{"id":76269,"date":"2023-05-02T17:59:30","date_gmt":"2023-05-02T15:59:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-per-enkeleda-osmanin-u-bazua-ne-parimin-e-objektivitetit\/2023\/05\/02\/"},"modified":"2023-05-02T18:01:00","modified_gmt":"2023-05-02T16:01:00","slug":"vendimi-i-kpa-per-enkeleda-osmanin-u-bazua-ne-parimin-e-objektivitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-per-enkeleda-osmanin-u-bazua-ne-parimin-e-objektivitetit\/2023\/05\/02\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA p\u00ebr Enkeleda Osmanin u bazua n\u00eb parimin e objektivitetit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA rr\u00ebzoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj konfirmimit t\u00eb prokurores s\u00eb Durr\u00ebsit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke paraqitur arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi faktet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ dhe gjykimit n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut. Bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, Kolegji i \u00e7moi balancat negative t\u00eb mbetura n\u00eb tre vite t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Xhengos.<\/p>\n<p>Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020, por vendimi p\u00ebr konfirmimin e saj u ankimua n\u00eb Kolegj nga Komisioneri Publik, pasi sipas tij nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara n\u00eb deklaratat vjetore ishin me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit u p\u00ebrq\u00ebndrua kryesisht n\u00eb burimet e krijimit t\u00eb dy apartamenteve, nj\u00eb automjeti, si dhe n\u00eb mbulimin e shpenzimeve n\u00eb dy vite. N\u00eb p\u00ebrfundim ai k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Xhengos.<\/p>\n<p>KPK arriti n\u00eb konkluzionin se nuk kishte paqart\u00ebsi apo dyshime n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 111.87 m2 n\u00eb Tiran\u00eb; se subjekti e ka deklaruar sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri; si dhe ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>Komisioneri ngriti pretendime se sipas analiz\u00ebs financiare p\u00ebr vitet 2006, 2007 dhe 2008, subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk mbulojn\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe insvestimet e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, p\u00ebrfundimet e KPK-s\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb prova, n\u00eb ligjin e zbatuesh\u00ebm dhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit. Ai pretendoi se Xhengo nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga pun\u00ebsimi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, t\u00eb deklaruara n\u00eb vitet 2006-2008 n\u00eb shum\u00ebn totale 2 milion e 560 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa konstatoi se nuk provohej q\u00eb pun\u00ebsimi t\u00eb jet\u00eb rregulluar me nj\u00eb kontrat\u00eb midis pal\u00ebve; se vlera e deklaruar e pag\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar; si dhe se nuk \u00ebsht\u00eb provuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb marrja e shumave t\u00eb deklaruara n\u00eb asnj\u00eb nga m\u00ebnyrat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi. Po ashtu, ka rezultuar se detyrimet tatimore nuk jan\u00eb paguar n\u00eb koh\u00eb dhe sipas shumave t\u00eb deklaruara, por jan\u00eb paguar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Komisioneri Publik vler\u00ebsoi se t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, duhej t\u00eb konsideroheshin vet\u00ebm t\u00eb ardhurat neto, t\u00eb konfirmuara nga institucionet shtet\u00ebrore. Ai konkludoi se subjekti gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr justifikimin e nj\u00eb pjese t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Subjekti i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara pretendimet e Ballhys\u00ebs, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se provat q\u00eb ka dor\u00ebzuar gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, si dhe gjat\u00eb gjykimit n\u00eb Kolegj, d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs dhe pag\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrfituar bashk\u00ebshorti i saj, pavar\u00ebsisht faktit se \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb verbale.<\/p>\n<p>Sipas Xhengos, bazuar n\u00eb legjislacionin e koh\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsia ligjore p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen, mbajtjen dhe derdhjen e detyrimeve tatimore bie mbi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin. Ajo pretendoi se bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e padijenis\u00eb absolute p\u00ebr mospagimin e detyrimeve tatimore nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, pasi paga \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjithmon\u00eb e plot\u00eb &#8211; ose \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr me \u00e7eqe bankare, ose \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me mandatpages\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi pretendimet e Komisionerit se vlera e pag\u00ebs nuk ka kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs, duke theksuar se detyrimi pagesave n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar, \u00ebsht\u00eb parashikuar si detyrim n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb periudha kohore e ankimuar \u00ebsht\u00eb 2006-2008.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti i ka deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2008. P\u00ebr t\u00eb provuar marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj si inxhinier nd\u00ebrtimi, ajo ka depozituar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, ku ka gjurm\u00eb t\u00eb personit t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pagesat e kryera nga shoq\u00ebria ndaj bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, subjekti ka paraqitur mandatpagesat p\u00ebr disa muaj. Gjithashtu, ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebna bankare lidhur me t\u00ebrheqje shumash, t\u00eb kryera referuar \u00e7eqeve bankare t\u00eb emetuara nga shoq\u00ebria pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka dor\u00ebzuar n\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, i cili deklaron se bashk\u00ebshorti subjektit ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar si inxhinier nd\u00ebrtimi n\u00eb periudh\u00ebn korrik 2002 deri n\u00eb gusht 2008, me pag\u00eb 80 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer me para n\u00eb dor\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr me \u00e7eqe bankare. Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi ka sqaruar se deklarimi i pag\u00ebs n\u00eb organet shtet\u00ebrore dhe pagesa e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke iu referuar pag\u00ebs minimale.<\/p>\n<p>KPA i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara pretendimet e Komisionerit se ishte e pamundur q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoheshin t\u00eb ardhurat reale t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se u provua egzistenca e marrdh\u00ebnies s\u00eb vazhdueshme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shpoq\u00ebri, si dhe mungesa e dijenis\u00eb s\u00eb tij lidhur me faktin se kontributet ishin derdhur p\u00ebr pag\u00ebn bruto minimale dhe jo p\u00ebr vler\u00ebn e rrog\u00ebs s\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarimet periodike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vit ka rezultuar se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk kishte shlyer detyrimet.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk mbulojn\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ligshme pagesat p\u00ebr apartamentin dhe shpenzimet e investimet e tjera t\u00eb kryera n\u00eb vitet 2006 dhe 2008, duke rezultuar e bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn totale 739 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se kjo pamund\u00ebsi e shtrir\u00eb n\u00eb dy vite, \u00ebsht\u00eb afektuar t\u00ebr\u00ebsisht nga m\u00ebnyra e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga pagat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku ka punuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe pretendimi thelb\u00ebsor i Komisionerit Publik lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cDuke vler\u00ebsuar se e ardhura e p\u00ebrllogaritur si e p\u00ebrfituar nga personi i lidhur, [\u2026], nuk \u00ebsht\u00eb e ardhura reale, por e ardhura e p\u00ebrfituar m\u00eb s\u00eb paku prej tij, trupi gjykues evidenton se nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb paga e p\u00ebrfituar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e deklaruar n\u00eb deklaratat periodike dhe at\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr periudh\u00ebn objekt kontrolli, do t\u00eb ishte duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt sesa ajo e rezultuar nga analiza financiare\u201d, arsyeton KPA p\u00ebr n\u00eb analiz\u00ebn e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka kund\u00ebrshtuar edhe konkluzionet e Komisionit p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi n\u00eb Golem n\u00eb Kavaj\u00ebs dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cAudi A2\u201d. Ndryshe nga KPK q\u00eb nuk ka gjetur probleme, Komisioneri Publik ka ndar\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrket mbulimit me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb paguar nga subjekti prej kursimeve cash deri n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, mbetet i pabazuar pretendimi i subjektit mbi p\u00ebrdorimin e kursimeve n\u00eb cash t\u00eb deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2010, si burim p\u00ebr krijimin e pasurive dhe n\u00eb mbulimin e shpenzimeve deri n\u00eb prill t\u00eb 2011-\u00ebs, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar pak\u00ebsimi i k\u00ebtyre likujditeteve.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi se deklarimet e subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ mbi posedimin dhe ndryshimin e likuiditeve n\u00eb cash deri n\u00eb vitin 2011, nuk p\u00ebrputhen me deklaratat e saj vjetore. \u00a0Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, ai konkludoi se subjekti gjendet me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 849 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Xhengo i cil\u00ebsoi pretendimet e Ballhys\u00ebs t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos merren k\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebto shkaqe ankimi. Ajo parashtroi se mosdeklarimi i burimit t\u00eb krijimit dhe pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes n\u00eb cash n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2011 duhet konsideruar si pasakt\u00ebsi. Duke iu referuar praktik\u00ebs s\u00eb Kolegjit, ajo theksoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet periodike, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, nuk mund t\u00eb konsiderohen si shkak q\u00eb sjell penalizim.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se pamund\u00ebsia financiare e konstatuar prej Komisionerit \u00ebsht\u00eb afektuar t\u00ebr\u00ebsisht nga moskonsiderimi i shum\u00ebs prej 1 milion lek\u00ebsh kursime n\u00eb cash.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues konstatoi se subjekti i rivler\u00ebsimit, [\u2026], megjith\u00ebse nuk ka deklaruar sipas detyrimit ligjor pak\u00ebsimin e kursimeve n\u00eb cash, ajo ka deklaruar se burimi i krijimit t\u00eb pasuris\u00eb \u2018apartament banimi n\u00eb {***}, Kavaj\u00eb\u2019 dhe \u2018automjet, tip Audi A2\u2019 jan\u00eb t\u00eb ardhurat dhe kursimet\u201d, konstaton KPA.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, megjith\u00ebse shuma e akumuluar e kursimeve n\u00eb cash nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar e pak\u00ebsuar nga n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2011, rezulton t\u00eb jet\u00eb identifikuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin deklarim si burim krijimi p\u00ebr apartamentin n\u00eb Golem t\u00eb Kavaj\u00ebs dhe p\u00ebr automjetin. Po ashtu, Kolegji v\u00ebren se edhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar se kursimet n\u00eb cash jan\u00eb p\u00ebrdorur si burim krijimi p\u00ebr apartamentin n\u00eb Golem.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kolegji e konsideron si pasakt\u00ebsi, mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb kursimeve n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011, duke \u00e7muar se nuk p\u00ebrfaq\u00ebson realisht ecurin\u00eb e situat\u00ebs financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb personit t\u00eb lidhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, KPA \u00ebsht\u00eb bazuar dhe n\u00eb rezultatin e analiz\u00ebs financiare, nga ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte kursimet cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010 dhe t\u2019i p\u00ebrdorte ato p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre dy pasurive n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka vler\u00ebsuar ta p\u00ebrfshij\u00eb shum\u00ebn e deklaruar si t\u00eb kursyer n\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e pasurive n\u00eb vitin 2011, duke konkluduar bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Kolegji, ashtu si Komisioneri, ka vler\u00ebsuar se subjekti ka pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vitin 2015. Megjithat\u00eb, balancat negative n\u00eb tre vitet 2006, 2008 dhe 2015, n\u00eb vler\u00ebn totale 981 mij\u00eb lek\u00eb, jan\u00eb vler\u00ebsuar bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke u \u00e7muar si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar vendimin e Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Enkeleda Osmani (Xhengo).<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA rr\u00ebzoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj konfirmimit t\u00eb prokurores s\u00eb Durr\u00ebsit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke paraqitur arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi faktet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ dhe gjykimit n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut. Bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[112,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Enkeleda-Osmani-Xhengo.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i saj ligjor, Julian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76269"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76269\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76271,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76269\/revisions\/76271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}