{"id":76062,"date":"2019-04-10T16:14:51","date_gmt":"2019-04-10T14:14:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-arqile-koca-cenoi-besimin-te-drejtesia\/2019\/04\/10\/"},"modified":"2023-04-07T12:15:16","modified_gmt":"2023-04-07T10:15:16","slug":"kpk-prokurori-arqile-koca-cenoi-besimin-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-arqile-koca-cenoi-besimin-te-drejtesia\/2019\/04\/10\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Arqile Ko\u00e7a c\u00ebnoi besimin te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Arqile Ko\u00e7a, trupi gjykues vendosi t\u2019i konsideronte deklarimet e pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb formularin periodik t\u00eb ILDKPKI, si prov\u00eb me te nj\u00ebjt\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi sa dhe deklarimet e pasakta e t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60533\" aria-describedby=\"caption-attachment-60533\" style=\"width: 584px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1700.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-60533 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1700-584x400.jpg\" alt=\"\" width=\"584\" height=\"400\" data-id=\"60533\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60533\" class=\"wp-caption-text\">Arqilea Ko\u00e7a, pas vendimit t\u00eb KPK q\u00eb e shkarkoi nga detyra e prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sipas ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, subjektet e rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur, pasurin\u00eb e deklarojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit, ose si\u00e7 njihet ndryshe deklarata veting.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 deklarat\u00ebs veting, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb, paraqesin n\u00eb KPK dhe t\u00eb gjitha dokumentet q\u00eb justifikojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>Ligji gjithashtu shprehet n\u00eb nenin 32, pika 4, se \u2018deklarimet e interesave privat\u00eb dhe pasuror\u00eb, t\u00eb paraqitura m\u00eb par\u00eb tek ILDKPKI-ja mund t\u00eb p\u00ebrdoren si prov\u00eb nga Komisioni dhe Kolegji i Apelimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Arqile Ko\u00e7a, trupa gjykuese e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia si an\u00ebtar, ka vendosur t\u2019i trajtoj\u00eb deklarimet periodike t\u00eb interesave private pran\u00eb ILDKPKI si \u201cprov\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi sa dhe deklarimet e pasakta e t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzion t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb subjektit, KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Ko\u00e7a kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb tij kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia .<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtur m\u00eb 6 mars, prokurori Ko\u00e7a ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi gjetjet p\u00ebr t\u00eb cilat KPK i ka transferuar barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe ka k\u00ebrkuar konfirmimin\u00a0 n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni. K\u00ebrkesa e subjektit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh nga trupa gjykuese, e cila 2 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ka shpallur vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata periodike dhe veting<\/strong><\/p>\n<p>Arqilea Ko\u00e7a e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet \u201990. Ai punon prej 15 vitesh n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, drejtoris\u00eb s\u00eb hetimit dhe t\u00eb ndjekjes penale dhe s\u00eb fundmi drejton zyr\u00ebn e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht me detyr\u00ebn si prokuror, Ko\u00e7a ka qen\u00eb edhe pedagog i Jasht\u00ebm n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs si dhe an\u00ebtar p\u00ebr tre vite i K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb. N\u00eb vitin 2017, ai kandidoi p\u00ebr t\u2019u zgjedhur Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i P\u00ebrkohsh\u00ebm, post i cili u fitua nga Arta Marku.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit Ko\u00e7a \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst KPK ka administruar aktin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr subjektin t\u00eb p\u00ebrgatitura nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, raportin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe raportin p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional nga grupi pun\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Sipas aktit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga ILDKPKI, subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ka burime financiare t\u00eb ligjshme dhe justifikon pasurit\u00eb, nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, nuk ka krye deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe subjekti nuk gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej p\u00ebrfundimit t\u00eb organit ndihm\u00ebs, Komisioni ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb plot\u00eb hetimi administrativ mbi pasurit\u00eb e subjektit, duke u bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, provat shkresore t\u00eb administruara nga ky institucion dhe raporti i dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit, si dhe \u00e7do dokument ligjor q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn mjet prove ligjore t\u00eb k\u00ebrkuar nga Komisioni gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i Komisionit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb lidhje m\u00eb 5 pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi, ku p\u00ebrfshihen 2 garazhe, nj\u00eb nj\u00ebsi me sip\u00ebrfaqe 101 m2, nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 178 m2 dhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 120 m2.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb subjekti i ka marr\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi k\u00ebt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb vitin 2009, por n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin ato nuk jan\u00eb deklaruar nga subjekti deri n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2014, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimi i tyre n\u00eb ZVRPP dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting. KPK e hedh posht\u00eb pretendim e subjektit se nuk i ka deklaruar pasurit\u00eb sepse nuk ka qen\u00eb de juro pronar i tyre si n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pasi sipas KPK-s\u00eb ai ka ushtruar t\u00eb drejta reale pron\u00ebsie mbi k\u00ebto asete duke i shitur ose duke i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb huap\u00ebrdorje.<\/p>\n<p>Edhe pse mosdeklarimi i k\u00ebtyre aseteve shtrihet n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2008-2013, trupa gjykuese arsyeton se Kushtetuta e shtrin procesin e rivler\u00ebsimit edhe n\u00eb shqyrtimin e deklarimeve periodike t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNeni 32, pika 5, i ligjit nr. 84\/2016 parashikon: \u201cDeklarimet e interesave privat\u00eb dhe pasuror\u00eb, t\u00eb paraqitura m\u00eb par\u00eb tek ILDPKI-ja mund t\u00eb p\u00ebrdoren si prov\u00eb nga Komisioni dhe Kolegji i Apelimit\u201d,\u201d shprehet KPK n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se p\u00ebrcaktimet kushtetuese dhe ligjore t\u00eb sip\u00ebrcituara u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarimeve periodike t\u00eb pasuris\u00eb vler\u00ebn e prov\u00ebs, ato mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsi me deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d,\u201d shton ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb interpretim KPK mb\u00ebshtetet tek vendimi i shumic\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit me nr.9, dat\u00eb 24.10.2018, p\u00ebr konfirmimin e shkarkimit t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Sipas paragrafit 42 t\u00eb k\u00ebtij vendimi &#8211; i mb\u00ebshtetur nga gjyqtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Luan Daci dhe Ardian Hajdari deklaratat periodike konsiderohen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs, gjyqtarja Ina Rama e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim duke u shprehur se pasakt\u00ebsia n\u00eb deklaratat periodike do t\u00eb ishte objekt verifikimi dhe mund t\u00eb p\u00ebrdorej si nj\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit, n\u00ebqoft\u00ebse \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb deklaruar me q\u00ebllim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Origjina e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 deklarimeve periodike t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb subjektit, KPK ka hetuar dhe origjin\u00ebn e tyr\u00eb. Sipas hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb, pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb subjektit e kan\u00eb origjin\u00ebn tek nj\u00eb tok\u00eb ar\u00eb e bler\u00eb nga shtetasi me iniciale F.A.<\/p>\n<p>ZRPP-ja e Tiran\u00ebs ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK-s\u00eb dy Akte t\u00eb Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Pron\u00ebsi, AMTP, t\u00eb shtetasit F.A, nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 830 m2 e vitit 1999 dhe nj\u00eb tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 3910 m2 e vitit 1992.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate n\u00eb maj 2000, shtetasi F.A ja shet tok\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 830 m2 p\u00ebr 450 mij\u00eb lek\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. M\u00eb tej subjekti e ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb 26 % t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Sipas deklaratave t\u00eb subjektit dhe d\u00ebshmitarit F.A, shitje e tok\u00ebs subjektit ishte rakorduar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale q\u00eb nga viti 1996 dhe \u00e7mimi i blerjes \u00ebsht\u00eb paguar me k\u00ebste dhe pa dokument shkresor nga subjekti i rivler\u00ebsimit, deri n\u00eb vitin 2000. Sipas pretendimeve t\u00eb subjektit dhe d\u00ebshmitarit F. A., shkak i marr\u00ebveshjes verbale, ka qen\u00eb fakti se pasuria ka qen\u00eb e paregjistruar n\u00eb ZVRPP-n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar q\u00eb prona q\u00eb ai ka bler\u00eb i p\u00ebrkiste AMTP-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga F.A n\u00eb vitin 1992.\u00a0 Sipas KPK-s\u00eb t\u00eb dy AMTP-t\u00eb e p\u00ebrfituara nga F.A kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr akti dhe AMTP-ja e p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1992 \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm e korrigjuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, bazuar n\u00eb provat dhe faktet e sip\u00ebrcituara, Komisioni, \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 830 m2, e cila ka sh\u00ebrbyer si origjin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p><strong>Huap\u00ebrdorja e pasurive<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ KPK ka zbuluar nga t\u00eb dh\u00ebnat e OSHEE-s\u00eb se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb huap\u00ebrdorje disa nga pasurit\u00eb e tij t\u00eb paluajtshme. N\u00eb periudh\u00ebn dhjetor 2015 \u2013 janar 2016, subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb huap\u00ebrdorje shtetasit L.D nj\u00ebsin\u00eb me sip\u00ebrfaqe 101 m2. Sipas subjektit shtetasi L.D e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb pasuri si periudh\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. T\u00eb dh\u00ebnat e administruara mbi shtetasin L.D nga OSHEE dhe QKB, p\u00ebrputhen me deklarimet subjektit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb muajin prill 2014, subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb gjithashtu n\u00eb huap\u00ebrdorje nj\u00eb sipqefaqe garazhi prej 20 m2 shtetasi R.S. Sipas subjektit ky shtetas do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr mir\u00ebmbajtejn e garazheve dhe do t\u00eb mdihmonte me administrimin e pasurive. Sipas KPK-s\u00eb nga p\u00ebrmbajtja e aktmarr\u00ebveshjes me shtetasin R. S., dat\u00eb 25.04.2017, rezulton se ky shtetas, e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb garazh n\u00eb huap\u00ebrdorje pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim q\u00eb nga prilli i vitit 2014 e n\u00eb vijim, me q\u00ebllim administrimin e pasurive t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, p\u00ebr shkak se subjekti ka jetuar tek ky pallat q\u00eb nga viti 2015-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb pse ka vazhduar t\u2019ia lej\u00eb n\u00eb huap\u00ebrdorje shtetasit R.S pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pasuria apartament me sip. 110 m2, shitur shtetases L. D. n\u00eb 13.06.2018, p\u00ebr periudh\u00ebn korrik 2013 &#8211; qershor 2015, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga vjehrra e subjektit, znj. S. Sh., n\u00eb kushtet e huap\u00ebrdorjes, dhe n\u00eb periudh\u00ebn korrik 2015 &#8211; korrik 2018, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga shtetasi M. G. po si huap\u00ebrdorjes.\u00a0 Sipas KPK-s\u00eb p\u00ebr vjehrr\u00ebn e subjektit, znj. S. Sh., nuk ka nj\u00eb akt shkresor q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb huap\u00ebrdorjen, nd\u00ebrsa p\u00ebr shtetasin M. G., \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje, dat\u00eb 18.07.2015 . Me k\u00ebt\u00eb shtetas, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb pasur konflikt interesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb apartament 86 m2, e cila i \u00ebsht\u00eb shitur shtetasit R.M, p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 2012 \u2013 dhjetor t\u00eb vitit 2013, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga nipi i subjektit shtetasi Th .Gj., dhe nga shkurti i vitit 2014 \u2013 korrik t\u00eb vitit 2015, kjo pasuri i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb huap\u00ebrdorje shtetasit M. G. Subjekti ka paraqitur nj\u00eb deklarat\u00eb dore t\u00eb \u00a0l\u00ebshuar nga nipi, z. Th. Gj., m\u00eb dat\u00eb 11.11.2018, me t\u00eb cil\u00ebn v\u00ebrtetohet se p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 2012 \u2013 dhjetor 2013, ai ka banuar n\u00eb apartamentin, pron\u00eb e subjektit, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb student n\u00eb Tiran\u00eb. Subjekti gjithashtu ka paraqitur nj\u00eb kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje me shtetasin M.G me afat t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb deklarimi i subjektit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e apartamentit 110 m2 nga vjehrra e tij \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb dhe i dyshimt\u00eb. Komisioni arrin t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij apartamenti pa shp\u00ebrblim\u00a0 nga shtetasi M.G. \u00a0Gjithashtu, p\u00ebr apartamentin 86 m2, KPK shprehet se fakti q\u00eb subjekti nuk ka paraqitur prova shkresore p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse shtetasi M. G ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi pasuri t\u00eb tjera t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb ai ka marr\u00eb n\u00eb huap\u00ebrdorje k\u00ebt\u00eb pasuri, \u00e7far\u00eb sipas KPK-s\u00eb e b\u00ebn gjithashtu t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebrdorimin pa shp\u00ebrblim t\u00eb k\u00ebsaj banese nga ana e tij.<\/p>\n<p>Nga analiza e shpenzimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike, KPK ka ngritur gjithashtu dyshime mbi p\u00ebrdorimin nga subjektit t\u00eb apartamentit\u00a0 137.8 m2 ku ai banon q\u00eb nga viti 2015. Sipas KPK-s\u00eb, nga verifikimi i informacionit t\u00eb OSHEE-s\u00eb, rezulton se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament banimi, n\u00eb periudh\u00ebn korrik 2013 \u2013 dhjetor 2014, ka pasur shpenzime t\u00eb konsiderueshme t\u00eb energjis\u00eb elektrike, nd\u00ebrkoh\u00eb subjekti ka filluar ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2015 dhe vazhdon ta p\u00ebrdor\u00eb aktualisht.<\/p>\n<p>KPK shprehet se nga informacioni i OSHEE-s\u00eb p\u00ebr shpenzimet e energjis\u00eb elektrike, por dhe nga shpjegimet e subjektit, rezulton q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb (korrik 2013 \u2013 dhjetor 2014), ai dhe familja e tij t\u00eb ket\u00eb banuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb dy apartamente, gj\u00eb q\u00eb &#8220;praktikisht \u00ebsht\u00eb e pamundur.&#8221;<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto fakte e l\u00ebn\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj banese nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr periudh\u00ebn korrik 2013 \u2013 dhjetor 2014,\u201d shprehet KPK.<\/p>\n<p><strong>Burimi i t\u00eb ardhurave <\/strong><\/p>\n<p>KPK ka hetuar gjithashtu burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb apartamentit 161 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshtat t\u00eb Sarand\u00ebs nga subjekti n\u00eb vitin 2011. N\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti e ka deklaruar burimin e pasuris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr ket\u00eb apartament nga shitja e apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>ZRPP-ja Sarand\u00eb konfirmon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij k\u00ebt\u00eb pasuri dhe OSHEE-ja v\u00ebrteton p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Subjekti ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se ka shpenzuar 20 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, p\u00ebrfshir\u00eb 5 mij\u00eb euro investim n\u00eb 2013, 700 mij\u00eb lek\u00eb investim n\u00eb 2015, 600 mij\u00eb lek\u00eb (investim + arredim) n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr vitet 2011, 2013, 2015, duke deklaruar shtim vlere t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb shumat p\u00ebrkat\u00ebse por, pa deklaruar burim t\u00eb t\u00eb ardhurave, \u00e7far\u00eb sipas KPK bie ndesh me ligin p\u00ebr deklarimin periodik t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar gjithashtu nj\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb hedhur themelet p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb. Sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb 360 m2 dhe \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr 2.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ ZRPP Kor\u00e7\u00eb ka konfirmuar regjistrimin e pasuris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. Nga deklarimet periodike subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2011, tok\u00eb bujq\u00ebsore, n\u00eb fshatin ***, me sip. 360 m2, n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, pa deklaruar burim. N\u00eb vitin 2012, subjekti ka deklaruar nd\u00ebrtim themelesh p\u00ebr sht\u00ebpi n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb eurosh, pa deklaruar burim.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb nga deklarimet periodike, vihet re se p\u00ebr vitet 2011 dhe 2012, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. \u00a0KPK gjithashtu ka faj\u00ebsuar prokurorin Ko\u00e7a p\u00ebr mosdeklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2017-t\u00eb t\u00eb burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u2018Honda\u2019 me vler\u00eb 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe mos deklarimin e krijimit t\u00eb burimit t\u00eb gjendjes s\u00eb likuiditetit bankar 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe 1421 euro edhe pse k\u00ebt\u00eb likuiditete vijn\u00eb nga t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p><strong>Statusi si i pastreh\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ KPK ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb statusin e personit t\u00eb pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka marr\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb me vler\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb nga ish-Banka e Kursimeve, me statusin e t\u00eb pastrehut, p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb apartament banimi, me sip. 100 m2, n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2000. Gjithashtu, disa\u00a0 muaj pas p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj kredie, subjekti ka privatizuar nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme po me statusin e t\u00eb pastrehut, n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d, t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb fituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, me sip. 100 m2, me kontrat\u00ebn nr. ***, dat\u00eb 26.03.2001, n\u00eb vler\u00ebn prej 1.25 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, kur subjekti ka p\u00ebrfituar si i pastreh\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, prej 100 m2 truall dhe 100 m2 nd\u00ebrtim, ai e kishte konsumuar marrjen e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb prej 5 milion\u00eb lek\u00eb, duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs Ko\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Ko\u00e7a \u00ebsht\u00eb shprehur se : \u201cp\u00ebrfitimi i pasuris\u00eb n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb mua m\u00eb ka takuar qysh me fillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb at\u00eb qytet n\u00eb vitin 1989 q\u00eb ka ardhur p\u00ebr shkak se pushteti lokal nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr strehimin e tij gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka banuar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, p\u00ebrfitimi i k\u00ebsaj pasurie ishte realizim i vonuar i nj\u00eb t\u00eb drejte q\u00eb i takonte,\u201d ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se pasuria n\u00eb fjal\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb apartament t\u00eb banuesh\u00ebm por nj\u00eb magazin\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rr\u00ebnuar. KPK shprehet se \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb si e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb aset subjekti, pasi me ligjin p\u00ebr privatizimin e banesave t\u00eb ish-NKB-s\u00eb, lejohej vet\u00ebm privatizimi i apartamenteve. Sipas KPK-s\u00eb ky aset \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shitur brenda vitit nga subjekti, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Subjekti gjithashtu nuk ka deklaruar t\u00eb ardhura nga shitja e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarimin p\u00ebr vitin 2003, por vet\u00ebm n\u00eb deklarimin p\u00ebr \u201cVetting\u201d. P\u00ebr shkak se KPK e vler\u00ebson si p\u00ebrfitim t\u00eb paligjsh\u00ebm shum\u00ebn 1.25 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shtija e k\u00ebsaj pasurie, deklarimi i saj n\u00eb deklarat\u00ebn veting si e ardhur e ligjshme \u00ebsht\u00eb konsideruar deklarim i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 1996, subjekti s ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb banes\u00eb-objekt provizor, me sip. 36 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Nga informacioni i marr\u00eb nga ALUIZNI, ky objekt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi truallin prej 830 m2 n\u00eb Linz\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb objekt informal n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2005, subjekti ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebdeklarimin p\u00ebr legalizim t\u00eb objektit sht\u00ebpi-banimi, me sip. 36 m2, nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1996, duke deklaruar se k\u00ebrkesa p\u00ebr legalizim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim kthimin e tok\u00ebs ar\u00eb n\u00eb truall p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas KPK-s\u00eb kredia leht\u00ebsuese e marr\u00eb nga subjekti nga ish-Banka Kursimeve \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb kritereve t\u00eb parashikuara nga ligji.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb k\u00ebto veprime apo mosveprime q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me etik\u00ebn e nj\u00eb prokurori t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion q\u00eb nga viti 1994, cenojn\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Arqile Ko\u00e7a, trupi gjykues vendosi t\u2019i konsideronte deklarimet e pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb formularin periodik t\u00eb ILDKPKI, si prov\u00eb me te nj\u00ebjt\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi sa dhe deklarimet e pasakta e t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":76063,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,481,117,473],"tags":[831,118,171,149,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190306_212536_060319001-1_6tXAIZ5.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Prokurorise e Pergjithshme, Arqile Koca, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Koca po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij.\t\t\/r\/n\/r\/nProsecutor at the General Prosecutor's Office Arqile Koca, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Koca is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76062"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76062"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76062\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76064,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76062\/revisions\/76064"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76063"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}