{"id":76196,"date":"2023-04-24T16:04:05","date_gmt":"2023-04-24T14:04:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ligjshmeria-e-te-ardhurave-nga-ferma-ve-ne-pozite-prokurorin-ylli-pjeternikaj\/2023\/04\/24\/"},"modified":"2023-04-24T16:06:08","modified_gmt":"2023-04-24T14:06:08","slug":"ligjshmeria-e-te-ardhurave-nga-ferma-ve-ne-pozite-prokurorin-ylli-pjeternikaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ligjshmeria-e-te-ardhurave-nga-ferma-ve-ne-pozite-prokurorin-ylli-pjeternikaj\/2023\/04\/24\/","title":{"rendered":"Ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave nga ferma v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb prokurorin Ylli Pjet\u00ebrnikaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnikaj u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb raport sipas s\u00eb cilit atij i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb shpjeguar burimin e nj\u00eb investimi prej 8.5 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Tropoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se pasuria pretendohej e ngritur me t\u00eb ardhura nga ferma, por sipas KPK-s\u00eb, ligjshm\u00ebria e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nuk ishte provuar.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ferma menaxhohej nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij. Ai po ashtu dha shpjegime mbi disa \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cilat kishte denoncime q\u00eb pretendonin se ai nuk i kishte v\u00ebn\u00eb avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs n\u00eb dispozicion dosjet e t\u00eb akuzuarve. Prokurori po ashtu i mohoi akuzat dhe dha shpjegime t\u00eb gjata procedurale.<\/p>\n<p>Prokurori Ylli Pjet\u00ebrnikaj i Prokuoris\u00eb s\u00eb Rrethit Lezh\u00eb po hetohet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.\u00a0 Pjet\u00ebrnikaj p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror n\u00eb Kuk\u00ebs, Lezh\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb par\u00eb, ai ishte angazhuar n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb disa institucione arsimore private.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli e ndau n\u00eb dy pjes\u00eb relatimin p\u00ebr pasurin\u00eb e prokurorit Pjet\u00ebrnikaj; at\u00eb t\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe pas fillimit t\u00eb saj. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb cilat edhe Pjet\u00ebrnikaj i pranoi, Shuli la t\u00eb kuptohej se problemi kryesor q\u00ebndronte n\u00eb munges\u00ebn e provave q\u00eb dokumentonin ligjshm\u00ebrin\u00eb e 20 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb ardhura nga ferma.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj i tha trup\u00ebs se nuk ishte marr\u00eb me menaxhimin e ferm\u00ebs dhe pun\u00ebt e saj, nd\u00ebrsa kishte deklaruar 25 p\u00ebr qind t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje, p\u00ebrfshi pjes\u00ebn e tij n\u00eb sht\u00ebpi, stalla dhe n\u00eb t\u00eb ardhurat e grumbulluara cash.<\/p>\n<p>Hetimet e KPK kishin gjetur se prokurori i kishte deklaruar k\u00ebto t\u00eb ardhura cash para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, por m\u00eb pas nuk kishte deklaruar ndryshim t\u00eb tyre. Po ashtu, KPK vuri n\u00eb dukje paqart\u00ebsi t\u00eb sip\u00ebrfaqeve n\u00eb disa deklarime.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj shpjegoi se deklarimet fillestare ishin bazuar n\u00eb matjet e b\u00ebra me litar dhe hapa nga komisionet e ndarjes s\u00eb pronave dhe se ai kishte k\u00ebrkuar matje t\u00eb sakt\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Megjithat\u00eb, ai tha se sakt\u00ebsisht prona ishte matur vet\u00ebm pas regjistrimit n\u00eb kadast\u00ebr, kur ishte b\u00ebr\u00eb edhe deklarimi i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli theksoi se prokurorit i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb dokumentuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr investimin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 8.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe pjes\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim prej 2 milion lek\u00ebsh. Pjet\u00ebrnikaj kishte deklaruar shum\u00eb si pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nga ferma, por Shuli arsyetoi se nuk kishte prova p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave edhe pse listoi nd\u00ebr pasurit\u00eb e familjes numrin e krer\u00ebve t\u00eb gjedh\u00ebve, deleve dhe blet\u00ebve.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj n\u00eb seanc\u00eb solli disa raporte dhe b\u00ebri parashtrime mbi legjislacionin n\u00eb fuqi. Ai po ashtu tha se v\u00ebllez\u00ebrit kishin mbajtur fatura dhe kishin llogaritur shpenzimet dhe t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb madhe fermer\u00eb. Ai pranoi se ata nuk kishin fatura tatimore, por vuri n\u00eb dukje se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje nj\u00eb ekspertiz\u00eb q\u00eb llogariste t\u00eb ardhurat e familjes dhe po ashtu pretendoi se ato ishin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat shpjegime dha pak e shum\u00eb prokurori mbi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr personin tjet\u00ebr t\u00eb lidhur, v\u00ebllan\u00eb e tij. Nga sa doli n\u00eb relatim, ky i fundit kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Yzberisht dhe Pjet\u00ebrnikaj jetonte aty pa qira.<\/p>\n<p>Blerja e sht\u00ebpis\u00eb ishte deklaruar me para nga femra, por si\u00e7 doli n\u00eb relatim m\u00eb her\u00ebt ishte marr\u00eb nj\u00eb kredi, e cila m\u00eb pas ishte shlyer brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj po ashtu dha shpjegime mbi mosdeklarimin e nj\u00eb kredie konsumatore n\u00eb vler\u00ebn 120 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb aparat celular. Prokurori tha se nuk e kishte menduar at\u00eb si kredi, por si shpenzim.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Denoncimet nga avokat\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr prokurorin Pjet\u00ebrnikaj u vu n\u00eb dukje se nuk kishte probleme sa i p\u00ebrket figur\u00ebs. Po ashtu Komisioni nuk deklaroi gjetje sa i p\u00ebrket profesionalizmit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK vuri n\u00eb dukje se nga shqyrtimi i dokumentacionit p\u00ebr 23 denoncime, i ishin k\u00ebrkuar shpjegime prokurorit sa i p\u00ebrket nj\u00eb pjese prej tyre q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me moskryerje veprimesh hetimore dhe n\u00eb disa raste moskthim p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkesat e pal\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb diskutime pyetje p\u00ebrgjigje me kryesuesen Etleda \u00c7iftja u vu n\u00eb dukje se Pjet\u00ebrnikaj akuzohej nga dy avokat\u00eb se ai nuk u kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dosjet e t\u00eb pandehurve q\u00eb kishte pasur n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj u mbrojt specifikisht p\u00ebr \u00e7do rast. Ai argumentoi n\u00eb nj\u00eb rast se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebrkesave dhe se e kishte v\u00ebn\u00eb dosjen ne dispozicion n\u00eb gjykat\u00eb dhe se n\u00eb procesverbalin e gjyqit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ky rast dhe avokati nuk ka treguar pak\u00ebnaq\u00ebsi. Pjet\u00ebrnikaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ky rast kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb gabim n\u00eb adresimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb prokurori k\u00ebmb\u00ebnguli se hetimet e \u00e7\u00ebshtjes kishin qen\u00eb sekret p\u00ebr sa koh\u00eb i pandehuri ishte i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim dhe n\u00eb arrati. I pyetur nga kryesuesja n\u00ebse kjo kishte c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e personit pasi k\u00ebtij t\u00eb fundit i ishte sh\u00ebnuar emri n\u00eb dosje, Pjet\u00ebrnikaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ai nuk konsiderohej i njoftuar sa koh\u00eb ishte n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Komisioni ndaloi po ashtu gjat\u00eb mbi procedimin penal ndaj nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim e p\u00ebrndjekje p\u00ebrmes Facebook. Dy persona ishin arrestuar dhe ishin mbajtur n\u00eb qeli, por m\u00eb pas ishin d\u00ebmshp\u00ebrblyer dhe n\u00ebn hetim ishte marr\u00eb kall\u00ebzuesja.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj shpjegoi se p\u00ebr sqarimin e \u00e7\u00ebshtjes ishte dashur nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare nga Facebook, q\u00eb kishte ardhur vet\u00ebm pas disa muajsh me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7iftja k\u00ebrkoi t\u00eb dinte arsyet pse Pjet\u00ebrnikaj kishte trajtuar dy \u00e7\u00ebshtje sipas saj t\u00eb ngjashme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme, duke iu referuar faktit se n\u00eb rastin e kall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb dy persona ishin burgosur, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbarueseje ishte vendosur mosfillim i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnikaj k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb faktin se kall\u00ebzimi q\u00eb kishte rezultuar i rrem\u00eb mb\u00ebshtetej nga disa d\u00ebshmi dhe se rastet ishin t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori k\u00ebkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se shpresonte se kishte arritur besimin e k\u00ebrkuar. Seanca p\u00ebr njoftimin e vendimit u la m\u00eb 27 prill n\u00eb or\u00ebn 9.50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnikaj u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb raport sipas s\u00eb cilit atij i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb shpjeguar burimin e nj\u00eb investimi prej 8.5 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Tropoj\u00ebs. Komisioni vuri n\u00eb dukje se pasuria pretendohej e ngritur [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76197,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Ylli-Pjeternikaj-pas-seances-111-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ylli Pjet\u00ebrnikaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76196"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76196"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76196\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76198,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76196\/revisions\/76198"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76197"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}