{"id":76172,"date":"2023-04-19T22:30:44","date_gmt":"2023-04-19T20:30:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-taulant-tafa-jep-shpjegime-per-problemet-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2023\/04\/19\/"},"modified":"2023-04-19T22:32:56","modified_gmt":"2023-04-19T20:32:56","slug":"gjyqtari-taulant-tafa-jep-shpjegime-per-problemet-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-taulant-tafa-jep-shpjegime-per-problemet-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2023\/04\/19\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Taulant Tafa jep shpjegime p\u00ebr problemet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykat\u00ebs s\u00eb rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 19 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati pes\u00eb or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, p\u00ebr pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Ai u paraqit n\u00eb seanc\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tij ligjor, avokatin Rezart Kthupi.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtarin Taulant Tafa po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Taulant Tafa e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit t\u00eb Elbasanit. N\u00eb korrik 2022, Tafa u p\u00ebrball me nj\u00eb procedim disiplinor n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr vendimin e tij p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit me 720 dit\u00eb p\u00ebr Arben Grorin.<\/p>\n<p>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb argumentoi se vendimi kishte favorizuar t\u00eb d\u00ebnuarin p\u00ebr vrasje dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Taf\u00ebs, por KLGJ vendosi mas\u00ebn e pezullimit 3-mujor p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p><strong>Mungesa financiare e konflikt interesi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb dy kat\u00ebshe + bodrum + n\u00ebn\u00e7ati n\u00eb Elbasan lidhur me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe vler\u00ebn, si dhe nuk ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake si burim krijimi nj\u00eb kredi q\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas nd\u00ebrtimit dhe regjistrimit t\u00eb objektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Avokati Kthupi theksoi se deklarimet e subjektit p\u00ebr vlerat e objektit kan\u00eb ruajtur nj\u00eb rend kronologjik dhe jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. Kthupi argumentoi se vlera pak m\u00eb e lart\u00eb e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dijenin\u00eb q\u00eb ka pasur Tafa p\u00ebr punime t\u00eb kryera jasht\u00eb preventivit, pasi punimet jan\u00eb ndjekur nga babai. Sipas Kthupit, subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se deklarimin e ka kryer n\u00eb dijenin\u00eb e tij dhe jo me fakte. Ai e cil\u00ebsoi koherente vler\u00ebn e deklaruar edhe me gjetjet e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kredia ishte marr\u00eb pas regjistrimit t\u00eb banes\u00ebs, pasi kjo pasuri ishte vendosur si garanci hipotekore. Kthupi sqaroi se pagesa p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese nuk mund t\u00eb kryhej pa u p\u00ebrfunduar punimet dhe pa u regjistruar objekti.<\/p>\n<p>Avokati k\u00ebmb\u00ebnguli se me vler\u00ebn e kredis\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrmbyset bilanci negativ dhe rezulton balanc\u00eb pozitive. Ai shtoi se subjekti kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb punimeve edhe nga t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb familjes. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb subjektit t\u00eb ruajtura n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve.<\/p>\n<p>Sipas Kthpit, KPK konsideronte t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga depozita, por jo vler\u00ebn e saj. Ai pretendoi se subjekti rezulton me balanc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 308 mij\u00eb lek\u00eb edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej se sht\u00ebpia kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2003, ashtu si ka vler\u00ebsuar paraprakisht Komisioni.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi n\u00eb investimin e kryer nga subjekti n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr blerjen n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me shtetasin D.D., t\u00eb nj\u00eb bodrumi me sip\u00ebrfaqe 194 m2 n\u00eb Elbasan, kundrejt vler\u00ebs 14 milion\u00eb lek\u00eb, me pjes\u00eb takuese \u00bd-\u00ebn secili.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, Tafa ka deklaruar nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga D.D n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb si dhe nj\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb prej nj\u00eb kredie me vler\u00eb totale 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb me bashk\u00ebpronarin, duke vendosur si kolateral bodrumin.<\/p>\n<p>Sipas relatores Pine, n\u00eb vitin 2008 subjekti ka deklaruar shitjen e k\u00ebsaj pasurie kundrejt vler\u00ebs 200 mij\u00eb euro dhe p\u00ebrfitimin e pjes\u00ebs takuese n\u00eb mas\u00ebn 100 mij\u00eb euro. Ai ka deklaruar gjithashtu shlyerjen e huas\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstaton deklarime kontradiktore t\u00eb subjektit, pasi ka pohuar se nuk ka kryer investime, nd\u00ebrsa n\u00eb IDKPKI ka shpjeguar se bashk\u00ebpronari ka p\u00ebrdorur 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer rregullime t\u00eb ambjentit.<\/p>\n<p>Pine pohoi se shtetasi D.D \u00ebsht\u00eb konsideruar si person tjet\u00ebr i lidhur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb verifikuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e tij financiare p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2005. Sipas relatores, kan\u00eb mbetur t\u00eb paprovuara t\u00eb ardhurat e shtetasit D.D. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ortakut t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, ashtu si \u00ebsht\u00eb pretenduar nga subjekti. Nga verifikimet ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka p\u00ebrfituar paga, q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 6 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb KPK-s\u00eb, duke konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn rreth 6.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs takuese nga ana e Taf\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton se subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vitin 2008. Tafa ka deklaruar se me t\u00eb ardhurat e siguruara nga bodrumi n\u00eb vitin 2008, kan\u00eb shlyer pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb 2005-\u00ebn. P\u00ebr shkak se shlyerja e shum\u00ebs 30 mij\u00eb e 800 euro \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara shitjes s\u00eb bodrumit, vlera e p\u00ebrfituar nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim dhe p\u00ebr pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare e Taf\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebn e tij n\u00eb shlyerjen e k\u00ebtij detyrimi.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Tafa ka shqyrtuar edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb i ka shitur bodrumin. Pine tha se subjekti duket se e ka shqyrtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Avokati Kthupi i kund\u00ebrshtoi konstatimet e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ai sqaroi se detyrimet e subjektit p\u00ebr pjes\u00ebn e tij takuese ishin shlyer me huan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb dhe 1 milion\u00eb lek\u00eb prej kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb me bashk\u00ebpronarin. Sipas tij, deklarimet e subjektit jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb me kontrat\u00ebn e shitblerjes dhe deklarimet e bler\u00ebsit, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se subjekti ka shlyer gjith\u00eb pjes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet e huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga shtetasi D.D., u pretendua se ky i fundit kishte pasur t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb emigracion dhe se kishte marr\u00eb vet\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb 2005-\u00ebn. Kthupi k\u00ebmb\u00ebnguli se kishin dor\u00ebzuar dokumentacion provues q\u00eb v\u00ebrtetonte se D.D. kishte marr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb si dhe se kishte siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e Komisionit p\u00ebr munges\u00ebn e logjik\u00ebs ekonomike si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb subjektit n\u00eb aktivitetin e zhvilluar nga bashk\u00ebpronari D.D., Kthupi argumentoi se investimi mund t\u00eb kryhet edhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shitet n\u00eb t\u00eb ardhmen me p\u00ebrfitim. Sipas tij, subjekti ka vjel\u00eb m\u00eb von\u00eb qira nga kjo pasuri.<\/p>\n<p>\u201cKPK nuk p\u00ebrfshin as huadh\u00ebnien dhe as kredin\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, e nj\u00ebjt\u00eb me bilancin negativ n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar prej Komisionit,\u201d v\u00ebrejti Kthupi.<\/p>\n<p>Avokati kund\u00ebrshtoi edhe moskonsiderimin e vler\u00ebs se shitjes si burim p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb kredis\u00eb. Ai argumentoi se q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej shitja e bodrumit, ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb hiqej si barr\u00eb hipotekore p\u00ebr kredin\u00eb ose t\u00eb shlyhej kjo e fundit. Kthupi pohoi se subjekti dhe bashk\u00ebpronari D.D. ishin dakord\u00ebsuar me pal\u00ebn bler\u00ebse p\u00ebr t\u00eb parapaguar vler\u00ebn q\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kthupi u ndal n\u00eb konstatimin p\u00ebr konflikt interesi duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se legjislacioni e l\u00eb n\u00eb \u00e7mim t\u00eb gjyqtarit heqjen dor\u00eb. Ai theksoi se vendimarrja e subjektit rezulton n\u00eb krah t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kishte qen\u00eb interesi i tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se subjekti ka bler\u00eb nj\u00eb automjet q\u00eb e ka zhdoganuar nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Nga verifikimet ka rezultuar se mjeti ka kryer nj\u00eb hyrje t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, por nuk figuron q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb. Sipas Pines, duket se hyrja rishtaz e mjetit duke mos u pasqyruar dalja e tij, me q\u00ebllim shmangien ose vones\u00ebn e zhdoganimit, nuk e forcojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Po ashtu, u konstatua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e mjetit.<\/p>\n<p>Avokati Kthupi v\u00ebrejti se mjeti nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr rreth nj\u00eb vit p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb keqe teknike. Ai theksoi se dalja dhe hyrja e mjetit n\u00eb pik\u00ebn kufitare \u00ebsht\u00eb kryer sipas ligjit, nd\u00ebrsa shtoi mosregjistrimi i daljes nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e subjektit, por e institucioneve kompetente. Kthupi v\u00ebrejti se nuk ka pasur shmangie t\u00eb detyrimeve doganore dhe tatimore. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i subjektit pohoi se n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive mund\u00ebsia e kursimeve n\u00eb vite, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p><strong>Raportet p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Tafa. N\u00eb vijim ka raportuar informacione p\u00ebr dyshime t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb subjektit n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme, si dhe p\u00ebr kontakte me persona t\u00eb proceduar penalisht. Sipas KPK-s\u00eb, subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00ebse ka pasur njohje me shtetasin E.S., i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cshitjes s\u00eb narkotik\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Tafa ka shpjeguar se m\u00eb k\u00ebt\u00eb person njihen q\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Ai ka paraqitur dokumentacionin p\u00ebr heqje dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr njohje t\u00eb vendimit t\u00eb autoriteteve gjyq\u00ebsore italiane.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti nuk ka deklaruar kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me shtetasin E.S.,\u201d deklaroi Pine dhe renditi t\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga disa dosje penale t\u00eb shqyrtuara bazuar n\u00eb referimet e DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua prej Komisionit, u konstatuan gjetje p\u00ebr arsyetim t\u00eb pabazuar n\u00eb rrethanat e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje; se n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kryer ulja e d\u00ebnimit pa kaluar afati ligjor nga ulja e m\u00ebparshme; si dhe n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si arsye e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr lirim me kusht gjendja ekonomike e t\u00eb pandehurit, q\u00eb sipas Pines \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e unifikuar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pine evidentoi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, ku sipas saj, ishte pranuar gjykimi i shkurtuar pa u kryer seanca paraprake ku mund t\u00eb disponohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Kthupi v\u00ebrejti se \u00e7\u00ebshtjet e analizuara n\u00eb funksion t\u00eb informacioneve t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn nuk i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar 2012-2017. \u201cPeriudha e pretenduar \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit t\u00eb Komisionit. Ky \u00ebsht\u00eb kriter kushtetues,\u201d theksoi Kthupi dhe pretendoi se ky raport nuk mund t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, avokati i Taf\u00ebs sqaroi se d\u00ebnimi alternative ishte dh\u00ebn\u00eb pasi i pandehuri ishte kryefamiljar dhe i vetmi q\u00eb mund t\u00eb siguronte t\u00eb ardhura p\u00ebr familjen. Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit pa u mbushur afati 12 mujor, duke theksuar se kishin vendosur n\u00eb dispozicion vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb 1 vit e nj\u00eb muaj e disa dit\u00eb p\u00ebrpara vendimarjes s\u00eb Taf\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr lirimin me kusht, Kthupi sqaroi se n\u00eb vendimin unifikues t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, arsyeja e ve\u00e7ant\u00eb lidhet me riedukimin dhe riintegrimin e t\u00eb dn\u00ebuarit n\u00eb shoq\u00ebri. Sipas tij, vujajtja e d\u00ebnimit konstatohet n\u00eb raportin e IEVP-s\u00eb dhe se gjykata nuk kryer hetim kryesisht.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, kthupi e cil\u00ebsoi informacionin e DSIK-s\u00eb t\u00eb paplot\u00eb, t\u00eb paqart\u00eb dhe dashakeq\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me shtetasin E.S., ai shpjegoi se subjekti njihej q\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebris\u00eb pasi ishin lindur e rritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje. Por rrug\u00ebt e tyre ishin ndar\u00eb kur Tafa kishte nisur studimet e larta n\u00eb vitin 1989, nd\u00ebrsa shtetasi E.S. ishte larguar n\u00eb vitin 1990 n\u00eb Itali. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur lidhje miq\u00ebsore me E.S. dhe as kishte pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e tij n\u00eb Itali. Ai u mbrojt edhe me faktin se institucionet ligjzbatuese dhe ato t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend nuk kishin pasur informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim t\u00eb shtetasit E.S., p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrinte k\u00ebrkesa p\u00ebr njohjen e vendimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin e shqytimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes kam k\u00ebrkuar heqjen dor\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gjykuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar. Kjo tregon se kur m\u00ebsova p\u00ebr d\u00ebnimin e tij, hoqa dor\u00eb dhe nuk ka pasur kontakte t\u00eb asnj\u00eb lloji,\u201d pohoi Tafa dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur detyrim q\u00eb t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e k\u00ebtij shtetasi. Tafa theksoi se kjo situat\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan dhjet\u00ebra \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga shtetasi A.B., q\u00eb ngrinte pretendime ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr favorizim t\u00eb t\u00eb pandehurve duke anashkaluar analizimin e provave; duke zvarritur gjykimin me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb afatin e lirimit dhe se n\u00eb disa raste nuk \u00ebsht\u00eb provuar se \u00e7\u00ebshtjet i jan\u00eb caktuar Taf\u00ebs me short elektronik.<\/p>\n<p>Ndaj Taf\u00ebs jan\u00eb kryer denoncime edhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb kurimit t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb Belgjik\u00eb nga persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe se ka pasur aksione n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Kthupi v\u00ebrejti se shumica e denoncimeve vinin nga i nj\u00ebjti person; 18 t\u00eb tilla. Sipas tij, nga 14 vendime p\u00ebr t\u00eb cilat ngrihen pretendime, 12 jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe kan\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebr ato vendimarje, Kthupi v\u00ebrejti se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendime t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb. Sipas tij, ka pasur ndryshime t\u00eb praktik\u00ebs dhe legjislacionit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai n\u00eb momentin e gjykimit.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin p\u00ebr shpenzimet e kurimit t\u00eb bashk\u00ebshortes, Tafa shpjegoi se ishte e v\u00ebrtetuar se bashk\u00ebshortja kishte t\u00ebrhequr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb si dhe kishin sh\u00ebrbyer kursimet n\u00eb vite p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale q\u00eb ajo kishte kryer n\u00eb Belgjik\u00eb. Sipas tij, k\u00ebto prova hedhin posht\u00eb pretendimet e denoncuesit.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet p\u00ebr aksionet n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmve, subjekti deklaroi se ishte e v\u00ebrtetuar se ata nuk kan\u00eb pasur aktivitet privat. \u201cTregon se jan\u00eb denoncime t\u00eb rreme dhe t\u00eb q\u00ebllimshme,\u201d deklaroi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, avokati Kthupi pretendoi se gjyqtari Taulnt Tafa nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb shkelje q\u00eb t\u00eb sjellin penalizim dhe k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 24 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykat\u00ebs s\u00eb rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 19 prill 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati pes\u00eb or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, p\u00ebr pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Ai u paraqit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76173,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Taulant-Tafa-pas-seances-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Taulant Tafa pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76172"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76174,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76172\/revisions\/76174"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}