{"id":76038,"date":"2019-04-24T19:33:33","date_gmt":"2019-04-24T17:33:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-kreu-i-gjykates-se-permetit-u-shkarkua-per-deklarim-te-rreme\/2019\/04\/24\/"},"modified":"2023-04-07T12:11:25","modified_gmt":"2023-04-07T10:11:25","slug":"vendimi-i-kpk-kreu-i-gjykates-se-permetit-u-shkarkua-per-deklarim-te-rreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-kreu-i-gjykates-se-permetit-u-shkarkua-per-deklarim-te-rreme\/2019\/04\/24\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga ka krijuar bindjen e brendshme se kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit, Pashk Gjaci nuk ka qen\u00eb i sinqert\u00eb m\u00eb deklarimet rreth pasuris\u00eb s\u00eb tij.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60887\" aria-describedby=\"caption-attachment-60887\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pashk-Gjaci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60887\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pashk-Gjaci-600x384.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"384\" data-id=\"60887\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60887\" class=\"wp-caption-text\">Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Roland Ilia, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit Pashk Gjaci, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 19 mars 2019. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur i Kualifikimit, KPK, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar, nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga deklarimet dhe provat e paraqitura nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor P\u00ebrmet, Pashk Gjaci p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, duke vendosur m\u00eb 21 mars shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Pashk Gjaci ka ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2000-2010. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2010 ai u em\u00ebrua kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit. KPK e ka kryer procesin e rivler\u00ebsimit ndaj Gjacit p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb komisionit thuhet se jan\u00eb konstatuar pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb deklarimeve dhe deklarim i rrem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb tre kat\u00ebshe q\u00eb zot\u00ebrohet nga ish-Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rethit Gjyq\u00ebsor P\u00ebrmet, Pashk Gjaci, si edhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka rr\u00ebzuar gjetjet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, p\u00ebr figur\u00ebn duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar n\u00eb prova raportin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs. Subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar \u201ckalues\u201d n\u00eb aspektin e profesional.<\/p>\n<p>Gjaci i shtohet list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb gjykatave t\u00eb rretheve gjyq\u00ebsore t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb KPK \u2013 kryesisht p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn e promovimit t\u00eb lidershipit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Deklarimet e rreme p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me nj\u00eb sht\u00ebpi banimi 3-kat\u00ebshe, n\u00eb La\u00e7, me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb 191 m2 dhe truall 500 m2, nd\u00ebrtuar me leje t\u00eb vitit 2002, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit Pashk Gjaci.<\/p>\n<p>Sipas komisionit, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb ZVRPP n\u00eb vitin 2011, 100% n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe vlera e deklaruar n\u00eb at\u00eb moment ka qen\u00eb 11,5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb rivler\u00ebsimin e vitit 2012 sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb \u00e7muar m\u00eb shum\u00eb se dyfshin, n\u00eb shum\u00ebn e 25,2 milion\u00eb lek\u00ebve. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se gjyqtari Gjaci \u00ebsht\u00eb pajisur me leje sheshi dhe leje nd\u00ebrtimi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2002, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi 3-kat\u00ebshe me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 191 m2 dhe sip\u00ebrfaqe trualli 500 m2, fal\u00eb nj\u00eb aktmarr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2002, ku babai i subjektit e lejon at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mbi truallin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shteti.<\/p>\n<p>Babai i gjyqtarit ka deklaruar se, n\u00eb momentin q\u00eb ai do t\u00eb b\u00ebhej pronar i ligjsh\u00ebm i truallit, do t\u2019ia kalonte n\u00eb pron\u00ebsi djalit t\u00eb tij. Nga dokumentacioni ka rezultuar se n\u00eb vitin 2003, babai gjyqtarit Pashk Gjaci ka bler\u00eb tok\u00ebn n\u00eb bashkin\u00eb La\u00e7, n\u00eb vler\u00ebn prej 190 mij\u00eb lek\u00ebsh, pavar\u00ebsisht faktit se leja e nd\u00ebrtimit i ishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb birit. T\u00eb gjitha veprimet e kryera p\u00ebr nd\u00ebrtimin deri n\u00eb regjistrimin e pron\u00ebs, jan\u00eb kryer nga gjyqtari Gjaci dhe komisioni ka konkluduar se nuk ka nj\u00eb akt ligjor q\u00eb v\u00ebrteton kalimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb truallit nga babai n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, ndon\u00ebse rezulton e regjistruar n\u00eb vitin 2011 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin veting Gjaci ka p\u00ebrshkruar sht\u00ebpi banimi 3-kat\u00ebshe, me sip\u00ebrfaqe 140 m2 e truall 500 m2, 100% pronar. N\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb vitit 2010, ai e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri si 33% bashk\u00ebpronar dhe si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj prone, n\u00eb t\u00eb dyja deklaratat ai ka pasqyruar kontribute t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb tij, t\u00eb v\u00ebllait dhe babait t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se sip\u00ebrfaqja e objektit nd\u00ebrtimor, deklaruar nga gjyqtari Gjaci prej 140 m2 , rezulton t\u00eb jet\u00eb 191 m2. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrative \u00ebsht\u00eb zbuluar se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin shesh nd\u00ebrtimi, nga Bashkia La\u00e7, n\u00eb vitin 1997 i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi babait t\u00eb gjyqtarit Gjaci p\u00ebr nj\u00eb objekt me sip\u00ebrfaqe 140 m2.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi rezultoi se, subjekti i rivler\u00ebsimit ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb formularin vetting dhe se ajo nuk p\u00ebrputhet me deklarimin e b\u00ebr\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2010, as deklarimet nd\u00ebr vite nuk kan\u00eb pasqyruar ndryshime t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka patur burime t\u00eb ligjshme financiare, t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pretendimi i gjyqtarit Gjaci se p\u00ebr kalimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb pron\u00ebsi 100% t\u00eb tij, kishte marr\u00ebveshje me t\u00eb v\u00ebllain p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb gjysm\u00ebn e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 3800 m2 n\u00eb Velipoj\u00eb, nuk e kan\u00eb bindur komisionin, pasi nuk ka dor\u00ebzuar dokumente provues.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk arriti t\u00eb bind trupin gjykues lidhur me arsyet e deklarimit t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb 140 m2 kur ajo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb 191 m2 si n\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit ashtu edhe n\u00eb dokumentin e regjistrimit t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb ZVRPP,\u201d thuhet n\u00eb vendim, ku sipas komisionit, ka pasur fshehje t\u00eb sip\u00ebrfaqes reale t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur pasakt\u00ebsi edhe n\u00eb deklarimet e kryera prej Gjacit lidhur me pasurin\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 3.800 m2 n\u00eb Velipoj\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 dhe me kontrat\u00ebn e shitblerjes t\u00eb gushtit 2014, me vler\u00eb totale 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, gjyqtari e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb vitin 2010, kur ishte ende e paregjistruar. Por, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i faktuar me dokumente pretendimi i Gjyqtarit Gjaci, se gjysm\u00ebn e k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe toke ja kishte kaluar t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kontributit t\u00eb tyre p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e banimit 3-kat\u00ebshe n\u00eb qytetin e La\u00e7it.<\/p>\n<p>Probleme jan\u00eb evidentuar edhe n\u00eb deklarimin e nj\u00eb nd\u00ebrtese me sip\u00ebrfaqe 300 m2 mbi nj\u00eb truall 320 m2 n\u00eb Mirdit\u00eb, e privatizuar n\u00eb vitin 1995, me vler\u00eb fillestare prej 163.188 lek\u00ebsh dhe e rivler\u00ebsuar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2011, n\u00eb vler\u00ebn 9 milion\u00eb lek\u00eb. Trupa gjykuese ka konstatuar se nuk kishte p\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb gjyqtarit Gjaci me dokumentacionin e dor\u00ebzuar dhe p\u00ebrgjigjen e ZVRPP-s\u00eb Mirdit\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 21 m2 po n\u00eb Mirdit\u00eb, privatizuar n\u00eb vitin 1995, e rivler\u00ebsuar n\u00eb vitin 2011, gjyqtari Gjaci ka deklaruar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2010 se vlera e k\u00ebsaj pasurie ka qen\u00eb 2.800 lek\u00eb. Komisioni ka konstatuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1995, nga Nd\u00ebrmarrja e Riparim-Sh\u00ebrbimit, Rr\u00ebshen n\u00eb shum\u00ebn e 12,801 lek\u00ebve dhe se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi. Vlera e k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb rivler\u00ebsimin e kryer n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2011 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar 871,073 lek\u00eb. Gjyqtari Pashk Gjaci ka sqaruar p\u00ebr komisionin se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lapsus n\u00eb deklarim dhe se burimi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga puna e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupa gjykuese e KPK-s\u00eb ka gjetur t\u00eb rregullta deklarimet e gjyqtarit Pashk Gjaci p\u00ebr blerjen nj\u00eb automjeti \u201cIsuzu, Autokarro\u201d n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn e 350.000 lek\u00ebve; p\u00ebr dhurimin e letrave me vler\u00eb nga n\u00ebna e tij n\u00eb vler\u00ebn e 249.201 lek\u00eb; p\u00ebr pasurin\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb dhe truall me sip\u00ebrfaqe 3100 m2 n\u00eb Miridit\u00eb, e trash\u00ebguar; p\u00ebr autovetur\u00ebn tip \u201cMercedes Benz\u201d, e importuar m\u00eb dat\u00eb 28 janar 2011 me vler\u00eb totale 692.516 lek\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, minus t\u00ebrheqje. Bind\u00ebse jan\u00eb gjetur bind\u00ebse edhe deklarimet p\u00ebr burimet e tij dhe mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pasurie tok\u00eb-ar\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi familjare, me sip\u00ebrfaqe 2.406 m2, n\u00eb, La\u00e7 me vler\u00eb totale 1.717.882 lek\u00eb, ku pjesa e kontributit t\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 858.942 lek\u00eb. Gjyqtari Gjaci ka deklaruar si burim t\u00eb investimit t\u00eb tij t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna si avokat n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb atin ka sqaruar se ai \u00ebsht\u00eb pensionist, ka kryer nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dyt\u00eb dhe se djali tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb emigrant q\u00eb prej vitit 1996 i ka d\u00ebrguar t\u00eb ardhura nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare negative<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Pashk Gjaci, n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka pasyruar 16 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga avokatia p\u00ebr periudh\u00ebn 2000 \u2013 2010, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar. Edhe n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ai deklaron t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb. Por komisioni ka gjetur se qarkullimi total vjetor p\u00ebr periudh\u00ebn 2000-2010 ka qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 13.8 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas komisionit, Gjaci nuk arriti t\u00eb paraqiste dokumente ligjor\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn e pretenduar n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar edhe pretendimi tjet\u00ebr i Gjacit, se marzhi i fitimit t\u00eb avokatit ishte 90%. Sipas Komisionit, marzhi i fitimit t\u00eb tij ka qen\u00eb 80% e qarkullimit vjetor, pasi duhet t\u00eb zbriten tatimet dhe taksat e paguara, detyrimet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore si dhe shpenzime p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit si qira, sh\u00ebrbimet utilitare e shpenzime t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga analiza financiare, rezultoi se pasurit\u00eb e deklaruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb vitit 2010, nuk p\u00ebrballoheshin me t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi ato nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb 3-kat\u00ebshe n\u00eb La\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Figura, KPK rr\u00ebzoi DSIK<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb dor\u00ebzuar nga KPK nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ka rezultuar se ndaj gjyqtarit Pashk Gjaci \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb procedim penal n\u00eb vitin 2014 nga prokuroria e P\u00ebrmetit, por n\u00eb mars t\u00eb vitit 2015 Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Gjirokast\u00ebr ka vendosur ta pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. Sipas DSIK, gjyqtari Gjaci n\u00eb situatat q\u00eb ndodhet mund t\u00eb vihet n\u00ebn presion nga strukturat kriminale dhe se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, pasi KPK ka nisur hetimin dhe ka administruar edhe shpjegimet e gjyqtarit Gjaci e ka rr\u00ebzuar konstatimin e DSIK. Gjaci ka deklaruar para komisionit se pushimi i kall\u00ebzimit penal ndaj tij \u00ebsht\u00eb kryer pasi nuk ekzistonte fakti penal. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb edhe ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD dhe Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb kishin vendosur nd\u00ebrprerjen e procedimit disiplinor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast duke mos e gjetur t\u00eb bazuar n\u00eb prova ankes\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues vler\u00ebsoi se konkluzionet e arritura nga grupi i pun\u00ebs i DSIK-s\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj, dhe se ato nuk q\u00ebndrojn\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka zhvilluar nj\u00eb procedur\u00eb hetimore lidhur me nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor, t\u00eb ndjekur nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor P\u00ebrmet, si dhe transparenc\u00ebn e ndjekur ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb t\u00eb gjitha hapat. Nga k\u00ebrkimet, ka rezultuar se vendimi gjyq\u00ebsor, nuk figuronte i publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor P\u00ebrmet, por ai u gjet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, e cila kishte trajtuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb gjykimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim komisioni ka konstatuar se jan\u00eb trajtuar k\u00ebrkesat sipas objektit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimi bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e b\u00ebra. Nd\u00ebrsa lidhur me mos publikimin, Gjykata e P\u00ebrmetit ka sqaruar se kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kontraktorit q\u00eb administron faqen online dhe se duhet marr\u00eb sqarim pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me profesionalizimin, gjyqtari Gjaci ka siguruar vler\u00ebsim kalues nga KPK. Sipas komisionit, ai ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb mira n\u00eb pun\u00eb, gjykim t\u00eb drejt\u00eb, ka respektuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve dhe konsiderohet \u201ci aft\u00eb\u201d. Sipas treshes gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb, Gjaci ka arritur nivelin minimal kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet nga publiku<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb ankes\u00eb nga publiku ka ardhur p\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb nj\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb vitit 2013 t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtari Gjaci, q\u00eb \u00ebsht\u00eb prishur nga Gjykata e Apelit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014, p\u00ebr shkelje t\u00eb normave proceduriale-civile p\u00ebr thirrjen e pal\u00ebve n\u00eb gjykim, duke mos respektuar parimin e kontradiktoritetit dhe duke c\u00ebnuar p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb pal\u00ebs si edhe c\u00ebnimin e paan\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjykim. Por, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2015, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb i ka k\u00ebrkuar KLD-s\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet procedimi disiplinor pasi nuk ekzistonin me kushtet dhe kriteret ligjore, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga KLD-ja.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe lidhur mbi shkrimet e publikuara n\u00eb mediat e shkruara se gjyqtari Gjaci, ishte denoncuar lidhur me p\u00ebrpjekje p\u00ebr marrjen me forc\u00eb t\u00eb nj\u00eb prone nga pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm. Sipas komisionit, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2011, s\u00eb bashku me disa persona t\u00eb tjer\u00eb, ai ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e shtetasit P.Gj. n\u00eb zon\u00ebn e njohur si \u201cgryka e lumit\u201d n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Lezh\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal nga shtetasi P.Gj. p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit dhe babain e tij. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb procedim penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb. Por, prokuroria e Lezh\u00ebs i ka p\u00ebrcjell\u00eb KPK-s\u00eb dosjen prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se procedimi penal ka filluar ndaj babait t\u00eb gjyqtarit Gjaci dhe jo ndaj tij. Gjaci ka sqaruar p\u00ebr komisionin se prona n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e bler\u00eb nga babai i tij dhe se konflikti me shtetasin P.Gj. ka ndodhur p\u00ebr arsye t\u00eb mbivendosjes s\u00eb pron\u00ebs s\u00eb bler\u00eb prej tij dhe pron\u00ebs s\u00eb bler\u00eb nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ai ka deklaruar se ka qen\u00eb prezent n\u00eb disa situata konflikti p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe suportuar ligj\u00ebrisht t\u00eb drejtat e babait t\u00eb tij, por se ai, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e ndonj\u00eb p\u00ebrplasjeje m\u00eb k\u00ebta shtetas dhe se nuk ka ushtruar asnj\u00eb ndikim lidhur me zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb ende e pazgjidhur. Trupi gjykues i KPK-s\u00eb i ka vler\u00ebsuar shpjegimet e Gjacit n\u00eb p\u00ebrputhje me dokumentacion e administruar dhe nuk ka gjetur indice t\u00eb cilat mund t\u00eb ngren\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme mbi veprime korruptive t\u00eb kryera prej tij apo n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, treshja gjykuese e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar, kan\u00eb vendosur shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit Pashk Gjaci, p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, paraqitjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive n\u00eb pron\u00ebsi dhe se me shpjegimet dhe provat e paraqitura ai nuk arriti t\u00eb bind\u00eb trupin gjykues p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke mos arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga ka krijuar bindjen e brendshme se kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit, Pashk Gjaci nuk ka qen\u00eb i sinqert\u00eb m\u00eb deklarimet rreth pasuris\u00eb s\u00eb tij.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76039,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,415,473],"tags":[630,107,118,683],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pashk-Gjaci.jpg","fifu_image_alt":"Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Roland Ilia, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit. Foto: Malton Dibra\/LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76038"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76038"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76038\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76040,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76038\/revisions\/76040"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}