{"id":76035,"date":"2019-04-24T20:26:06","date_gmt":"2019-04-24T18:26:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-zbardhur-i-kpk-se-petrit-ceno-fshehu-aksionet-e-djalit-ne-5-kompani\/2019\/04\/24\/"},"modified":"2023-04-07T12:11:20","modified_gmt":"2023-04-07T10:11:20","slug":"vendimi-i-zbardhur-i-kpk-se-petrit-ceno-fshehu-aksionet-e-djalit-ne-5-kompani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-zbardhur-i-kpk-se-petrit-ceno-fshehu-aksionet-e-djalit-ne-5-kompani\/2019\/04\/24\/","title":{"rendered":"Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb: Petrit \u00c7eno fshehu aksionet e djalit n\u00eb 5 kompani"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i shkarkuar i Apelit Durr\u00ebs Petrit \u00c7eno, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion nga Krimet e R\u00ebnda, \u00a0u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh e deklarimesh t\u00eb rreme, t\u00eb cilat \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e tij.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_39086\" aria-describedby=\"caption-attachment-39086\" style=\"width: 491px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Ceno-Nishani.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-39086\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Ceno-Nishani-491x400.jpg\" alt=\"\" width=\"491\" height=\"400\" data-id=\"39086\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-39086\" class=\"wp-caption-text\">Ish -Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Petrit \u00c7eno gjat\u00eb betimit te presidenti Nishani. Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rendit n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr shkarkimin e Petrit \u00c7enos, nj\u00eb list\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, t\u00eb cilat sipas KPK \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e gjyqtarit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7eno sipas Komisionit ve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb, kishte fshehur n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Vetting\u201d dhe ato vjetore, pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb birit si aksioner n\u00eb 5 kompani.<\/p>\n<p>KPK shprehet se mbrojtja e \u00c7enos nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs n\u00eb lidhje me k\u00ebto gjetje.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka fshehur n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017 aksionet e personit t\u00eb lidhur, z. E. \u00c7., n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb: \u201cP. L.\u201d sh.p.k; \u201cS.\u201d sh.p.k; \u201c\u00c7. &amp; P. C.\u201d sh.p.k; \u201cP. E.\u201d sh.p.k; \u201cB. M. I.\u201d sh.p.k.\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Komisionit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb gjyqtari iu gjet\u00ebn po ashtu probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 98 m2 dhe nj\u00eb garazhi 22 m2, shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem. Komisioni e akuzon subjektin p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fshehjesh t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi vler\u00ebn e nj\u00eb apartamenti 144 m2 t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja, nd\u00ebrsa shprehet se \u00c7eno\u00a0 kishte mashtruar bank\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb cil\u00ebs i ishte ndryshuar destinacioni.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti mbrojtja e \u00c7enos, pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishte e bija Gloria Ceno dhe avokati i ndjer\u00eb Ravik Gurra, pretenduan se KPK kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh gjat\u00eb hetimit, duke filluar nga mosdh\u00ebnien e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr njohje me dosjen e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Gloria \u00c7eno e akuzoi KPK p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta sa i p\u00ebrket mos pranimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb \u00c7enos p\u00ebr t\u00eb cilat nuk provohej se ishin paguar detyrimet tatimore, duke iu referuar rasteve t\u00eb Donika Prel\u00ebs dhe Xhezair Zaganjorit. Ajo pretendoi se mosmarrja n\u00eb konsiderat\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj shkaktonte edhe bilancin negativ.<\/p>\n<p>Petrit \u00c7eno ka nj\u00eb karrier\u00eb 28 vje\u00e7are n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh e ka ushtruar funksionin e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit. Prej vitit 2015, ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda s\u00eb bashku me gjyqtarit Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb udh\u00ebtim falas p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndeshjen e futbollit mes Barcelon\u00ebs dhe Real Madrid, e njohur si derbi \u201cEl Classico\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarimi i aksioneve t\u00eb djalit<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse e radhitur n\u00eb fund t\u00eb vendimit, sipas KPK-s\u00eb mosdeklarimi dhe fshehja e aksioneve t\u00eb t\u00eb birit n\u00eb 5 kompani, jan\u00eb argumenti kryesor p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Petrit \u00c7eno.<\/p>\n<p>\u00c7eno sipas KPK-s\u00eb nuk kishte deklaruar pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb birit si aksioner dhe n\u00eb disa raste pun\u00ebsimin e tij si administrator n\u00eb pes\u00eb kompani. Po ashtu KPK shprehet se edhe n\u00eb nj\u00eb rast kur pjes\u00ebmarrja ishte deklaruar, p\u00ebrqindja e pjes\u00ebmarrjes dhe viti kur aksionet ishin bler\u00eb jan\u00eb deklaruar gabim.<\/p>\n<p>KPK nuk jep n\u00eb vendim detaje se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi mbajti subjekti n\u00eb lidhje me k\u00ebto akuza t\u00eb Komisionit, por thot\u00eb se argumentet e tij \u201cnuk provuan t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit kryesisht\u201d.<\/p>\n<p>Problemet e \u00c7enos n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e t\u00eb birit si person i lidhur, fillojn\u00eb sipas KPK-s\u00eb q\u00eb me faktin se pjes\u00ebmarrja e tij si aksioner n\u00eb disa kompani nuk ishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt as p\u00ebr Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI) n\u00eb vite.<\/p>\n<p>KPK tha se gjeti po ashtu se gjyqtari i shkarkuar ishte angazhuar n\u00eb mashtrim t\u00eb nj\u00eb banke nga e cila kishte marr\u00eb 80 mij\u00eb euro kredi, t\u00eb cilat i ishin transferuar kompanis\u00eb s\u00eb t\u00eb birit e identifikuar n\u00eb vendim me inicialet H.I.shpk.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me kredin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 80,000 eurosh, marr\u00eb nga banka \u201cSociete Generale Albania\u201d, subjekti i rivler\u00ebsimit s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten dhe djalin E. \u00c7.: Kan\u00eb kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb ndaj bank\u00ebs \u201cSociete Generale Albania\u201d, n\u00eb lidhje me destinacionin e p\u00ebrdorimit t\u00eb kredis\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj kredie, mungonte edhe dokumentacioni p\u00ebr likuidimin e k\u00ebsteve nga kompania minerare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn djali i gjyqtarit ishte aksioner, ishte fshehur kontrata p\u00ebr apartamentin q\u00eb supozohej t\u00eb blihej dhe prishja e k\u00ebsaj kontrate.<\/p>\n<p>Komisioni deklaron se gjyqtari \u00c7eno vijoi t\u00eb deklaronte n\u00eb vitin 2013 pagesa p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj kredie, nd\u00ebrsa ajo kishte kaluar n\u00eb vitin 2012 n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Po n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kompani, KPK thot\u00eb se kishte gjetur \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklaratat nd\u00ebr vite pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb\u201d. Sipas Komisionit ishte deklaruar blerje aksionesh n\u00eb vitin 2011, por ato ishin bler\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Po ashtu ndryshimet n\u00eb aksionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani, t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr t\u00eb cilat KPK thot\u00eb se i mori nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit (QKB), nuk ishin deklaruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas Komisionit n\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, \u00c7eno kishte fshehur aksionet e t\u00eb birit n\u00eb pes\u00eb kompani &#8211; nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave n\u00eb aktivitet dhe t\u00eb tjera t\u00eb peulluara.<\/p>\n<p>Komisioni tha se gjeti q\u00eb k\u00ebto aksione ishin \u201cfshehur edhe n\u00eb deklarimet vjetore\u201d<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e paluajtshme<\/strong><\/p>\n<p>Probleme \u00c7enos iu gjet\u00ebn edhe sa i p\u00ebrket shit-blerejes s\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb paluajtshme. Komisioni thot\u00eb se gjeti q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament 98 m2 dhe nj\u00eb garazh me sip. 22 m2, subjekti nuk kishte shpjeguar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave \u201cq\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit\u201d. Po ashtu sipas Komisionit ai kishte fshehur vler\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim KPK thot\u00eb se kishte rr\u00ebzuar pretendimin e \u00c7enos se apartamenti ishte bler\u00eb pjes\u00ebrisht me parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs. Sipas Komisionit edhe pse transaksionet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb pranver\u00eb, nd\u00ebrsa ai q\u00eb ndodhej n\u00eb Durr\u00ebs ishte shitur n\u00eb korrik.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, KPK arsyetoi edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament 79 metra n\u00eb Golem. Sipas Komisionit ai ishte bler\u00eb n\u00ebn koston mesatare t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb zon\u00eb. \u00c7eno e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje duke paraqitur n\u00eb KPK kontrata t\u00eb ngjashme, por kjo nuk ka bindur Komisionin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim Komisioni b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se nuk ishin marr\u00eb parasysh t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb \u00c7enos deri n\u00eb vitin 1997, nd\u00ebrsa i cil\u00ebsoi dokumentet e paraqitura p\u00ebrfshi pagimin e sigurimeve shoq\u00ebrore si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb ardhurat e saj. Sipas KPK-s\u00eb \u00c7eno nuk paraqiti prova se mungesa e dokumentacionit nuk i ishte mund\u00ebsuar prej organeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Mbrojtja e gjyqtarit pretendoi se arkiva e Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve n\u00eb Durr\u00ebs ishte djegur gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokumentet nuk mund t\u00eb siguroheshin. \u201cP\u00ebr k\u00ebto vite p\u00ebr shkak t\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997, e gjith\u00eb arkiva dhe dokumentacioni i mbajtur pran\u00eb zyr\u00ebs n\u00eb portin e Durr\u00ebsit u dogj\u201d, pretendoi \u00c7eno.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPK vler\u00ebsoi se \u201cKomisioni, vler\u00ebson se subjekti nuk shpjegoi apo provoi bindsh\u00ebm se personi i lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb disponuar dokumentin\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb KPK vuri n\u00eb dukje se ndryshimi i deklarimeve n\u00eb vite rreth burimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie e kishte penalizuar gjyqtarin e shkarkuar. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me burimin e krijimit, p\u00ebr shkak se ka deklarime t\u00eb ndryshme n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme\u201d, thuhet n\u00eb konkluzionet mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme u identifikuan edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament 144 metra n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e \u00e7enos ishte fshehur vlera n\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, ashtu edhe n\u00eb deklaratat nd\u00ebr vite pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament mungonin burimet e ligjshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas KPK ishin gjetur mosp\u00ebrputhje sa i p\u00ebrket deklarimit dhe dokumenteve n\u00eb lidhje me fitimin e pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00eb ullishte, me sip. 3000 m2 dhe nj\u00eb pron\u00eb 2775 m2 n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur, bashk\u00ebshortja e subjektit, nuk provoi me an\u00eb t\u00eb shpjegimeve apo dokumenteve mosp\u00ebrputhjet q\u00eb ekzistonin midis deklarimit t\u00eb tij dhe dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosje, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij aseti\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Komisioni vendosi shkarkimin e \u00c7enos p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d dhe p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i shkarkuar i Apelit Durr\u00ebs Petrit \u00c7eno, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion nga Krimet e R\u00ebnda, \u00a0u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh e deklarimesh t\u00eb rreme, t\u00eb cilat \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e tij.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76036,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,415,117,473],"tags":[116,107,118,719],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Petrit-Ceno-Nishani.jpg","fifu_image_alt":"Ish -Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Petrit \u00c7eno gjat\u00eb betimit te presidenti Nishani. Foto:LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76035"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76035"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76035\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76037,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76035\/revisions\/76037"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}