{"id":76098,"date":"2023-04-10T12:30:15","date_gmt":"2023-04-10T10:30:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-kerkesat-e-petrit-aliajt-u-perdoren-si-instrument-per-zvarritjen-e-vetingut\/2023\/04\/10\/"},"modified":"2023-04-10T12:32:46","modified_gmt":"2023-04-10T10:32:46","slug":"kpa-kerkesat-e-petrit-aliajt-u-perdoren-si-instrument-per-zvarritjen-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-kerkesat-e-petrit-aliajt-u-perdoren-si-instrument-per-zvarritjen-e-vetingut\/2023\/04\/10\/","title":{"rendered":"KPA: K\u00ebrkesat e Petrit Aliajt u p\u00ebrdor\u00ebn si instrument p\u00ebr zvarritjen e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj p\u00ebr probleme t\u00eb shumta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr sjelljen e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb nga an\u00ebtaret e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit ka paraqitur arsyetim paralel lidhur me trajtimin e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, kur kjo e fundit ishte mbledhur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar. Pakica vler\u00ebson se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb ishte kaluar p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike, \u00e7ka sipas saj do t\u00eb mund\u00ebsonte edhe hetimin e plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pallat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait dhe v\u00ebllait t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Petrit Aliaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 15 qershor 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, KPK pasi u konstatuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh, p\u00ebrfshi p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb dhe c\u00ebnim i besimit te drejt\u00ebsia. Po ashtu, vendimi i arsyetuar i Komisionit tregon se gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjyqtari Petrit Aliaj d\u00ebrgoi n\u00eb 4 muaj, kat\u00ebr raporte mjek\u00ebsore me diagnoza t\u00eb ndryshme \u2013 nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve u provua se ishte i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht trajektores s\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, Aliaj u promovua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2013 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, ai u kall\u00ebzua nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive p\u00ebr mosdeklarim dhe fshehje t\u00eb burimeve t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij si dhe p\u00ebr deklarime t\u00eb rreme. P\u00ebr k\u00ebto akuza ai u hetua m\u00eb pas nga Prokuroria e Elbasanit, e cila vendosi t\u00eb pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p><strong>Pengimi i procesit t\u00eb vetingut<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si KPK, dhe Kolegji v\u00ebren se nga subjekti jan\u00eb paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb raportesh mjek\u00ebsore, pik\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn e fundit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, kur ai duhej t\u00eb p\u00ebrballej me konkluzionet e hetimit paraprak n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore. Nisur dhe nga fakti se Aliaj nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtes s\u00eb tij, KPA konstaton se duksh\u00ebm ka pasur nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shtyrjen e seancave d\u00ebgjimore t\u00eb caktuara nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka paragjykuar vazhdimisht procesin e tij t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese, duke pasur si q\u00ebllim zvarritjen e k\u00ebtij procesi, veprime k\u00ebto q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 48 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, vler\u00ebson KPA dhe i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara pretendimet q\u00eb lidhen me procesin e rregullt ligjor n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Kolegji i \u00e7mon t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e subjektit kund\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr dy k\u00ebrkesa t\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese, ku nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn trupi gjykues i KPA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>KPA konstaton se k\u00ebrkesa e dyt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit, kur kishte p\u00ebrfunduar seanca d\u00ebgjimore dhe ishte duke u marr\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar. Gjithashtu, v\u00ebrehet se argumentet e paraqitura n\u00eb kall\u00ebzimin penal ndaj trupit gjykues nga Aliaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si argument nga ky i fundit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin, jan\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ato t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e subjektit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar si e pabazuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb e Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cKolegji konstaton se k\u00ebrkesa e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb procedurale, kur Komisioni ishte t\u00ebrhequr p\u00ebr marrjen e vendimit p\u00ebrfundimtar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do komunikim me pal\u00ebt ishte p\u00ebrfunduar dhe Komisioni duhet t\u00eb vendoste mbi aktet t\u00eb cilat ishin administruar nd\u00ebrkoh\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe vler\u00ebsohet se trupa e KPK e ka pasur t\u00eb pamundur q\u00eb gjat\u00eb asaj kohe t\u00eb merrte dijeni p\u00ebr \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb paraqitur.<\/p>\n<p>Komisioni ka njoftuar subjektin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, po n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimit elektronik, se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur dhe se \u00ebsht\u00eb disponuar me nj\u00eb vendim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar si e pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova. P\u00ebrgjigja q\u00eb KPK i ka kthyer subjektit konsiderohet prej Kolegjit me natyr\u00eb administrative, por jo si nj\u00eb vendimmarrje, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte marr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb sjelljen e subjektit gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsimit, me paraqitjen e vazhdueshme t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr shtyrjen e seancave d\u00ebgjimore, e konsideron edhe k\u00ebrkes\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues, pik\u00ebrisht dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit, si nj\u00eb instrument t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb penguar procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se debati gjyq\u00ebsor nuk ishte i nevojsh\u00ebm dhe se lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb arrihej n\u00eb vendim nga shqyrtimi mbi baz\u00ebn e dokumenteve t\u00eb administruara n\u00eb fashikullin e Komisionit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Natasha Mulaj n\u00eb pakic\u00eb, megjith\u00ebse shpreh dakord\u00ebsi me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, ndan mendim ndryshe lidhur me aspektin procedural. Ajo \u00e7mon se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb kalohet p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, duke konsideruar si shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb procedurale shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, nga vet\u00eb ajo trup\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues duhej shqyrtuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup gjykuese e Komisionit\u2026 n\u00eb kushtet kur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Komisioni nuk kishte shpallur vendimin p\u00ebrfundimtar dhe \u00e7\u00ebshtja n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb konsiderohet ende n\u00eb shqyrtim,\u201d vler\u00ebson Mulaj nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb v\u00ebren se kurrsesi nuk e mb\u00ebshtet sjelljen e Aliajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji \u00e7mon se ish-gjyqtari Petrit Aliaj, p\u00ebr qasjen dhe sjelljen e tij ndaj procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjendet n\u00eb kushtet e nenit 61, pika 5 e ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, t\u00eb shkarkimit nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb banes\u00eb private t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb kat n\u00ebntok\u00eb dhe tri kate mbi tok\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, Komisioni ka konstatur se Aliaj nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se nj\u00eb hua e marr\u00eb n\u00eb vitin 2000 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar banes\u00ebn n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Aliaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb nd\u00ebr vite, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7mohet se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimine k\u00ebsaj banese.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK p\u00ebr origjin\u00ebn e k\u00ebsaj prone ka rezultuar se me nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 1999 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs, ku subjekti ka qen\u00eb kryesues i trupit gjykues, \u00ebsht\u00eb rivendosur n\u00eb afat e drejta e shtetasit K.N., p\u00ebr paraqitjen e dokumentacionit n\u00eb ish-Komisionit t\u00eb Kthimit e Kompesimit t\u00eb Pronave, duke i dh\u00ebn\u00eb atij t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb me vendim t\u00eb vitit 2000 t\u00eb k\u00ebtij Komisioni t\u00eb p\u00ebrfitonte ligj\u00ebrisht kthimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli, 200 m2 t\u00eb t\u00eb cilit i disponone vet\u00eb gjyqtari Aliaj.<\/p>\n<p>KPK ka evidentuar se nj\u00eb tjet\u00ebr fakt q\u00eb tregon problemet e k\u00ebsaj prone dhe interesin e subjektit n\u00eb marrjen e vendimit t\u00eb vitit 1999 n\u00eb favor t\u00eb shtetasit K.N., \u00ebsht\u00eb mosregjistrimi i sp\u00ebrfaqes s\u00eb truallit 200 m2 nga ZVRPP-ja Sarand\u00eb, duke detyruar Aliajn t\u2019i drejtohet gjykat\u00ebs me padi me objekt regjistrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes t\u00eb vitit 1998.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon Aliaj duhej t\u00eb hiqte dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja objekt shqyrtimi, p\u00ebr arsye se ka pasur interesa n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka trajtuar dhe k\u00ebto interesa kan\u00eb qen\u00eb personale me karakter ekonomik.<\/p>\n<p>Nga hetimi n\u00eb Komision ka rezultuar se subjekti n\u00eb vitin 2003 nuk ka deklaruar tok\u00ebn truall prej 200 m2 n\u00eb Sarand\u00eb. Po ashtu, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2016 nuk ka deklaruar huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai t\u00eb sh\u00ebnuar prej tij n\u00eb deklarar\u00ebn \u201cveting\u201d si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, si dhe nuk ka v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar deklarime kontradiktote p\u00ebr huamarrjen nga v\u00ebllai. P\u00ebr shkak se subjekti nuk ka v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb; konstatimin t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb vitin 2004; si dhe pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb t\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim; KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrfundim ka arritur edhe Kolegji, duke konkluduar se Aliaj ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e truallit dhe nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs, si dhe gjendet p\u00ebr k\u00ebto pasuri n\u00eb kushtet e fshehjes.<\/p>\n<p>KPA ashtu si KPK konkludon se subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti n\u00eb vitin 2012 kur ka krijuar depozit\u00ebn, ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga avokatia t\u00eb mbajtura cash n\u00eb banes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar burimi i ligjsh\u00ebm sipas k\u00ebrkesave ligjore &#8211; nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar se si burim kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Delvin\u00eb n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>KPA konkludon se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb pot\u00eb burimin e depozit\u00ebs dhe v\u00ebren se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Delvin\u00eb n\u00eb vitin 2004, n\u00eb raport me krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb 2012-\u00ebn, kan\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se ato t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb deklaruar si gjendje cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2004, si dhe n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve pasardh\u00ebse.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se subjekti dhe i biri rezultojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip MNV Pajero, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Ashtu si KPK, edhe Kolegji \u00e7mon se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohen me dokumentacion justifikues ligjor t\u00eb ardhurat e djalit nga pun\u00ebsimi n\u00eb shtetin grek, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konfirmuar konkluzioni i KPK, se subjekti nuk ka justifikuar burimet e ligjshme t\u00eb shkollimit t\u00eb vajzave n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>KPA e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe nuk ka v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb vlere 50 mij\u00eb USD t\u00eb kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e djalit t\u00eb tij nga shtetasi O.L.. Subjekti ka pretenduar se huaja e marr\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si garanci p\u00ebr efekt t\u00eb viz\u00ebs p\u00ebr n\u00eb SHBA dhe \u00ebsht\u00eb kthyer brenda nj\u00eb afati shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, 10-ditor. Por KPA konstaton se Aliaj nuk paraqiti dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr destinacionin dhe kthimin e shumave shtetasit O. L.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb pretendimi i subjektit lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr \u00e7mim fiktiv n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke. Subjekti ka pretenduar se \u00e7mimi i vendosur n\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vler\u00ebn e shitjes mbi baz\u00ebn e vullnetit reciprok t\u00eb pal\u00ebs bler\u00ebse dhe shit\u00ebse.<\/p>\n<p>KPA, ndryshe nga Komisioni \u00e7mon se konstatimi p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes prej 250 lek\u00ebsh p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 712 m2, mbetet i pav\u00ebrtetuar.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i ndrysh\u00ebm p\u00ebr pallatin <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Komision jan\u00eb paraqitur tre denoncime n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb raportuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura nga subjekti i rivler\u00ebsimit, nj\u00eb nd\u00ebr to edhe nj\u00eb pallat 7-kat\u00ebsh, pasuri t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait dhe v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se v\u00ebllai dhe babai i Aliajt nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb financuar nd\u00ebrtimin e pallatit dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb, si dhe nuk arriti t\u2019i provoj\u00eb trupit gjykues se nuk gjendet n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se \u00ebsht\u00eb e provuar nga hetimi administrativ se midis subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe babait t\u00eb tij ka ekzistuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhurimi, nd\u00ebrsa midis tij dhe v\u00ebllait ka ekzistuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huamarrjeje, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb p\u00ebr blerjen e truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banesa e subjektit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se v\u00ebllai i jepte subjektit hua n\u00eb vitin 1998 p\u00ebr blerjen e truallit me sip\u00ebrfaqe 200 m2, ndodhur n\u00eb Sarand\u00eb, mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banes\u00eb private p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kati n\u00ebntok\u00eb dhe tri kate mbi tok\u00eb me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 105 m2, kontribuonte personalisht n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj banese dhe jepte vler\u00ebn monetare 15.000 USD, p\u00ebr 1\/3 e pjes\u00ebs takuese t\u00eb tij, p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve monetare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj banese, i falte m\u00eb pas subjektit pjes\u00ebn takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, krijon bindjen se rrethana t\u00eb tilla flasin p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb subjektit me v\u00ebllan\u00eb e tij\u201d, argumenton shumica e Kolegjit dhe vler\u00ebson se me t\u00eb drejt\u00eb KPK ka k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pallatit nga babai e v\u00ebllai i subjektit, duke referuar edhe denoncimin p\u00ebr fshehje si baz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkluzion.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, dyshimet e ngritura mb\u00ebshteten edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb shkrese mbi konstatimin e nj\u00eb veprimi n\u00eb vitin 2011, ku p\u00ebrshkruhet se babai i subjektit, ka kaluar vler\u00ebn 2 milion lek\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ku ishte e pun\u00ebsuar bashk\u00ebshortja e subjektit.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, ky fakt p\u00ebrforcon argumentin e paraqitur n\u00eb denoncim. Dhe se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb \u201csimbolizon n\u00eb dukje marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb ka subjekti i rivler\u00ebsimit me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d. N\u00eb p\u00ebrfundim, edhe shumica e KPA vler\u00ebson se me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni ka konkluduar se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Mulaj paraqet mendim ndryshe. \u201cN\u00ebse do t\u00eb provohej fshehja e k\u00ebsaj pasurie, ajo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte kryefjal\u00ebn e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit Petrit Aliaj\u201d, shprehet ajo dhe thekson se, q\u00eb t\u00eb konkludohet mbi faktin e nj\u00eb pasurie t\u00eb fshehur, \u201cprovat duhet t\u00eb flasin qart\u00eb dhe t\u00eb nxjerrin n\u00eb drit\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt\u201d.<\/p>\n<p>Sipas saj, nga aktet e administruara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, nuk arrihet t\u00eb provohet q\u00eb v\u00ebrtet pallati 7-kat\u00ebsh, n\u00eb Sarand\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait dhe babait t\u00eb tij. Po ashtu, ajo vler\u00ebson se babai dhe v\u00ebllai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohen si persona t\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb lidhur, pasi marr\u00ebdh\u00ebniet e huas e t\u00eb dhurimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, nuk lidhen me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim mbi baz\u00eb dyshimi e, p\u00ebr pasoj\u00eb, provueshm\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishte e domosdoshme, gj\u00eb e cila mungoi dhe nuk u krye as n\u00eb Komision dhe as n\u00eb Kolegj\u201d, shprehet Mulaj dhe vler\u00ebson se kalimi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi gjendjen e fakteve dhe do t\u2019i sh\u00ebrbente vendimmarrjes s\u00eb gjykat\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj p\u00ebr probleme t\u00eb shumta n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr sjelljen e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb nga an\u00ebtaret e trupit gjykues t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76099,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[191,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76098"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76098"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76098\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76100,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76098\/revisions\/76100"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76099"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}