{"id":76284,"date":"2023-05-03T12:40:41","date_gmt":"2023-05-03T10:40:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-cenimin-e-besimit-per-selim-kryeziun-por-e-shkarkon-per-pasurine\/2023\/05\/03\/"},"modified":"2023-05-03T12:44:11","modified_gmt":"2023-05-03T10:44:11","slug":"kpa-rrezon-cenimin-e-besimit-per-selim-kryeziun-por-e-shkarkon-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-cenimin-e-besimit-per-selim-kryeziun-por-e-shkarkon-per-pasurine\/2023\/05\/03\/","title":{"rendered":"KPA rr\u00ebzon \u2018cenimin e besimit\u2019 p\u00ebr Selim Kryeziun, por e shkarkon p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara konkluzionet e Komisionit p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut nga ana e ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Selim Kryezi, megjithat\u00eb e la n\u00eb fuqi shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e pasurive.<\/p>\n<p>Selim Kryeziu u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 22 korrik 2020, me konkluzionet p\u00ebr deklarime t\u00eb paplota t\u00eb pasurive, munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre, si dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kryeziu ushtroi ankim duke ngritur shkaqe p\u00ebr aspektin procedural t\u00eb ndjekur n\u00eb Komisioni gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tij, si dhe ndaj konkluzioneve p\u00ebr kriteret e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs, duke i kund\u00ebrshtuar ato.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar si t\u00eb panevojshme k\u00ebrkesat e Kryeziut p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb aktekspertimi kontab\u00ebl; thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve; si dhe marrjen e provave t\u00eb reja. \u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuar si i pabazuar n\u00eb ligj dhe k\u00ebrkimi p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, duke u vendosur shqyrtimi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi mbi baz\u00eb dokumentesh. Po ashtu, jan\u00eb gjetur t\u00eb pabazuara edhe shkaqet procedurale t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p><strong>KPA rr\u00ebzoi \u2018c\u00ebnimin e besimit\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Kryeziu ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 41.51 m2 n\u00eb Librazhd nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB n\u00eb fund t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 2000 p\u00ebr \u00e7mimin 615 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat familjare dhe kursimet n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb ka sqaruar se ky apartament \u00ebsht\u00eb shitur pas tre dit\u00ebsh p\u00ebr \u00e7mimin 1.4 milion lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, rreth tre muaj m\u00eb von\u00eb ka bler\u00eb nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 40.4 m2, p\u00ebr vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, subjekti ka shpjeguar se bler\u00ebsit e apartamentit, shtetasit Q. dhe A.A. ishin zot\u00ebrues t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb asaj pasurie t\u00eb z\u00ebn\u00eb me forc\u00eb prej tyre n\u00eb vitin 1997, p\u00ebrpara se ai ta blinte nga EKB.<\/p>\n<p>Kryeziu ka deklaruar se duke patur nj\u00eb ndjenj\u00eb humanizmi ndaj personave q\u00eb e kishin zaptuar apartamentin n\u00eb 97-\u00ebn, si dhe me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e disa t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre, sapo e ka bler\u00eb ua ka shitur shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb vler\u00ebs reale, duke shpjeguar se banesa gjendej n\u00eb katin p\u00ebrdhe dhe ishte e k\u00ebrkuar p\u00ebr biznese t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Komisioni ka \u00e7muar se Kryeziut i \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb dy her\u00eb nga ligji i privatizimit t\u00eb banesave, duke v\u00ebrejtur se ai zot\u00ebronte pjes\u00eb takuese dhe n\u00eb apartamentin e privatizuar nga babai n\u00eb vitin 1993. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, ka k\u00ebrkuar fillimin e procedurave t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebr strehimin e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Librazhd, Selim Kryeziu, por apartamentin e p\u00ebrfituar, subjekti nuk e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin i ishte dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimet se \u00ebsht\u00eb ndikuar nga ndjenja e humanizmit p\u00ebr ta shitur nuk u konsideruan bind\u00ebse nga Komisioni, pas konstatimit se prona ishte shitur tre her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar se subjekti e ka p\u00ebrdorur apartamentin e p\u00ebrfituar nga EKB-ja p\u00ebr q\u00ebllime p\u00ebrfitimi, n\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka \u00e7muar se sjellja jasht\u00ebgjyq\u00ebsore e subjektit dhe ndikimi i saj n\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb objekt i rregullimit t\u00eb normave t\u00eb etik\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri. Komisioni e ka bazuar konkluzionin n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs Giyq\u00ebsore t\u00eb miratur nga Konferenca Gjyq\u00ebsore Komb\u00ebtare n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka parashtruar n\u00eb ankim se konstatimi nga ana e Komisionit se ky apartament nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ishte dh\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb i gabuar. Ai ka argumentuar se banesa ishte e z\u00ebn\u00eb me forc\u00eb dhe ka theksuar se ua ka shitur po k\u00ebtyre shtetasve q\u00eb e p\u00ebrdornin, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre. Kryeziu ka parashtruar se t\u00eb ardhurat nga shitja e asaj banese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte nevoja urgjente, nuk i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr q\u00ebllime banimi e strehimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kryeziu ka konstatuar se KPK i ka dh\u00ebn\u00eb fuqi prapavepruese Kodit t\u00eb Etik\u00ebs s\u00eb Gjyqtarit, pasi \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2006, kurse transaksioni me apartamentin \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Ai e vler\u00ebson t\u00eb gabuar dhe n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb ligjit e t\u00eb Kushtetut\u00ebs, zbatimin nga Komisioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut q\u00eb p\u00ebrcakton deklarimin e pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rrethanave, Kolegji v\u00ebren se Kodi i Etik\u00ebs Gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb miratuar nga Konferenca Gjyq\u00ebsore Komb\u00ebtare n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2006 dhe vler\u00ebson se rregullat e p\u00ebrcaktuara aty nuk mund t\u00eb ken\u00eb fuqi prapavepruese n\u00eb drejtim t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr rastin konkret \u2013 ndryshe nga sa ka konkluduar KPK.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk duket se ka cenuar besimin e publikut, pasi ai \u00ebsht\u00eb ekspozuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ku p\u00ebrfitimet materiale t\u00eb tij kan\u00eb buruar nga q\u00ebllimi p\u00ebr t\u2019u pajisur me apartament p\u00ebr strehim, si nj\u00eb e drejt\u00eb themelore bazike q\u00eb i ishte mohuar deri n\u00eb at\u00eb moment\u201d, vler\u00ebson KPA dhe arsyeton se ekspozimi i Kryeziut n\u00eb nj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb till\u00eb, ku ka shitur apartamentin q\u00eb iu akordua nga EKB-ja p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit me poseduesit e paligjsh\u00ebm dhe ka bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebllime strehimi, nuk e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb mund t\u00eb ndikohet n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe jo etike.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA evidenton se subjekti \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me korrekt\u00ebsi ndaj legjislacionit tatimor, duke kryer detyrimet q\u00eb i lind\u00ebn mbi fitimin e realizuar nga diferenca n\u00eb shitblerje t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPA vler\u00ebson se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mospasqyrimit t\u00eb pjes\u00ebs takuese n\u00eb apartamentin e privatizuar nga babai n\u00eb vitin 1993, konkludon se kjo pasakt\u00ebsi nuk ka pasur si q\u00ebllim mbulimin e ndonj\u00eb situate t\u00eb dyshimt\u00eb, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb ngritur ndonj\u00eb dyshim mbi burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sipas Kolegjit, kjo pasakt\u00ebsi nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi.<\/p>\n<p>Kolegji e ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin e Komisionit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs q\u00eb ne vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor e lidh me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb theksohet se t\u00eb dh\u00ebnat e referuara n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb jan\u00eb me nivel t\u00eb ul\u00ebt provueshm\u00ebrie. Por KPK e pa me rezerv\u00eb mosdijenin\u00eb e subjektit p\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb regjistruar ndaj tij, t\u00eb pushuar m\u00eb von\u00eb me vendim gjykate.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, kjo rrethan\u00eb e konstatuar n\u00eb rivler\u00ebsimin e figur\u00ebs mund t\u00eb konsiderohet si tregues i cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia, por Kryeziu e ankimoi k\u00ebt\u00eb konstatim n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Sipas tij, Komisioni tregon nj\u00ebanshm\u00ebri n\u00eb vendimmarrjen e tij, kur e sheh me rezerv\u00eb faktin q\u00eb nuk ka pasur dijeni p\u00ebr procedimin penal. Sipas subjektit, padijenia e tij ka ardhur p\u00ebr shkak se procedimi penal ka qen\u00eb i regjistruar p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb ose pa autor. Ai ka pretenduar se nuk \u00ebsht\u00eb thirrur dhe as pyetur p\u00ebr ndonj\u00eb fakt apo rrethan\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, duke u informuar p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm kur i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Komisioni. Po ashtu, Kryeziu ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se ky procedim penal ishte pushuar.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji vler\u00ebson se lidhur me kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs nuk provohet q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar apo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rrethana t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb bindjen se ai \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>KPA i \u00e7mon t\u00eb paqarta p\u00ebrfundimet e Komisionit n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebtij kriteri, n\u00eb mosp\u00ebrputhje me standartet e legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, si dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk ka arritur t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb dokumente dhe argumente bind\u00ebse se faktet e parashtruara n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb rrethanat e parashikuara n\u00eb nenin 38 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, konstaton Kolegji dhe \u00e7mon se rrethanat e pretenduara nga Komisioni nuk jan\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se Kryeziu ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Pamund\u00ebsia financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se subjekti gjendet n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 98 m2 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kryeziu ka pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb ankim se mosdeklarimet n\u00eb disa vite t\u00eb gjendjes cash n\u00eb banes\u00eb kan\u00eb qen\u00eb thjesht harresa njer\u00ebzore. Ai ka parashtruar se kursimet e padeklaruara gabimisht, kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb kryer pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit. Po ashtu, ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ka v\u00ebrtetuar burimet e shumave t\u00eb marra hua n\u00eb vler\u00ebn totale 20 mij\u00eb euro, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Kolegjit theksohet se n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb gjendje cash n\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2004- 2010 \u00a0nuk ka deklaruar pak\u00ebsime apo shtesa t\u00eb k\u00ebsaj vlere dhe as gjendje cash.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjektet deklaruese kan\u00eb detyrimin t\u00eb deklarojn\u00eb \u00e7do shtes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, duke e p\u00ebrshkruar at\u00eb holl\u00ebsisht dhe burimin e krijimit t\u00eb saj,\u201d v\u00ebren KPA dhe vler\u00ebson se mosdeklarimi i pak\u00ebsimeve apo shtesve gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2010, pamund\u00ebson kontrollin e rrjedhjes s\u00eb gjendjes s\u00eb cash-it nd\u00ebr vite, duke devijuar edhe analiz\u00ebn financiare me alternativa t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cLigji nr. 9049\/2003 dhe formulari i deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb detyrimin e subjektit deklarues t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebrcaktuar prej tyre dhe jo t\u00eb zgjedh\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb personalizuara p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb detyrim ligjor,\u201d argumenton Kolegji duke theksuar se forma e deklarimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim i mir\u00ebp\u00ebrcaktuar q\u00eb duhet respektuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb problemeve n\u00eb deklarime, nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 849 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vler\u00ebn 32 mij\u00eb euro n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2005. P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro, Kolegji konkludon se subjekti ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente 3000 euro, nd\u00ebrsa nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr krijimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb shumave q\u00eb n\u00eb total kapin shifr\u00ebn 20 mij\u00eb euro. P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb vler\u00ebn 5000 euro n\u00eb vitin 2007, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 826 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ashtu si KPK, edhe Kolegji \u00e7mon se Kryeziu gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 98 m2 n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, ka vendosur t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtarit Selim Kryeziu.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara konkluzionet e Komisionit p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut nga ana e ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Selim Kryezi, megjithat\u00eb e la n\u00eb fuqi shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e pasurive. Selim Kryeziu u shkarkua [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76285,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[144,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6026.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76284"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76284"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76286,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76284\/revisions\/76286"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}