi \u00ebsht\u00eb refuzuar t\u00eb pyetet si d\u00ebshmitar cilido subjekt i aluduar si dh\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb mite ndaj tij dhe se kjo e kishte \u201czhveshur at\u00eb nga mbrojtja efektive, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me parimet e procesit t\u00eb rregullt ligjor\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vendimit rezulton se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) e bazoi konstatimin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Cama n\u00eb pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs n\u00eb vitin 2005, kur ai ishte drejtues i k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren n\u00eb vendim se konstatimi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, \u201cnuk lidhet me sakt\u00ebsin\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb figur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, n\u00eb shqyrtim t\u00eb pretendimit t\u00eb prokurorit Cama, komisioni nuk i \u00ebsht\u00eb referuar, n\u00eb asnj\u00eb moment, nenit 38 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016. \u201cReferimin te ky nen e gjejm\u00eb vet\u00ebm te rezultatet e hetimit administrativ, n\u00eb t\u00eb cilin Komisioni \u00ebsht\u00eb shprehur se \u2018referuar informacionit t\u00eb DSIK-s\u00eb dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, sipas nenit 38, pika 4, shkronjat \u201cc\u201d dhe \u201cd\u201d, duke shk\u00ebmbyer favore apo dhurata (pushimi i akuzave penale ndaj z. Sh. K.) me persona (familjar\u00ebt e z. Sh. K.) t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u2026, si dhe referuar nenit 319 \u2018Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u2019\u201d, shkruhet n\u00eb vendimin e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se ndaj shtetasit Sh.K., t\u00eb cilit grupi i pun\u00ebs s\u00eb DSIK-s\u00eb dhe komisioni i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, \u00ebsht\u00eb regjistruar m\u00eb dat\u00eb 15 mars 2005 procedimi penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor, Lushnj\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ctregtimi dhe transportimi i mallrave q\u00eb jan\u00eb kontraband\u00eb\u201d. Por, sipas KPA, kjo vep\u00ebr penale nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb ato q\u00eb hetohen nga Krimet e R\u00ebnda dhe trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shtetasi Sh.K. nuk p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr t\u2019u cil\u00ebsuar si person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se vendimi i dat\u00ebs 2 qershor 2005 i pushimit t\u00eb procedimit penal ndaj shtetasit Sh.K., i marr\u00eb nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes GJ.T. dhe i n\u00ebnshkruar edhe nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs Adriatik Cama, ka qen\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj e prova dhe, me t\u00eb drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb shfuqizuar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Por Kolegji ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk u provua q\u00eb Cama t\u00eb ket\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, por ato mund t\u00eb vler\u00ebsoheshin nga Komisioni brenda p\u00ebrcaktimeve t\u00eb tjera t\u00eb nenit 61 t\u00eb k\u00ebtij ligji. KPA e ka gjetur t\u00eb bazuar n\u00eb ligj pretendimin e prokurorit Cama, i cili ka k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb \u00a0p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPA vulosi shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama p\u00ebr pasurin\u00eb edhe pse rr\u00ebzoi KPK-n\u00eb n\u00eb kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs duke konstatuar se ish-prokurori nuk mund t\u00eb penalizohej p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, pasi personi me t\u00eb cilin kishte pasur kontakt ishte proceduar penalisht p\u00ebr kontraband\u00eb dhe jo\u00a0 krim t\u00eb organizuar.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76021,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[817,221,149,359],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180711_113311_110718004-2_oqH1Uw6.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Adriatik Cama, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76020"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76020"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76020\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76022,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76020\/revisions\/76022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}