{"id":76381,"date":"2023-05-15T18:48:26","date_gmt":"2023-05-15T16:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-julian-zonja-perballet-me-vetingun\/2023\/05\/15\/"},"modified":"2023-05-16T18:27:13","modified_gmt":"2023-05-16T16:27:13","slug":"prokurori-julian-zonja-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-julian-zonja-perballet-me-vetingun\/2023\/05\/15\/","title":{"rendered":"Prokurori Julian Zonja p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Julian Zonja i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb konstatuar n\u00eb pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti; p\u00ebr informacionet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar si dhe u pyet e sqaroi rrethana p\u00ebr hetimin e kryer lidhur me vdekjen tragjike t\u00eb 17-vje\u00e7arit Ardit Gjoklaj n\u00eb landifillin e Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Zonja po kryhet nga trupa e KPK, e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Firdes Shuli. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Julian Zonja p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Pine konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2011 t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 63.8 m2 + 9.9 m2 sip\u00ebrfaqe e p\u00ebrbashk\u00ebt. Sipas saj, prokurori Zonja n\u00eb vitin 2011 ka deklaruar si burim vet\u00ebm kredi n\u00eb shum\u00ebn totale 6.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar edhe t\u00eb ardhurat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes, n\u00eb mas\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2010 gjendje cash dhe pages\u00ebn e kryer me burim nga t\u00eb ardhurat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes, \u00ebsht\u00eb konsideruar vet\u00ebm mund\u00ebsia e kursimeve n\u00eb vitin 2011. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 463 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 800 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011, q\u00eb ka rezultuar edhe balanaca e vetme negative p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Zonja ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2004 kundrejt shum\u00ebs 250 mij\u00eb lek\u00eb, mjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit, si dhe p\u00ebr nj\u00eb Benz t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb 2016-\u00ebn, kundrejt vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pine pohoi se ve\u00e7 pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb konstatuar p\u00ebr pages\u00ebn e kryer n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr apartamentin, Zonja rezulton me bilanc pozitiv p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve t\u00eb tjera n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Prokurori Zonja e cil\u00ebsoi si nj\u00eb pakujdesi t\u00eb paq\u00ebllimshme mosdeklarimin e cash-it n\u00eb 2010-\u00ebn. Ai deklaroi se shuma e paguar p\u00ebrfaq\u00ebsonte kursimet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb do t\u00eb blinin q\u00eb prej vitit 2010, kur kishte lidhur martes\u00eb me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, nga vet\u00eb analiza e KPK-s\u00eb rezultonte se ai kishte pasur mund\u00ebsi kursimi n\u00eb 2010-\u00ebn dhe se n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin vet\u00ebm tre muaj, at\u00ebher\u00eb mbulohej bilanci negativ prej 463 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse DSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Zonja, n\u00eb vijim\u00ebsi ka d\u00ebrguar pran\u00eb Komisonit informacione sipas t\u00eb cilave subjekti dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Megjithat\u00eb, DSIK e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Komisionit q\u00eb t\u00eb konkludoj\u00eb lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pine sqaroi se, bazuar n\u00eb k\u00ebto informacione, Komisioni ka hetuar nj\u00eb dosje t\u00eb vitit 2016, ku kall\u00ebzuesi N.M. ka kryer nj\u00eb kall\u00ebzim ndaj Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn prokurori Zonja ka vendosur mosfillim t\u00eb procedimit penal. Sipas relatores, gjykata e ka rr\u00ebzuar vendimin e subjektit dhe ka urdh\u00ebruar vijimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Subjekti e shpreh se i vinte \u201cshum\u00eb zor\u201d p\u00ebr ato fjal\u00eb q\u00eb citoheshin n\u00eb raportin e rishikuar t\u00eb DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e verifikuar, ai sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr prishjen nga IKMT e nj\u00eb muri rrethues t\u00eb nj\u00eb objekti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb N.M., kur ai e kishte legalizuar. Zonja tha se pas vendimarrjes s\u00eb gjykat\u00ebs kishte regjistruar procedim penal dhe kishte vijuar hetimet. Sipa tij, vendimarrja p\u00ebr mosfillimin e hetimit nuk kishte pasur ndonj\u00eb q\u00ebllim, por ashtu e kishte vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Zonja shtoi se kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen nga kjo \u00e7\u00ebshtje pasi kall\u00ebzuesi mbante q\u00ebndrim se kishte pasur q\u00ebllim p\u00ebr mosfillimin e hetimeve. Sipas subjektit, edhe prokurori tjet\u00ebr e kishte \u00e7uar p\u00ebr pushim n\u00eb gjykat\u00eb, por \u00e7\u00ebshtja ishte rikthyer p\u00ebr hetim.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se informacioni kishte t\u00eb b\u00ebnte me mosfillimin e hetimit dhe jo me integritetin e tij.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb pes\u00eb dosjet e shortuara dhe n\u00eb tre t\u00eb p\u00ebrzgjedhurat prej tij. Po ashtu, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr Zonj\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr disa prej 7 denoncimeve t\u00eb kryera nga publiku n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Pine konstatoi se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove lidhur me moskryerjen e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje korrupsioni. Prokurori Zonja deklaroi se ishin duke hetuar dy mjek\u00eb me veprime simuluese. Sipas tij, nuk mund t\u00eb ngrihej akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion aktiv ndaj bashk\u00ebpun\u00ebtorit q\u00eb kishte pranuar t\u00eb ishte pjes\u00eb e veprimeve simuluese.<\/p>\n<p>Subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime edhe lidhur me veprimet dhe q\u00ebndrimin e tij n\u00eb hetimin e nj\u00eb aksidenti automobilistik me pasoj\u00eb vdekjen e nj\u00eb t\u00eb riu, \u00e7\u00ebshtje e denoncuar prej babait t\u00eb t\u00eb ndjerit. Sipas Pines, ka rezultuar se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb zvarritur, si dhe subjekti p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb parashikonte d\u00ebnimin nga 5 deri n\u00eb 20 vjet burg, ka k\u00ebrkuar 7 vjet heqje lire p\u00ebr t\u00eb pandehurin, pran\u00eb kufirit minimal.<\/p>\n<p>Zonja pranoi se kishte pasur zgjatje t\u00eb hetimeve, por ai argumentoi se kjo kishte ardhur si pasoj\u00eb e problemeve q\u00eb kishte shfaqur \u00e7\u00ebshtja, p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb ekspertimeve ligjore. Subjekti pohoi se ka qen\u00eb babai i t\u00eb ndjerit, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb ka k\u00ebrkuar kryerjen e ekspertimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kryesuesi Lulzim Hamitaj sqaroi se do t\u00eb dilte jasht\u00eb rezultateve t\u00eb relatuara t\u00eb hetimit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hidhej drit\u00eb mbi humbjen e jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb miturit Ardit Gjoklaj n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 2016. Hamitaj konstatoi se n\u00eb shkrimet n\u00eb media ishin ngritur dyshime lidhur me vendin e ngjarjes, n\u00ebse kishte ndodhur brenda apo jasht\u00eb landfillit.<\/p>\n<p>Prokurori Zonja deklaroi se e kishte hetuar ai \u00e7\u00ebshtjen. Ai v\u00ebrejti se kishte pasur pretendime nga t\u00eb pandehurit se nuk kishte ndodhur n\u00eb landfill, por se ai i kishte marr\u00eb ato me rezerva.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se ishte kryer ekspertim dhe hetim i plot\u00eb, prej nga bazuar n\u00eb provat e siguruara i ishte krijuar bindja se ngjarja kishte ndodhur brenda landfillit. \u201cSepse nuk kishte prova q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonin se trupi i t\u00eb ndjerit ishte sjell\u00eb aty,\u201d argumentoi Zonja.<\/p>\n<p>Kur Hamitaj e pyeti n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb akuzave ndaj t\u00eb pandehurave gjat\u00eb hetimit, Zonja sqaroi se gjykata kishte orientuar q\u00eb t\u00eb vendosej vendi i ngjarjes jasht\u00eb landfillit, por nuk kishte ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Sipas subjektit, nuk kishte pasur ndryshim t\u00eb akuzave. \u201cU tentua, por vendimi u dha n\u00eb drejtimin q\u00eb e d\u00ebrgova p\u00ebr gjykim,\u201d deklaroi Zonja dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj t\u00eb m\u00eb shikoni si m\u00eb kan\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb,\u201d iu drejtua Zonja Komisionit, por kryesuesi Hamitaj v\u00ebrejti se vendimarrja bazohej n\u00eb fakte dhe jo n\u00eb opinionte.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 17 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Julian Zonja i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb konstatuar n\u00eb pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti; p\u00ebr informacionet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar si dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76382,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[866,867,850,868,869,424,784,761,851,870,849,408,118,871,872,863,171,873,874,875,876,877,855,537,149,119,122,878,879,804,223,227,420,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Zonja-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Julian Zonja pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76381"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76381"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76381\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76383,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76381\/revisions\/76383"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76382"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}