{"id":76200,"date":"2023-04-25T15:13:36","date_gmt":"2023-04-25T13:13:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-urim-buci-jep-shpjegime-per-burimet-e-ndertimit-te-nje-shtepie\/2023\/04\/25\/"},"modified":"2023-04-25T15:16:07","modified_gmt":"2023-04-25T13:16:07","slug":"prokurori-urim-buci-jep-shpjegime-per-burimet-e-ndertimit-te-nje-shtepie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-urim-buci-jep-shpjegime-per-burimet-e-ndertimit-te-nje-shtepie\/2023\/04\/25\/","title":{"rendered":"Prokurori Urim Buci jep shpjegime p\u00ebr burimet e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Urim Buci i Prokuroris\u00eb s\u00eb Dibr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese n\u00eb Kam\u00ebz si dhe p\u00ebr pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje me Bashkin\u00eb e Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>Buci mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb kriterin profesional u pyet mbi hetimin e tre \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb shok i gjimnazit me t\u00eb cilin kishte kryer nj\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Urim Buci po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe an\u00ebtare Xhensila Pine. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Urim Buci e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2005 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Relatorja Alma Faskaj tha se Buci rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e dy ngastrave tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe totale rreth 1000 m2 n\u00eb Kam\u00ebz n\u00eb vitin 2007, kundrejt \u00e7mimit 200 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas saj, duket se toka \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ajo reale.<\/p>\n<p>Faskaj sqaroi se subjekti ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb pasuri e ka bler\u00eb dhe e zot\u00ebron me pjes\u00eb t\u00eb barabarta me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, megjith\u00ebse e figuron n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tij. Si burim krijimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij nga emigracioni n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2000-2004 dhe t\u00eb ardhurat e t\u00eb v\u00ebllait nga emigrimi n\u00eb Greqi. Relatorja v\u00ebrejti se subjekti nuk ka depozituar n\u00eb Komision dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara gjat\u00eb emigracionit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Prokurori Buci shpjegoi se toka ishte bler\u00eb me marr\u00ebveshje nga babai n\u00eb vitin 1998 dhe se ishte formalizuar me kontrat\u00eb, pasi ishin kthyer nga emigracioni s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb. Ai theksoi se n\u00eb vitin 1998, zona ku gjendet toka ishte informale dhe se qytetar\u00ebt i kishin bler\u00eb tokat p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta nga zaptuesit e tokave. Sipas tij, toka \u00ebsht\u00eb bler\u00eb aq sa \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar nga pala shit\u00ebse me baban\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se toka \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me burime t\u00eb ligjshme nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Buci ka deklaruar n\u00eb vitin 2005, kur ai ka qen\u00eb oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore, se n\u00eb tok\u00ebn e bler\u00eb n\u00eb Kam\u00ebz ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb banes\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb. N\u00eb momentin e fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror, ai ka deklaruar se banesa ka qen\u00eb me tre kate + papafingo, e cila pjes\u00ebrisht ishte nd\u00ebrtuar me leje, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte n\u00eb proces legalizimi. P\u00ebr katin e tret\u00eb t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb gjendje karabinaje, subjekti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb vijim nga dh\u00ebndrri, shtetasi G.D.<\/p>\n<p>Prokurori Buci shpjegoi se punimet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb kishin filluar n\u00eb vitin 1995 nga v\u00ebllai. Ashtu si p\u00ebr tok\u00ebn, si burim financiar p\u00ebr investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait dhe t\u00eb tijat nga emigracioni.<\/p>\n<p>Faskaj pohoi se Buci ka shpjeguar se nuk disponon dokumentacion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat n\u00eb Angli sipas k\u00ebrkesave ligjore t\u00eb vetingut. Sipas relatores, subjekti ka v\u00ebrejtur se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrpara fillimi t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton paqart\u00ebsi p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 kursime cash nga emigracioni, ashtu si ka shpjeguar n\u00eb vijim dhe nga analiza financiare e kryer p\u00ebr investimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtetasi G.D. ka rezultuar me burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Buci theksoi n\u00eb seanc\u00eb se burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr tok\u00ebn dhe investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ligjshme. Ai shpjegoi se pasi kishte p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb shkencat juridike n\u00eb vitin 2000, p\u00ebr shkak se nuk kishte gjetur pun\u00eb, kishte emigruar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar ku kishte jetuar dhe punuar deri n\u00eb vitin 2004. Ai tha se kishte punuar n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb dhe n\u00eb disa restorante, prej nga kishte siguruar rreth 60 mij\u00eb paund t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Buci renditi adresat e subjekteve pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb Angli si dhe v\u00ebrejti se kishte depozituar si prova foto nga koha kur punonte atje. Ai sqaroi se nuk kishte disponuar leje q\u00ebndrimi dhe se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ishte interesuar n\u00ebse pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit paguanin detyrimet.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se shumat i kishte d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebrmjet Western Union ose me persona t\u00eb njohur q\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas Bucit, nuk kishte arritur t\u00eb siguronte dokumentacion nga Western Union, pasi kishin kthyer p\u00ebrgjigje se nuk ruanin dokumentacion m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion ligjor p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura. Buci k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb Angli ishin t\u00eb ligjshme dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar se sa ishte kursimi nga k\u00ebto t\u00eb ardhura, subjekti deklaroi se n\u00ebna kishte ruajtur rreth 30 mij\u00eb paund q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb kur kishte kryer investimet. Pyetjes s\u00eb Faskajt se p\u00ebrse nuk i kishte deklaruar n\u00eb 2005-\u00ebn k\u00ebto kursime, subjekti i\u2019u p\u00ebrgjigj se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk i dispononte fizikisht dhe se i ishin dh\u00ebn\u00eb nga n\u00ebna n\u00eb vitet 2007-2008 kur kishte kryer punimet.<\/p>\n<p>Faskaj konstatoi se katin e par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs, Buci e ka dh\u00ebn\u00eb me qira p\u00ebr Bashkin\u00eb Kam\u00ebz, p\u00ebr kop\u00ebsht p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Sipas relatores, bazuar n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi, prokuror\u00ebt nuk duhet t\u00eb lidhin kontrata me institucionet publike dhe p\u00ebr pasoj\u00eb subjekti gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Prokurori Buci e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim, duke argumentuar se kontrata e qiras\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb akt administrativ, por kontrat\u00eb civile q\u00eb nuk e vendos n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Ai v\u00ebrejti edhe faktin se e ushtron detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Dibr\u00ebs, q\u00eb nuk ka kompetenc\u00eb mbi territorin e Bashkis\u00eb Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb blerjen e dy automjeteve, p\u00ebr gjendjen cash dhe n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb pagave t\u00eb subjektit e t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>KPK e ka ndar\u00eb analiz\u00ebn financiare n\u00eb dy periudha, n\u00eb at\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs kur ka rezultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn rreth 6.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, kur pamund\u00ebsia financiare totale e gjetur \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 745 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Buci deklaroi se n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin kursimet nga puna n\u00eb emigracion, at\u00ebher\u00eb del me bilanc pozitiv. Ai pretendoi lapsuse n\u00eb analiz\u00ebn e kryer pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se rezulton me bilanc pozitiv edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Faskaj evidentoi disa gjetje n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tre dosjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe dy prej pes\u00eb t\u00eb shortuarave, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me mospasqyrimin n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr gjykim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs s\u00eb kujt i drejtohej k\u00ebrkesa. N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk figurojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e procedimit penal.<\/p>\n<p>Buci shpjegoi se kishte vijuar praktik\u00ebn e m\u00ebparshme lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e hartimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr gjykim. Pavar\u00ebsisht mossh\u00ebnimit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb dh\u00ebne, ai pretendoi se ishte e qart\u00eb se kujt i drejtohej k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim, si dhe se nuk kishte pasur pasoja. P\u00ebr konstatimin tjet\u00ebr, subjekti pohoi se bashk\u00ebngjitur n\u00eb fashikull \u00ebsht\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr regjistrimin e procedimit, ku pasqyrohen t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrkat\u00ebse. Sipas tij, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kan\u00eb ardhur pasoja.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se Buci ka kryer nj\u00eb udh\u00ebtim me shtetasin A.C., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar se ka hetuar nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer prej k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe dy kall\u00ebzime penale t\u00eb kryera kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt, subjekti ka shpjeguar se e ka pasur shok gjimnazi, por se nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje tjet\u00ebr me at\u00eb person. KPK vler\u00ebson se subjekti duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Buci pretendoi se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb, nuk kishte asnj\u00eb indicie p\u00ebr favorizim e shtetasit A.C. Udh\u00ebtimin ai e cil\u00ebsoi si t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Subjekti sqaroi se me shtetasin A.C. nuk kishte pasur ndonj\u00eb marrdh\u00ebnie apo komunikim tjet\u00ebr pas p\u00ebrfundimit t\u00eb gjimnazit. Buci pohoi se n\u00eb Dib\u00ebr njeh shum\u00eb persona, por kjo sipas tij, nuk mund t\u00eb jet\u00eb shkak p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet ku ata mund t\u00eb jen\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Buci jan\u00eb depozituar n\u00eb Komision 10 denoncime nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat KPK sqaroi se i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr dy prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Buci k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 27 prill, n\u00eb or\u00ebn 12:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Urim Buci i Prokuroris\u00eb s\u00eb Dibr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese n\u00eb Kam\u00ebz si dhe p\u00ebr pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje me Bashkin\u00eb e Kamz\u00ebs. Buci mori [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,844],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Urim-Buci-pas-seances-degjimore--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Urim Buci (majtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76200"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76202,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76200\/revisions\/76202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}