{"id":76459,"date":"2023-05-18T18:16:19","date_gmt":"2023-05-18T16:16:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-rexhina-merlika-deshtoi-te-provonte-burimet-e-nje-apartamenti\/2023\/05\/18\/"},"modified":"2023-05-18T18:44:07","modified_gmt":"2023-05-18T16:44:07","slug":"gjyqtarja-rexhina-merlika-deshtoi-te-provonte-burimet-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-rexhina-merlika-deshtoi-te-provonte-burimet-e-nje-apartamenti\/2023\/05\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Rexhina Merlika d\u00ebshtoi t\u00eb provonte burimet e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Rexhina Merlika u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 13 mars 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe kishte munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr mbulimin e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti e nj\u00eb garazhi n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u vler\u00ebsua si kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe nivel minimal kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Merlik\u00ebs u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2023\/03\/13\/kpk-shkarkon-nga-detyra-gjyqtaren-rexhina-merlika\/\">Rexhina Merlika<\/a> e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1989 si prokurore dhe u em\u00ebrua kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs n\u00eb vitin 1993. Prej vitit 2013 dhe deri n\u00eb shkarkimin na detyra, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje n\u00eb lidhje me sip\u00ebrfaqen dhe \u00e7mimin e nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb pasqyruar nga kontrat\u00ebn e porosis\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb shitblerjes. Kjo, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb t\u00eb vitit 2008 figuron apartament me sip\u00ebrfaqe 115.29 m2 dhe nj\u00eb vend parkimi automjeti n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 172 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes apartamenti rezulton me sip\u00ebrfaqe e banes\u00ebs 105.13 m2 dhe \u00e7mimi total i dy pasurive n\u00eb vler\u00ebn 145 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebyre mosp\u00ebrputhjeve, Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u00eb pasqyrojn\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shumat e paguara sipas dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs ligjor dhe n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb kryer.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2023\/03\/08\/skeda-e-pasurise-se-deklaruar-rexhina-merlika-gjykata-e-tiranes\/\">Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive<\/a>, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat neto p\u00ebr periudh\u00ebn 1989-2016 nga puna si prokurore, gjyqtare, si dhe pages\u00eb nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs si dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna si ndihm\u00ebsgjyqtar, si gjyqtar, pages\u00eb papun\u00ebsie dhe si avokat n\u00eb vitet 1994-2016. Gjithashtu, si burime jan\u00eb listuar pensionet dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimet e vjehrr\u00ebve, t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve nga emigracioni si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti dhe bashk\u00ebshortja nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie lidhur me pagesat, Komisioni ka vler\u00ebsuar q\u00eb analiza ligjore dhe financiare t\u00eb kryhet p\u00ebr \u00e7do k\u00ebst, n\u00eb koh\u00ebn e shlyerjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 62 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008, subjekti ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera si burim, edhe nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 36 mij\u00eb e 600 euro. KPK ka konstatuar n\u00eb hetimin paraprak se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2007 b\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro, pasi ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.2 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me rezultatet e hetimit, subjekti ka pretenduar se si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe kursimet e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb krijuara n\u00eb periudh\u00ebn 1989 \u2013 2002.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Subjekti dhe personi i lidhur kan\u00eb shtuar nj\u00eb burim t\u00eb ri p\u00ebr krijim t\u00eb k\u00ebtyre vlerave monetare, burim i cili nuk ka qen\u00eb i deklaruar n\u00eb asnj\u00eb deklarim paraardh\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit nr. ***, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb pyetur drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 35,000 euro\u201d, v\u00ebren KPK dhe ka \u00e7muar se kursimet e mundshme t\u00eb pretenduara se jan\u00eb krijuar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit nuk mund t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb, duke qen\u00eb se nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb delarat\u00ebn e interesave privat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb nenin D, pika 3 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pasuri t\u00eb ligjshme p\u00ebr q\u00ebllimet e k\u00ebtij ligji konsiderohen t\u00eb ardhurat q\u00eb jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar tatimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb rastin konkret kursimet e realizuara, si cash, ashtu edhe n\u00eb form\u00ebn e likuiditeteve n\u00eb bank\u00eb, t\u00eb pretenduara si kursime t\u00eb prind\u00ebrve nuk jan\u00eb deklaruar nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb \u00e7dolloj forme\u201d, konstaton KPK dhe konkludon se Merlika ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro dhe se rezulton me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Merlika ka rezultuar se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb cash n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb e 100 euro, n\u00eb tetor t\u00eb 2008-\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb mars t\u00eb vitit 2009, jan\u00eb deklaruar si burim nj\u00eb llogari bankare prej 1.3 milion lek\u00ebsh dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro marr\u00eb nga shtetasi A.L..<\/p>\n<p>Nga Komisioni vler\u00ebsohet se nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj shume dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, as huaja dhe as k\u00ebstet e deklaruara p\u00ebr shlyerjen e saj.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010. Si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb hua e marr\u00eb nga shtetasi P.H.. N\u00eb vendim thuhet se nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor mund\u00ebsia e hudh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2011 n\u00eb shum\u00eb n 25 mij\u00eb e 391 euro, Merlika ka deklaruar nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb at\u00eb vit n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro. KPK vler\u00ebson se, bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit administrativ, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb vler\u00ebs 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka arritur t\u00eb dokumentoj\u00eb burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb dy prej v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb emigracion, lidhur me dhurimet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, nj\u00eb vler\u00eb monetare, nj\u00eb automjet dhe kuzhin\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb ardhurat e nj\u00eb prej v\u00eblle\u00ebzrve para vitit 2011 \u00ebsht\u00eb konkluduar se Merlika gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb disponuar dokumentacionin. Megjithat\u00eb ajo ka provuar marrdh\u00ebnien e pun\u00ebsimit dhe q\u00ebndrimin e v\u00ebllait p\u00ebr periudh\u00ebn pas vitit 2011.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se gjendjet cash kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyrjen e huave, por kjo situat\u00eb vler\u00ebsohet e paqart\u00eb nga Komisioni pasi n\u00eb deklarimet vjetore nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar pak\u00ebsimi i k\u00ebtyre likujditeteve.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se p\u00ebr cash-in ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e interesave periodike private me deklarimet e kryera nga subjekti n\u00eb procesverbalet e ILDKPKI-s\u00eb, si dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsor\u00ebve nga Komisioni. \u201c\u2026K\u00ebto mosp\u00ebrputhje shoq\u00ebruar edhe me pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim t\u00eb shlyerjes s\u00eb huave, kan\u00eb shtuar paqart\u00ebsit\u00eb n\u00eb lidhje me ecurin\u00eb e k\u00ebtyre likuditeteve n\u00eb banes\u00eb\u201d, shprehet KPK dhe vler\u00ebson se mbajtja dhe shtimi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar i likuditeteve cash n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme nga subjekti, nuk shkon me pretendimet e saj se q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb huave ka qen\u00eb pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb likuiduar k\u00ebstet e sht\u00ebpis\u00eb me t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr apartamenin dhe garazhin, si dhe p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb tyre, trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e tyre me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sipas KPK, gjyqtarja Rexhina Merlika \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb paplot\u00eb t\u00eb pasurive, si dhe me mungesa t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Rexhina Merlika u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 13 mars 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe kishte munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr mbulimin e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti e nj\u00eb garazhi n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u vler\u00ebsua [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76460,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[912,365,111,103,118,171,367,149,913,889],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Rexhina-Merlika-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Rexhina Merlika pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76459"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76459"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76459\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76461,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76459\/revisions\/76461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76460"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}