{"id":76248,"date":"2023-04-27T18:21:57","date_gmt":"2023-04-27T16:21:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-pali-decolli-perballet-pa-probleme-me-vetingun\/2023\/04\/27\/"},"modified":"2023-04-27T19:18:46","modified_gmt":"2023-04-27T17:18:46","slug":"prokurori-pali-decolli-perballet-pa-probleme-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-pali-decolli-perballet-pa-probleme-me-vetingun\/2023\/04\/27\/","title":{"rendered":"Prokurori Pali De\u00e7olli p\u00ebrballet pa probleme me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Pali De\u00e7olli i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs u p\u00ebrball pa probleme t\u00eb enjten m\u00eb 27 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan raporte pozitive n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut p\u00ebr De\u00e7ollin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Pali De\u00e7olli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2012 dhe e ka ushtruar funksionin p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs. Ai ka qen\u00eb gjithashtu si drejtues i komanduar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Fier.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar mbi nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 110 m2 t\u00eb bler\u00eb nga De\u00e7olli n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb vitin 2003, kundrejt \u00e7mimit 2 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pine u shpreh se dukej se \u00e7mimi i blerjes ishte m\u00eb i ul\u00ebt nga ai i referenc\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb jan\u00eb verifikuar edhe kontrata t\u00eb tjera t\u00eb shitjes s\u00eb apartamenteve n\u00eb at\u00eb pallat, prej nga jan\u00eb konstatuar t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7mime prej Komisionit.<\/p>\n<p>Prokurori De\u00e7olli v\u00ebrejti se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk kishte \u00e7mim reference. Ai theksoi faktin se dhe nga vet\u00eb hetimi i KPK kishte rezultuar se edhe apartamentet e tjera ishin shitur me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr trajtim preferencial. Po ashtu, shtoi se nga verifikimet e Komisionit nuk rezultonte q\u00eb t\u00eb kishte hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij nga pagat si jurist dhe oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ai ka shpjeguar se pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebrpara blerjes s\u00eb apartamentit, \u00ebsht\u00eb mbuluar nga n\u00ebna dhe v\u00ebllai n\u00eb emigrim n\u00eb Itali. Pine pohoi se rezultonte se familjar\u00ebt e prokurorit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr ta ndihmuar p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs, por sipas saj mbetet e paqart\u00eb m\u00ebnyra dhe koha e dh\u00ebnies s\u00eb ndihm\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, De\u00e7olli shpjegoi se deri n\u00eb vitin 2003, n\u00ebna dhe v\u00ebllai kishin mbuluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tij jetike, prej dhe nga kishte mundur t\u00eb kursente 2 milion\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat nga pagat. Ai tha se t\u00eb ardhurat e tij nga pagat deri n\u00eb vitin 2003 ishin n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Pines, prokurori De\u00e7olli dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb rezultuar me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie 29 m2 n\u00eb vitin 2015, p\u00ebr vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro. Relatorja tha se subjekti ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte likujditetet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se De\u00e7olli ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e dy automjeteve tip Benz, nj\u00eb n\u00eb vitin 2012 kundrejt shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetrin n\u00eb 2015-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 120 mij\u00eb lek\u00eb. Me bilanc pozitiv ka rezultuar dhe krijimi i nj\u00eb depozite q\u00eb n\u00eb momentin e deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro dhe i nj\u00eb gjendje cash 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi Komisionit ka rezultuar se dhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dhuruar k\u00ebsaj t\u00eb fundit dhe vajz\u00ebs shum\u00ebn 5000 euro n\u00eb vitin 2007. Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, prokurori De\u00e7olli ka rezultuar me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Pine v\u00ebrejti se, prej hetimit ka rezultuar se subjekti rezulton p\u00ebrfitues si bashk\u00ebpronar n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Berat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces shpron\u00ebsimi. Prokurori De\u00e7olli shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga gjyshi dhe se ai \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtar ligjor s\u00eb bashku me gjith\u00eb pasardh\u00ebsit e tjer\u00eb. Subjekti pohoi se nuk mund t\u00eb ket\u00eb kthim t\u00eb k\u00ebsaj toke, pasi \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb. Ai sqaroi se i kishin dh\u00ebn\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me hall\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb t\u00eb ndiqte gjith\u00eb procedurat ligjore p\u00ebr kompesimin e k\u00ebsaj prone p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb trashgimtar\u00ebt ligjor\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori De\u00e7olli mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura prej tij p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit, si dhe as n\u00eb pes\u00eb t\u00eb shortuarat.<\/p>\n<p>Pine tha se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr tre prej denoncimeve nga publiku. Nj\u00eb denoncim \u00ebsht\u00eb kryer prej nj\u00eb t\u00eb proceduari q\u00eb pretendon se prokuror\u00ebt kan\u00eb ngritur nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p>De\u00e7olli shpjegoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen penale p\u00ebr pasojat e t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019 ku humb\u00ebn jet\u00ebn 23 persona. Ai sqaroi se ishin konsultuar me Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe me prokuror\u00eb italian\u00eb, duke arritur n\u00eb konkluzionin q\u00eb hetimet t\u00eb kryheshin edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes. Subjekti pohoi se kjo akuz\u00eb ishte konfirmuar dhe nga gjykata.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb denoncim ku ngrihen pretendime p\u00ebr zhdukje t\u00eb produktit t\u00eb vepr\u00ebs penale, De\u00e7olli shpjegoi se kishte vendosur mosfillimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e kall\u00ebzuara nga denoncuesi, pasi kishte rezultuar q\u00eb objekti t\u00eb ishte gj\u00eb e gjykuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori De\u00e7olli deklaroi se vler\u00ebsonte se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb premten, m\u00eb 28 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:55.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Pali De\u00e7olli i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs u p\u00ebrball pa probleme t\u00eb enjten m\u00eb 27 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan raporte pozitive n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut p\u00ebr De\u00e7ollin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76249,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Decolli-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Pali Decolli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76248"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76248"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76248\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76250,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76248\/revisions\/76250"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76249"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}