{"id":76163,"date":"2023-04-17T18:36:15","date_gmt":"2023-04-17T16:36:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/situate-e-qarte-kpa-vlereson-se-shpresa-becaj-duhej-te-rivleresohej-vetem-si-gjyqtare\/2023\/04\/17\/"},"modified":"2023-04-17T18:36:44","modified_gmt":"2023-04-17T16:36:44","slug":"situate-e-qarte-kpa-vlereson-se-shpresa-becaj-duhej-te-rivleresohej-vetem-si-gjyqtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/situate-e-qarte-kpa-vlereson-se-shpresa-becaj-duhej-te-rivleresohej-vetem-si-gjyqtare\/2023\/04\/17\/","title":{"rendered":"\u201cSituat\u00eb e qart\u00eb\u201d: KPA vler\u00ebson se Shpresa Be\u00e7aj duhej t\u00eb rivler\u00ebsohej vet\u00ebm si gjyqtare"},"content":{"rendered":"<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb an\u00ebtares n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb vitin 2013, Shpresa Be\u00e7aj paraqiti k\u00ebrkes\u00eb pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD p\u00ebr em\u00ebrimin e saj si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb. K\u00ebrkesa e Be\u00e7ajt nuk u shqyrtua nga ish-KLD dhe p\u00ebr pasoj\u00eb u trajtua me pages\u00eb kalimtare gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2016.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrfundimin e trajtimit me pages\u00eb kalimtare, Be\u00e7aj nisi nj\u00eb betej\u00eb ligjore p\u00ebr rikthimin n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb korrik 2016, gjykata e detyroi ish-KLD-n\u00eb q\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar si gjyqtare. N\u00eb prill 2017, Gjykata Administrative e Apelit i njohu Be\u00e7ajt t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb, nga buron edhe pasja e statusit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, nga Komisioni konstatua se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte plot\u00ebsuar dhe dor\u00ebzuar formularin p\u00ebr kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, formularin e vler\u00ebsimit profesional dhe deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb pretendoi se rasti i saj ishte \u201cunik\u201d, pasi nuk i ushtronte detyrat e saj n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklaratave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. Sipas Be\u00e7ajt, ajo nuk mund t\u00eb penalizohej p\u00ebr mosdor\u00ebzimin e k\u00ebtyre deklaratave.<\/p>\n<p>Por ky argument nuk e bindi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb vendosi m\u00eb dat\u00eb 3 korrik 2020 shkarkimin e saj nga detyra. Be\u00e7aj ushtroi ankim duke pretenduar se vendimi Komisionit \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb procesi t\u00eb parregullt ligjor n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb gjithansh\u00ebm. Dhe n\u00eb ankim, ajo pretendoi se p\u00ebr shkak se nuk ishte n\u00eb ushtrim funksioni, nuk ishte subjekt i ligjit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe se \u00e7\u00ebshtja e saj nuk mund t\u00eb shqyrtohej nga Komisioni.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016 dhe t\u00eb ligjit p\u00ebr \u201cvetingun\u201d, ajo ushtronte aktivitet privat dhe ka aplikuar duke u kualifikuar si \u201ckandidat gjyqtar\u201d pran\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Ajo i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb prish\u00eb vendimin e KPK dhe t\u00eb pushoj\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes- por ankimi i saj \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Kolegji.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi mbi statusin<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, KPA i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pamb\u00ebshtetura shkaqet e ngritura p\u00ebr procesin e rregullt ligjor n\u00eb Komision. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin n\u00ebse Be\u00e7aj duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Kolegji ka analizuar p\u00ebrcaktimet ligjore dhe kushtetuese lidhur me kriteret q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb subjekt p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit ex -officio.<\/p>\n<p>Sipas KPA, cil\u00ebsia si \u201cmagjistrat\u201d fitohet n\u00eb momentin e em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb dhe n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut, nuk rezulton q\u00eb Be\u00e7aj t\u00eb kishte administruar ndonj\u00eb akt q\u00eb deklaronte t\u00eb mbaruar statusin e saj si magjistratate.<\/p>\n<p>Po ashtu, v\u00ebrehet se ajo gjendej n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor me KLD-n\u00eb p\u00ebr rikthimin e saj n\u00eb detyr\u00eb dhe se nj\u00ebkoh\u00ebsisht ushtronte profesionin privat.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se Gjykata Administrative i njohu Be\u00e7ajt t\u00eb drejtat q\u00eb buronin nga pasja e statusit t\u00eb gjyqtarit, dhe ish-KLD-ja, n\u00eb zbatim t\u00eb atij k\u00ebtij vendimi e ka em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtares n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji konstaton se n\u00eb momentin kur Komisioni ka kryer procedurat e shp\u00ebrndarjes s\u00eb shortit dhe nisjes s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Be\u00e7aj ushtronte efektivisht funksionet e gjyqtares, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ndaj saj nisi procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>KPA e ka rr\u00ebzuar t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit se Be\u00e7aj p\u00ebrfshihej nd\u00ebr subjektet ex officio q\u00eb mund t\u00eb vetoheshin n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-gjyqtarit, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tyre. \u201cCil\u00ebsia e ish-gjyqtares n\u00eb rastin e znj. Be\u00e7aj, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb statusi i saj nuk \u00ebsht\u00eb mbaruar\/humbur, p\u00ebrjashtohet edhe p\u00ebr faktin se nga ana e saj nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit kalimtar si ish-gjyqtare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr nisjen e procesit sipas nenit 179\/b, pika 426 e Kushtetut\u00ebs\u201d, konstaton KPA dhe n\u00ebnvizon se subjekti, q\u00eb nga momenti i p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, e derisa \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, e ka konsideruar veten si gjyqtare.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji e gjen t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb situat\u00ebn faktike k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb KPK-s\u00eb edhe p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb administruar ndonj\u00eb akt i ish-KLD-s\u00eb apo KLGj-s\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb deklaruar t\u00eb mbaruar statusin e magjistrates p\u00ebr Be\u00e7ajn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues i KPA ka rr\u00ebzuar pretendimin e subjektit se situata e saj nuk kishte nj\u00eb rregullim ligjor, pasi ishte e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosq\u00ebnies n\u00eb ushtrim funksioni.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Kolegji vler\u00ebson se n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese m\u00eb dat\u00eb 11.08.2016 dhe t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Shpresa Be\u00e7aj, nuk e kishte humbur statusin e gjyqtares, edhe pse nuk ishte e em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Kolegji nuk gjen ndalim ose rast p\u00ebrjashtimor t\u00eb caktuar n\u00eb ligj ku t\u00eb parashikohej mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mos plot\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb mos dor\u00ebzuar deklaratat,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Situata e Be\u00e7ajt vler\u00ebsohet e qart\u00eb nga Kolegji, q\u00eb \u00e7mon se p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ishte deklaruar i mbaruar statusi i magjistrates, ajo p\u00ebrfshihet n\u00eb rrethin e subjekteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrcakton nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe rivler\u00ebsimin ex officio t\u00eb gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se edhe n\u00eb rast se ish-KLD-ja nuk do t\u00eb kishte ekzekutuar vendimin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, ose dhe n\u00eb rast se subjekti nuk do t\u00eb kishte nisur proces gjyq\u00ebsor, p\u00ebrs\u00ebri ajo do t\u00eb konsiderohej \u201csubjekt rivler\u00ebsimi\u201d n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtares.<\/p>\n<p>\u201cStatusi i gjyqtarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb nuk humbet me veprime konkludente, aq m\u00eb tep\u00ebr gjendur n\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Shpresa Be\u00e7aj, p\u00ebr shkak t\u00eb pritshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjshme q\u00eb i buronte nga neni 25 i k\u00ebtij ligji, kishte paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr zbatim t\u00eb k\u00ebsaj dispozite\u201d, v\u00ebren KPA dhe rithekson se Be\u00e7aj konsiderohet si magjistrate gjyqtare edhe p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se statusi i magjistratit do t\u00eb humbiste vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb deklarohej si i mbaruar prej organit kompetent, ish-KLD-s\u00eb apo prej K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, Kolegji analizon edhe aplikimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit pran\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e organeve t\u00eb sistemit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas KPA, aplikimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb mund ta ushtronin t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt q\u00eb plot\u00ebsonin kriteret formale dhe fakti se Be\u00e7aj \u00ebsht\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb vijuar me faz\u00ebn tjet\u00ebr, nuk e cenon statusin e saj t\u00eb magjistrates.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe do t\u00eb ishte situata n\u00ebse znj. Be\u00e7aj do t\u00eb ishte em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00ebn e \u2018gjyqtares\u2019 pran\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte aplikuar, pasi n\u00eb nenin 26, pika 3 e ligjit nr. 84\/2016, \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb an\u00ebtari i institucionit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk i n\u00ebnshtrohet procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, argumenton KPA dhe v\u00ebren se, n\u00ebse do t\u00eb ishte ky rasti i Be\u00e7ajt, at\u00ebher\u00eb ndaj saj nuk do t\u00eb nisej procesi i vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji konstaton se p\u00ebr mosplot\u00ebsimin dhe mosdor\u00ebzimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs brenda afatit t\u00eb caktuar, legjislacioni ka parashikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite shkarkimin nga detyra t\u00eb cilitdo person q\u00eb p\u00ebrfshihet si subjekt rivler\u00ebsimi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e magjistratit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Krahas t\u00eb drejtave dhe garancive q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb realizonte n\u00ebp\u00ebrmjet procesit gjyq\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb pasjes s\u00eb statusit t\u00eb gjyqtares, duhet t\u00eb kishte mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe detyrimet ligjore q\u00eb rrjedhin prej statusit, nj\u00eb prej t\u00eb cilave ishte edhe n\u00ebnshtrimi ndaj procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, shton KPA dhe v\u00ebren se nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur prov\u00eb ose rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pamund\u00ebsuar paraqitjen e deklaratave brenda afatit t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji e gjen t\u00eb bazuar konkluzionin e KPK se subjekti duhej t\u00eb kishte dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00eb deklaratat n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut si dhe shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb an\u00ebtares n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb vitin 2013, Shpresa Be\u00e7aj paraqiti k\u00ebrkes\u00eb pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD p\u00ebr em\u00ebrimin e saj si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb. K\u00ebrkesa e Be\u00e7ajt nuk u shqyrtua nga ish-KLD dhe p\u00ebr pasoj\u00eb u trajtua me pages\u00eb kalimtare gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2016. Me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76164,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpresa-Be\u00e7aj-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shpresa Be\u00e7aj pas seanc\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76163"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76163"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76165,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76163\/revisions\/76165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}