{"id":76026,"date":"2019-04-30T14:41:12","date_gmt":"2019-04-30T12:41:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-shkarkoi-prokurorin-clirim-shahini-fshehu-hotelin-ne-sarande\/2019\/04\/30\/"},"modified":"2023-04-07T12:10:22","modified_gmt":"2023-04-07T10:10:22","slug":"kpk-shkarkoi-prokurorin-clirim-shahini-fshehu-hotelin-ne-sarande","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-shkarkoi-prokurorin-clirim-shahini-fshehu-hotelin-ne-sarande\/2019\/04\/30\/","title":{"rendered":"KPK shkarkoi prokurorin \u00c7lirim Shahini \u201cfshehu hotelin n\u00eb Sarand\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7lirim Shahini, i cili deri para shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte Drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs, u gjet nga hetimi me kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe me pasuri t\u00eb fshehur.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60971\" aria-describedby=\"caption-attachment-60971\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60971\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/clirim-shahini-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"60971\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-60971\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori \u00c7lirim Shahini gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb | Foto nga : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori \u00c7lirim Shahini u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi hetimi zbuloi se ai kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar dhe t\u00eb hetuar edhe nga vet\u00eb ai dhe se kishte fshehur faktin se nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebrdorej si hotel gjat\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur tregon se Shahini nuk e kishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb funksionin e nd\u00ebrtes\u00ebs, nd\u00ebrsa biznesi nuk ishte rregjistruar as n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Bizneseve (QKB). Komisioni po ashtu gjeti se prokurori nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs \u00c7lirim Shahini u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme edhe n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb denoncim nga publiku nxorri n\u00eb pah mang\u00ebsi n\u00eb kryerjen e hetimeve.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb Brunilda Bekteshi kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Suela Xhegu an\u00ebtare, identifikuan gjat\u00eb hetimit administrativ nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb prokurorit Shahini me nj\u00eb person t\u00eb proceduar disa her\u00eb p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale dhe deklarime t\u00eb rreme e t\u00eb pamjaftueshme t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Shahini i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb, por m\u00eb dat\u00eb 26 mars Komisioni vendosi shkarkimin e tij p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u00c7lirim Shahini e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e Prokuroris\u00eb fillimisht si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri n\u00eb vitin 2016, ku me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs u transferua si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Probleme me figur\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs s\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs, \u00c7lirim Shahini. Konstatimi i DSIK \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb edhe nga ana e Komisionit, i cili gjeti pas verifikimeve se prokurori Shahini kishte p\u00ebrdorur mjetin e nj\u00eb personi me precedent\u00eb penal\u00eb t\u00eb cilin e kishte hetuar edhe vet\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se prej hetimit ka rezultuar q\u00eb vet\u00eb prokurori Shahini t\u00eb ket\u00eb deklaruar n\u00eb pyet\u00ebsorin standard n\u00eb dat\u00ebn 10 shkurt 2013, se kishte marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim mjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit A.D., lindur dhe banues n\u00eb fshatin Mursi, Sarand\u00eb, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Nga hetimet q\u00eb ka kryer komisioni p\u00ebr shtetasin A.D., ka gjetur se ai ka nd\u00ebrruar em\u00ebr, pasi m\u00eb par\u00eb ka mbajtur emrin N.D. . Gjithashtu, KPK ka konstatuar se ky person ka qen\u00eb disa her\u00eb i proceduar penalisht, konkretisht p\u00ebr; \u201cpastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d m\u00eb dat\u00eb 9 dhjetor 2014, akuz\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb pushuar m\u00eb dat\u00eb 19 qershor 2015 nga Prokuroria e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb dat\u00eb 29 shtator 2008 \u00ebsht\u00eb deklaruar fajtor nga gjykata e k\u00ebtij rrethi p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cdh\u00ebnie ndihm\u00eb p\u00ebr kalimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit\u201d. Komisioni ka konstatuar n\u00eb procesverbalin e arrestimit t\u00eb k\u00ebtij personi, se kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb shtetin grek p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK gjeti se prokurori Shahini kishte dijeni p\u00ebr veprimtarin\u00eb kriminale t\u00eb N.D., \u201cpasi n\u00eb vendimin p\u00ebr bashkimin e procedimit, t\u00eb dat\u00ebs 15 maj 2008, t\u00eb marr\u00eb prej tij, ka bashkuar dosjet n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit S.M. dhe N.D.\u201d. Sipas KPK-s\u00eb, ky fakt v\u00ebrteton dijenin\u00eb e prokurorit Shahini p\u00ebr veprimtarit\u00eb kriminale t\u00eb N.D..<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti i rivler\u00ebsimit sqaroi n\u00eb pyet\u00ebsorin standard t\u00eb deklarimit se m\u00eb dat\u00eb 10 shkurt 2013 ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim mjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit A.D., lindur dhe banues n\u00eb fshatin Mursi, Sarand\u00eb, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb Greqi. Ai ka pohuar se me A.D. nuk ka pasur kontakte, por njohje n\u00eb distanc\u00eb. M\u00eb tej ka shpjeguar se ka qen\u00eb duke frekuentuar kafen e m\u00ebngjesit n\u00eb lokalin af\u00ebr gjykat\u00ebs dhe prokuroris\u00eb Sarand\u00eb, lokal t\u00eb cilin e frekuentonim i gjith\u00eb stafi i gjykat\u00ebs dhe prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Shahini \u00ebsht\u00eb shprehur se ky lokal \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit L. (V.) S., t\u00eb cilit i ka k\u00ebrkuar mjetin e tij p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb problem familjar. Por, sipas prokurorit Shahini, pronari i lokalit i ka th\u00ebn\u00eb se nuk kishte siguracion p\u00ebr n\u00eb Greqi dhe i ka ofruar makin\u00ebn e bashk\u00ebfshatarit t\u00eb tij, A.D., q\u00eb ishte e pajisur me dokumente t\u00eb rregullta p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7lirim Shahini ka sqaruar se pa i kushtuar shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, ka b\u00ebr\u00eb aktin noterial dhe ka marr\u00eb mjetin e A.D.. Ai ka deklaruar se, kur \u00ebsht\u00eb kthyer nga Greqia, \u00e7el\u00ebsat e makin\u00ebs ia ka l\u00ebn\u00eb pronarit t\u00eb lokalit, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt, t\u00eb nes\u00ebrmen e ka fal\u00ebnderuar shtetasin A.D. dhe se nuk i ka lidhur m\u00eb asnj\u00eb lloj kontakti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por KPK e gjeti deklarimin t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. \u201cKomisioni vler\u00ebson se prokurori Shahini nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor t\u00eb deklarimit t\u00eb kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me shtetasin N. (A.)D\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p><strong>Strehim falas dhe hotel i padeklaruar<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Kontrollit Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI e ka konstatuar t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin deklarimin e pasuris\u00eb nga ana e prokurorit Shahini, KPK e ka gjetur t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm e t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi kryesisht u fokusua n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 387 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb objekt ekzistues tre kat\u00ebsh n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shteasit D.(M.)R., n\u00eb Sarand\u00eb. Nd\u00ebrtimi, 2 kate plus papafingo, ishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn vetting me burim krijimi t\u00eb ardhura familjare dhe huadh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Komisioni krijoi dyshime dhe hetoi kryesisht marr\u00ebdh\u00ebnien e krijuar midis prokurorit Shahini, shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe shtetasit D.R., i cili \u00ebsht\u00eb pronari i tok\u00ebs dhe nd\u00ebrtes\u00ebs ekzistuese. Ky i fundit rezultonte q\u00eb jo vet\u00ebm i kishte falur Shahinit sip\u00ebrfaqen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, por edhe e kishte strehuar at\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebn e tij pa pages\u00eb p\u00ebr 12 vjet.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb apartament dhe n\u00eb tjetrin jetonte vet\u00eb. Pas disa vitesh, duke qen\u00eb se kati i tij p\u00ebrdhes rrinte bosh, i kam k\u00ebrkuar t\u00eb jetonte n\u00ebna ime, fakt t\u00eb cilin e ka pranuar dhe ka lejuar q\u00eb n\u00ebna t\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb garsonere me sipp\u00ebrfaqe 30 m2 p\u00ebr disa vjet\u201d, ka deklaruar prokurori Shahini para Komisionit. Ai ka shtuar se n\u00eb vitin 2011, i ka k\u00ebrkuar k\u00ebtij personi ta lejonte t\u00eb nd\u00ebrtonte n\u00eb tok\u00ebn e tij dhe se D.R. s\u00eb bashku me familjar\u00ebt e tij e kan\u00eb mir\u00ebpritur k\u00ebt\u00eb propozim.<\/p>\n<p>KPK gjeti se D.R. nuk kishte n\u00eb fakt mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin. Komisioni po ashtu i gjeti pohimet e Shahinit si deklarative dhe \u201ct\u00eb pa mb\u00ebshtetura n\u00eb prova\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu n\u00eb vendimin e zbardhur b\u00ebn me dije se nga hetimi administrativ rezultoi q\u00eb ndryshe nga sa deklarohej nga subjekti i rivler\u00ebsimit, e gjith\u00eb godina e nd\u00ebrtuar nga ai dhe D.R. p\u00ebrdorej si hotel.<\/p>\n<p>\u201cNga fotot e publikuara n\u00eb internet, t\u00eb cilat jan\u00eb shkarkuar dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e dosjes s\u00eb hetimit administrativ, rezulton se dhomat jan\u00eb t\u00eb mobiluara dhe n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Fotot e pasqyruara n\u00eb disa \u00ebebsite t\u00eb dh\u00ebnies me qira t\u00eb nj\u00ebsive akomoduese p\u00ebr sezonin e ver\u00ebs promovojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn, edhe katin e fundit t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese si nj\u00ebsi akomodimi, duke e em\u00ebrtuar \u2018penthouse\u2019, i cili \u00ebsht\u00eb i mobiluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moderne dhe \u00ebsht\u00eb funksional\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit Shahini solli foto t\u00eb tjera, q\u00eb nuk ishin t\u00eb qarta dhe q\u00eb nuk tregonin n\u00eb fakt situat\u00ebn e godin\u00ebs. Komisioni vuri n\u00eb dukje se p\u00ebrdorimi i nd\u00ebrtes\u00ebs si hotel \u201cnuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se ky aktivitet nuk rezulton i regjistruar pran\u00eb QKB-s\u00eb, duke e v\u00ebn\u00eb prokurorin Shahini edhe n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb nj\u00eb aktiviteti tregtar, p\u00ebr t\u00eb cilin lindin edhe detyrime tatimore.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se subjekti i rivler\u00ebsimit \u201cka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, edhe gjat\u00eb hetimit administrativ, n\u00eb lidhje me apartamentet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij pasi nuk ka deklaruar se ato kan\u00eb destinimin t\u00eb p\u00ebrdoren si nj\u00ebsi akomoduese\u201d.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dyshim koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb godin\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb hetimit dhe analiz\u00ebs ligjore, trupi gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se nd\u00ebrtesa n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prokurorit Shahini ka qen\u00eb e p\u00ebrfunduar q\u00eb n\u00eb vitin 2013 dh ejo m\u00eb von\u00eb si\u00e7 pretendoi prokurori i shkarkuar. Sipas komisionit prokurori Shahini ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn vetting dhe gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe n\u00eb deklaratat e interesave private t\u00eb vitit 2011-2013, n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj banese.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb vendim thuhet se prokurori Shahini ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime fiktive, me q\u00ebllim fshehjen e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj banese gjat\u00eb viteve 2011\u20132013 dhe se shpjegimet e tij nuk arrit\u00ebn t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Gjithashtu identifikohet gjetja se prokurori Shahini ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb<\/p>\n<p>Probleme jan\u00eb identifikuar edhe lidhur me nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn e 2.7 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb padeklaruar nga prokurori Shahini. Sipas komisionit, ai nuk ka pasqyruar si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie huan e marr\u00eb prej shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb vler\u00ebn e 2.7 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb hetimet, pas denoncimit t\u00eb nj\u00eb personi djali i t\u00eb cilit ishte plagosur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb, zbuluan se \u00e7\u00ebshtja penale ishte pushuar pa kryer hetime t\u00eb plota dhe duke i vonuar ato pa arsye.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh hetimore ishin l\u00ebn\u00eb pa kryer p\u00ebrfshi eksperimentimin e nj\u00ebr\u00ebs prej arm\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebn ishte kryer qitje. \u201cRezulton se prokurori Shahini nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr t\u00eb evidentuar se kush ka sht\u00ebn\u00eb me arm\u00ebn e dyt\u00eb dhe se kujt i p\u00ebrket kjo arm\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas Komisionit, prokurori i shkarkuar ka zgjatur dy her\u00eb afatet e hetimit pa arsye dhe nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana e tij nuk ishte d\u00ebrguar k\u00ebrkesa p\u00ebr ekspertim mjeko-ligjor. Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb 30 janar 2013 prokurori Shahini ka vendosur pushimin e hetimeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb pasi t\u00eb dy veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilin akuzohej \u201cplagosjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga pakujdesia\u201d dhe \u201cprodhim dhe mbajtja pa leje e arm\u00ebve t\u00eb gjuetis\u00eb dhe sportive\u201d parashikuar nga nenet 91 dhe 280 ishin t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga ndjekja penale p\u00ebr shkak t\u00eb amnistis\u00eb n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese konstaton se Shahini nuk dha asnj\u00eb argument se p\u00ebrse i ka shtyr\u00eb dy her\u00eb afatet e hetimit me motivacionin si ishte n\u00eb pritje t\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit mjekoligjor, pa nxjerr\u00eb m\u00eb par\u00eb vendimin p\u00ebr ekspertimin mjekoligjor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7lirim Shahini, i cili deri para shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte Drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs, u gjet nga hetimi me kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe me pasuri t\u00eb fshehur.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76027,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[818,171,149,526],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/clirim-shahini.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori \u00c7lirim Shahini gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb | Foto nga : Edmond Hoxhaj ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76026"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76026"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76028,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76026\/revisions\/76028"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}