{"id":76302,"date":"2023-05-04T18:40:11","date_gmt":"2023-05-04T16:40:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-per-hysen-ajasllarin-deklarim-i-pamjaftueshem-dhe-cenim-i-besimit\/2023\/05\/04\/"},"modified":"2023-05-04T18:41:57","modified_gmt":"2023-05-04T16:41:57","slug":"vendimi-i-kpk-per-hysen-ajasllarin-deklarim-i-pamjaftueshem-dhe-cenim-i-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-per-hysen-ajasllarin-deklarim-i-pamjaftueshem-dhe-cenim-i-besimit\/2023\/05\/04\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK p\u00ebr Hysen Ajasllarin: Deklarim i pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnim i besimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Hysen Ajasllari u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, m\u00eb 3 mars 2023, pasi u vler\u00ebsua se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe me veprimet p\u00ebr posedimin e nj\u00eb prone, kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ajasllari u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe p\u00ebr profesionalizimin u \u00e7mua se arrin nivel minimal kualifikues.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Ajasllarit u mor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian.<\/p>\n<p>Hysen Ajasllari e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p>Veprimet e prokurorit Hysen Ajasllari p\u00ebr p\u00ebrfitimin e pron\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00eb truall dhe nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Fier, si dhe deklarimet kontradiktore p\u00ebr k\u00ebto pasuri, vler\u00ebsohen prej Komisionit jasht\u00eb etik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb magjistrati.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me dy kate; kati p\u00ebrdhe me sip\u00ebrfaqe 99.6 m2 dhe kati i par\u00eb 120.6 m2, si dhe p\u00ebr truallin prej 200 m2 ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ky objekt, prokurori Ajasllari ka deklaruar blerjen e tok\u00ebs n\u00eb \u201998-\u00ebn kundrejt \u00e7mimit 380 mij\u00eb lek\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs nd\u00ebr vite nga kursimet familjare. Subjekti ka sqaruar se vlera e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera prej Komisionit, ka rezultuar se me nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 1998 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, \u00ebsht\u00eb disponuar njohja e faktit juridik t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb Ajasllarit mbi nj\u00eb tok\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2 dhe sht\u00ebpi banimi t\u00eb ndodhur n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasqyruara n\u00eb vendimin gjyq\u00ebsor, KPK v\u00ebren se paraprakisht subjekti rezulton se \u00ebsht\u00eb pajisur me lejen e sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 1994 nga K\u00ebshilli Bashkiak Fier. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb leje \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banesa nj\u00ebkat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ky vendim gjykate \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Hipotek\u00ebn e Fierit n\u00eb vitin 1998, n\u00eb regjistrat e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u201cl\u00ebshohet not\u00eb transkriptimi n\u00eb favor t\u00eb Hysen Ajasllari p\u00ebr pasurin\u00eb tok\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2 dhe sht\u00ebpin\u00eb e banimit\u201d.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklarimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb kryer nga subjekti n\u00eb ILDKPKI, \u00ebsht\u00eb evidentuar se ai ka sh\u00ebnuar sht\u00ebpi banimi n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, me t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr regjistrimi hipoteke q\u00eb figuron n\u00eb not\u00ebn e transkriptimit t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, por duke cituar si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfitimi pron\u00ebsie t\u00eb truallit blerjen nga shtetasja Z.M..<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ka analizuar m\u00eb tej rrethanat e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, duke administruar fillimisht dokumentacionin mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb bazuar gjykata p\u00ebr v\u00ebrtetimin e faktit juridik t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analizimi i k\u00ebrkes\u00eb-padis\u00eb s\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs nga subjekti, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 1992 ka bler\u00eb nga shteti nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2, mbi t\u00eb cilin ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi banimi nj\u00ebkat\u00ebshe. Po ashtu, ka parashtruar se sht\u00ebpin\u00eb e ka nd\u00ebrtuar me leje t\u00eb organeve kompetente me shesh dhe leje nd\u00ebrtimi, duke theksuar se nuk e ka regjistruar n\u00eb hipotek\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs me q\u00ebllim regjistrimin e saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Ajasllari ka konfirmuar se ka pasur nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi, mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs ka k\u00ebrkuar njohjen gjyq\u00ebsisht t\u00eb pron\u00ebs mbi tok\u00ebn truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb aktmarrveshjen e vitit 1998 deklarohet se shtetasja Z.M. ka n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb truall prej 400 m2 ku ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi banimi, t\u00eb cil\u00ebn deklaron se ia shet n\u00eb t\u00eb ardhmen me dokumente t\u00eb rregullta dhe akt noterial shtetasit H. M, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kapari n\u00eb shum\u00ebn prej 380 mij\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prokurori Ajasllari.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar dhe analizuar historikun e regjistrimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, nga ku ka konstatuar se n\u00eb fillim ka qen\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me t\u00eb dh\u00ebna truall me sip\u00ebrfaqe 435 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 167 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, pasuria truall dhe nd\u00ebrtes\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar mbi baz\u00ebn e nj\u00eb vet\u00ebdeklarimi t\u00eb vitit 2006 t\u00eb subjektit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij A.A, me objekt legalizimin e nj\u00eb objekti t\u00eb llojit banes\u00eb dykat\u00ebshe, me funksion banimi, me sip\u00ebrfaqe t\u00eb z\u00ebn\u00eb 400 m2 dhe objekt 167 m2, i nd\u00ebrtuar n\u00eb \u201998-\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, ZVRPP-ja Fier ka l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Ajasllari certifikat\u00ebn p\u00ebr v\u00ebrtetim pron\u00ebsie t\u00eb truallit 400 m2, nga t\u00eb cilat 107 m2 nd\u00ebrtes\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb legalizimit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2012, subjekti dhe v\u00ebllai i tij kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale, sipas s\u00eb cil\u00ebs prokurori Ajasllari deklaron se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi truallin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk k\u00ebrkon kompensim financiar nga v\u00ebllai dhe shpreh dakord\u00ebsin\u00eb q\u00eb objekti informal dykat\u00ebsh i vet\u00ebdeklaruar pran\u00eb ALUIZNI-t Fier n\u00eb vitin 2006 t\u00eb vijoj\u00eb procedurat e legalizimit p\u00ebr t\u00eb dy vet\u00ebdeklaruesit dhe leja e legalizimit t\u00eb l\u00ebshohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve si bashk\u00ebpronar\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni p\u00ebr arsyen e p\u00ebrfshirjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb proces legalizimi, kur sipas tij e kishte nd\u00ebrtuar me leje, subjekti i ka q\u00ebndruar k\u00ebtij fakti dhe ka shpjeguar se ka legalizuar vet\u00ebm shkall\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb lejes nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPK ka ngritur dyshime n\u00eb lidhje me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe t\u00eb veprimeve t\u00eb nd\u00ebrmarra prej tij p\u00ebr p\u00ebrfitimin e saj. Sipas Komisionit, duket se deklarimet dhe veprimet e Ajsallarit c\u00ebnojn\u00eb integritetin dhe etik\u00ebn e tij si magjistrat.<\/p>\n<p>Edhe pas shpjegimeve t\u00eb Ajasllarit, Komisioni vler\u00ebson se ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<strong>\u00a0 \u201c<\/strong>Subjekti pretendoi se k\u00ebt\u00eb pasuri e ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet aktmarr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 1998 nga shtetasja Z.M, por nuk provoi para Komisionit lidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes dhe regjistrimin e saj, me q\u00ebllim q\u00eb veprimi juridik t\u00eb njihej sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, nenet 83 dhe 750 t\u00eb Kodit Civil\u201d, arsyeton KPK dhe shton se, nga ana tjet\u00ebr, Ajasllari ka arritur q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb faktin e pron\u00ebsis\u00eb mbi pasurin\u00eb me vendim gjyq\u00ebsor, pa qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb nga rastet e parashikuara n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, arrin ta regjistroj\u00eb n\u00eb regjistrat publik\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 193 t\u00eb Kodit Civil\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK vler\u00ebson se Ajasllari d\u00ebshtoi t\u00eb t\u00eb porovonte lidhur me disponimin e lejeve teknike p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga institucionet kompetente, Bashkia Fier dhe K\u00ebshilli i Qarkut Fier, q\u00eb ato t\u00eb ken\u00eb pajisur Ajasllarin me leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>\u201c\u2026U ngrit\u00ebn dyshime t\u00eb arsyeshme n\u00eb lidhje me fiktivitetin e lejes s\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb faktit juridik t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb truallit dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb banimit, nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat kontradiktore t\u00eb konstatuara n\u00eb dokumentet leje sheshi dhe planimetria bashk\u00eblidhur, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d, shprehet Komisioni dhe shton se mosdisponimi i lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit nga subjekti, konsolidohet m\u00eb tej me p\u00ebrfshirjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb procesin e legalizimit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti u p\u00ebrpoq q\u00eb p\u00ebrfshirjen e banes\u00ebs n\u00eb procesin e legalizimit, ta justifikonte me deklarime t\u00eb ndryshme q\u00eb lidheshin me shtimin e shkall\u00ebve apo me kalimin e afatit t\u00eb gjat\u00eb nga momenti i dh\u00ebnies s\u00eb lejes nga bashkia, por k\u00ebto pretendime nuk jan\u00eb provuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Ajasllari ka kryer deklarime t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, \u201cduke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pabesuesh\u00ebm deklarimin e tij dhe deri n\u00eb nivelin e nj\u00eb deklarimi t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Veprimet e tij me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e pasuris\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi, si dhe sjellja gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut me deklarime t\u00eb pabazuara, me q\u00ebllim justifikimin e veprimeve q\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u00e7mohen si sjellje p\u00ebrtej standardeve etike, si dhe veprime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut te magjistrati.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se fillimisht \u00ebsht\u00eb regjistruar trualli me sip\u00ebrfaqe 435 m2 dhe se Ajasllari nuk e ka pasqyruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb sip\u00ebrfaqen 35 m2, KPK i ka k\u00ebrkuar shpjegime subjektit. Ai ka sqaruar se kjo sip\u00ebrfaqe \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb truallit q\u00eb zot\u00ebron, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni se ka qen\u00eb e regjistruar n\u00eb emrin e tij. Subjekti ka shtuar se me k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb momentin q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb matjet faktike p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se subjekti e ka fshehur sip\u00ebrfaqen prej 35 m2 t\u00eb truallit. Pohimi se ajo sip\u00ebrfaqe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpia e banimit, si dhe mosmarrja e ndonj\u00eb veprimi me q\u00ebllim fshirjen e k\u00ebsaj pasurie nga regjistri n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, p\u00ebr trupin gjykues vler\u00ebsohen si rrethana t\u00eb mjaftueshme se Ajasllari ka poseduar dhe g\u00ebzuar truallin me sip\u00ebrfaqe 35 m2 dhe ka pasur detyrimin e pasqyrimit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analizimit t\u00eb k\u00ebtyre gjetjeve, KPK \u00e7mon se Ajasllari ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrfitimin e truallit dhe nd\u00ebrtes\u00ebs, si dhe ka fshehur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb truallit me sip\u00ebrfaqe 35 m2. Veprimet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj prone n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi, \u00e7mohen n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr turallin dhe banes\u00ebn ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2 milion e 377 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare ka rezultuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie tretare me sip\u00ebrfaqe 44.2 m2 n\u00eb Yzeberisht t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr \u00e7mimin 24 mij\u00eb e 310 euro. Sipas KPK, subjekti nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb krijuar gjendjen cash p\u00ebr vitet 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012, si burimin kryesor p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -1,9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar bilanc negativ p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009 kundrejt \u00e7mimit 1 milion lek\u00eb dhe blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr nga djali n\u00eb 2015-\u00ebn kundrejt shum\u00ebs 4300 euro.<\/p>\n<p>Komisioni e ka ndar\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr prokurorin Ajsllari n\u00eb dy periudha, p\u00ebr vitet 1994 \u2013 2003 dhe 2004 \u2013 2016, prej nga ka rezultur nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Hysen Ajasllari u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, m\u00eb 3 mars 2023, pasi u vler\u00ebsua se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe me veprimet p\u00ebr posedimin e nj\u00eb prone, kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ajasllari u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe p\u00ebr profesionalizimin u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76303,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Prokurori-i-Fierit-Asllan-Ajasllari.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Fierit Hysen Ajasllari | Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76302"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76302"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76304,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76302\/revisions\/76304"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}