{"id":76420,"date":"2023-05-16T20:31:20","date_gmt":"2023-05-16T18:31:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-hap-shqyrtimin-gjyqesor-per-prokurorin-bledar-bejko\/2023\/05\/16\/"},"modified":"2023-05-16T22:09:41","modified_gmt":"2023-05-16T20:09:41","slug":"kpa-hap-shqyrtimin-gjyqesor-per-prokurorin-bledar-bejko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-hap-shqyrtimin-gjyqesor-per-prokurorin-bledar-bejko\/2023\/05\/16\/","title":{"rendered":"KPA hap shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokurorin Bledar Bejko"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 16 maj hapjen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Bledar Bejko. Po ashtu, Kolegji vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb administruar t\u00eb gjitha aktet e dor\u00ebzuara, t\u00eb cilat nuk ishin pjes\u00eb e dosjes s\u00eb transferuar nga shkalla e par\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Bledar Bejko u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 maj 2022 nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. Ai iu n\u00ebnshtrua dy seancave d\u00ebgjimore, me pyetje kryesisht mbi pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u vler\u00ebsua prej Komisioneres Nino, i pamb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fakteve, provave dhe legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Ajo k\u00ebrkoi shkarkimin e tij p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs, Albana Shtylla, v\u00ebrejti n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn, se sipas nj\u00eb shtese n\u00eb rregulloren e KPA-s\u00eb, koha n\u00eb dispozicion p\u00ebr pal\u00ebt p\u00ebr paraqitjen e parashtrimeve \u00ebsht\u00eb 60 minuta. N\u00eb vijim ajo sqaroi se ve\u00e7 ankimit t\u00eb paraqitur nga Komisionerja Publike, ka ushtruar ankim kund\u00ebrshtues edhe subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Bejko pretendoi gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb tij, se ankimi nuk ishte dor\u00ebzuar n\u00eb afatet ligjore dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ankimi nuk duhej t\u00eb pranohej. Megjithat\u00eb, ai dha q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr \u00e7do shkak t\u00eb ankimit t\u00eb parashtruar nga Nino lidhur me themelin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ndaj Bejkos jan\u00eb depozituar edhe denoncime t\u00eb reja nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat Nino u shpreh se nuk ishte e nevojshme t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb debatin gjyq\u00ebsor, duke i konsideruar t\u00eb mjaftueshme shkaqet e ngritua n\u00eb ankim, p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb k\u00ebrkimin e saj p\u00ebr shkarkimin e subjektit.<\/p>\n<p>Bejko renditi t\u00eb dh\u00ebna lidhur me denoncimet e b\u00ebra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kolegji pasi u t\u00ebrhoq i b\u00ebri disa pyetje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me pretendime p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Bejko k\u00ebrkoi t\u2019i jepeshin dy dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb funksion t\u00eb pretendimeve t\u00eb denoncuesve, por trupi gjykues e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 11:00. Kryesuesja Shtylla pohoi se Kolegji do t\u00eb shprehet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn lidhur me denoncimet t\u00eb reja dhe p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur prova n\u00eb funksion t\u00eb pretendimeve t\u00eb denoncuesve.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisionerja Nino u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ngritura prej saj n\u00eb ankim lidhur me konkluzionin e Komisionit p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2008 kundrejt vler\u00ebs 87 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie Bejko ka deklaruar nj\u00eb transfert\u00eb 47 mij\u00eb euro nga prind\u00ebrit e tij q\u00eb rridhte nga shitja e nj\u00eb apartamenti q\u00eb ata zot\u00ebronin, p\u00ebr \u00e7mimin 90 mij\u00eb euro; dy kredi konsumatore n\u00eb shumat 4000 euro dhe 5000 euro t\u00eb shlyera para afatit; si dhe nj\u00eb kredi e marr\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro. N\u00eb vitin 2008 ka deklaruar si burim shum\u00ebn 57 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit dhe pjesa tjet\u00ebr nga kredia 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nino u shpreh se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2008 nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebrpara blerjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2, pages\u00ebn e nj\u00eb shume 20 mij\u00eb euro n\u00eb prill t\u00eb atij viti, si dhe burimin e asaj vlere.\u00a0Komisionerja shtoi se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti megjith\u00ebse shuma e kthyer nga kjo shoq\u00ebri ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit q\u00eb Bejko zot\u00ebron aktualisht. N\u00eb vijim Nino konstatoi edhe mosdeklarimin e marrjes s\u00eb kredive konsumatore n\u00eb vitin 2008 dhe t\u00eb shlyerjes s\u00eb tyre t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Komisionerja i cil\u00ebsoi kontradiktore deklarimet e subjektit lidhur me burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredive konsumatore, me argumentin se sqarimi n\u00eb deklarat\u00ebm \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga sa ka shpjeguar Bejko gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, deklarimet kontradiktore dhe pasakt\u00ebsit\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb verifikuar situat\u00ebn faktike dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr apartamentin. Prokurori Bejko i cil\u00ebsoi t\u00eb papabazuara shkaqet e themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes duke theksuar se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2008, ai u shpreh se ky veprim juridik nuk ka qen\u00eb objekt deklarimi, pasi nuk ka shtuar apo pak\u00ebsuar pasuri. Ai v\u00ebrejti se shumat ishin paguar e kthyer me transaksion bankar, brenda vitit.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr mosdeklarimin e kredive konsumatore subjekti shpjegoi se jan\u00eb shlyer brenda vitit dhe sipas tij, as k\u00ebto nuk kan\u00eb qen\u00eb objekt deklarimi.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin e shlyerjes s\u00eb kredive, Bejko i q\u00ebndroi deklarimit se prind\u00ebrit i kan\u00eb dhuruar n\u00eb vitin 2008 shum\u00ebn 57 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 47 mij\u00eb euro jan\u00eb transferuar p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit, nd\u00ebrsa 9 mij\u00eb euro kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr kredit\u00eb dhe nj\u00eb mij\u00eb euro p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb \u201cllogaritje e thjesht\u00eb aritmetike\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb lapsus n\u00eb deklarat\u00ebn &#8220;veting&#8221; lidhur me shlyerjen e kredive, subjekti pretendoi se nuk mund t\u00eb sillte pasoja. &#8220;Lapsusi \u00ebsht\u00eb pa ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm&#8221;, pohoi ai.<\/p>\n<p>Bejko k\u00ebmb\u00ebguli se ishte e provuar se prind\u00ebrit kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dhurimin dhe se bilanci i vitit 2008 del pozitiv.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk ka fakte kontradiktore dhe \u00ebsht\u00eb i pabazuar pretendimi i Komisioneres Publike p\u00ebr pamund\u00ebsi verifikimi&#8221;, pohoi Bejko.<\/p>\n<p>Nino cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin e Komisionit p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2007, transaksion p\u00ebr t\u00eb cilin Bejko ka pretenduar se e ka kryer p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb shoku dhe se nuk ka pasur asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Komisionerja konstaton se subjekti nuk ka deklaruar blerjen e mjetit n\u00eb vitin 2007, burimin e krijimit, shitjen dhe as t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara. &#8220;Kishte detyrim ti deklaronte ato&#8221;, pohoi Nino.<\/p>\n<p>Pretendimin e subjektit se sh\u00ebnimi i vler\u00ebs s\u00eb shitjes n\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, ishte nj\u00eb lapsus, Nino e konsideron n\u00eb nivel deklarativ. Sipas saj, subjekti duhej ta kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn &#8220;veting&#8221;.<\/p>\n<p>Po ashtu, Nino e vler\u00ebson pretendimin e subjektit se makin\u00ebn e kishte bler\u00eb p\u00ebr shokun e tij, n\u00eb kund\u00ebshtim me p\u00ebrcaktimet e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera sh\u00ebnohet se pal\u00ebt nuk e njihnin nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Bejko theksoi se kishte sqaruar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb ILDKPKI se e kishte bler\u00eb mjetin n\u00eb Gjermani p\u00ebr nj\u00eb shokun e tij. Ai tha se nuk kishte pasur asnj\u00eb fitim nga ky transaksion.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb koh\u00eb reale, p\u00ebrcaktohej se kishte marr\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb. Ai shtoi se n\u00eb udh\u00ebtimin kur kishte bler\u00eb automjetin p\u00ebr mikun e tij, kishte qen\u00eb me bashk\u00ebshorten. Sipas subjektit, kjo kishte qen\u00eb arsyesja p\u00ebrse nuk kishin deklaruar vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufiytar, pasi secili kishte pasur nga 7000 euro me vete, q\u00eb nuk e kapte kufirin q\u00eb detyron deklarimin e likujditeteve.<\/p>\n<p>Bejko ritheksoi se sh\u00ebnimi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes se \u00e7mimi ishte 500 mij\u00eb lek\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb lapsus nga noteri dhe se nuk kishte qen\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr ta lexuar, pasi nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj interesi n\u00eb at\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cPas hartimit t\u00eb kontrat\u00ebs nuk kam pasur asnj\u00eb lloj marrdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, deklaroi Bejko dhe v\u00ebrejti se komisionerja nuk specifikon legjislacionin se ku i bazon pretendimet e saj.<\/p>\n<p>Komisionerja i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit p\u00ebr nj\u00eb mjet tip Benz, t\u00eb deklaruar nga subjekti se e ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr ta provuar, por q\u00eb ia kan\u00eb vjedhur pas dy ose tre dit\u00ebve n\u00eb vendin q\u00eb e kishte parkuar posht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Bejko ka kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr vjedhjen e mjetit.<\/p>\n<p>Nino v\u00ebrejti se, bazuar n\u00eb aktet e hetimit administrativ rezulton se Bejko i ka paguar 1 milion lek\u00eb nj\u00eb shtetasi t\u00eb panjohur prej tij, t\u00eb takuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb lavazh, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb dhe me targa t\u00eb huaja.\u00a0 Sipas Ninos, kjo situat\u00eb e vendos subjektin m\u00eb s\u00eb paku kundrejt nj\u00eb qasje t\u00eb pakujdesshme me personat e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Bejko theksoi se nuk kishte pasur detyrimin p\u00ebr deklarimin e k\u00ebtij mjeti. Ai sqaroi se ishte kishte kryer kall\u00ebzim p\u00ebr vjedhjen e asaj makine, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Nino k\u00ebrkoi edhe verifikimin e disa transaksioneve bankare t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb llogarit\u00eb e babait t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Bejko tha se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebto transaksione, megjith\u00ebse pretendoi se nuk kan\u00eb lidhje me procesin e tij t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi sipas tij jan\u00eb kryer p\u00ebrpara martes\u00ebs. Subjekti theksoi se k\u00ebto veprime nuk ishin kryer prej tij.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka paraqitur n\u00eb raportin e dyt\u00eb t\u00eb rishikuar, dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb Bejkos n\u00eb veprime korruptive, konkretisht n\u00eb leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurve. N\u00eb p\u00ebrfundim, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri, konstatim q\u00eb nuk u gjet i drejt\u00eb nga KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs, Komisionerja Nino konstatoi se nga verifikimi i akteve ka rezultuar se mungon njoftimi i t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs p\u00ebr pushimin e procedimit penal, prej nga gjykata ka arsyetuar se mosushtrimi i ankimit ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb barazimin me vendimin e pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin profesional, Nino parashtroi gjetje p\u00ebr moskryerjen e veprimeve hetimore nga subjekti n\u00eb drejtim t\u00eb zgjidhjeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat ishte vendosur mosfillim ose ishin pushuar. Sipas saj, subjekti ka treguar mang\u00ebsi profesianale.<\/p>\n<p>Nino k\u00ebrkoi q\u00eb gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb profesional, t\u00eb analizohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktimeve ligjore lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Prokurori Bejko deklaroi se n\u00eb vendimin e pushimit kishte sh\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb njoftoheshin pal\u00ebt. Ai pretendoi se kall\u00ebzuesja i kishte marr\u00eb t\u00eb gjitha aktet, p\u00ebrfshi dhe vendimin e pushimit. Sipas subjektit, kall\u00ebzuesja kishte kryer ankesa e kall\u00ebzim ndaj tij lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nuk kishte ushtruar ankimin ndaj vendimarrjes s\u00eb pushimit.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet n\u00eb kriterin profesional, subjekti deklaroi se kishte kryer hetime dhe se kishte vendosur bazuar n\u00eb bindjen e tij t\u00eb brendshme. Ai theksoi se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, gjykata nuk kishte vendosur sipas bindjes s\u00eb tij, nd\u00ebrsa n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar, paragjykues dhe jo objektiv k\u00ebrkimin e Ninos p\u00ebr vler\u00ebsimin n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Bejko k\u00ebmb\u00ebnguli se shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara, nd\u00ebrsa p\u00ebr dyshimet e institucioneve ligjzbatuese t\u00eb ngritura prej DSIK-s\u00eb, theksoi se ishin hetuar nga SPAK q\u00eb nuk kishte gjetur probleme. Po ashtu, ai pohoi se nuk kishte pasur sjellje t\u00eb pakujdesshme me t\u00eb tret\u00ebt dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Komisionit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 16 maj hapjen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Bledar Bejko. Po ashtu, Kolegji vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb administruar t\u00eb gjitha [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76421,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[407,898,365,902,424,853,779,112,893,221,171,367,149,129,864,325,227,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/IMG_6367-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Bejko pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76420"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76420"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76420\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76422,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76420\/revisions\/76422"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76421"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}