{"id":76157,"date":"2023-04-14T17:30:50","date_gmt":"2023-04-14T15:30:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/blen-lire-dhe-shet-shtrenjte-pikepyetje-mbi-makinat-e-prokurorit-sokol-nishani\/2023\/04\/14\/"},"modified":"2023-04-14T17:32:54","modified_gmt":"2023-04-14T15:32:54","slug":"blen-lire-dhe-shet-shtrenjte-pikepyetje-mbi-makinat-e-prokurorit-sokol-nishani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/blen-lire-dhe-shet-shtrenjte-pikepyetje-mbi-makinat-e-prokurorit-sokol-nishani\/2023\/04\/14\/","title":{"rendered":"\u201cBlen lir\u00eb dhe shet shtrenjt\u00eb\u201d: Pik\u00ebpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Sokol Nishani i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 14 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe p\u00ebr konsatimin se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, kishte bler\u00eb automjete lir\u00eb dhe i kishte shitur shtrenjt\u00eb, me q\u00ebllim justifikimin e burimeve t\u00eb nj\u00eb makine tjet\u00ebr. Ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk evidentuan probleme p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Nishani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Sokol Nishani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2008 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb prej burimeve financiare t\u00eb deklaruara nga subjekti se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb zyre me sip\u00ebrfaqe 40 m2 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, ku bashk\u00ebshortja e tij ushtron aktivitetin si notere prej vitit 2013.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 70 mij\u00eb euro, Nishani ka deklaruar nj\u00eb kredi dhe nj\u00eb hua, secila nga 30 mij\u00eb euro, si dhe 10 mij\u00eb euro kursime. KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr kredin\u00eb. Po ashtu, xhaxhai i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit ka rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se kishte shitur nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Si burim kryesor t\u00eb kursimeve n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, Nishani ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Komici u shpreh se jan\u00eb v\u00ebrejtur mosp\u00ebrputhje n\u00eb desitancionin e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e banes\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim edhe p\u00ebr blerjen e dy automjeteve dhe p\u00ebr depozitimin n\u00eb bank\u00eb t\u00eb nj\u00eb shume 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se kjo vler\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb 2009-\u00ebn, q\u00eb s\u00eb bashku me interesat ka arritur n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 268 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, kur \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb zyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar m\u00eb par\u00eb kursime t\u00eb krijuara nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2002 dhe as i ka depozituar ato n\u00eb bank\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur i ka p\u00ebrfituar. Sipas Komicit, bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, duket se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e banes\u00ebs nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr vler\u00ebn e depozituar n\u00eb bank\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e zyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Nishani k\u00ebmb\u00ebnguli gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se vlera 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2002. Ai pretendoi se legjislacioni p\u00ebr deklarimin e pasurive nga ana e oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore nuk detyronte deklarimin e kursimeve nga ai transaksion, prandaj dhe nuk i kishte pasqyruar n\u00eb deklarimet e viteve 2003 dhe 2004. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb mosdeklarimi si kursim i vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit t\u00eb konsiderohej si pasakt\u00ebsi e paq\u00ebllimshme n\u00eb koh\u00ebn kur ushtronte detyr\u00ebn e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore. \u201cKam depozituar n\u00eb bank\u00eb kursimet n\u00eb vitin 2008 dhe i kam deklaruar n\u00eb at\u00eb vit\u201d, theksoi ai dhe k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe t\u00eb ardhurat nga pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk kishin kryer investime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nishani \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare prej hetimit paraprak edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Toyota n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro. Si burime krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti ka deklaruar kursimet, t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr t\u00eb llojit Toyota p\u00ebr shum\u00ebn 1.4 milion lek\u00eb, si dhe nga shitja e nj\u00eb Benz-i dhe nj\u00eb mjeti tip KIA. Po ashtu, ka shpjeguar para Komisionit se ka marr\u00eb dhe nj\u00eb hua 10 mij\u00eb euro nga i v\u00ebllai emigrant n\u00eb Itali, por pa e formalizuar p\u00ebr shkak t\u00eb marrdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Komici sqaroi se prej hetimit ka rezultuar se subjekti ka shitur dy automjete n\u00eb vitin 2009, por t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nuk jan\u00eb deklaruar si kursime cash dhe transaksionet nuk jan\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se Toyota e par\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej subjektit n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur n\u00eb 2012-\u00ebn kundrejt vler\u00ebs 1.4 milion lek\u00eb. Sipas Komicit, personi q\u00eb i ka shitur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb subjektit n\u00eb 2009-\u00ebn, ka rezultuar me humbje rreth 240 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici shpjegoi se subjekti ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni lidhur me \u00e7mimin q\u00eb e kishte bler\u00eb pala shit\u00ebse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka pretenduar se \u00e7mimi 400 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes motorike. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Nishani sqaroi p\u00ebr Komisionin dhe v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, se kishte nd\u00ebrruar motorrin e Toyota-s n\u00eb vitin 2009, duke e p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen e mjetit dhe rritur vler\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ai pohoi se kishte pasur dijeni p\u00ebr defektin e motorrit dhe shtoi se kishte pasur njohje me nj\u00eb mekanik q\u00eb kishte kryer punimet dhe e kishte paguar p\u00ebrgjat\u00eb tre vjet\u00ebve detyrimin financiar n\u00eb vler\u00ebn 5000 euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Nishani nuk ka deklaruar n\u00eb koh\u00eb shpenzimin p\u00ebr motorrin, si dhe t\u00eb tjera investime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mjetit n\u00eb shum\u00ebn totale 1 milion lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb blerjes dhe t\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se automjeti tip Toyota i bler\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn \u00ebsht\u00eb shitur disa muaj pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb Toyota n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 25 mij\u00eb euro. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, Komici pohoi se duket se shuma 1.4 milion\u00eb nga shitja e Toyota-s s\u00eb par\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nishani deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se, megjith\u00ebse akti i shitblerjes ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb prill t\u00eb vitit 2012, shitja ishte kryer realisht n\u00eb janar t\u00eb atij viti, kur dhe kishte marr\u00eb nga bler\u00ebsi shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe i kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se dhe automjeti i llojit Benz ishte bler\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe ishte shitur n\u00eb vitin 2009 kundrejt vler\u00ebs 5000 euro. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstatuar se personi q\u00eb i ka shitur subjektit Benz-in n\u00eb 2006-\u00ebn ka dal\u00eb me humbje n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion, prej nga Komisioni ka ngritur dyshime se shuma 200 mij\u00eb lek\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson \u00e7mimin real t\u00eb blerjes. Nishani ka deklaruar se ka paguar edhe p\u00ebr zhdoganimin dhe targimin e mjetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs t\u00eb llojit KIA n\u00eb vitin 2008, subjekti ka deklaruar si burime kursimet dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr blerjen e Toyota-s n\u00eb vitin 2012 kundrejt vler\u00ebs 25 mij\u00eb euro, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar shpenzimet doganore n\u00eb mas\u00ebn 721 mij\u00eb lek\u00eb; se ka dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie; si dhe nuk ka deklaruar huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai. \u201cDuket si p\u00ebrpjekje e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb rregulluar situat\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro dhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb huaja,\u201d pohoi relatori Komici lidhur me huan\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes shtoi se blerja lir\u00eb e mjeteve dhe shitja shtrenjt\u00eb e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, duket se \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e automjetit t\u00eb llojit Toyota n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nishani pranoi se huaja e marr\u00eb nga v\u00ebllai nuk ishte deklaruar, por ai pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes v\u00ebllez\u00ebrve. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur q\u00ebllim p\u00ebr rritjen artificiale t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb automjeteve. Subjekti pretendoi se kishte bashk\u00ebngjitur prova q\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barrave t\u00eb prov\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u2019i konsideroj\u00eb.<\/p>\n<p>Nishani u pyet edhe p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi I.S., q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar nga subjekti. Ai sqaroi se ka miq\u00ebsi me shtetasin I.S. dhe se kredin\u00eb e ka marr\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar. Sipas subjektit, megjith\u00ebse kredia \u00ebsht\u00eb mbajtur prej bank\u00ebs nga paga e tij, shtetasi I.S. i\u2019a ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike t\u00eb gjitha pagesat.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb apartament q\u00eb bashk\u00ebshortja e ka trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit; p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3500 euro; si dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Rover p\u00ebr \u00e7mimin 1200 euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb, kurse p\u00ebr vitet 2008-2016, gjat\u00eb koh\u00ebs kur Nishani ka ushtruar funksionin e prokurorit, KPK ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se edhe analiza e tij financiare ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb me at\u00eb t\u00eb kryer nga Komisioni. Ai pretendoi se provat dhe shpjegimet q\u00eb kishte dor\u00ebzuar v\u00ebrtetojn\u00eb mbulimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive, me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurori Sokol Nishani k\u00ebrkoj\u00eb konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 18 prill, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Sokol Nishani i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 14 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe p\u00ebr konsatimin se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, kishte bler\u00eb automjete lir\u00eb dhe i kishte shitur shtrenjt\u00eb, me q\u00ebllim justifikimin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76158,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Sokol-Nishani-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Sokol Nishani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76157"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76157"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76157\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76159,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76157\/revisions\/76159"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76158"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}