{"id":76450,"date":"2023-05-10T22:29:40","date_gmt":"2023-05-10T20:29:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/balanca-te-tmerrshme-hetimi-pasuror-rrezikon-karrieren-e-gjyqtarit-petraq-curi\/2023\/05\/10\/"},"modified":"2023-05-18T15:18:40","modified_gmt":"2023-05-18T13:18:40","slug":"balanca-te-tmerrshme-hetimi-pasuror-rrezikon-karrieren-e-gjyqtarit-petraq-curi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/balanca-te-tmerrshme-hetimi-pasuror-rrezikon-karrieren-e-gjyqtarit-petraq-curi\/2023\/05\/10\/","title":{"rendered":"\u201cBalanca t\u00eb tmerrshme\u201d: Hetimi pasuror rrezikon karrier\u00ebn e gjyqtarit Petraq \u00c7uri"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Petraq \u00c7uri i Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 10 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs kur ai ushtronte detyr\u00ebn e avokatit, si dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ka ushtruar funksionin. Po ashtu, u v\u00ebrejt se nuk kishte qen\u00eb krejt\u00ebsisht bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, \u00c7uri pretendoi se kishte p\u00ebrmbysur barrat k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin \u00c7uri po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/genta-tafa-bungo\/\">Genta Tafa Bungo<\/a> dhe an\u00ebtare <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/suela-zhegu\/\">Suela Zhegu<\/a>. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Petraq \u00c7uri e ka nisur karrier\u00ebn si avokat n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion deri n\u00eb 2010-\u00ebn, kur u em\u00ebrua gjyqtar. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit n\u00eb gjykat\u00ebn e rrethit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Inspektoriati i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nisi nj\u00eb hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq \u00c7uri, pas vendimit t\u00eb tij t\u00eb diskutuesh\u00ebm p\u00ebr lirimin nga \u201cmasa e arrestit\u201d t\u00eb Alket Hatis\u00eb, i k\u00ebrkuar asokohe nga Italia p\u00ebr akuz\u00ebn e trafikut t\u00eb drog\u00ebs. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkoi shkarkimin e tij nga detyra, por k\u00ebrkesa u rr\u00ebzua nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo v\u00ebrejti n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se \u00c7uri nuk ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ. Sipas saj, ve\u00e7 k\u00ebrkesave p\u00ebr shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs, nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb plota lidhur me gjetjet p\u00ebr t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>\u00c7uri pohoi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se kishte pasur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe kishte qen\u00eb i shtruar n\u00eb spital. Ai shtoi se sjellja e tij kishte pasur t\u00eb b\u00ebnte me at\u00eb t\u00eb Komisionit, q\u00eb kishte nxituar ta nxirrte n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore nj\u00eb muaj p\u00ebrpara se t\u00eb dilte n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, subjekti k\u00ebrkoi falje p\u00ebr keqkuptimet dhe mes tij dhe relatores pati sqarime, ku secili pretendoi se nuk kishte asgj\u00eb personale me nj\u00ebri-tjetrin. Ai u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore s\u00eb bashku me avokaten Antoneta Sevdari.<\/p>\n<p><strong>Balancat negative<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb familjes \u00c7uri p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007 kundrejt vlerave 72 mij\u00eb euro dhe 12 mij\u00eb euro, t\u00eb nj\u00eb si dhe p\u00ebr krijimin e disa depozitave n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Si burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive, \u00c7uri ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna si avokat p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2010 n\u00eb vler\u00ebn rreth 42 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb ardhurat nga puna e bashk\u00ebshortes nga viti 1987 e n\u00eb vijim, interesat bankare n\u00eb vite n\u00eb ish-firmat priamidale, Bank\u00ebn e Kursimeve dhe interesat e m\u00ebvonshme t\u00eb depozitave.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti pretendoi n\u00eb seanc\u00eb si burime p\u00ebr krijimin e pasurive edhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes nga pensioni dhe puna n\u00eb Greqi, duke argumentuar se kan\u00eb jetuar bashk\u00eb dhe jan\u00eb kujdesur p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se k\u00ebsti i fundit p\u00ebr apartamentin dhe garazhin \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vitin 2008, Komisioni konstaton se subjekti ka kryer pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, kur ka sh\u00ebnuar si burime krijimi edhe t\u00eb ardhurat e tij nga avokatia p\u00ebr vitet e m\u00ebvonshme 2009 dhe 2010, si dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes deri n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit administrativ, t\u00eb ardhurat nga avokatia jan\u00eb p\u00ebrllogaritur nga Komisioni n\u00eb vler\u00ebn rreth 6.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 42 milion\u00eb lek\u00eb sa jan\u00eb deklaruar nga subjekti. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar bilanc negativ p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe t\u00eb garazhit n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00eb 26 mij\u00eb e 300 euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme, \u00c7uri ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb mjeti, pak\u00ebsimin e nj\u00eb llogarie, kredi dhe t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e ambjenteve t\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Dh\u00ebrmi gjat\u00eb sezonit veror.<\/p>\n<p>Bungo tha se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb asnj\u00eb vit gjendje cash, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave nga dh\u00ebnia e banes\u00ebs me qira. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb mjetit n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr krijimin e kursimeve cash.<\/p>\n<p>Banesa me dy kate n\u00eb <a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Dh%C3%ABrmiu\">Dh\u00ebrmi<\/a>, e nd\u00ebrtuar gjat\u00eb viteve 2002-2004 \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb vler\u00ebn rreth 15 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb aktin e kolaudimit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 20 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Komisioni ka konsideruar si shpenzim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie vler\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo tha se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb vler\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u konstatua pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e burimeve, pasi jan\u00eb sh\u00ebnuar edhe t\u00eb ardhurat e tij t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr periudh\u00ebn pas kryerjes s\u00eb investimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar mbi 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga qiradh\u00ebnia e dhomave t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Dh\u00ebrmi, por sipas Bungos, ai nuk ka v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor ushtrimin e aktivitetit t\u00eb pretenduar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shuma e deklaruar si e ardhur nga ky aktivitet, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu, Bungo u shpreh se ngrihen dyshime p\u00ebr deklarim fiktiv t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se bashk\u00ebshortja e subjektit ka bler\u00eb dy apartamente n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat. Subjekti ka pretenduar se k\u00ebto apartamente i jan\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna e saj. Ai ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se vjehrra kishte nj\u00eb truall q\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr investim n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb apartamenteve, dyqaneve dhe garazheve, q\u00eb do t\u2019ua ndante tre f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Por, Bungo v\u00ebrejti se n\u00eb kontrata e blerjes s\u00eb apartamenteve sh\u00ebnohet se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, nd\u00ebrsa nuk citohet n\u00eb asnj\u00eb rast kontrata e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes thuhej se vjehrra do t\u00eb p\u00ebrfitonte nj\u00eb aprtament dhe nj\u00eb shum\u00eb parash, q\u00eb sipas tij kjo vler\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte pasutrit\u00eb e tjera, apartamentet, dyqanet dhe garazhet.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebrejti se n\u00eb kontat\u00ebn e shk\u00ebmbimit t\u00eb truallit nuk p\u00ebrcaktohet se vlera n\u00eb lek\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pasurit\u00eb e tjera t\u00eb pretenduara. P\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb ka konfirmuar pretendimin e subjektit, KPK ngre dyshime se mund t\u00eb jet\u00eb kryer prej gjyqtarit \u00c7uri gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.\u00a0 \u201cSubjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb dukje fitikve\u201d, pohoi Bungo.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton paqart\u00ebsi lidhur me burimin e nj\u00eb toke me sip\u00ebrfaqe 8860 m2 n\u00eb Dh\u00ebrmi, q\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit ia ka dhuruar n\u00ebna e saj. Vjehrra e subjektit e ka p\u00ebrfituar me d\u00ebshmi trash\u00ebgime k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trash\u00ebgiml\u00ebn\u00ebsi ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 1970 dhe nuk dihet si e ka fituar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, ka pasur munges\u00eb bashk\u00ebpunimi nga ana e subjektit p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se ngjash\u00ebm si bashk\u00ebshortja ka bler\u00eb dy apartamentet n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs jan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb garazh, dy nj\u00ebsi. Megjith\u00ebse subjekti ka pretenduar se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka qen\u00eb vjehrra q\u00eb i ka dhuruar k\u00ebto pasuri t\u00eb p\u00ebrfituara nga kontrata e sip\u00ebrmarrjes e vitit 2007, n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb truallit, KPK v\u00ebren se n\u00eb kontrata nuk ka asnj\u00eb citim t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vjehrr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 19 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb tyre. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb ngritutr dyshim p\u00ebr fiktivitet lidhur me deklarat\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb knfirmon pretendimin e subjektit se kan\u00eb qen\u00eb pasuri t\u00eb fituara bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se kontratat jan\u00eb kryer bazuar n\u00eb nj\u00eb prokuror\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar kur ajo nuk gjendej n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas Bungos, duket se subjekti ka p\u00ebrdorur nj\u00eb dokument jo t\u00eb rregullt, duke e cil\u00ebsuar si veprim jo n\u00eb p\u00ebrputhje me etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebrejti se subjekti ka sjell\u00eb pnges\u00eb p\u00ebr verifikimin e nj\u00eb llogarie t\u00eb vajz\u00ebs q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr transferimin e vlerave p\u00ebr shkollimin e saj n\u00eb Angli. Sipas saj, \u00c7uri nuk ka depozituar dokumente p\u00ebr pagesat e shpenzimeve t\u00eb q\u00ebndrimit dhe tarifat e universitetit ku ka studiuar e bija.<\/p>\n<p>Komisioni e ka ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr gjyqtarin Petraq \u00c7uri. P\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 44.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb gjyqtarit \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 26.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari theksoi se subjekti vler\u00ebson se Komisioni ka c\u00ebnuar sigurin\u00eb juridike, pasi n\u00eb rastin e t\u00eb mbrojturit prej saj, nuk ka respektuar praktik\u00ebn e vet\u00eb KPK-s\u00eb dhe t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA.<\/p>\n<p>Sevdari solli n\u00eb v\u00ebmendje vendime t\u00eb Komisionit dhe t\u00eb KPA-s\u00eb, ku t\u00eb ardhurat nga avokatia, sipas saj n\u00eb raste t\u00eb ngjashme me t\u00eb \u00c7urit, ishin konsideruar si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Avokatja v\u00ebrejti se Komisioni nuk ka dh\u00ebn\u00eb arsye p\u00ebr largimin nga jurispudenca e m\u00ebparshme. \u201cE b\u00ebn\u00eb KPK-n\u00eb t\u00eb kritikueshme se p\u00ebrd\u00ebr standarte t\u00eb dyfishta duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>\u00c7uri pretendoi se kiste dor\u00ebzuar dokumentacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb ardhurat nga avokatia q\u00eb ka deklaruar. Sipas subjektit, nuk \u00ebsht\u00eb faji i tij p\u00ebrse institucionet tatimore nuk disponojn\u00eb dokumente. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumentacionit, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka kaluar. Mes provave t\u00eb dor\u00ebzuara, ai renditi edhe list\u00ebn e vendimeve t\u00eb shumta ku citohet si mbrojt\u00ebs i pal\u00ebve n\u00eb proces, si dhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb botuar prej tij n\u00eb vitin 2009, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte detyr\u00ebn, ku shprehej se kishte punuar 15 vjet si avokat.<\/p>\n<p>Ai theksoi se, p\u00ebrderisa v\u00ebrtetonte se nuk kishte detyrime t\u00eb papaguara, tregonte se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat p\u00ebr periudh\u00ebn kur kishte ushtruar profesionin e avokatit ishin t\u00eb igjshme dhe duhet t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00c7uri e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb, konsiderimin e marzhit t\u00eb fitimit n\u00eb mas\u00ebn 26%, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurisprudenc\u00ebn e instituciuoneve t\u00eb vetingut, ku n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb ardhurat nga avokatia jan\u00eb vler\u00ebsuar me marzh fitimi nga 80% n\u00eb 100%. Ai k\u00ebrkoi aplikimin e t\u00eb nj\u00ebjtit standard dhe n\u00eb rastin e tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrse ky denigrim p\u00ebr mua, kur nj\u00eb tjetri ia keni konsideruar marzhin e fitimit 100%\u201d, deklaroi \u00c7uri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti deklaroi se kishte filluar pun\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb si sekretar gjyq\u00ebsor q\u00eb prej vitit 1980, m\u00eb pas si p\u00ebrmbarues e n\u00eb fund si gjyqtar, periudh\u00eb q\u00eb sipas tij, nuk ishte analizuar nga KPK. \u00c7uri tha se pas viteve \u201990 ishte larguar vet\u00eb nga sistemi pasi nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb dhe se kishte ushtruar profesionin e avokatit.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se kishte pajtuar nj\u00eb vler\u00ebsues, i cili kishte konkluduar se t\u00eb ardhurat nga avokatia jan\u00eb reth 40 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb ka deklaruar.<\/p>\n<p>Subjekit k\u00ebmb\u00ebnguli se duhen konsideruar n\u00eb analiz\u00eb edhe t\u00eb ardhurat nga interesat bankare, sipas tij, interesat nga ish-firmat piramidale shkonin deri n\u00eb 30%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe Banka e Kursimeve kishte rritur m\u00eb von\u00eb interesin deri n\u00eb 36%.<\/p>\n<p>\u201cNga sasia q\u00eb kishim t\u00eb depozituara, ato u dyfishuan dhe n\u00eb vitin 2001 kishim sasi t\u00eb m\u00ebdha likujditetesh\u201d, deklaroi \u00c7uri.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebsoi t\u00eb dubluara shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs dhe k\u00ebrkoi korrigjimin e tyre. Po ashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e vjehrr\u00ebs n\u00eb shtetin grek n\u00eb vler\u00ebn rreth 40 mij\u00eb euro, si dhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb tij. \u201cI kam pasur n\u00ebn kujdes dhe t\u00eb ardhurat e tyre i kam administruar un\u00eb\u201d, pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Lidhur me pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb deklarimin e burimeve t\u00eb pasurive, ku jan\u00eb sh\u00ebnuar dhe t\u00eb ardhurat pas kryerjes s\u00eb investimeve, \u00c7uri shpjegoi se u ishin referuar v\u00ebrtetimeve, duke vler\u00ebsuar se Komisioni do ta b\u00ebnte p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave sipas koh\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u00c7uri pranoi se n\u00eb dokumentacionin e kolaudimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Dh\u00ebrmi ishte sh\u00ebnuar vlera 20 milion\u00eb lek\u00eb, por ai k\u00ebmb\u00ebnguli se investimi kishte qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 11 milion\u00eb lek\u00eb. Subjekti tha se punimet nuk i kishte kryer shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, por disa brigade me pun\u00ebtor\u00eb. Sipas subjektit, nj\u00eb inxhinier q\u00eb kishte lidhje me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb kryente kolaudimin me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ta kishte n\u00eb rast se do ta shiste pron\u00ebn. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje besimi, n\u00ebse e besoni, pork jo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u201d, deklaroi \u00c7uri.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb edhe t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e ambjenteve t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Dh\u00ebrmi. Ai tha se aktivitetoi menaxhohej nga vjehrra, q\u00eb sipas tij, dhe pse e moshuar, ishte e fort\u00eb. Po ashtu, ai tha se kur kishte koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb shkonte me bashk\u00ebshorten dhe punonin, ku edhe vet\u00eb lante \u00e7ar\u00e7af\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cJam jurist dhe nuk do t\u00eb b\u00ebja t\u00eb ardhura fiktive\u201d, pohoi \u00c7uri duke shpjeguar se p\u00ebr shkak t\u00eb informalitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sector, ligjv\u00ebn\u00ebsi kishte caktuar pagimin e tatimit n\u00eb burim nga ana e vet\u00eb subjekteve sipas deklarimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u00c7uri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen kursimet cash. N\u00eb vijim ai u ndal n\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb pretendon se i jan\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb bij\u00ebs nga vjehrra. Ai tha se kontratat e shitjes kan\u00eb qen\u00eb formale. \u201c\u00cbsht\u00eb e prapranueshme q\u00eb t\u00eb konstatohet se i kemi bler\u00eb. Pse do t\u2019i blinim aty n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat dhe jo n\u00eb Lungomare?\u201d, pohoi \u00c7urri dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se dhe familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortes kishin vepruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendimarje t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme p\u00ebr nj\u00eb komisionere t\u00eb KPK-s\u00eb, q\u00eb sipas tij b\u00ebhet fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb dy rastet p\u00ebr veprime fiktive n\u00eb dukje, por q\u00eb nuk sjellin probleme.<\/p>\n<p>P\u00ebr ngastr\u00ebn q\u00eb vjehrra i ka falur bashk\u00ebshortes, subjekti pretendoi se n\u00eb Dh\u00ebrmi tokat ishin ndar\u00eb ashtu si i kishin pasur familjen m\u00eb par\u00eb. \u201cNe i kemi sh\u00ebrbyer vjerr\u00ebs dhe prandaj ajo na i dhuroi\u201d, pohoi ai dhe pretendoi se as nuk e dinin se ku ishte toka, pasi \u00ebsht\u00eb ende e paregjistruar p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb kryer azhornimi.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e llogaris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs ku transferoheshin shumat p\u00ebr q\u00ebndrimin dhe shkollimin e saj n\u00eb Angli, subjekti deklaroi se kjo llogari nuk funksiononte prej momentin q\u00eb ishte kthyer e bija. Sipas tij, banka t\u00eb pyeste kur mbyllje llogarin\u00eb n\u00ebse do t\u00eb nevojiteshin t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb ta sh\u00ebnonte, por vajza nuk e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, prandaj nuk kishin marr\u00eb dot informacionet e k\u00ebrkuara prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se vajz\u00ebs i kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me burime t\u00eb ligjshme dhe se kishin kryer udh\u00ebtime t\u00eb rregullta jasht\u00eb shtetit. \u00c7uri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rishikohej analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs, q\u00eb t\u00eb konsiderohen shpenzime p\u00ebr dy vet\u00eb dhe jo p\u00ebr tre, pasi e bija nuk ka jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00c7uri dhe avokatja Sevdari k\u00ebrkuan korrigjimin e analiz\u00ebs financiare. \u201cN\u00ebse korrektohen, balancat e tmerrshme nuk do t\u00eb ekzistonin\u201d, pohoi Sevdari dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se bilanci del pozitiv.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebkroi ri\u00e7eljen e hetimit dhe m\u00eb pas konfirmin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 12 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Petraq \u00c7uri i Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 10 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs kur ai ushtronte detyr\u00ebn e avokatit, si dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ka ushtruar funksionin. Po ashtu, u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76451,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[422,910,170,911,180,103,118,171,847,889,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Petraq-Curi-dhe-Antoneta-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Petraq \u00c7uri me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen Antoneta Sevdari. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76450"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76450"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76452,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76450\/revisions\/76452"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}