{"id":76144,"date":"2023-04-12T18:17:50","date_gmt":"2023-04-12T16:17:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-izabela-radovani-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurise\/2023\/04\/12\/"},"modified":"2023-04-13T16:36:26","modified_gmt":"2023-04-13T14:36:26","slug":"gjyqtarja-izabela-radovani-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-izabela-radovani-jep-shpjegime-per-balancat-negative-te-pasurise\/2023\/04\/12\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Izabela Radovani jep shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Izabela Radovani u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 12 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb dha shpjegime p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimin e pasurive, mungesat financiare p\u00ebr krijimin e tyre, si dhe p\u00ebr transaksionet p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb kryera n\u00eb emrin e saj &#8211; pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se nuk kishte lidhje. Ajo e vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dha sqarime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku dhe media.<\/p>\n<p>Izabela Radovani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor si ndihm\u00ebsgjyqtare n\u00eb vitin 1996 dhe n\u00eb vitin 2000 u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Shkod\u00ebr, ku dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Radovani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, subjekti u paraqit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e saj ligjore, avokaten Evi Kolovani.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 76 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, subjekti ka shpjeguar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 1998 se i \u00ebsht\u00eb dhuruar, n\u00eb fakt vlera e paguar ka qen\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i deklarat\u00ebs fillestare t\u00eb vitit 2003, Radovani ka deklaruar se vlera e pasuris\u00eb ka qen\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Shuli konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb deklaruar t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Gjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti ka deklaruar se kjo pasuri nuk i \u00ebsht\u00eb dhuruar, por se e ka bler\u00eb kundrejt vler\u00ebs 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, Radovani ka shpjeguar se ka sh\u00ebrbyer vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj n\u00eb vitin 1997 kundrejt \u00e7mimit 1 milion e 350 mij\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00eb e kishte bler\u00eb n\u00eb 96-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb, si dhe t\u00eb ardhurat familjare.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1996. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e k\u00ebsaj pasurie nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarimet vjetore si burim p\u00ebr banes\u00ebn e bler\u00eb n\u00eb \u201998-\u00ebn, por e ka pretenduar vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Relatorja konstatoi se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 edhe nj\u00eb depozit\u00eb dhe se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 1997 kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr \u00e7eljen e k\u00ebsaj depozite apo p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb 98-\u00ebn. Sipas Shulit, subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr burimin e depozit\u00ebs, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb pyetur.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake, shuma 1 milion e 350 mij\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit 76 m2, duke rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb bashkuar me nj\u00eb tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 75 m2, q\u00eb \u00ebsht\u00eb privatizuar nga familja e bashk\u00ebshortit dhe i \u00ebsht\u00eb dhuruar k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Radovani e ka deklaruar n\u00eb vijim\u00ebsi si adres\u00eb banimi sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dy apartamentet, nga verifikimi i librez\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike ka rezultuar se n\u00eb periudha t\u00eb gjata kohore nuk ka pasur shpenzime, ose ka pasur pagesa aforfe n\u00eb vlera minimale.<\/p>\n<p>Avokatja Evi Kolovani theksoi se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr vler\u00ebn e apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1998, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d e cil\u00ebsoi si pasakt\u00ebsi t\u00eb paq\u00ebllishme, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me m\u00ebnyr\u00ebn e kuptimit t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se Radovani kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1996, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb t\u00eb cilit kishte sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr banes\u00ebn tjet\u00ebr. Kolovani dhe subjekti sqaruan n\u00eb seanc\u00eb se familja e k\u00ebsaj t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb persekutuar politikisht p\u00ebrpara vitit 1990, ku babai ka qen\u00eb i burgosur, nd\u00ebrsa v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo sqaroi se jan\u00eb kompesuar me 886 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe dy vjet m\u00eb von\u00eb me 750 mij\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat rreth nj\u00eb milion lek\u00eb u pretendua se i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb 96-\u00ebn. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb \u00e7mimi i shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 1997 t\u00eb konsiderohej si burim p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb 98-\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Avokatja konstatoi se n\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-1996 si hetues, gjyqtar, kryetar gjykate, avokat e pedegog i jasht\u00ebm, n\u00eb shum\u00ebn totale 614 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo shpjegoi se p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt, nuk jan\u00eb gjetur dokumente p\u00ebr pagesat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, por jan\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna zyrtare t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb pagat e gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, u k\u00ebrkua q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga puna si noter, prej vitit 1997 e n\u00eb vijim. P\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb institucionet tatimore jan\u00eb shprehur se nuk disponojn\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb Radovanit, Kolovani k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni ta kryej\u00eb analiz\u00ebn bazuar n\u00eb regjistrat noterial\u00eb q\u00eb ai disponon. Sipas avokates, p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1998, bilanci del pozitiv n\u00eb shum\u00ebn 645 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nga relatorja Shuli lidhur me mosp\u00ebrputhjen e deklarimit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb apartamenteve me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt 151 m2, subjekti deklaroi se kishte sqaruar se kishte jetuar aty p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2013, nd\u00ebrsa m\u00eb pas ishte transferuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve pasi n\u00ebna kishte mbetur vet\u00ebm dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. \u201cNuk kam kryer fshehje pse nuk kam deklaruar si adres\u00eb banimi sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve,\u201d pohoi Radovani.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie prej 34.5 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2008. Po ashtu, u konstatua se Radovani nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri deri n\u00eb 2014-\u00ebn, kur ka pasqyruar pak\u00ebsimin e nj\u00eb shume 500 mij\u00eb lek\u00eb. Gjat\u00eb hetimit, Radovani ka shpjeguar se pasi shit\u00ebsi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, bashk\u00ebshortja e tij padrejt\u00ebsisht kishte shtuar sip\u00ebrfaqen dhe rritur \u00e7mimin. Ajo ka pohuar se n\u00eb vitet 2007, 2008 dhe 2009 \u00ebsht\u00eb shlyer vlera 3 milion\u00eb lek\u00eb, se ka paguar 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn dhe se po aq kan\u00eb mbetur detyrim.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se kjo pasuri vijon t\u00eb mos jet\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Radovani.<\/p>\n<p>Shuli pohoi se nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb e pak\u00ebsuar n\u00eb vitin 2014, t\u00eb jet\u00eb paguar p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb. Megjithat\u00eb, Komisioni e ka p\u00ebrfshir\u00eb si shpenzim.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur se subjekti ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt ligjor\u00eb t\u00eb shtetasit me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebshorti kishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb. Sipas Shulit, subjekti duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Avokatja Kolovani sqaroi se pagesat p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb ishin kryer p\u00ebrgjat\u00eb tre viteve, nd\u00ebrsa sh\u00ebnimi se ishte shlyer e gjitha n\u00eb 2008-\u00ebn ka, qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb besimit q\u00eb ka pasur pala shit\u00ebse tek bashk\u00ebshorti i subjektit. Ajo argumentoi se i ndjeri i kishte kryer gjith\u00eb aktet noteriale p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtonte tek bashk\u00ebshorti i subjektit. Sipas Kolovanit, kjo pasuri nuk i \u00ebsht\u00eb vendosur ende n\u00eb dispozicion bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares.<\/p>\n<p>Lidhur me shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse, Kolovani sqaroi se subjekti ishte caktuar me short. Ajo pohoi se Radovani kishte zhvilluar seanc\u00ebn paraprake ku kishte konstatuar se padia ishte me t\u00eb meta, pasi padit\u00ebsi nuk kishte p\u00ebrcaktuar qart\u00eb gjeneralitetet e trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb. \u201cDo t\u00eb ishte parregullsi n\u00ebse do t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen dhe prandaj ka k\u00ebrkuar fillimisht verifikimin e tyre,\u201d argumentoi Kolovani dhe theksoi se subjekti nuk e ka shqyrtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Prej hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 1995 p\u00ebr \u00e7mimin 240 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb shitur n\u00eb 96-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion e 50 mij\u00eb lek\u00eb. Personat q\u00eb e kan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 e kan\u00eb shitur dy vjet m\u00eb von\u00eb tek nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr, pasuri q\u00eb aktualisht figuron e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor\u00eb t\u00eb bler\u00ebsit.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, subjekti ka theksuar se nuk ka lidhje me at\u00eb pasuri. Radovani ka paraqitur dhe nj\u00eb akt ekspertimi p\u00ebr n\u00ebnshkrimin n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb, ku eksperti ka vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb kryer nga i nj\u00ebjti person, por jo nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Avokatja Kolovani v\u00ebrejti se subjekti ka lidhur martes\u00eb pas kontrat\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1995 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe se ishte e pamundur q\u00eb ajo t\u00eb kishte kryer vet\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion me mbiemrin e bashk\u00ebshortit, ashtu si ishte sh\u00ebnuar. Sipas saj, n\u00eb dokumentacionin p\u00ebr transaksionet e k\u00ebtij apartamenti nuk figuron mjet identifikimi i subjektit, si dhe as nj\u00eb pjes\u00eb e gjeneraliteteve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kur Shuli e pyeti subjektin se p\u00ebrse kishte k\u00ebrkuar akt ekspertim vet\u00ebm p\u00ebr n\u00ebnshkrimin n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, duke i krahasuar me ato t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, avokatja Kolovani sqaroi se ekspertit i ishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr krahasim edhe dokumente t\u00eb tjera t\u00eb koh\u00ebs. \u201cDuhej t\u00eb provonim se ishte i falsifikuar. [\u2026] Pasi n\u00ebse nuk e kishte bler\u00eb edhe nuk mund ta shiste\u201d, argmentoi ajo.<\/p>\n<p>Komisioni e ka kryer analiz\u00ebn financiare paraprake n\u00eb dy pjes\u00eb, p\u00ebr vitet 1996-2003 nga ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 380 mij\u00eb lek\u00eb dhe rreth 1.8 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2016.<\/p>\n<p>Avokatja Kolovani konstatoi se KPK nuk kishte konsideruar n\u00eb analiz\u00eb likujditete q\u00eb i kishte disponuar subjekti, q\u00eb sipas saj e p\u00ebrmbysin bilancin negativ. \u201cT\u00eb rishikohet analiza financiare duke konsideruar \u00e7do t\u00eb ardhur t\u00eb provuar,\u201d k\u00ebrkoi Kolovani dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti justifikon bindsh\u00ebm gjith\u00eb burimin e pasurive.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Izabela Radovani mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr disa prej 16 denoncimeve t\u00eb kryera nga publiku. Dy denoncime jan\u00eb kryer nga institucionet shtet\u00ebrore, OST dhe Spitali Rajonal i Shkodr\u00ebs q\u00eb kan\u00eb ngritur pretendime se n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve ku kan\u00eb qen\u00eb pal\u00eb e paditur, subjekti ka lejuar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb gjyqtar q\u00eb ka k\u00ebshilluar v\u00ebllan\u00eb e tij avokat.<\/p>\n<p>Pretendimet e OST kan\u00eb mbetur deklarative, nd\u00ebrsa nga verifikimi i regjistrimit audio t\u00eb seanc\u00ebs ku pal\u00eb ka qen\u00eb Spitali Rajonal i Shkodr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kuptuar se n\u00eb sall\u00eb ka hyr\u00eb nj\u00eb person t\u00eb cilit subjekti i ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb merret leje.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se Radovani nuk ka n\u00ebnshkruar procesverbalet e seancave. Shuli relatori edhe disa denoncime ku ngriheshin pretendime ndaj vendimarrjes dhe vler\u00ebsimit e provave nga subjekti, si dhe p\u00ebr zvarritje t\u00eb proceseve.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e n\u00ebshkrimit t\u00eb procesverbaleve t\u00eb seancave, Kolovani sqaroi se ato regjistroheshin n\u00eb sistemin audio dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye subjekti e kishte praktik\u00eb q\u00eb t\u00eb mos n\u00ebnshkruante n\u00eb p\u00ebmbledhjen q\u00eb kryente sekretaria gjyq\u00ebsore. Sipas saj, procesverbalet e sekretaris\u00eb gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb vlefshme.<\/p>\n<p>Avokatja kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr zvarritje t\u00eb proceseve, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit dokumentet q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetonin sa pretendonte. Sipas Kolovanit, vendimet e subjektit jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Apeli, q\u00eb nuk ka gjetur shkelje procedurale apo materiale.<\/p>\n<p>Shuli evidentoi edhe dy denoncime publike t\u00eb kryera n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d, ku n\u00eb nj\u00eb rast f\u00ebmij\u00ebt e v\u00ebllait t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb subjektit kan\u00eb ngritur pretendime se apartamenti i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nga ana e djalit t\u00eb gjyqtares Radovani, i cili e ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb m\u00eb pas me qira.<\/p>\n<p>Subjekti dhe avokatja sqaruan se i v\u00ebllai kishte bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja dhe vajza pjes\u00ebt e tyre takuese, duke zot\u00ebruar \u00be &#8211; at, nd\u00ebrsa \u00bc-\u00ebn e zot\u00ebronte ende djali i tij. Sipas Radovanit, bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij ishin larguar jasht\u00eb shtetit prej dekadash. Subjekti pretendoi se djali i saj ishte kujdesur p\u00ebr xhaxhan\u00eb, i cili kishte vendosur t\u2019i dhuronte pjes\u00ebn e tij takuese n\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin se sh\u00ebnimi nga v\u00ebllai n\u00eb aktin e dhurimit ishte kryer me gjurm\u00eb t\u00eb gishtit dhe jo me n\u00ebnshkrim, subjekti deklaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ai kishte qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe gjendej n\u00eb spital, duke e pasur t\u00eb pamundur t\u00eb n\u00ebnshkruante p\u00ebr dhurimin. Sipas subjektit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte vendosur gjurm\u00ebn e gishtit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Izabela Radovani deklaroi se me gjith\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ishin b\u00ebr\u00eb familjes s\u00eb saj, kishte gjetur forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur para e p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e drejt\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 14 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Izabela Radovani u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 12 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb dha shpjegime p\u00ebr mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimin e pasurive, mungesat financiare p\u00ebr krijimin e tyre, si dhe p\u00ebr transaksionet p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb kryera [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76145,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[132,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Izabela-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Izabela Radovani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76144"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76144"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76144\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76147,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76144\/revisions\/76147"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}