{"id":76227,"date":"2023-04-26T20:06:39","date_gmt":"2023-04-26T18:06:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-armand-gurakuqi-jep-shpjegime-per-pasurite-e-vena-me-borxhe\/2023\/04\/26\/"},"modified":"2023-04-26T20:07:44","modified_gmt":"2023-04-26T18:07:44","slug":"prokurori-armand-gurakuqi-jep-shpjegime-per-pasurite-e-vena-me-borxhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-armand-gurakuqi-jep-shpjegime-per-pasurite-e-vena-me-borxhe\/2023\/04\/26\/","title":{"rendered":"Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime p\u00ebr pasurit\u00eb e v\u00ebna me borxhe"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Armand Gurakuqi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 26 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro pes\u00eb or\u00eb, dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vite, si dhe p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e nj\u00eb investimi, p\u00ebr t\u00eb cilat u relatua se ishin mund\u00ebsuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me borxhe. Prokurori Gurakuqi mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Gurakuqi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Armand Gurakuqi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 82 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2005 kundrejt \u00e7mimit 40,500 euro, Gurakuqi ka deklaruar se p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet familjare n\u00eb vler\u00ebn 20,500 euro, ku p\u00ebrfshihet edhe ndihmat nga nj\u00eb prej motrave dhe v\u00ebllai, nga t\u00eb ardhurat e tyre n\u00eb emigrim. P\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb ka deklaruar si burim nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj konstatoi se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhurimet nga familjar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb. Po ashtu, sipas KPK, Gurakuqi nuk ka pasqyruar n\u00eb vitin 2003 burimet p\u00ebr nj\u00eb prej likujditeteve t\u00eb deklaruara m\u00eb von\u00eb si burim p\u00ebr apartamentin. Nga analiza financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti, prej analiz\u00ebs financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi totale n\u00eb shum\u00ebn rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se i kishte deklaruar burimet p\u00ebr shumat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb. Ai argumentoi se formulari i vitit 2003 ishte i till\u00eb q\u00eb nuk e mund\u00ebsonte p\u00ebrshkrimin e burimit ve\u00e7mas p\u00ebr \u00e7do lloj likujditeti. Ai v\u00ebrejti se burimi i deklaruar p\u00ebr dy likujditetet q\u00eb dispononte, cash dhe n\u00eb bank\u00eb, ishte sqaruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend. Subjekti theksoi se n\u00eb vitin 2003 kishte deklaruar se burim p\u00ebr k\u00ebto likujditete ishin pagat, t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs n\u00eb SHBA dhe v\u00ebllait n\u00eb Greqi, si dhe pensioni i n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Gurakuqit, n\u00ebse do t\u00eb pranohej kjo logjik\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbysej bilanci financiar negativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 61 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2009, subjekti ka deklaruar si burime dy hua nga 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb kursime familjare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga vjehrra, subjekti ka deklaruar si burime t\u00eb ardhurat e saj nga rrobaqepsia dhe si shit\u00ebse ambulante; t\u00eb ardhurat nga shitja e dy pasurive n\u00eb Peqin n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.5 milion lek\u00eb; si dhe nj\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se shtetasi A.M. q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb hua vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit duket se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin dhe kursimin e shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e dy pasurive n\u00eb Peqin, duke u konsideruar se mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs nga familja e bashk\u00ebshortes. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, huaja e marr\u00eb prej subjektit nga vjehrra, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e kryer me k\u00ebt\u00eb burim.<\/p>\n<p>Huaja tjet\u00ebr po n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga nj\u00eb biznesmen birre, shtetasi A.B. \u00ebsht\u00eb konsideruar me rezerv\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve t\u00eb tjera q\u00eb ai ka kryer.<\/p>\n<p>P\u00ebr kursimet n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative 342 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se vjehrra i ka shitur dy pasurit\u00eb n\u00eb Peqin rreth dy muaj pasi kishte bler\u00eb apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs. Ai theksoi se kur familja e bashk\u00ebshortes kishte bler\u00eb apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs, banesa n\u00eb Peqin nuk ishte ende e regjistruar n\u00eb hipotek\u00eb. Gurakuqi v\u00ebrejti se pasurit\u00eb n\u00eb Peqin ishin regjistruar pasi ishte bler\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs. Sipas tij, do t\u00eb ishte e pamundur q\u00eb bler\u00ebsi i dy pasurive n\u00eb Peqin me t\u00eb cilin prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes nuk kishin pasur asnj\u00eb njohje, t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb, kur k\u00ebto pasuri nuk ishin ende t\u00eb regjistruara as n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb vlerat e p\u00ebrfituara prej vjehrr\u00ebs nga shitja e pasurive n\u00eb Peqin, t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb saj financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>I pyetur se me \u00e7far\u00eb burimesh e kishte bler\u00eb familja e bashk\u00ebshortes apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs, Gurakuqi shpjegoi se vjehrra kishte punuar gjith\u00eb jet\u00ebn si rrobaqep\u00ebse dhe kishte pasur aktivitetin e saj duke siguruar t\u00eb ardhura. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e dy pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Peqin, vjehrra kishte pasur si q\u00ebllim ta investonte n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb rrobaqepsi. Por, p\u00ebr shkak se kishte qen\u00eb e pamjaftueshme kishte marr\u00eb hua dhe vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas subjektit, vjehrra n\u00eb vijim e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb krijonte aktivitetin dhe e kishte pasur n\u00eb gjendje edhe vler\u00ebn e marr\u00eb hua.<\/p>\n<p>Gurakuqi deklaroi se e kishte bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dyt\u00eb pasi kishte gjetur \u00e7mim okazion p\u00ebr apartamentin. Ai tha se kishte qen\u00eb duke k\u00ebrkuar nj\u00eb apartament p\u00ebr motr\u00ebn q\u00eb ishte kthyer nga emigrimi, por ajo nuk kishte bler\u00eb. Sipas tij, gjat\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrkimeve kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb apartamentit q\u00eb bleu n\u00eb vitin 2009, pasi kishte vendosur s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten q\u00eb t\u00eb investonin, qoft\u00eb dhe me para t\u00eb marra borxh. Subjekti theksoi se kishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetonte se vjehrra kishte burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Kessler lidhur me marrdh\u00ebnien q\u00eb kishte pasur me huadh\u00ebn\u00ebsin A.B., subjekti deklaroi se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen q\u00eb e ushtron aktivitetin n\u00eb prodhimin dhe shitjen e birr\u00ebs. Sipas Gurakuqit, n\u00eb vitin 1998 babai kishte pasur nj\u00eb bar n\u00eb Elbasan q\u00eb furnizohej me birr\u00eb nga A.B. Ai pohoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte punuar si kamarier duke ndihmuar t\u00eb atin dhe kishin krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore e m\u00eb pas familjare me shtetasin A.B..<\/p>\n<p>Gurakuqi theksoi se borxhet i kishte marr\u00eb n\u00eb persona q\u00eb i vler\u00ebsonte dhe q\u00eb kishin besim reciprok. Ai theksoi edhe faktin se asnj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb probleme me ligjin, si dhe nuk rezulton q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb verifikuar apo hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Subjekti paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb kryer nga nj\u00eb ekspert kontab\u00ebl, q\u00eb sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb tij n\u00eb \u00e7do lloj varianti t\u00eb marzhit t\u00eb fitimit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit A.B. nga aktiviteti privat, ai rezultonte bindsh\u00ebm me burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, edhe n\u00ebse p\u00ebrfshiheshin investimet e tjera t\u00eb konstatuara nga KPK.<\/p>\n<p>Gurakuqi pranoi se kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e likujditeteve cash. Subjekti pretendoi se kjo kishte ardhur si pasoj\u00eb e paqart\u00ebsive n\u00eb deklarimet e para, por theksoi se edhe prej analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit rezultonte me mund\u00ebsi kursimi, q\u00eb sipas tij jan\u00eb n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se bilancet negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr k\u00ebto z\u00ebra t\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje praktikat e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe t\u00eb KPK-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat sipas tij, pasakt\u00ebsit\u00eb e pashoq\u00ebruara me balanca negative nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>Hamitaj konstatoi se bashk\u00ebshortja e subjektit kishte kryer nj\u00eb investim n\u00eb vler\u00ebn 75 mij\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi, duke n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi q\u00eb ajo t\u00eb p\u00ebrfitonte 15% t\u00eb fitimeve nga shitja e apartamenteve p\u00ebr nj\u00eb objekt p\u00ebr t\u00eb cilin ishte dh\u00ebn\u00eb leja e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim, subjekti ka deklaruar nj\u00eb hua tjet\u00ebr, t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi F.Sh., p\u00ebr t\u00eb cilin ka sqaruar se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte miq\u00ebsi dhe se kishin besim te nj\u00ebri-tjetri.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj sqaroi se subjekti ka deklaruar se nuk ka realizuar asnj\u00eb fitim nga investimi i kryer me bashk\u00ebshorten n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Nga hetimi ka rezultuar se huaja \u00ebsht\u00eb shlyer pjes\u00ebrisht me nj\u00eb kredi n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>KPK ka thirrur si d\u00ebshmitar shtetasin F.Sh., i cili ka konfimruar miq\u00ebsin\u00eb me subjektin, si dhe huan\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj u shpreh se duket se nuk ka logjik\u00eb ekonomike dh\u00ebnia e k\u00ebsaj huaje p\u00ebr nj\u00eb investim q\u00eb do t\u00eb kryhej nga dikush tjet\u00ebr. Sipas relatorit, subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove me konstatimin se duket se k\u00ebto transaksione jan\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Gurakuqi deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se shtetasi F.Sh. ishte pronar trojesh n\u00eb Tiran\u00eb dhe se kishte t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga dh\u00ebnia e tyre p\u00ebr investim.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se ishte njohur me shtetasin F.Sh. n\u00eb vitin 2005 kur kishte bler\u00eb apartamentin e par\u00eb. Sipas subjektit, shtetasi F.Sh. kishte vendosur si kolateral sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro. Gurakuqi v\u00ebrejti se prej asaj kohe kishin krijuar miq\u00ebsi dhe se e vler\u00ebsonin nj\u00ebri-tjetrin. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se F.Sh. nuk kishte asnj\u00eb problem me ligjin dhe se nuk kishte hetuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ai t\u00eb kishte qen\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs dhe v\u00ebzhguesi Kessler v\u00ebrejt\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se subjekti ka bler\u00eb dy pasuri me t\u00eb ardhura t\u00eb vogla t\u00eb familjes dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ka marr\u00eb hua. Po ashtu, u ritheksua fakti se pa shlyer ende nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb huave t\u00eb m\u00ebparshme, subjekti kishte marr\u00eb s\u00ebrish hua n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb investuar pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb Komision, u m\u00ebsua se subjekti ka porositur dhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb vitin 2021, p\u00ebr pagesat e t\u00eb cilit ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kredie. Kurse pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e pjesshme t\u00eb huas\u00eb q\u00eb i kishte marr\u00eb shtetasit F.Sh.<\/p>\n<p>Gurakuqi deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera se ishte kujdesur q\u00eb kontratat e huamarrjeve t\u2019i lidhte me persona q\u00eb i vler\u00ebsonte dhe q\u00eb i besonin nj\u00ebri-tjetrit, si dhe q\u00eb kishin pasur dashamir\u00ebsin\u00eb ta ndihmonin. Ai theksoi se kishte n\u00ebnshkruar n\u00eb koh\u00eb reale deklarata noteriale p\u00ebr marrjen e k\u00ebtyre huave. N\u00eb vijim, subjekti pohoi se, n\u00ebse logjika ekonomike nuk ka qen\u00eb e fort\u00eb, si n\u00eb rastin e investimit 75 mij\u00eb euro q\u00eb e cil\u00ebsoi si nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb plot\u00eb, kjo sillte pasoj\u00ebn q\u00eb do ta kishte n\u00eb kurriz gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti argumentoi se i kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebto investime m\u00eb s\u00eb shumti q\u00eb t\u2019u siguronte f\u00ebmij\u00ebve nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ajo e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstatoi se Gurakuqi kishte vendosur kolateral p\u00ebr nj\u00eb apartament q\u00eb kishte shitur shoq\u00ebria ku ai dhe bashk\u00ebshorjta kishin investuar. I pyetur nga Komisioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, ai sqaroi se shoq\u00ebria e kishte njoftuar se ishin n\u00eb bisedime p\u00ebr t\u00eb shitur nj\u00eb apartament, q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb realizohej, ai dhe bashk\u00ebshortja do t\u00eb merrnin pjes\u00ebn e fitimit t\u00eb dakord\u00ebsuar n\u00eb marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>Gurakuqi sqaroi se ishte dakord\u00ebsuar q\u00eb ta vendoste kolateralin p\u00ebr pak koh\u00eb, deri n\u00eb regjistrimin e apartamentit q\u00eb do shitej dhe m\u00eb pas t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej kolaterali me at\u00eb pasuri. Ai theksoi se nuk e njihte bler\u00ebsin dhe se ishte dakord\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb vendosur si kolateral nj\u00eb prej apartamenteve, vet\u00ebm me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb siguronte pjes\u00ebn e tij t\u00eb fitimit nga ajo shitje p\u00ebr shkak t\u00eb investimit t\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Elbasan t\u00eb privatizuar nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 1993, si dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 14, 555 euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn rreth 2.9 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb Gurakuqi e kund\u00ebrshtoi me t\u00eb nj\u00ebjtat argumente, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohet huaja e marr\u00eb prej vjehrr\u00ebs me burime t\u00eb ligjshme si dhe t\u00eb mos penalizohet p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e gjendjeve cash, p\u00ebr t\u00eb cilat ritheksoi se edhe vet\u00eb KPK kishte konstatuar mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Gurakuqi u shpreh se ndihej krenar p\u00ebr raportin pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe k\u00ebrkoi konfirmin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 28 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Armand Gurakuqi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 26 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro pes\u00eb or\u00eb, dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vite, si dhe p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e nj\u00eb investimi, p\u00ebr t\u00eb cilat u relatua se [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76228,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Armand-Gurakuqi-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Armand Gurakuqi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76227"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76227"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76227\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76229,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76227\/revisions\/76229"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}