{"id":76044,"date":"2019-04-18T18:43:07","date_gmt":"2019-04-18T16:43:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-ankesat-e-shkelzen-selimit-per-shkelje-te-drejtash-nga-kpk\/2019\/04\/18\/"},"modified":"2023-04-07T12:12:53","modified_gmt":"2023-04-07T10:12:53","slug":"kolegji-rrezoi-ankesat-e-shkelzen-selimit-per-shkelje-te-drejtash-nga-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-ankesat-e-shkelzen-selimit-per-shkelje-te-drejtash-nga-kpk\/2019\/04\/18\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzoi ankesat e Shk\u00eblzen Selimit p\u00ebr shkelje t\u00eb drejtash nga KPK"},"content":{"rendered":"<p>Pretendimet e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi se komisioni q\u00eb vendosi shkarkimin e tij ishte \u201ci nj\u00ebansh\u00ebm\u201d dhe \u201ci ndikuar\u201d u rr\u00ebzuan nga KPA. Kolegji gjeti t\u00eb bazuara akuzat p\u00ebr kontaktet e Selimit me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51054\" aria-describedby=\"caption-attachment-51054\" style=\"width: 526px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180727_131337_270718005-1_uDDrNUX.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-51054 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180727_131337_270718005-1_uDDrNUX-526x400.jpg\" alt=\"\" width=\"526\" height=\"400\" data-id=\"51054\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51054\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK | LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selmi i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb prishte vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin\u00a0 e tij nga detyra, me pretendimin se ky vendim nd\u00ebr t\u00eb tjera ishte \u201ci nj\u00ebansh\u00ebm, i ndikuar nga konflikti i interesit dhe se ishte marr\u00eb n\u00ebn presionin mediatik t\u00eb nj\u00eb televizioni\u201d.<\/p>\n<p>Selimi po ashtu m\u00ebtoi se \u201cn\u00eb arsyetimin e vendimit ka mungesa t\u00eb pasqyrimit t\u00eb fakteve, pasqyrim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb faktit, pasqyrim t\u00eb fakteve t\u00eb pahetuara dhe konkluzione alogjike\u201d. Ai po ashtu u ankua se nuk ishte pyetur p\u00ebr lidhjet me Arben Isufajn, nj\u00eb person i cil\u00ebsuar nga KPK dhe Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM) \u201csi person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d.<\/p>\n<p>Por Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit nuk i dha t\u00eb drejt\u00eb Selimit n\u00eb asnj\u00eb prej pretendimeve, duke i rr\u00ebzuar ato si t\u00eb pabazuara dhe duke arsyetuar n\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi se subjektit, megjith\u00ebse i ishte kaluar barra e prov\u00ebs \u201cn\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna p\u00ebr rezultatet paraprake t\u00eb hetimit, n\u00eb asnj\u00eb rast, nuk shprehet direkt n\u00ebse ai ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie konkrete\u201d me Isufajn q\u00eb identifikohet n\u00eb vendim si \u201cshtetasi A.I.\u201d<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPA \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, kjo bazuar edhe n\u00eb ankimin e Selimit. Pjesa e par\u00eb i p\u00ebrket anikimit p\u00ebr shkelje t\u00eb procedurave dhe t\u00eb gjykimit t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi shkaqet e konstatuara nga KPK q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Shk\u00eblzen Selimi ishte an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb nga viti 2011. Ai \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2000. N\u00eb tetor 1999 deri n\u00eb shtator 2000, Z. Selimi ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs 2000-2011 ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ankesat p\u00ebr shkelje procedure<\/strong><\/p>\n<p>Shk\u00eblzen Selmi e bazoi apelin e tij p\u00ebr shkelje proceduriale dhe t\u00eb drejtash kryesisht n\u00eb pretendimin se relatorja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit kishte pasur konflikt interesi. Nd\u00ebr argumentet kryesore q\u00eb Selimi d\u00ebrgoi n\u00eb KPA ishte pretendimi se Valbona Sanxhaktari ishte ndikuar nga ish-bashk\u00ebshorti A.R. p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e nj\u00ebnashme ndaj tij.<\/p>\n<p>Sipas Selimit, A.R. ishte arrestuar si pjes\u00eb e organizat\u00ebs \u201cHakmarrja p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d dhe se ai vet\u00eb si gjyqtar kishte shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr k\u00ebsaj organizate, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe pse nuk ishte si i akuzuar ish-bashk\u00ebshorti i komisioneres, ishin marr\u00eb t\u00eb pandehur shok\u00ebt e tij.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>N\u00eb ankim, subjekti parashtron se edhe pse p\u00ebr z. R. \u00e7\u00ebshtja u pushua, kjo \u00e7\u00ebshtje vazhdoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale, shok\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shtetasi, duke shpjeguar se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb gjykuar prej tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit relator dhe ky fakt e b\u00ebn komisioneren t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebanshme dhe e ndikuar negativisht n\u00eb drejtim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet pretendimin i Selimit n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Por Kolegji e ka rr\u00ebzuar filimisht mund\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb konflikti interesi duke theksuar se ish-bashk\u00ebshorti nuk ishte n\u00eb rrethin e personave q\u00eb parashikoheshin prej ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave\u201d dhe se nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e till\u00eb duhej t\u00eb \u201c\u00e7mohet rast pas rasti n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve konkrete\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji megjithat\u00eb, pasi ka p\u00ebrjashtuar konfliktin e interesit, arsyeton se edhe n\u00eb rast se do t\u00eb ishim n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb do duhej q\u00eb vet\u00eb A.R. t\u00eb ishte i akuzuar dhe pal\u00eb n\u00eb proces q\u00eb pretendimi i Selimit t\u00eb p\u00ebrmbushej.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb arsyetim trupa gjykuese \u00e7mon se vendimmarrja e Selimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishte arsye q\u00eb ai t\u00eb mund t\u00eb pretendonte se ndaj tij do mbahej q\u00ebndrim negativ.<\/p>\n<p>\u201cNga faktet e analizuara rezulton se vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer nj\u00eb gjykim t\u00eb finalizuar me nj\u00eb vendimmarrje n\u00eb favor t\u00eb personave (an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizat\u00ebs \u201cHakmarrja p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d), q\u00eb indirekt vet\u00eb ai i konsideron si t\u00eb lidhur\/shok\u00eb me shtetasin A. R.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt Kolegji rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kalim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike duke arsyetuar nd\u00ebr t\u00eb tjera se ato q\u00eb ishin paraqitur nga Selimi si prova t\u00eb reja ishin t\u00eb njohura bot\u00ebrisht.\u00a0 Provat ishin kryesisht lajme t\u00eb publikuara rreth tij n\u00eb Top-Channel TV dhe akuza t\u00eb b\u00ebra nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj komisioneres Valbona Sanxhaktari.<\/p>\n<p>M\u00eb tej KPA rr\u00ebzoi edhe pretendimin e Selimit se Sanxhaktari ishte n\u00eb konflikt interesi p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb Top-Channel dhe se ishte ndikuar nga aksionerja e TCH, Vjollca Hoxha.<\/p>\n<p>Selimi po ashtu pretendoi se \u00a0i gjith\u00eb trupi gjykues ishin ndikuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion nga lajmet n\u00eb Top-Channel kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Selimi, ish-gjykat\u00ebsi Artan Zeneli dhe gjykat\u00ebsi Ardian Dvorani u sulmuan n\u00eb media t\u00eb ndryshme prej pal\u00ebve nd\u00ebrgjygj\u00ebsuese, pasi kishin n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtje <a href=\"\/?p=49862\">t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij televizioni<\/a>. Dvorani dha dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja, nd\u00ebrsa Selimi dhe Zeneli u shkarkuan nga procesi i vettingut.<\/p>\n<p>KPA i rr\u00ebzoi pretendimet e ish-gjyqtarit duke arsyetuar fillimisht se nuk kishte prova p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsie mes Sanxhaktarit dhe nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb TCH. \u201cNuk rezulton q\u00eb komisionerja relatore e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb ket\u00eb pasur apo t\u00eb ket\u00eb interesa pasuror\u00eb apo biznesi me shtetasit A. J. dhe bashk\u00ebshorten e tij\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu tha se pretendimi se Sanxhaktari kishte udh\u00ebtuar me A.J. dhe bashk\u00ebshorten e tij nuk rezultoi i provuar. N\u00eb arsyetim Kolegji tha se edhe n\u00ebse merrej i mir\u00ebqen\u00eb pretendimi p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb mes Sanxhaktarit dhe A.J., kjo nuk e b\u00ebnt\u00eb komisioneren t\u00eb lidhur me aksioneren Vjollca Hoxha q\u00eb i takonte t\u00eb ishte \u201cperson i lidhur i personit t\u00eb lidhur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo rrethan\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pamundur aplikimin e ndonj\u00eb kufizimi prej k\u00ebtij ligji n\u00eb drejtim t\u00eb veprimtaris\u00eb vendimmarr\u00ebse t\u00eb komisioneres, p\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs dhe larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb lidhjes s\u00eb shtetases V. H. me komisioneren Sanxhaktari\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi edhe pretencimet e Selimit se ndaj KPK ishte ushtruar presion p\u00ebrmes publikimeve kund\u00ebr tij. N\u00eb arsyetim KPA v\u00eb n\u00eb dukje se ish-gjyqtari nuk kishte b\u00ebr\u00eb me dije sepse nj\u00ebra nga pal\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebsis\u00eb mbi TCH nuk ishte dakord \u201cp\u00ebr qenien e tij an\u00ebtar i trupit gjykues n\u00eb at\u00eb proces dhe se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb pal\u00eb ta konsideroj\u00eb at\u00eb si kund\u00ebrshtar apo t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm, p\u00ebrderisa nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kolegji arsyeton n\u00eb vijim se kishte marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pretendimet e Selimit, p\u00ebrfshi akuzat se vendimi <a href=\"\/?p=51053\">u ndikua nga materialet e publikuara<\/a> n\u00eb Top Channel nj\u00eb dit\u00eb para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>KPA v\u00eb n\u00eb dukje se Komisioni kishte vendosur t\u00eb mos konsideroj\u00eb e t\u00eb mos hetoj\u00eb p\u00ebr faktet e pasqyruara n\u00eb materialin denoncues n\u00eb TCH.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb ky material denoncues, ka mbetur jasht\u00eb ndikimit t\u00eb trupit gjykues n\u00eb Komision, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto informacione, n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb, qoft\u00eb edhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimeve t\u00eb k\u00ebtij trupi\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi m\u00eb pas nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs predentimet e tjera t\u00eb subjektit p\u00ebrfshi at\u00eb p\u00ebr c\u00ebnim procedural p\u00ebr shkak t\u00eb hetimit vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>KPA po ashtu cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb mbajtur sekret pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr Selimin duke arsyetuar se ato nuk kishin \u201ccenuar thelbin e s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019u njohur me faktet q\u00eb i atribuohen atij\u201d.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vendimeve t\u00eb ngjashme t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Kolegji ka arsyetuar se Selimit i ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion faktet e konstatuara ndaj tij dhe burimet e tyre, q\u00eb ishin organe ligjzbatuese dhe partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjektit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq informacion nga dokumentacioni i klasifikuar \u201csekret\u201d, sa e ka konsideruar t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u2019i garantuar atij t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u mbrojtur\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p>Kolegji thot\u00eb se ai vet\u00eb pati akses mbi dokumentacionin e plot\u00eb dhe shqyrtoi \u00e7do dokument t\u00eb klasifikuar dhe se pas k\u00ebtij shqyrtimi u bind \u201cse t\u00eb gjitha faktet q\u00eb i atribuohen subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe p\u00ebr t\u00eb cilat atij i ka kaluar edhe barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, jan\u00eb t\u00eb provueshme n\u00eb nj\u00eb nivel till\u00eb q\u00eb legjitimojn\u00eb vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e subjektit nga detyra\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ankesat mbi faktet<\/strong><\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb e ankimit t\u00eb Selimit \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb pretendimet e tij se ai nuk kishte pasur &#8211; n\u00eb dijeni t\u00eb tij, kontakte me persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, se nuk i ishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr disa nga akuzat e p\u00ebrfshira n\u00eb vendim dhe se Komisioni kishte g\u00ebnjyer n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj tij.<\/p>\n<p>Selimi po ashtu pretendoi se Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror, kishte p\u00ebrcjell\u00eb informacion negativ p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj Selimit.<\/p>\n<p>\u201cInformacioni i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet raportit t\u00eb ShISh-it ka natyr\u00eb hakmarr\u00ebse, duke qen\u00eb se ka ekzistuar situata e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb personave q\u00eb i hartojn\u00eb k\u00ebto raporte me subjektin e rivler\u00ebsimit, konflikt i cili megjith\u00ebse ka vler\u00eb thelb\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar dhe as nuk p\u00ebrmendet n\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar\u201d, citohet pretendimi i Selimit.<\/p>\n<p>Por KPA e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim duke arsyetuar se institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr raportin nuk ishte ShISh, por Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacinit t\u00eb Klasifikuar (DSIK). \u00a0Po ashtu Kolegji vuri n\u00eb dukje se bazuar n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese vendimmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i takonte KPK dhe KPA dhe asnj\u00ebrit prej institucioneve ndihm\u00ebse.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb arsyetim trupi gjykues e konsideroi k\u00ebt\u00eb pretendim \u201ct\u00eb pabazuar dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb ligjit p\u00ebr konfliktin e interesit, ku si i till\u00eb konsiderohet konflikti midis dy individ\u00ebve dhe jo midis nj\u00eb individi (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, subjekti i rivler\u00ebsimit) dhe nj\u00eb strukture shtet\u00ebrore, si ShISh\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi t\u00eb ish-gjyqtarit n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me dy persona t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast Kolegji rr\u00ebzoi pretendimin e Selimit se nuk kishte pasur informacion se nj\u00eb person i identifikuar me inicialet F.D. ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet kriminal duke e cil\u00ebsuar at\u00eb \u201cnaiv\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLidhja e gjat\u00eb shoq\u00ebrore e subjektit me k\u00ebt\u00eb shtetas, e b\u00ebn t\u00eb pamundur e naiv shpjegimin q\u00eb ai jep p\u00ebr natyr\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies mes tyre, si t\u00eb af\u00ebrt e t\u00eb sh\u00ebndetshme, por n\u00eb padijeni t\u00eb aktivitetit e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb secilit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu m\u00eb tutje, Kolegji shprehet se vet\u00eb Selimi \u201cas n\u00eb ankim, nuk ka paraqitur prova apo fakte q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d e asaj q\u00eb ka gjetur KPK n\u00eb vendimin e saj dhe as ka d\u00ebshmuar \u201cse marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me k\u00ebt\u00eb shtetas ka p\u00ebrfunduar\u201d, pas v\u00ebnies n\u00eb dijeni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb F.D. p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ankim i subjektit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb verifikimin e figur\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dy personave q\u00eb nuk ishin akuzuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb krimin e organizuar u rr\u00ebzua po ashtu nga Kolegji.<\/p>\n<p>Sipas KPA Selimi kishte pretendcuar\u00a0 se p\u00ebrfshirja e I.\u00c7 dhe A. D. n\u00eb vendimin ndaj tij \u201c\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke synuar t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin tek opinioni publik se subjekti i rivler\u00ebsimit Shk\u00eblzen Selimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjyqtar problematik, t\u00eb cilit kontaktet e pap\u00ebrshtatshme nuk i num\u00ebrohen\u201d.<\/p>\n<p>Kjo sipas tij ishte b\u00ebr\u00eb \u201cduke pasqyruar n\u00eb vendim edhe kontaktet me persona q\u00eb ligji nuk i k\u00ebrkon t\u00eb deklarohen dhe as t\u00eb jepen shpjegime apo barr\u00eb prove\u201d. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Selimi pretendoi se \u201ctrupi gjykues (KPK) g\u00ebnjen n\u00eb pik\u00ebn 33.1 t\u00eb vendimit, ku thuhet se makina BMW \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00eb t\u00eb I. \u00c7.\u201d<\/p>\n<p>Por Kolegji i rr\u00ebzoi pretendimet. Fillimisht ai arsyetoi se kontakti me k\u00ebta persona &#8211; t\u00eb dy me precedent\u00eb penal\u00eb, nuk ka qen\u00eb arsye p\u00ebr shkarkimin e tij, por p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tablo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ambientit shoq\u00ebror tek i cili subjekti i rivler\u00ebsimit ka zgjedhur t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu shprehet se Komisioni ka detyrim t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dije t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara gjat\u00eb hetimit, pasi kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201cfunksion t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb nj\u00eb prej q\u00ebllimeve t\u00eb kryerjes s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, i cili \u00ebsht\u00eb rikthimi i besimit t\u00eb publikut tek institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb asryetim u rr\u00ebzua edhe pretendimi se KPK kishte g\u00ebnjyer n\u00eb lidhje me pron\u00ebsin\u00eb e makin\u00ebs BMW. Kolegji n\u00ebnvizon se Selimi dhe e shoqja kishin prer\u00eb polica sigurimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ajo ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr, por k\u00ebto polica kishin qen\u00eb t\u00eb vlefshme edhe kur makina kishte kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb I.\u00c7.<\/p>\n<p>\u201cFakti se polica e sigurimit TPL \u00ebsht\u00eb prer\u00eb prej subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij para se pronar i mjetit t\u00eb b\u00ebhej shtetasi I. \u00c7., nuk e b\u00ebn t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb faktin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, se n\u00eb koh\u00ebn kur ky shtetas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pronar i mjetit, kjo polic\u00eb ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb e vlefshme\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebrfshihet edhe fakti se makina u sekuestrua p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb procedimi penal ndaj F.D. q\u00eb ishte nj\u00eb tjet\u00ebr person i p\u00ebrmendur si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm i Selimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb fakti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ndaj Selimit ishte edhe sipas KPA kontakti i tij me Arben Isufaj dhe nd\u00ebrhyrja e tij p\u00ebr t\u00eb penguar ekstradimin e tij n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Selimi sipas KPA \u201cka pretenduar gjithashtu se gjat\u00eb hetimit administrativ nuk i \u00ebsht\u00eb adresuar asnj\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me shtetasin A. I.\u201d, por trupa gjykuese e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim duke i cituar pyetjen q\u00eb i ishte drejtuar. \u00a0\u201cKomisioni shprehet qartazi se atij i kalohet barra e prov\u00ebs p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me shtetasin A. I.\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej KPA arsyeton se provat kund\u00ebr Selimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishin ardhur nga organe ligjzbatuese t\u00eb huaja dhe ishin paraqitur nga ONM dhe ishin prova q\u00eb \u201cme v\u00ebshtir\u00ebsi mund t\u00eb vihen n\u00eb dyshim\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se burimi i k\u00ebtyre informacioneve ishte i padiskutuesh\u00ebm. \u201cKy i fundit, p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb, integritetit dhe paan\u00ebsis\u00eb e profesionalizmit, vler\u00ebsohet se ka vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb krahas natyr\u00ebs tep\u00ebr specifike t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbledhjes s\u00eb informacionit\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Po ashtu KPA thot\u00eb se Selimi nuk shpjegoi se nuk kishte ndikuar n\u00eb procesin e mosekstradimit, por dha komente \u201ct\u00eb pavlera dhe t\u00eb pak\u00ebrkuara\u201d se ai \u201cnuk ka ndikuar as te bashk\u00ebshortja e tij, q\u00eb n\u00eb funksionin si gjyqtare n\u00eb qytetin e Fierit, t\u00eb mund t\u00eb favorizonte shtetasin A. Sh. dhe A. I.\u201d.<\/p>\n<p>KPA thot\u00eb se ish-gjyqtari nuk ishte pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe se \u201cnj\u00eb k\u00ebrkim i thjesht\u00eb n\u00eb internet provon se vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka dh\u00ebn\u00eb vendime gjyq\u00ebsore p\u00ebr shtetasin A. I.\u201d, dhe se barra e prov\u00ebs i ka kaluar \u201cp\u00ebr veprime t\u00eb tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe jo p\u00ebr influenca te bashk\u00ebshortja e tij\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Kolegji thot\u00eb se Selimi iu shmang nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb lidhje me kontaktin me k\u00ebt\u00eb person, duke qen\u00eb gjithmon\u00eb ambig mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sipas KPA ai asnj\u00ebher\u00eb nuk u shpreh \u201cdirekt n\u00ebse ai ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie konkrete me k\u00ebt\u00eb shtetas\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vendim b\u00ebhet me dije se sipas gjetjejes s\u00eb ONM-s\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit jo vet\u00ebm q\u00eb kishte lidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme me Isufajn, \u201cpor ai ka p\u00ebrdorur influenc\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve t\u00eb tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, por edhe ndikimit te funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ekstradimi i k\u00ebtij shtetasi drejt shtetit italian, n\u00eb vitin 2014, t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KPA thot\u00eb se arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb Selimi u p\u00ebrpoq ta fshihte k\u00ebt\u00eb kontakt, i cili nga ana tjet\u00ebr do e vendoste at\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar edhe vendimmarrjen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kompetenc\u00ebs territoriale.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Selimi u p\u00ebrfshi vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ekstradimit t\u00eb Isufajt, kur nj\u00eb trup\u00eb gjykuese n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb vendosi se gjykata e Faktit dhe Apelit n\u00eb Tiran\u00eb nuk kishin kompetenc\u00eb territoriale p\u00ebr t\u00eb caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj Isufajt, i cili ishte arrestuar n\u00eb Tiran\u00eb, dhe se rasti i tij duhej t\u00eb gjykohej n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Trasferimi i procesit n\u00eb Fier, i k\u00ebrkuar nga avokati i Isufajt si\u00e7 del n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, rezultoi fillimisht me heqjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb arrest me burg ndaj Isufajt dhe m\u00eb pas refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ekstradim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pretendimet e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi se komisioni q\u00eb vendosi shkarkimin e tij ishte \u201ci nj\u00ebansh\u00ebm\u201d dhe \u201ci ndikuar\u201d u rr\u00ebzuan nga KPA. Kolegji gjeti t\u00eb bazuara akuzat p\u00ebr kontaktet e Selimit me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[272,107,112,259],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180727_131337_270718005-1_uDDrNUX.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK | LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76044"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76044"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76044\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76046,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76044\/revisions\/76046"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}