{"id":76495,"date":"2023-05-22T21:03:32","date_gmt":"2023-05-22T19:03:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/petrit-hysa-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/05\/22\/"},"modified":"2023-05-23T09:31:34","modified_gmt":"2023-05-23T07:31:34","slug":"petrit-hysa-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/petrit-hysa-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/05\/22\/","title":{"rendered":"Petrit Hysa p\u00ebrballet me barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Petrit Hysa i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 22 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet ngative n\u00eb krijimin e pasurive, p\u00ebr dyshimet e ngritura lidhur me burimet e krijimit, si dhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb aspektin profesional p\u00ebr t\u00eb cilat i ishte kaluar barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Petrit Hysa ka punuar fillimisht si hetues n\u00eb Dib\u00ebr dhe n\u00eb Mat n\u00eb vitet 1986-1991. Ai \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Pogradecit dhe n\u00eb vitin 1999 u transferua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesit. Prej asaj kohe e ushtron funksionin e prokurorit n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p><strong>Bilancet negative<\/strong><\/p>\n<p>Hysa ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb godoin\u00eb banimi me tre kate + kat n\u00ebntok\u00eb, me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 114.4 m2 dhe truall 405 m2, pasuri e legalizuar n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai ka sqruar se vlera e katit n\u00ebntok\u00eb dhe atij p\u00ebrdhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 786 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa vlera e katit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb karabina, n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 613 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr katin n\u00ebntok\u00eb dhe at\u00eb p\u00ebrdhe ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij nga puna si avokat gjat\u00eb viteve 1993-1007; si hetues; nga pun\u00ebsimi n\u00eb Bashkin\u00eb Burrel dhe n\u00eb Uzin\u00ebn e Ferrokromit; t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb privatizuar nga familja e origjin\u00ebs, si dhe t\u00eb ardhurat kursimet e familjar\u00ebve, p\u00ebrfshi edhe v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk p\u00ebrputhet deklarimi i subjektit n\u00eb vitin 2003 kur ka sh\u00ebnuar se posedonte banes\u00eb private 3+1, pasi nga dokumentacioni dhe fotot e administruara prej ALUIZN-it, ka rezultuar se deri n\u00eb vitin 2006, banes aka qen\u00eb e nd\u00ebrtuar deri n\u00eb katin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe deklarimeve t\u00eb subjektit, KPK vler\u00ebson se periudha e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs \u00ebsht\u00eb 1999-2008. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vlera e investimit nga Komisioni \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 5.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo aq sa \u00ebsht\u00eb pretenduar nga Hysa.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve t\u00eb deklaruara, Komisioni konstaton se subjekti ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor justifikues p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga avokatia n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-1997.<\/p>\n<p>Nd\u00ebkroh\u00eb, KPK v\u00ebren se subjekti nuk i ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb vite kursimet e familjar\u00ebve si burim p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Po ashtu, nuk ka p\u00ebrcaktuar vler\u00ebn dhe nuk ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr hedhjen e themeleve dhe p\u00ebrfundimin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs gjat\u00eb periudh\u00ebs 1992-1999.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur t\u00eb arhdura t\u00eb konsiderueshme nga avokatia. Ai renditi provat e dor\u00ebzuara p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebto t\u00eb ardhura, si certifikat\u00ebn e avokatis\u00eb t\u00eb vitit 1993, si dhe dokumentacion q\u00eb sipas tij v\u00ebrteton se ka kaluar n\u00eb si avokat n\u00eb statusin pasiv n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte dor\u00ebzuar vendime dhe dokumentacion gjyq\u00ebsor q\u00eb v\u00ebtretonte se ai kishte qen\u00eb avokat n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja \u00c7iftja se sa vlente nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Hysa shpjegoi se nuk kishte nj\u00eb tarif\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar sipas ligjit, por sipas tij, kishte fituar edhe deri n\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai deklaroi se dakord\u00ebsosheshin me pal\u00ebt, edhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara prej tij nga avokatia t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Po ashtu, k\u00ebrkoi q\u00eb analiza p\u00ebr shpenzimet e kryera p\u00ebr blerjen e truallit dhe hedhjen e themeleve t\u00eb p\u00ebrllogariteshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si prokuror.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjen e konstatuar n\u00eb deklarimin e vitit 2003, subjektoi pretendoi se me sh\u00ebnimin 3+1 nuk kishte dashur t\u00eb pasqyronte katet e objektit, por struktur\u00ebn e dhomave.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se vlera e shitjes s\u00eb banes\u00ebs ishte ndar\u00eb mes tij, prind\u00ebrve dhe v\u00ebllait q\u00eb jetonte me ta, kurse v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat e tjer\u00eb nuk kishin pasur pretendime pasi jetonin t\u00eb shk\u00ebputur nga trugnu familjar prej vitesh. Po ashtu, Hysa pretendoi se v\u00ebllai q\u00eb jetonte me prind\u00ebrit kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte t\u00eb arhdura nga biznesi i tij i palicensuar.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi koston e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs t\u00eb konkluduar nga Komisioni, duke argumentuar se \u00e7mimet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, pasi objekti gjendet n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb Shkoz\u00eb. Hysa pretendoi se punimet ishin kryer nga pun\u00ebtor\u00eb dhe ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, relatorja \u00c7iftja v\u00ebrejti se subjekti e ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb investimin e kryer nga motra n\u00eb vitin 2016, megjith\u00ebse pretendon se \u00ebsht\u00eb realizuar gjat\u00eb viteve 2008-2009.\u00a0 Po ashtu, ka rezultuar se n\u00eb aplikimin e kryer pran\u00eb SHK-s\u00eb n\u00eb vitin 2014, nuk figuron emri I motr\u00ebs, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb mar ndonj\u00eb hap p\u00ebr kalimin e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00c7iftja konstatoi se n\u00eb vitin 2008, motra e subjektit ka p\u00ebrfituar n\u00eb shtetin grek nj\u00eb kredi pa interesa p\u00ebr blerje banese, q\u00eb KPK e konsideron si tregues t\u00eb nj\u00eb situate jo t\u00eb favorshme p\u00ebr kryerjen e investimit tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni e vler\u00ebson jo bind\u00ebs deklarimin se investimi p\u00ebr katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryer nga motra e subjektit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni e ka konsideruar motr\u00ebn e subjektit si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe nga analiza financiare e tyre ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa pretendoi se dokumentacioni i dor\u00ebzuar prej tij v\u00ebrtetonte mund\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs p\u00ebr kryerjen e investimit. Ai tha se motra kishte punuar edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura. Subjekti sqaroi se motra ka investuar kur nd\u00ebrtesa ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mjeruar, pasi e kishte braktisur si paosj\u00eb e probleme p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb i rrezikonin atij dhe familjar\u00ebve jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa ka porositur nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 95.26 m2 n\u00eb vitin 2006 kundrejt \u00e7mimit 74 mij\u00eb euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nd\u00ebr vite, si dhe dy hua nga dy shtetas n\u00eb vlerat 27 mij\u00eb euro dhe 14 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se huat\u00eb jan\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2010 kur \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe apartamenti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar koha reale e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtyre shumave. Nisur nga fakti se jan\u00eb konstatuar deklarime kontradiktore t\u00eb Hys\u00ebs lidhur me koh\u00ebn e marrjes s\u00eb huave, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb vitet 2006-2010 t\u00eb detyrimit ndaj huadh\u00ebn\u00ebsve, KPK shprehet se duket se k\u00ebto vlera nuk jan\u00eb marr\u00eb nga subjekti, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se dhe n\u00eb rastin e konsiderimit t\u00eb tyre, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion justifikues ligjor mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr kursimin e shumave t\u00eb pretenduara.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 4.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e likujditeteve cash 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb 2003-in, si gjendje e krijuar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPK vler\u00ebson se subjekti nuk ka arritur t\u00eb justifikoj\u00eb burimet e apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa deklaroi se apartamenti ishte okazion dhe prandaj e kishte bler\u00eb. Ai pohoi se kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb merrte hua dhe n\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb, por k\u00ebmb\u00ebnguli se dy huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme. Sipas subjektit, nj\u00ebri prej huadh\u00ebn\u00ebsve kishte qen\u00eb biznesmen. P\u00ebr tjetrin q\u00eb ishte emigrant solli argument nj\u00eb th\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se e ka p\u00ebrdorur kryeministri. \u201cSe shqiptar\u00ebt kan\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, por jo me pun\u00eb t\u00eb zeza\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa deklaroi se familja e tij kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vite. Subjekti solli si argument fakjtin se t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij ishin n\u00eb mas\u00ebn 32 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pasuria sipas tij kap shifr\u00ebn e rreth 13.6 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton deklarime kontradiktore lidhur me gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 50 mij\u00eb lek\u00eb, pasi kjo shum\u00eb e pasqyruar n\u00eb deklart\u00ebn \u201cveting\u201d, nuk p\u00ebrkon me p\u00ebrllogaritjen e shumave t\u00eb deklruara n\u00eb vite.<\/p>\n<p>\u00c79iftja evidentoi edhe dyshime t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb drejtat reale t\u00eb nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz q\u00eb ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim djali i subjektit n\u00eb vitin 2016. Ka rezultuar se kjo makin\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga djali i Hys\u00ebs n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Hysa mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin i jan\u00eb kaluar si barr\u00eb prove konstatimet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb subjekti dhe n\u00eb pes\u00eb t\u00eb shortuarat, nd\u00ebrikoh\u00eb q\u00eb nga verifikimi t\u00eb dh\u00ebnave arkivore ka rezultuar se ndaj Hys\u00ebs jan\u00eb marr\u00eb dy masa disiplinore \u201cparalajm\u00ebrim p\u00ebr largim nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7iftja evidentoi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti ndaj dy zyrtar\u00ebve q\u00eb i ka \u00e7uar p\u00ebr gjykim p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, por q\u00eb jan\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm nga gjykata. KPK v\u00ebren se subjekti nuk ka kryer hetime t\u00eb plota, situat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Hysa deklaroi se emri i tij kishte qen\u00eb fiktiv n\u00eb n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes, pasi hetimi ndaj dy zyrtar\u00ebve ishte kryer nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i asaj kohe. \u201cE kam shfaqur mendimin tim q\u00eb ishte ndesh me t\u00eb titullarit, q\u00eb m\u00eb pas mu shfaq n\u00eb boomerang. \u00cbsht\u00eb e padrejt\u00eb masa q\u00eb mu dha\u201d, deklaroi Hysa dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb prokuroria ishte institucion i centralizuar.<\/p>\n<p>Lidhur me mas\u00ebn e dyt\u00eb e dyt\u00eb disiplinore, ai tha se kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb debat q\u00eb kishte pasur me prokurorin q\u00eb monitoronte koh\u00ebn q\u00eb shpenzonin prokuror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer.<\/p>\n<p>Nga 21 denoncimet e depozituara nga publiku n\u00eb Komision, Hys\u00ebs i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime e kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast denoncuesi ngre pretendime p\u00ebr hetime t\u00eb paplota dhe mosnjohjen me vendimin e marr\u00eb, duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit.\u00a0 Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues ka pretenduar zvarritje 10 mujore t\u00eb hetimeve, t\u00eb pajustifikuara.<\/p>\n<p>Hysa deklaroi se e kishte d\u00ebrguar kopjen e vendimit, megjith\u00ebse n\u00eb sekretari kishin bashk\u00ebidhur gabimisht dhe dokumente q\u00eb nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me \u00e7\u00ebshtjen. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr tha se nuk kishte pasur zgjatje t\u00eb hetimeve, pasi nuk kishte ende nj\u00eb person t\u00eb regjistruar me em\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00c7iftja relatoi n\u00eb vijim pretendimet e nj\u00eb denoncuesi, p\u00ebr hetim t\u00eb gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar nga subjekti. denoncuesi ka ngritur pretendime p\u00ebr korrupsion e nj\u00ebanshm\u00ebri, me q\u00ebllim favorizimin e pal\u00ebs kall\u00ebzuese.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, subjekti u pyet nga Komisioni dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me rrethanat e kryerjes s\u00eb hetimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt dhe pal\u00eb, q\u00eb ishte hetuar nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr dhe pushuar nga gjykata.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa shpjegoi se e kishte m\u00ebsuar se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte hetuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror, kur kishte p\u00ebrfunduar hetimet. Ai tha se kishte krijuar bindjen se \u00e7\u00ebshtja duhej kaluar p\u00ebr gjykim dhe e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7mim t\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb vendoste.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb gjykuar, duke argumentuar se vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte ankimuar dhe nuk kishte marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e nj\u00eb t\u00eb riu t\u00eb vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri, kan\u00eb ngritur pretendime se subjekti ka favorizuar autorin duke klasifikuar nj\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb kishte mas\u00eb d\u00ebnimi m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. \u00c7iftja v\u00ebrejti se gjykata e kishte ftuar subjektin p\u00ebr t\u00eb korrigjuar vepr\u00ebn penale q\u00eb klasifikuar p\u00ebr ngjarjen, por subjekti ishte shprehur se nuk gjendeshin n\u00eb kushtet e nd\u00ebrrimit t\u00eb akuz\u00ebs. \u201cNdryshimi i cil\u00ebsimit t\u00eb akuz\u00ebs do t\u00eb ndikjonte duksh\u00ebm n\u00eb mas\u00ebn e d\u00ebnimit t\u00eb autorit t\u00eb vrasjes s\u00eb djalit t\u00eb dy denoncuesve\u201d, pohoi \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb u m\u00ebsua se gjykata e kishte ftuar subjektin ta klasifikonte ngjarjen si \u201cvrasje me dashje\u201d dhe jo si \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb r\u00ebnduara psikologjike\u201d, ashtu si kishte konkluduar Hysa.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishte qen\u00eb viktima q\u00eb e kishte provokuar autorin duke e kanosur dhe fyer p\u00ebr nderin e familjes. Ai shtoi se autori kishte pasur arm\u00eb zjarri me vete dhe kishte reaguar n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnduara psikologjike duke e vrar\u00eb. Hysa tha se autori kishte qen\u00eb punonj\u00ebs policie.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse dikush t\u00eb shan nga n\u00ebna e motra duhet ta vras\u00ebsh?\u201d, shtroi si pyetje p\u00ebr prokurorin Hysa relatorja Etleda \u00c7itfja.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se sulmi nga viktima kishte qen\u00eb tep\u00ebr agresiv, fyes dhe kanos\u00ebs. \u201c\u00cbsht\u00eb provokim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, varet nga karakteri i njeriut. Edhe gjykata e pranon se ka pasur tronditje psikologjike. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rrish pasiv\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurori Hysa.<\/p>\n<p>Ai tha se p\u00ebr t\u00eb kualifikuar vepr\u00ebn penale ishte bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e ekspert\u00ebve q\u00eb kishin konkluduar se autori kishte vepruar n\u00ebn sulmin e pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb ofendimeve dhe kanosjeve nga ana e viktim\u00ebs. \u201cI q\u00ebndroj bindjes s\u00eb vepra penale \u00ebsht\u00eb vrasje p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve fiziologjike dhe jo vrasje me dashje\u201d, deklaroi prokurori Hysa dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kam ushtruar detyr\u00ebn me korrekt\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm. Kam k\u00ebrkuar dhe d\u00ebnime me vdekje dhe t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d, p\u00ebrfundoi Hysa.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 24 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Petrit Hysa i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 22 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet ngative n\u00eb krijimin e pasurive, p\u00ebr dyshimet e ngritura lidhur me burimet e krijimit, si dhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb aspektin profesional p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76496,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,926,927,928,929,779,118,171,906,917,119,844,335,122,227,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Petrit-Hysa-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit Hysa pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76495"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76495"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76495\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76497,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76495\/revisions\/76497"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}