{"id":76534,"date":"2023-05-23T19:15:02","date_gmt":"2023-05-23T17:15:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-ardhurat-nga-emigracioni-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-miranda-bushit\/2023\/05\/23\/"},"modified":"2023-05-23T19:16:50","modified_gmt":"2023-05-23T17:16:50","slug":"te-ardhurat-nga-emigracioni-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-miranda-bushit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-ardhurat-nga-emigracioni-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-miranda-bushit\/2023\/05\/23\/","title":{"rendered":"T\u00eb ardhurat nga emigracioni v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e Miranda Bushit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Miranda Bushi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 23 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ajo dhe bashk\u00ebshorti n\u00eb emigracion, p\u00ebrpara se t\u00eb rifillonte ushtrimin e funksionit &#8211; likujditete q\u00eb sipas saj kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb disa pasuri t\u00eb paluajtshme, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare. Bushi mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Miranda Bushi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Willem Brower.<\/p>\n<p>Miranda Bushi ka punuar si prokurore gjat\u00eb periudh\u00ebs 1992-1998. M\u00eb pas ajo i \u00ebsht\u00eb bashkuar bashk\u00ebshortit n\u00eb emigrim n\u00eb Itali dhe n\u00eb vitin 2004 ka filluar pun\u00eb si kancelare e ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb q\u00eb e ka ushtruar deri n\u00eb 2008-\u00ebn. Gjat\u00eb viteve 2008-2011 ka mbajtur pozicionin e drejtores s\u00eb kabinetit t\u00eb Prokurorit P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb qershor t\u00eb 2011-\u00ebs u em\u00ebrua s\u00ebrish si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, parashtrimet e Bushit lidhur me barrat e prov\u00ebs, u paraqit\u00ebn nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e zgjedhur prej saj, avokatja Antoneta Sevdari.<\/p>\n<p><strong>Burimet nga emigracioni<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici renditi disa pasuri, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti kishte deklaruar si burim krijimi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb emigracion gjat\u00eb periudh\u00ebs 1997-2004.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Orikum t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2009 kundrejt \u00e7mimit 35 mij\u00eb euro, Bushi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e saj nga puna si prokurore gjat\u00eb viteve 1992-1998; t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga m\u00ebsimdh\u00ebnia dhe n\u00eb emigracion gjat\u00eb viteve 1997-2004; t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb aktivitet bar-restorant n\u00eb Burrel n\u00eb mas\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb; si dhe nj\u00eb kredi 16 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarimin fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2008 se ka zot\u00ebruar likujditete n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro, me burim kursimet familjare gjat\u00eb periudh\u00ebs 1992-2008. Po ashtu, ka deklaruar kursime gjat\u00eb vitit 2008 n\u00eb mas\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nga analiza p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Orikum, \u00ebsht\u00eb konstatuar se 23 mij\u00eb euro u p\u00ebrkasin kursimeve para rifillimit t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e krijimit n\u00eb mas\u00ebn 100 mij\u00eb euro, pasi nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat nga emigracioni, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Komici v\u00ebrejti se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion vet\u00ebm krijimi i kursimeve n\u00eb 2008-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn rreth 9400 euro, q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e apartamentit n\u00eb Orikum, duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb mas\u00ebn 25 mij\u00eb e 655 euro.<\/p>\n<p>Konstatimi i Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtetimit me dokumentacion ligjor t\u00eb t\u00eb ardhurave nga emigracioni ka sjell\u00eb bilanc negativ edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015. Komici shpjegoi se si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar konvertimi i nj\u00eb depozite 52 mij\u00eb USD e \u00e7elur n\u00eb vitin 2008, me burim cashin 100 mij\u00eb euro t\u00eb krijuar n\u00eb vite e t\u00eb deklaruar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ku si burim jan\u00eb sh\u00ebnuar edhe t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe nga nj\u00eb aktivitet privat i bashk\u00ebshortit i filluar n\u00eb vitin 2002. Relatori Komici kontatoi se rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 188 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2015, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar burimi i depozit\u00ebs n\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb, e \u00e7elur n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb konstatuar n\u00eb krijimin e gjendjes cash 100 mij\u00eb euro, KPK vler\u00ebn pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2008, p\u00ebr \u00e7mimin 8000 euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb deklaruar si burim, t\u00eb ardhurat n\u00eb vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 118 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr vler\u00ebn 62 mij\u00eb e 540 euro. Komici v\u00ebrejti se duket se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb provuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat nga emigracioni p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2004, t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Mosdokumentimi i t\u00eb ardhurave nga emigracioni, kan\u00eb sjell\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat negativ n\u00eb analiz\u00ebn e blerjes n\u00eb vitin 2001 t\u00eb nj\u00eb lokali n\u00eb Burrel, me sip\u00ebrfaqe 390 m2 dhe truall 1214 m2, kundrejt vler\u00ebs 7.3 milion\u00eb lek\u00eb. Komici konstatoi mosp\u00ebrputhje p\u00ebr burimet e deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs jan\u00eb sh\u00ebnuar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga emigracioni, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, figurojn\u00eb edhe t\u00eb ardhurat nga puna gjat\u00eb viteve 1986-1997.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1986-1997, ka rezultuar mund\u00ebsi kursimi n\u00eb mas\u00ebn 421 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me t\u00eb ardhurat e siguruara nga lokali, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar 2.4 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb viteve 2002-2004, nd\u00ebrsa n\u00eb pyet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb fituar shuma 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ky aktivitet i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb vitin 2005 v\u00ebllait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Komici konstatoi se prej hetimit t\u00eb deritanish\u00ebm, duket se nuk \u00ebsht\u00eb provuar pagesa e tatimit n\u00eb burim nga yt\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga l\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e lokalit.<\/p>\n<p>Po ashtu, u evidentua se egzistojn\u00eb dy kontrata me t\u00eb nj\u00ebjtat ekstremitete dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, por jo n\u00eb p\u00ebrmbajtje, pasi pasqyrohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga l\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Audi n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr vler\u00ebn 38 mij\u00eb e 300 euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e tyre n\u00eb vite dhe nga puna e vajz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Komici evidentoi se prej analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit bazuar n\u00eb dokumentet e depozituara nga subjekti, ka rezultuar se shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Angli kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ato t\u00eb deklaruara prej saj.<\/p>\n<p>Sipas relatorit, nga analiza financiare paraprake e kryer n\u00eb KPK p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2016, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 3.1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Antoneta Sevdari theksoi q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, se pamund\u00ebsia financiare rridhte nga moskonsiderimi n\u00eb analiz\u00eb i t\u00eb ardhurave nga emigracioni, si dhe atyre t\u00eb p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e lokalit.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se subjekti kishte detajuar shkaqet e largimit t\u00eb saj n\u00eb emigracion, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb vajz\u00ebs, si dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sevdari theksoi se prokurorja Bushi dhe bashk\u00ebshorti i saj, profesor matematike, megjith\u00ebse ushtronin funksione q\u00eb sipas saj quhen elitare, vendos\u00ebn t\u00eb largohen jasht\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura, n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sevdari evidentoi se n\u00eb periudh\u00ebn kur Bushi dhe bashk\u00ebshorti kishin emigruar nuk egzistonte legjislacion p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb. Ajo shtoi se subjekti ka punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale dhe ka p\u00ebsuar nj\u00eb aksident, prej nga i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim po n\u00eb form\u00eb informale<\/p>\n<p>Sipas Sevdrit, Bushi kishte marr\u00eb dijeni nga familjar\u00ebt n\u00eb vitin 2000 se ishte nxjerr\u00eb n\u00eb ankand p\u00ebr t\u2019u shitur nj\u00eb pasuri e ish-firm\u00ebs piramidale Vefa n\u00eb Burrel dhe kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb ardhurat nga emigracioni t\u2019i investonin.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka qen\u00eb kosistente n\u00eb deklarimet e saj lidhur me t\u00eb ardhurat nga emirgacioni dhe jo p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vetingut\u201d, theksoi Sevdari.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se kishin depozituar n\u00eb Komision dy mandate derdhjesh n\u00eb bank\u00eb t\u00eb kryera nga babai i subjektit me t\u00eb ardhurat e saj. Sevdari pohoi se vet\u00ebm p\u00ebr vitin 1998 v\u00ebrtetoheshin rreth 15 mij\u00eb euro kursime, q\u00eb sipas saj po t\u00eb p\u00ebrllogariteshin t\u00eb ardhurat sipas k\u00ebtij trendi t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb kursimit, at\u00ebher\u00eb provohej krijimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga emigracioni.<\/p>\n<p>\u201cRealizimi i t\u00eb ardhurave n\u00eb emigracion \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe tregon qasjen e subjektit p\u00ebr t\u00eb mos abuzuar me detyr\u00ebn\u201d, tha Sevdari duke rip\u00ebrs\u00ebritur se subjekti kishte zgjedhur t\u00eb largohej q\u00eb t\u00eb siguronte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura vet\u00ebm me pun\u00eb t\u00eb ligjshme dhe jo duke p\u00ebrdorur funksionin e saj si prokurore.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se provohet se k\u00ebto t\u00eb ardhura jo vet\u00ebm jan\u00eb deklaruar, por dhe kan\u00eb egzistuar, pasi jan\u00eb trup\u00ebsuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga deklarimet konsistente t\u00eb subjektit krijohet bindja se pasurit\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhura kryesisht nga emigracioni\u201d, pohoi Sevdari.<\/p>\n<p>Sipas saj, ka ndarje t\u00eb qart\u00eb midis t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme dhe ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr shkak t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari solli n\u00eb v\u00ebmendje zhvillimin e jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, q\u00eb sipas saj jan\u00eb shprehur se situata t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb sjellin penalizim. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat jan\u00eb krijuar nga puna e ligjshme.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga lokali n\u00eb Burrel, Sevdari theksoi se bashk\u00ebshorti i subjektit kishte deklaruar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pasi edhe mund t\u00eb kishte deklaruar m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se t\u00eb ardhurat n\u00eb mas\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb dy periudha \u2013 1 milion lek\u00eb kur aktiviteti ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007, kur ka qen\u00eb i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sevdari shtoi se, p\u00ebr vitin 2008 dhe n\u00eb vijim, vlera e p\u00ebrdorimit ishte rritur pasi biznesi ishte konsoliduar dhe familja e subjektit kishte pasur m\u00eb shum\u00eb nevoja p\u00ebr t\u00eb ardhura, p\u00ebr t\u00eb mbuluar edhe shpenzimet e studimeve t\u00eb vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjet n\u00eb kontrata, Sevdari sqaroi se shuma 120 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte vler\u00ebn bruto. Sipas saj, noteri kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar kontat\u00eb e re p\u00ebrdorimi me vler\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb. Avokatja tha se ka qen\u00eb noteri q\u00eb ka vendosur t\u00eb nj\u00ebjtat ekstremitete dhe dat\u00ebn n\u00eb dy kontratat.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr mospagimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e lokalit, duke theksuar se n\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrcaktohej qart\u00eb se do t\u00eb shlyheshin nga p\u00ebrdoruesi.<\/p>\n<p>Sevdari pranoi se subjekti kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e subjektit lidhur me shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs, por ajo sqaroi se e bija e prokurores Bushi kishte punuar dhe sikguruar t\u00eb ardhura q\u00eb e mbulojn\u00eb diferenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Avokatja k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rishikohen shpenzimet e udh\u00ebtimit t\u00eb subjektit n\u00eb vitet 2005-2006, pasi kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs. Po ashtu,m k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet edhe ndryshimi t\u00eb ardhurave p\u00ebr shkak t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari deklaroi se n\u00ebse do t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe ato nga l\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e lokalit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyseshin balancat negative. Sipas saj, do t\u00eb mbetej nj\u00eb pamund\u00ebsi totale n\u00eb mas\u00ebn rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte hipotetike dhe nuk mund t\u00eb sillte pasoj\u00eb p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Miranda Bushi u shpreh se ndihej e surprizuar dhe e prekur nga raporti i Komisionit. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb procesi i saj t\u00eb vler\u00ebsohet objektivisht. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 25 maj, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Miranda Bushi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 23 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ajo dhe bashk\u00ebshorti n\u00eb emigracion, p\u00ebrpara se t\u00eb rifillonte ushtrimin e funksionit &#8211; likujditete q\u00eb sipas saj kan\u00eb sh\u00ebrbyer [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76535,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[422,118,931,906,119,122,695,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Miranda-dhe-Antoneta-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Miranda Bushi dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj, Antoneta Sevdari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto:Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76534"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76534"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76536,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76534\/revisions\/76536"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}