{"id":76537,"date":"2023-05-23T16:20:12","date_gmt":"2023-05-23T14:20:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-elvana-cicolli-perballet-me-vetingun\/2023\/05\/23\/"},"modified":"2023-05-23T19:17:02","modified_gmt":"2023-05-23T17:17:02","slug":"gjyqtarja-elvana-cicolli-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-elvana-cicolli-perballet-me-vetingun\/2023\/05\/23\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Elvana \u00c7i\u00e7olli p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Seanca d\u00ebgjimore e t\u00eb mart\u00ebs ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Elvana \u00c7i\u00e7olli\u00a0 u dominua kryesisht nga diskutimi sa i p\u00ebrket nj\u00eb numri ankesash mbi procedurat dhe gjetjet e vet\u00eb komisionit q\u00eb i k\u00ebrkoi shpjegime asaj n\u00eb lidhje me dosjet.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja, pjes\u00eb e trup\u00ebs me kryesuese Alma Faskaj dhe an\u00ebtare Suela Zhegun, tha se nga hetimi dukej se n\u00eb disa raste kishte shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb nd\u00ebrgjygj\u00ebsis\u00eb dhe mos d\u00ebgjim t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta. \u00c7iftja tha se dukej se pal\u00ebve u ishte c\u00ebnuar e drejta.<\/p>\n<p>Vet\u00eb \u00c7i\u00e7olli q\u00eb fal\u00ebnderoi trup\u00ebn p\u00ebr hetimin kompleks, k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb zbatim t\u00eb legjislacionit dhe me p\u00ebrkushtim. Ajo i tha Komisionit se numri i ankesave, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dosjeve ishte i pritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Elvana \u00c7i\u00e7olli p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtje t\u00eb profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7iftja lexoi deri n\u00eb kriterin e profesionalizmit nj\u00eb raport thuajse pa probleme p\u00ebr \u00c7i\u00e7ollin, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter vuri n\u00eb dukje se nga 5 dosjet e shortuara, n\u00eb 2 prej tyre KPK kishte gjetur probleme q\u00eb p\u00ebrfshinin munges\u00eb t\u00eb analizimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes apo rr\u00ebzim t\u00eb padis\u00eb pa kryer vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, KPK tha se ishte gjetur se \u00c7i\u00e7olli vendosi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shkak t\u00eb tejkalimit t\u00eb afatit t\u00eb padis\u00eb, por se n\u00eb fakt ajo i kishte llogaritur gabim afatet duke mos u nisur nga dita e njoftimit t\u00eb pal\u00ebs, por nga dita e nxjerrjes s\u00eb nj\u00eb akti. Sipas KPK-s\u00eb, kjo i kishte c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ankim gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb num\u00ebr ankesash, p\u00ebrfshi nj\u00eb ankes\u00eb nga Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime, KPK vuri n\u00eb dukje se gjyqtarja ishte gjetur se n\u00eb dukje kishte c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e nd\u00ebrgjygj\u00ebsis\u00eb apo formimin e rregullt t\u00eb nd\u00ebrgjygj\u00ebsis\u00eb dhe se n\u00eb disa rast pal\u00ebt e treta nuk ishin d\u00ebgjuar. \u00c7iftja tha n\u00eb nj\u00eb rast se dukej se i ishte \u201cmohuar e drejta pal\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, KPK vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishte kthyer p\u00ebr plot\u00ebsim pasi nuk ishte paguar tarifa e padis\u00eb, por Komisioni tha se gjyqtarja nuk kishte verifikuar n\u00ebse pala padit\u00ebse i kishte apo jo mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pages\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK tha se kishte gjetje q\u00eb tregonin se nuk ishte vler\u00ebsuar si duhet legjitimiteti i pal\u00ebve dhe n\u00eb nj\u00eb rast ishin zbatuar legjislacioni i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb vend t\u00eb legjislacionit specifik.<\/p>\n<p>Vet\u00eb \u00c7i\u00e7olli tha se ishte habitur dhe ndjer\u00eb keq me rezultatet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb raportit, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo kishte zbatuar gjithmon\u00eb ligjin dhe ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebnte drejt\u00ebsi \u201cn\u00eb dukje dhe n\u00eb thelb\u201d. Ajo tha se kishte dh\u00ebn\u00eb sqarime t\u00eb detajuara n\u00eb p\u00ebrgjigje, por n\u00eb fjal\u00ebn publike b\u00ebri vler\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrgjithshme e theksoi se ishte p\u00ebrpjekur gjithmon\u00eb t\u2019i \u201ctrajtoj\u00eb pal\u00ebt me dinjitet\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja tha se e lidhte numrin e lart\u00eb t\u00eb ankimeve me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb dhe me faktin se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e \u00e7\u00ebshtjeve rr\u00ebzoheshin. Ajo shtoi se nuk kishte treguar n\u00eb asnj\u00eb rast \u201cas pakujdesi dhe as neglizhenc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pasuria dhe figura<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7i\u00e7olli nga ana tjet\u00ebr nuk pati probleme t\u00eb figur\u00ebs. KPK vuri n\u00eb dukje se as nga hetimi i saj dhe as nga raportet e DSIK nuk kishin rezultuar probleme.<\/p>\n<p>E ngjashme dukej situata edhe sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb. Edhe pse n\u00eb nj\u00eb hetim kishte p\u00ebrfshir\u00eb gjyshen, t\u00eb af\u00ebrmit dhe bashk\u00ebjetuesin e gjyqtares, KPK nuk vuri n\u00eb dukje probleme dometh\u00ebn\u00ebse ve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 504 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni kishte hetuar gjat\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyshes s\u00eb subjektit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjyqtarja dhe tezja e saj ishin administruese, por nuk kishte gjetur probleme. Depozita q\u00eb i p\u00ebrkiste koh\u00ebs para se gjyqtarja t\u00eb merrte detyr\u00ebn ishte si\u00e7 rezultoi e financuar nga kursimet e gjyshes prej nj\u00eb pensioni nga shteti grek si pjes\u00eb e minoritetit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb \u00c7i\u00e7olli u ndal n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe sqaroi m\u00ebnyr\u00ebn se si kishin l\u00ebvizur k\u00ebto para. Ajo referoi rrethana familjare q\u00eb kishin detyruar disa nga transaksionet dhe u ndalua nga kryesuesja Faskaj t\u00eb shkonte n\u00eb detaje, q\u00eb u cil\u00ebsuan prej saj personale.<\/p>\n<p>Trupa dhe vet\u00eb \u00c7i\u00e7olli vun\u00eb n\u00eb dukje se parat\u00eb n\u00eb fjal\u00eb nuk ishin p\u00ebrdorur prej gjyqtares dhe ajo nuk kishte deklaruar pasuri t\u00eb v\u00ebna me ndihm\u00ebn e k\u00ebtyre parave.<\/p>\n<p>KPK b\u00ebri me dije se kishte verifikuar disa adresa t\u00eb \u00c7i\u00e7ollit dhe pasurit\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs, pa gjetur ndonj\u00eb problem dhe pa kaluar asnj\u00eb barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca d\u00ebgjimore e t\u00eb mart\u00ebs ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Elvana \u00c7i\u00e7olli\u00a0 u dominua kryesisht nga diskutimi sa i p\u00ebrket nj\u00eb numri ankesash mbi procedurat dhe gjetjet e vet\u00eb komisionit q\u00eb i k\u00ebrkoi shpjegime asaj n\u00eb lidhje me dosjet. Relatorja Etleda \u00c7iftja, pjes\u00eb e trup\u00ebs me kryesuese Alma Faskaj dhe an\u00ebtare Suela Zhegun, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76538,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,937,288,102,103,118,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Elvana-Cicolli-pas-seances-degjimore-222.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elvana \u00c7i\u00e7olli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76537"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76537"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76537\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76539,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76537\/revisions\/76539"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}