{"id":76417,"date":"2023-05-16T21:53:07","date_gmt":"2023-05-16T19:53:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-besnik-hoxha-perballet-me-barre-prove-ne-te-tri-kriteret-e-vetingut\/2023\/05\/16\/"},"modified":"2023-05-16T22:08:00","modified_gmt":"2023-05-16T20:08:00","slug":"gjyqtari-besnik-hoxha-perballet-me-barre-prove-ne-te-tri-kriteret-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-besnik-hoxha-perballet-me-barre-prove-ne-te-tri-kriteret-e-vetingut\/2023\/05\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Besnik Hoxha p\u00ebrballet me barr\u00eb prove n\u00eb t\u00eb tri kriteret e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Historia e komplikuar e nj\u00eb apartamenti n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gjyqtarit Besnik Hoxha dhe transaksionet me t\u00eb, dukeshin sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, ku gjyqtari i Tiran\u00ebs, Besnik Hoxha nuk ishte i pranish\u00ebm p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, avokatja e tij Antoneta Sevdari iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh q\u00eb lidheshin me mosdeklarimin e adres\u00ebs s\u00eb banimit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe pretendimit n\u00eb nj\u00eb prej pyet\u00ebsor\u00ebve se n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohe kishte jetuar n\u00eb Shkod\u00ebr edhe pse t\u00eb dh\u00ebnat e KPK treguan q\u00eb Hoxha ishte vendosur n\u00eb Tiran\u00eb. KPK po ashtu i kishte kaluar barr\u00eb prove Hoxh\u00ebs, n\u00eb lidhje me vendimmarrjen e nj\u00eb trupe ku ai kishte qen\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje vrasjeje.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Hoxh\u00ebs iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi kontrat\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb apartamentit, t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebs dhe barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb financiare n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie 3 kat\u00ebshe n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb gabime dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje jo t\u00eb sakta t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb Hoxh\u00ebs sa i p\u00ebrket vendbanimit p\u00ebr vitet 2011-2016, nd\u00ebrsa po ashtu vuri n\u00eb dukje pyetje t\u00eb adresuara gabim nga KPK. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se dyshimet e ngritura n\u00eb kriterin e figur\u00ebs ishin rr\u00ebzuar pasi vendimi mbi t\u00eb cilin bazoheshin ishte konfirmuar n\u00eb Apel. Ajo po ashtu i cil\u00ebsoi dyshimet p\u00ebr konflikt interesi e shkelje t\u00eb etik\u00ebs t\u00eb pabazuar, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se \u00e7\u00ebshtjet kishin qen\u00eb deklarative.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Besnik Hoxh\u00ebn, gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs po kryhet nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Genta Tafa Bungo an\u00ebtare dhe Lulzim Hamitaj, relator.<\/p>\n<p>Besnik Hoxha e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb e gjysm\u00eb si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Prej vitit 2010, Hoxha e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Hamitaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e relatorit vuri n\u00eb dukje dy momente t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Hoxh\u00ebs. E para ishte nj\u00eb banes\u00eb e bler\u00eb n\u00eb vitin 2003. Sipas Hamitajt banesa ishte bler\u00eb nga nj\u00eb person p\u00ebr t\u00eb cilin Hoxha pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr \u00e7elje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore dhe q\u00eb u diskutua m\u00eb pas n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Por sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb sipas KPK Hoxha rezultonte me bilanc negativ p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy kateve shtes\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb banes\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Po ashtu KPK ngriti dyshime sa i p\u00ebrket mund\u00ebsive p\u00ebr mobilim.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebsoi se nd\u00ebrtesa kishte kushtuar n\u00eb nj\u00eb total prej 4.7 milion lek\u00ebsh referuar Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave dhe se shuma ishte e p\u00ebraf\u00ebrt me deklarimet e subjektit.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb mbrojtje t\u00eb gjyqtarit se koha e nd\u00ebrtimit t\u00eb dy kateve shtes\u00eb ishte m\u00eb e gjer\u00eb se sa ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte b\u00ebr\u00eb analiza. Ajo k\u00ebrkoi reduktim t\u00eb shpenzimeve jetike dhe marrjen p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb disa zbritjeve n\u00eb udh\u00ebtimet e b\u00ebra te t\u00eb af\u00ebrmit. Ajo po ashtu sqaroi pasakt\u00ebsit\u00eb sa i p\u00ebrket koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit ortofotot tregonin se kati i dyt\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb ishte nd\u00ebrtuar menj\u00ebher\u00eb pas blerjes dhe referoi si burim kursimet e gjyqtarit para vitit 2003.<\/p>\n<p>Kjo banes\u00eb si\u00e7 rezultoi m\u00eb von\u00eb ishte p\u00ebrdorur nga Hoxha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me qira n\u00eb form\u00ebn e shk\u00ebmbimit nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb. Qiradh\u00ebn\u00ebsja merrte banes\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr dhe jepte pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim apartamentin n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trup\u00ebs Genta Tafa Bungo k\u00ebmb\u00ebnguli p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb detaje n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, q\u00eb sipas saj nuk kishte logjik\u00eb ekonomike. Ajo pyeti disa her\u00eb se pse zonja n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb rezultonte me mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha financiare, kishte l\u00ebn\u00eb banes\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit dhe kishte zgjedhur t\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mobiluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste me vet\u00ebm 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e KPK e theksoi k\u00ebt\u00eb pasi rezultonte se pas dh\u00ebnies me qira t\u00eb apartamentit t\u00eb par\u00eb e nj\u00ebta gj\u00eb kishte ndodhur edhe me nj\u00eb apartament t\u00eb dyt\u00eb.\u00a0 Sevdari u p\u00ebrgjigj disa her\u00eb se kjo kishte marr\u00ebdh\u00ebnia mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky apartament i dyt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, kishte nga raportimi nj\u00eb histori edhe m\u00eb t\u00eb komplikuar. KPK la t\u00eb kuptohej se dyshonte p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e pasuris\u00eb. Sipas Komisionit apartamenti ishte porositur nga gjyqtari me nj\u00eb hua prej 107 mij\u00eb eurosh. Por m\u00eb pas ky ishte t\u00ebrhequr nga blerja.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit kjo ndodhi pasi ai nuk mund t\u00eb shiste sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb i kaluan m\u00eb pas huadh\u00ebn\u00ebsit. KPK gjeti se po i nj\u00ebjti apartament i ishte premtuar n\u00eb shitje edhe nj\u00eb gruaje q\u00eb rezultoi t\u00eb ishte n\u00ebna e nj\u00ebrit prej investitor\u00ebve. M\u00eb pas apartamenti kishte nd\u00ebrruar duar dhe ishte bler\u00eb nga i nj\u00ebjti person q\u00eb ia kishte kaluar gjyqtarit n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Sevdari tha se nisur nga kontrata ajo dyshonte se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr apartamente t\u00eb ndryshme. Sipas avokates kishte pasur nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb n\u00eb deklarime, pasi ky nuk kishte qen\u00eb apartamenti i p\u00ebrdorur q\u00eb n\u00eb vitin 2010, pasi ishte nd\u00ebrtuar m\u00eb von\u00eb. Ajo shtoi se kishte prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori dhe an\u00ebtarja Genta Tafa Bungo, megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se historia mbetej e paqart\u00eb, kjo edhe p\u00ebr shkak se huadh\u00ebn\u00ebsi i rezultoi komisionit pa burime t\u00eb mjaftueshme financiare dhe kishte marr\u00eb kredi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, se kredia do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr nj\u00eb biznes dhe se t\u00eb ardhurat e tij nga emigracioni kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p><strong>Problemet e figur\u00ebs dhe profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatimit t\u00eb Hamitajt Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar i kishte sjell\u00eb KPK nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr gjyqtarin n\u00eb t\u00eb cilin ky i fundit shpallej i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. KPK megjithat\u00eb kishte verifikuar se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat ngriheshin dyshime nuk kishin lidhje me gjyqtarin Hoxha.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Hoxha akuzohej se kishte favorizuar t\u00eb pandehurin, ishte shqyrtuar nga Komisioni. Si\u00e7 u tha n\u00eb seanc\u00eb prokuroria kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnim p\u00ebr akuz\u00ebn e vrasjes ndaj nj\u00eb personi, por nj\u00eb trup\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishte edhe subjekti kishte ndryshuar akuz\u00ebn n\u00eb vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se KPK kishte gjetur se mungonte arsyetimi p\u00ebr ndryshimin e akuz\u00ebs, mungonte arsyetimi mbi disa nga provat dhe mbi heqjen e akuz\u00ebs p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Sevdari kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje, duke theksuar nd\u00ebr t\u00eb\u00a0 tjera, se KPK po diskutonte themelin e \u00e7\u00ebshtjes. Ajo tha n\u00eb seanc\u00eb se pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb vendi i treshes s\u00eb gjyqtar\u00ebve ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykata e Apelit dhe po ashtu edhe n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Genta Tafa Bungo replikoi me Sevdarin edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. Ajo e cil\u00ebsoi mbrojtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si procedurale dhe vuri n\u00eb dukje se vler\u00ebsimi i arsyetimit dhe argumentimit ishin pjes\u00eb e vetingut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket etik\u00ebs gjyqtari u gjet t\u00eb kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtje dhe m\u00eb pas t\u00eb kishte pasur udh\u00ebtime apo transaksione me pal\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb rast ai kishte bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb nga nj\u00eb prej personave p\u00ebr t\u00eb cilin kishte vendosur \u00e7elje t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb dh en\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb kishte udh\u00ebtuar me nj\u00eb person jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sevdari i kund\u00ebrshtoi gjetjet duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb sa i p\u00ebrket trash\u00ebgimis\u00eb ishin deklarative dhe se s\u00ebfundmi ato u ishin kaluar noter\u00ebve. Ajo tha po ashtu se personi me t\u00eb cilin kishte udh\u00ebtuar gjyqtari ishte taksist dhe se \u00e7\u00ebshtja, ndryshimi i vendlindjes s\u00eb t\u00eb birit, ishte po ashtu \u00e7\u00ebshtje e vog\u00ebl ku nuk mund t\u00eb kishte konflikt interesi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs pas replikave dhe disa pyetjeve kryesisht mbi mosdeklarimin e adresave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, Sevdari k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojturin prej saj t\u00eb vendosje konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e komplikuar e nj\u00eb apartamenti n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gjyqtarit Besnik Hoxha dhe transaksionet me t\u00eb, dukeshin sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb dyshimta. Gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, ku gjyqtari i Tiran\u00ebs, Besnik Hoxha nuk ishte i pranish\u00ebm p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, avokatja e tij Antoneta Sevdari iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb s\u00ebr\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76418,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[422,899,170,111,103,900,118,901,172,877,537,173,227,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Seanca-Hoxha-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Nga seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin Besnik Hoxha n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76417"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76417"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76417\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76419,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76417\/revisions\/76419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76418"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}