{"id":76041,"date":"2023-04-07T12:09:27","date_gmt":"2023-04-07T10:09:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjen-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-rexhep-karaj\/2023\/04\/07\/"},"modified":"2023-04-07T12:11:32","modified_gmt":"2023-04-07T10:11:32","slug":"kpa-e-gjen-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-rexhep-karaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjen-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-rexhep-karaj\/2023\/04\/07\/","title":{"rendered":"KPA e gjen t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e gjyqtarit Rexhep Karaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb premten m\u00eb 7 prill 2023 vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Matit, Rexhep Karaj. Vendimi u mor nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 n\u00ebntor 2021 nga Komisioni pasi u konkluduan probleme p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmbyll hetimi administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. Sipas Komisionit, subjekti nuk ishte treguar bashk\u00ebpunes gjat\u00eb hetimit administrativ dhe se kishte kryer shpesh deklarime kontradiktore p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr pasurit\u00eb e deklaruara.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare Komisioni arriti n\u00eb konkluzionin se Karaj jendej n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr mbulimin e investimeve dhe shpenzime n\u00eb vler\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb, nga fillimi i detyr\u00ebs deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Pas ankimit t\u00eb Karajt q\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar vendimarrjen e Komisionit, Kolegji gjeti shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut dhe e kaloi p\u00ebr gjykim n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Gjyqtari Karaj e kund\u00ebrshtoi gjat\u00eb seanc\u00ebs m\u00eb 29 mars konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr munges\u00eb bashk\u00ebpunimi gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ. Po ashtu, ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se vajzat dhe djali pasi kishin p\u00ebrfunduar studimet e larta, kishin punuar q\u00eb t\u00eb tre, si dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebrtetonte burimet e ligjshme t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se zot\u00ebron dy pasuri t\u00eb paluajtshme, nj\u00eb apartament n\u00eb Burrel t\u00eb p\u00ebrfituar si i pastreh, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte paguar n\u00eb vitin 2006 shum\u00ebn 540 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 92 m2 n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb e disponon prej nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, rezulton q\u00eb subjekti ta ket\u00eb p\u00ebrfituar kundrejt nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2016. Si burim t\u00eb k\u00ebsaj vlere, ai ka deklaruar kursimet n\u00eb vite. Ai pretendoi se n\u00eb deklaratat periodike kishte pasqyruar gjendjen cash t\u00eb kursyer n\u00eb \u00e7do vit dhe jo at\u00eb progresiv.<\/p>\n<p>Karaj i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonte se arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, t\u00eb prishte vendimin e KPK-s\u00eb si t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb kthente \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb njoftimit t\u00eb vendimit, kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Rezarta Schuetz deklaroi se vendimarrja e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e Karajt ishte gjetur e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji ka konkluduar se gjyqtari Karaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr dy automjete, si dhe gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga analiza financiare\u00a0 e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar bilanc negativ edhe p\u00ebr huan\u00eb 50 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPas analiz\u00ebs financiare n\u00eb Kolegj, duke konsideruar t\u00eb drejta disa nga pretendimet e subjektit, duke konsideruar t\u00eb ardhurat nga pensioni i n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nga shoqata \u201cSave the Children\u201d, s\u00ebrish subjekti gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera famijare, p\u00ebrfshi edhe burimet p\u00ebr likujditetin e dh\u00ebn\u00eb hua\u201d, sqaroi Schuetz dhe shtoi se gjyqtari Rexhep Karaj nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb pasi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, vendimi i KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra \u00ebsht\u00eb gjetur nga KPA i mb\u00ebshtetur n\u00eb prova, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb u vendos q\u00eb Karaj t\u00eb largohet p\u00ebrfundimisht nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb premten m\u00eb 7 prill 2023 vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Matit, Rexhep Karaj. Vendimi u mor nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasin dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol \u00c7omo. Rexhep Karaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76042,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[135,107,112,449],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6026.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76041"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76041"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76041\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76043,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76041\/revisions\/76043"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}