{"id":76128,"date":"2023-04-11T18:37:56","date_gmt":"2023-04-11T16:37:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rast-i-veshtire-mosdeklarimi-i-kursimeve-sjell-pamundesi-ne-pasurite-e-gjyqtares-stringa\/2023\/04\/11\/"},"modified":"2023-04-11T18:45:52","modified_gmt":"2023-04-11T16:45:52","slug":"rast-i-veshtire-mosdeklarimi-i-kursimeve-sjell-pamundesi-ne-pasurite-e-gjyqtares-stringa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rast-i-veshtire-mosdeklarimi-i-kursimeve-sjell-pamundesi-ne-pasurite-e-gjyqtares-stringa\/2023\/04\/11\/","title":{"rendered":"\u201cRast i v\u00ebshtir\u00eb\u201d: Mosdeklarimi i kursimeve sjell pamund\u00ebsi n\u00eb pasurit\u00eb e gjyqtares Stringa"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 11 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb krijuara kryesisht nga mosdeklarimi i kursimeve cash nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Budo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin profesional u konstatuan disa ankesa dhe denoncime ku ngriheshin pretendime p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit dhe tejkalim t\u00eb afeteve n\u00eb gjykim, p\u00ebr t\u00eb cilat ajo dha shpjegime t\u00eb detajuara duke shpjeguar se zvarritjet nuk kishin ardhur prej saj.<\/p>\n<p>Fahrije Stringa e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Fahrije Stringa Budo po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p><strong>Kursimet cash t\u00eb padeklaruara <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009, si burime krijimi t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklarur nj\u00eb shum\u00eb e dhuruar nga motra e subjektit n\u00eb vitin 1999 dhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve n\u00eb vler\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo shpjegoi se shuma e depozituar prej motr\u00ebs s\u00eb gjyqtares n\u00eb vitin 1999 nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi subjekti nuk ka depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e dhurueses.<\/p>\n<p>Bungo renditi edhe t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb subjektit, t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 2.9 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Komisionit, rezulton mosp\u00ebrputhje n\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga n\u00ebna e subjektit nga shitja e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes figuron shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo 1.5 milion\u00eb lek\u00eb sa \u00ebsht\u00eb deklaruar. Po ashtu, nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs s\u00eb ndjer\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas KPK-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb dokumentaur se letrat me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai i subjektit si ish i persektuar politik, jan\u00eb k\u00ebmbyer me vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb tyre. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr kursimet e deklaruara nga familja e subjektit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 30 mij\u00eb euro n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7elur nga babai i subjektit, i cili ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjyqtaren Budo n\u00eb administrimin e k\u00ebsaj llogarie. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb, jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga d\u00ebmshp\u00ebrblimi i babait si i persektuar politik dhe pensioni i motr\u00ebs s\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 16 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2015 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe subjektit, \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi kthimi i nj\u00eb huaje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2014. Si burim p\u00ebr vler\u00ebn 16 mij\u00eb USD t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb 2014-\u00ebn, jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e pronave t\u00eb paluajtshme t\u00eb trash\u00ebguara nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebrejti se t\u00eb ardhurat e qirave vjetore nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb fund t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse si gjendje cash dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare si burim p\u00ebr krijimin e kursimeve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 16 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza e kryer p\u00ebr huamarr\u00ebsin, ka rezultuar se ai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kthimin e vler\u00ebs 16 mij\u00eb euro n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar prej Komisionit edhe p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010. Si burim jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia; nga shitja e nj\u00eb automjeti.Sipas Bungos, subjekti nuk ka deklaruar kursimet cash, si dhe bahsk\u00ebshorti nuk ka specifikuar t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb dhe bonot e thesarit. KPK nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb kursimet cash t\u00eb pretenduar se jan\u00eb krijuar n\u00eb 2009-\u00ebn dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb shtuar n\u00eb depozit\u00eb shuma 13 mij\u00eb euro. Nga analizimi t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e automjetit t\u00eb llojit Ford, ka rezultuar se kjo pasuri e luajtshme \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 kundrejt shum\u00ebs 1500 euro dhe s\u00eb bashku me shpenzimet p\u00ebr plot\u00ebsimin e dokumentacionit jan\u00eb shpenzuar gjithsej rreth 350 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i \u00ebsht\u00eb shitur nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb subjektit pas 10 vjet\u00ebsh p\u00ebr \u00e7mimin 5000 euro. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb ngritur dyshimet p\u00ebr \u00e7mim fiktiv t\u00eb shitjes. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr fitimin e krijuar dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr krijimin e shtes\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Stringa nuk ka deklaruar kursimet cash nga t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative edhe p\u00ebr shtes\u00ebn e depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, bashk\u00ebshorti i subjektit rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 7000 USD n\u00eb vitin 2000, q\u00eb n\u00eb momentin e deklarimit \u201cveting\u201d ka arritur n\u00eb vler\u00ebn 56 mij\u00eb USD. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti e ka p\u00ebrfshir\u00eb subjektin n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 36 mij\u00eb euro t\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2014. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr \u00e7mimin 9.5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb deklarim \u00ebsht\u00eb shpjeguar se nga \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb zbritur nj\u00eb hua q\u00eb i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb bler\u00ebsit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar vlera 53 mij\u00eb euro n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti ka shpjeguar se kjo shum\u00eb e paguar m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb kapar p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Bungo tha se nga hetimi administrativ ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit vite m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bler\u00ebsi A.B. duket se nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien hua t\u00eb shum\u00ebs 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se nuk jan\u00eb gjetur gjurm\u00eb t\u00eb dokumentuara p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, KPK ngre dyshime se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb shlyer de facto nga A.B. q\u00eb prej vitit 2000, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontrata e vitit 2013 mund t\u00eb jen\u00eb lidhur me q\u00ebllim q\u00eb prona t\u2019i kalohej atij. Bazuar n\u00eb k\u00ebto dyshime, KPK nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare vler\u00ebn 53 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb vler\u00ebs 53 mij\u00eb euro nga shitja e apartamentit, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2008, si burim krijimi t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Sauk t\u00eb Tiran\u00ebs, kundrejt \u00e7mimit 80 mij\u00eb euro dhe interesat bankare.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Toyota n\u00eb Gjermani nga bashk\u00ebshorti i subjektit, pasi vlera e deklaruar si burim \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr m\u00eb von\u00eb nga llogaria bankare.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme nga krijimi i nj\u00eb depozite tjet\u00ebr me burim t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e tok\u00ebs, si dhe p\u00ebr pronat e kthyera familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit n\u00eb Tiran\u00eb, prej nga jan\u00eb p\u00ebrfituar nd\u00ebr vite t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia e tyre. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb relatimit t\u00eb gjetjeve p\u00ebr pasurin\u00eb, Bungo v\u00ebrejti se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vite kursime cash, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar kursime. \u201cSubjekti ka deklaruar se ka dashur t\u00eb sqaroj\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb e gjendjes cash, por ka qen\u00eb e paqart\u00eb\u201d, tha Bungo dhe shtoi se mund\u00ebsia e kursimeve nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, \u00e7\u2019ka ka sjell\u00eb nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn 14.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb vitet e verifikuara.<\/p>\n<p>Analiza financiare e Komisionit u kund\u00ebrshtua nga gjyqtarja Fahrije Stringa Budo, e cila tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb analiz\u00eb financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2016, ku sipas saj rezulton se ajo dhe familjar\u00ebt e saj kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>\u201cTheksoj se t\u00ebr\u00ebsia e burimeve lidhet me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga pensionet, shp\u00ebrblimet e tyre si ish-t\u00eb persekutuar politik\u00eb; t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga qiraja e pronave t\u00eb paluajtshme dhe tjet\u00ebrsimi i tyre. Un\u00eb nuk kam krijuar pasuri,\u201d deklaroi ajo dhe k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb, duke u korrigjuar situata aktuale.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pasqyruar nga vet\u00eb Komisioni se p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb jan\u00eb paguar tatimet, por nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb,\u201d u ankua ajo.<\/p>\n<p>Gjyqtarja k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej edhe dhurimi nga motra e ndjer\u00eb, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishte provuar se kishte pasur mund\u00ebsi financiare. Po ashtu, ajo u shpreh se motra q\u00eb jetonte n\u00eb Itali kishte fituar pension n\u00eb vitin 2004 n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ia kishte l\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve, pasi ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat nga pensioni i saj t\u2019u shtoheshin t\u00eb ardhurave nd\u00ebr vite t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Po ashtu, Stringa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e babait nga d\u00ebmshp\u00ebrblimi si ish- i persektuar politik. Ajo v\u00ebrejti se nj\u00eb vler\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave ishte konvertuar n\u00eb euro n\u00eb bank\u00eb, por nuk ishte marr\u00eb hua.<\/p>\n<p>Stringa theksoi se nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb titullare e depozitave t\u00eb prind\u00ebrve, por i ishte dh\u00ebn\u00eb e drejta p\u00ebr t\u2019i menaxhuar pasi ata ishin t\u00eb moshuar. Sipas saj, babai nuk do t\u2019i kishte k\u00ebmbyer me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl letrat me vler\u00eb, pasi ishin d\u00ebmshp\u00ebrblimi p\u00ebr vuajtjet e tij gjat\u00eb internimit dhe burgimit t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pohoi se n\u00ebna nuk mund ta kishte shitur banes\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb sa ishte n\u00eb kontrat\u00eb, pasi sipas referencave t\u00eb EKB-s\u00eb, vlera ishte rreth 2.6 milion\u00eb lek\u00eb. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebna e ka shitur 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn e deklaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo u ndal n\u00eb huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2014, duke theksuar se burim ishin qirat\u00eb e tre viteve q\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme. \u201c\u00cbsht\u00eb i drejt\u00eb konstatimi p\u00ebr cashin, por jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jem e sakt\u00eb n\u00eb rubrik\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrvitshme. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam deklaruar gjendjen cash p\u00ebr shkak t\u00eb padijenis\u00eb time p\u00ebr t\u2019i deklaruar. \u00c7do e ardhur nga qirat\u00eb \u00ebsht\u00eb kursyer dhe mbyllur n\u00eb depozita,\u201d shpjegoi Stringa, duke ritheksuar se mospasqyrimi cashit kishte t\u00eb b\u00ebnte me moskuptimin e ligjit.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi n\u00eb rubrik\u00ebn e duhur nuk duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e proporcionalitetit. Pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr mas\u00eb disiplinore, pasi jan\u00eb mang\u00ebsi formale\u201d, shtoi subjekti.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, sipas t\u00eb cilit pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime t\u00eb pashoq\u00ebruara me mungesa financiare, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Stringa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi lidhur me burimet e depozit\u00ebs 36 mij\u00eb euro t\u00eb \u00e7elur nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2014, duke pretenduar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr burime t\u00eb krijuara prej tij p\u00ebrpara se ata t\u00eb lidhnin martes\u00eb dhe p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi dyshimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr veprime fiktive t\u00eb apartamentit nga ana e bashk\u00ebshortit, duke argumentuar se kontratat lidheshin bazuar n\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebve. Sipas siubjektit, kontrata ishte finalizuar pas daljes s\u00eb certifikat\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga ne dhe \u00ebsht\u00eb deklaruar rregullisht nga viti 2003,\u201d sqaroi Stringa lidhur me apartamentin e shitur nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se shuma 1.9 milion\u00eb lek\u00eb e paguar p\u00ebr kaparin nuk mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte gjith\u00eb \u00e7mimin e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb ishte shlyer n\u00eb 2000-in ashtu si ngre dyshime Komisioni. Lidhur me moskalimin n\u00eb bank\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb mbetur n\u00eb vitin 2013, ajo theksoi se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk k\u00ebrkohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga ligji. Stringa v\u00ebrejti se kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe t\u00eb ardhurat e pal\u00ebs bler\u00ebse, q\u00eb sipas saj kan\u00eb pasur mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me shitjen e automjetit t\u00eb llojit Ford m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes 10 vite m\u00eb par\u00eb, subjekti deklaroi se bashk\u00ebshorti e kishte bler\u00eb me \u00e7mim okazion n\u00eb Gjermani. Ajo tha se makina ishte shitur n\u00eb vler\u00ebn q\u00eb kishte, pasi ishin kryer edhe shpenzime.<\/p>\n<p>P\u00ebr depozit\u00ebn 7000 USD t\u00eb \u00e7elur nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2000, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat prej vitit 1994. Sipas saj, rezulton bilanc pozitiv n\u00eb shum\u00ebn rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo shtoi se familja e bashk\u00ebshortit ka pasur mund\u00ebsi edhe p\u00ebr shtes\u00ebn e depozit\u00ebs deri n\u00eb vitin 2003 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se kemi pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursimet. Kam menduar se ka qen\u00eb i mjaftuesh\u00ebm deklarimi i t\u00eb ardhurave,\u201d ritheksoi ajo duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsohen prej Komisionit t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Bungo e cil\u00ebsoi rivler\u00ebsimin e String\u00ebs si \u201cnj\u00eb rast t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, pasi problemet ishin konstatuar p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Ajo e konsideroi si t\u00eb komplikuar analiz\u00ebn financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi dhe shtoi se probleme kishin sjell\u00eb edhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet vjetore me at\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb arsyet p\u00ebrse juve iu dalin llogarit\u00eb dhe neve nuk na dalin,\u201d ju drejtua Bungo subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Fahrije Stringa Budo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 13 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 11 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb krijuara kryesisht nga mosdeklarimi i kursimeve cash nd\u00ebr vite. Budo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76129,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Stringa-ok-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76128"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76128"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76128\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76130,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76128\/revisions\/76130"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76129"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}