{"id":76546,"date":"2022-07-21T17:35:31","date_gmt":"2022-07-21T15:35:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/piratet-e-spanjes-drejtesia-ben-nje-sy-qorr-ndaj-pastrimit-te-parave-ne-ndertim\/2022\/07\/21\/"},"modified":"2022-07-21T17:35:31","modified_gmt":"2022-07-21T15:35:31","slug":"piratet-e-spanjes-drejtesia-ben-nje-sy-qorr-ndaj-pastrimit-te-parave-ne-ndertim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/piratet-e-spanjes-drejtesia-ben-nje-sy-qorr-ndaj-pastrimit-te-parave-ne-ndertim\/2022\/07\/21\/","title":{"rendered":"\u2018Pirat\u00ebt\u201d e Spanj\u00ebs: Drejt\u00ebsia b\u00ebn nj\u00eb sy qorr ndaj pastrimit t\u00eb parave n\u00eb nd\u00ebrtim"},"content":{"rendered":"<p>Plazhet me r\u00ebr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe liqenet e kripura piktoreske e b\u00ebjn\u00eb qytetin spanjoll t\u00eb Torreviejas buz\u00eb detit Mesdhe nj\u00eb destinacion turistik popullor. Por nj\u00eb dekad\u00eb e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, dy shtetas shqiptar\u00eb nuk ndodheshin atje p\u00ebr pushime.<\/p>\n<p>Pashuk Gjini u takua me Sulejman Shkall\u00ebn n\u00eb aeroportin \u201cEl Altet\u201d pran\u00eb Torreviejas m\u00eb 20 qershor 2006 p\u00ebr t\u00eb thurur planin e trafikimit t\u00eb nj\u00eb sasie t\u00eb madhe heroine, q\u00eb pritej t\u00eb mb\u00ebrrinte dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nga Holanda.<\/p>\n<p>Shkalla ishte 46 vje\u00e7, jetonte n\u00eb Spanj\u00eb n\u00ebn emrin Andres dhe mbahej n\u00ebn p\u00ebrgjim nga skuadra kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, Greco Levante, si i dyshuar p\u00ebr importin e heroin\u00ebs q\u00eb furnizonte asokohe plazhet e provincave Alicante dhe Murcia.<\/p>\n<p>Mysafiri i tij shqiptar ishte identifikuar gjithashtu p\u00ebrmes telefonit p\u00ebrpara se t\u00eb prekte tok\u00ebn spanjolle; ai njihej si Carlos Alberto ose Bucanero \u2013nj\u00eb nofk\u00eb q\u00eb simbolizon pirat\u00ebt fam\u00ebkeq\u00eb t\u00eb shekullit 17-18 n\u00eb detin e Karaibeve.<\/p>\n<p>Ngarkesa e heroin\u00ebs mb\u00ebrriti si\u00e7 ishte planifikuar pasditen e 22 qershorit, e ndar\u00eb n\u00eb 100 pako dhe e fshehur n\u00eb gomat e nj\u00eb kamioni. \u201cEsta muy mal,\u201d u p\u00ebrgjua t\u00eb ankohej p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e keqe nj\u00ebri prej distributor\u00ebve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht cil\u00ebsis\u00eb, droga premtonte nj\u00eb qarkullim prej 1.9 milion\u00eb eurosh n\u00eb treg. Por organizator\u00ebt e trafikut mor\u00ebn n\u00eb k\u00ebmbim prangat.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se pavar\u00ebsisht t\u00eb shkuar\u00ebs kriminale dhe d\u00ebnimit p\u00ebr trafik droge n\u00eb Spanj\u00eb, Pashuk Gjini jetoi si njeri i lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe b\u00ebri sukses n\u00eb biznesin e nd\u00ebrtimit, i maskuar me nj\u00eb identitet t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ortaku i tij i dikursh\u00ebm ruajti gjithashtu lidhje me vendlindjen dhe kontribuoi n\u00eb pasurin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb tij, Petrit Fusha\u2013 nj\u00ebrit prej ish-prokuror\u00ebve m\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Si Gjini ashtu edhe Shkalla jan\u00eb subjekte t\u00eb ligjit \u201cAntimafia\u201d, por pasurit\u00eb e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pacenuara n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb aspiron se po lufton krimin e organizuar dhe asetet kriminale p\u00ebrmes strukturave t\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK tha n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi se nuk kishte regjistruar procedime penale apo hetime pasurore ndaj asnj\u00ebrit prej subjekteve, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb adres\u00eb t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej kompanive t\u00eb Gjinit.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e prokuror\u00ebve n\u00eb moszbatimin e ligjit \u201cAntimafia\u201d, SPAK tha p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebseje se \u201cnuk ka ndonj\u00eb koment p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d. Avokati i Gjinit, Luan Hasneziri refuzoi gjithashtu t\u00eb komentonte mbi akuzat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Petrit Fusha i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se v\u00ebllai i tij ishte larguar nga Shqip\u00ebria 24 vite m\u00eb par\u00eb dhe se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb \u201caktivitetit t\u00eb tij gjat\u00eb k\u00ebtyre 24 viteve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do rast p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb personale,\u201d tha Fusha.<\/p>\n<p><strong>Para, influenc\u00eb dhe informacion <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_84767\" aria-describedby=\"caption-attachment-84767\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Kullat-ne-Tirane.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-84767\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Kullat-ne-Tirane-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-84767\" class=\"wp-caption-text\">Kullat e larta u kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin nd\u00ebrtesave historike n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trajektorja e Pashuk Gjinit nga biznesi i drog\u00ebs n\u00eb at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unik.<\/p>\n<p>Sipas Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, DPPP, sektori i nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i ekspozuar nga fluksi i parave kriminale q\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e varf\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cPastrimi i parave n\u00ebp\u00ebrmjet pasurive t\u00eb paluajtshme mbetet nj\u00eb instrument ende dominues n\u00eb Shqip\u00ebri, krahasuar me format e tjera p\u00ebr pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale,\u201d tha DPPP n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Pastrimi i parave n\u00eb nd\u00ebrtim shkon pas n\u00eb dekada q\u00eb prej koh\u00ebs kur krimi i organizuar nisi t\u00eb gjeneronte fitimet e veta n\u00eb Shqip\u00ebri. Por sipas Arjan Dyrmishit, ekspert i siguris\u00eb nga Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes, format dhe p\u00ebrmasat jan\u00eb shum\u00ebfishuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitet \u201990, pastrimi i parave quhej investim,\u201d kujton Dyrmishi, nd\u00ebrsa shton se sot krimi i organizuar ka \u201cm\u00eb shum\u00eb para, m\u00eb shum\u00eb influenc\u00eb dhe informacion\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu i jan\u00eb drejtuar sektor\u00ebve q\u00eb jan\u00eb m\u00eb fitimprur\u00ebs, si nd\u00ebrtimet n\u00eb zona me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta dhe nd\u00ebrtimet m\u00eb strategjike n\u00eb zonat bregdetare,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Kryeqyteti shqiptar mban rekordin e \u00e7mimeve, nd\u00ebrsa kullat e larta prej xhami dhe betoni u kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin nd\u00ebrtesave t\u00eb vjetra n\u00eb qendr\u00ebn historike. Sipas databaz\u00ebs globale \u201cNumbeo\u201d, Tirana e vitit 2022 \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ngjashme me Londr\u00ebn dhe Rom\u00ebn sa i p\u00ebrket raportit mes \u00e7mimit t\u00eb pronave dhe t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, sip\u00ebrfaqja e banesave t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuara n\u00eb Tiran\u00eb arriti nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik q\u00eb nga viti 2005. Sektori njohu gjithashtu nj\u00eb rekord kompanish t\u00eb reja nd\u00ebrtimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb tjera biznesi po mbylleshin p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb shkaktuar nga pandemia.<\/p>\n<p>Ornela Liperi, kryeredaktore e revist\u00ebt ekonomike \u201cMonitor\u201d thot\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb po nd\u00ebrtohet shum\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebrkes\u00ebs dhe mund\u00ebsive t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb firma nd\u00ebrtimi t\u00eb fjetura u riaktivizuan s\u00ebrish pas viteve 2017-2018 dhe t\u00eb tjera u ngrit\u00ebn nga hi\u00e7i,\u201d tha Liperi.<\/p>\n<p>\u201cRreth 40% e flukseve t\u00eb nd\u00ebrtimit nuk justifikohet nga burimet formale,\u201d shtoi ajo, nd\u00ebrsa ngre dyshime se ky marzh mund t\u00eb jet\u00eb \u201cpastrim parash\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Eduart Gjokutaj, ekspert financiar nga organizata ALTEX, e sheh sektorin e nd\u00ebrtimit si nj\u00eb nga \u201clavatri\u00e7et\u201d kryesore t\u00eb parave informale. Dep\u00ebrtimi i k\u00ebtyre parave kriminale n\u00eb ekonomin\u00eb e varf\u00ebr t\u00eb vendit ndjek sipas Gjokutajt skemat tradicionale.<\/p>\n<p>\u201cBlerja e nj\u00eb emri tregtar \u00ebsht\u00eb hapi fillestar p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar struktur\u00ebn legale p\u00ebr pastrimin e parave,\u201d thot\u00eb Gjokutaj, nd\u00ebrsa shton se projektet e shtrenjta nd\u00ebrtimore p\u00ebrballohet m\u00eb pas nga \u201cparat\u00eb q\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb biznes\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kategori e dyt\u00eb zgjedh q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb mos zot\u00ebrojn\u00eb pasuri apo para n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre, por ata jetojn\u00eb n\u00eb luks fal\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u2018loj\u00ebn\u2019 e bizneseve t\u00eb ligjshme,\u201d shton ai.<\/p>\n<p><strong>\u201cArkitekti\u201d i trafikut <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_82422\" aria-describedby=\"caption-attachment-82422\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjykata-e-Posacme-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-82422\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjykata-e-Posacme-1-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-82422\" class=\"wp-caption-text\">Godina e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. Foto LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pasditen e 22 qershor 2006, policia spanjolle i rrethoi an\u00ebtar\u00ebt e grupit n\u00eb nj\u00eb punishte mekanike n\u00eb qytetin e Torreviejas dhe i gjeti ata duke \u00e7montuar gom\u00ebn e nj\u00eb kamioni. Pamja ishte e qart\u00eb p\u00ebr agjent\u00ebt: nj\u00eb pjes\u00eb e drog\u00ebs ndodhej ende n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej gomave, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte vendosur n\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>Sulejman Shkalla u arrestua n\u00eb vend me duart e lyera me graso, nd\u00ebrsa Gjini pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb v\u00ebzhguar n\u00eb plazhin Torre La Matta, e njohur si fjetina periferike e Torreviejas.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Provinc\u00ebs s\u00eb Alicantes, q\u00eb BIRN e disponon, organizator\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb trafikimit t\u00eb 50 kilogram\u00ebve heroin\u00eb ishin Carlos Alberto \u2013 i identifikuar m\u00eb pas si Pashuk Gjini nga jasht\u00eb Spanj\u00ebs dhe Andres alias Sulejman Shkalla nga brenda vendit.<\/p>\n<p>Grupi kishte gjithashtu edhe pes\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb; nj\u00eb shqiptar i tret\u00eb i identifikuar si Inigo dhe i njohur me nofk\u00ebn \u201cKambalja\u201d, dy shtetas holandez\u00eb nga qyteti i Roterdamit dhe tre rezident\u00eb spanjoll\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrballjen e gjat\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb spanjolle, Pashuk Gjini i mohoi akuzat dhe shfryt\u00ebzoi munges\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrkthyesi p\u00ebr ta zhvler\u00ebsuar procesin. Mbrojtja e tij pretendoi gjithashtu se ai kishte shkuar n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi \u2013 por n\u00eb tre dit\u00ebt e q\u00ebndrimit nuk kishte par\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb spanjolle, nuk ka dyshim se Gjini ishte \u201carkitekti\u201d i operacionit kriminal dhe kreu i asaj q\u00eb mund t\u00eb kuptohet si organizat\u00eb dhe ekip,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cAi udh\u00ebtoi n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar p\u00ebr suksesin e operacionit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pretendimet e Shkall\u00ebs p\u00ebr pafaj\u00ebsi u hodh\u00ebn gjithashtu posht\u00eb nga gjykata, me argumentin se provat q\u00eb e implikonin at\u00eb ishin t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe rrethanore. Ndon\u00ebse u pretendua se ai ishte nj\u00eb tregtar makinash me qira, hetuesit than\u00eb se termi \u201cmakin\u00eb\u201d n\u00eb bisedat telefonike p\u00ebrdorej si referenc\u00eb p\u00ebr 1 kg heroin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPolicia e dinte q\u00eb n\u00eb fillim se Andres p\u00ebrdorte makina t\u00eb shumta me qira dhe karta t\u00eb ndryshme celulari. Po ashtu, ai d\u00ebrgon shuma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri, 15,000 ose 20,000 euroshe,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2010, Gjini, Shkalla dhe Inigo u d\u00ebnuan me nga 12 vjet burg, nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb grupit me nga 10 vjet.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shkoi n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vitin 2011 dhe d\u00ebnimi u reduktua n\u00eb 8 vjet e 9 muaj burg. Por Gjini nuk q\u00ebndroi n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vuajtur d\u00ebnimin.<\/p>\n<p><strong>Perandoria e paprekur e biznesit\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb horizontin kaotik t\u00eb pallateve shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb, Pashuk Gjini ka nj\u00eb kontribut t\u00eb duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, ai themeloi kompanin\u00eb e tij t\u00eb par\u00eb, Alesio 2014 me emrin e ndryshuar Anton Gjinaj dhe u p\u00ebrfshi fillimisht n\u00eb prodhimin e betonit. M\u00eb pas, ai e zgjeroi biznesin drejt projekteve t\u00eb kushtueshme t\u00eb komplekseve t\u00eb banimit si dhe n\u00eb prodhimin e gipsit, alabastr\u00ebs dhe minierave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Gjini num\u00ebronte gjasht\u00eb kompani biznesi, mes s\u00eb cilave edhe \u201cForalb Alabaster\u201d n\u00eb ortak\u00ebri me Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb. \u201cGarden Rezidenc\u00eb Turdiu\u201d \u2013 nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e tij po nd\u00ebrton nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb kompleks masiv prej 90 mij\u00eb metrash katror\u00eb apartamente dhe 60 mij\u00eb metra katror\u00eb ambientesh tregtare n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, \u201cGarden Rezidenc\u00eb Turdiu\u201d u themelua nga konglomerati \u201cKastrati\u201d n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019 me administratore Klaudia Gjinin \u2013vajza e Pashuk Gjinit. N\u00eb shtator 2020, \u201cAlesio 2014\u201d e bleu at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim prej 1 milion eurosh.<\/p>\n<p>Alesio 2014 \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore e kompanive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb nd\u00ebrtimit si dhe nj\u00eb kontraktore e institucioneve publike.<\/p>\n<p>Kompania fitoi fillimisht tendera p\u00ebr nd\u00ebrtime shkollash apo rrug\u00ebsh nga bashkit\u00eb e vogla t\u00eb vendit, por n\u00eb vitin 2020, Gjini i hodhi syt\u00eb nga programi i madh i Rind\u00ebrtimit t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d p\u00ebr kurimin e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara nga t\u00ebrmeti i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike, <a href=\"http:\/\/alesio2014.al\/\">Alesio 2014<\/a> fitoi si pjes\u00eb e konsorciumeve pes\u00eb kontrata me vler\u00eb 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb nga programi i Rind\u00ebrtimit \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb projekt t\u00eb kontestuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb blloku pallatesh n\u00eb rrug\u00ebn \u201c5 Maji\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2021, e shkuara kriminale i b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb papritur Pashuk Gjinit, sapo ky i fundit kaloi kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Nj\u00eb njoftim i policis\u00eb malazeze demaskoi jet\u00ebn e tij t\u00eb fsheht\u00eb dhe zbuloi se bosi i nd\u00ebrtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri i ishte shmangur nj\u00eb d\u00ebnimi prej 8 vitesh e 9 muajsh burg p\u00ebr trafik droge n\u00eb Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>I ekstraduar drejt Spanj\u00ebs nga drejt\u00ebsia malazeze, Gjini u rikthye brenda nj\u00eb viti p\u00ebr t\u00eb vuajtur d\u00ebnimin n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi Gjykata e Tiran\u00ebs i njohu atij t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb prej 8.9 vitesh burg t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga drejt\u00ebsia spanjolle. Sipas vendimit, d\u00ebnimi konsiderohet i shlyer m\u00eb 24 qershor t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb burg, Gjini vazhdon t\u2019i kontrolloj\u00eb kompanit\u00eb e tij t\u00eb biznesit p\u00ebrmes t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Lidhje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_61348\" aria-describedby=\"caption-attachment-61348\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/petrit-fusha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61348\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/petrit-fusha-600x383.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"383\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61348\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kreu i Prokurorise se Tiranes, Petrit Fusha. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Petrit Fusha pati nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tre dekada si prokuror dhe drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen n\u00eb vitin 2019. Ai drejton sot studion ligjore \u201c<a href=\"https:\/\/www.fushalaw.com\/\">Fusha &amp; Partners<\/a>\u201d me aktivitet avokatin\u00eb dhe konsulenc\u00ebn, por edhe hotelerin\u00eb, turizmin dhe administrimin e pronave t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Lidhja e gjakut mes prokurorit jet\u00ebgjat\u00eb dhe v\u00ebllait t\u00eb tij t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge, Sulejman Shkalla doli n\u00eb sip\u00ebrfaqe gjat\u00eb vitit 2019, nd\u00ebrsa Fusha po i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb raporti t\u00eb 21 shkurtit 2019, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK,\u00a0 informoi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit se Fusha kishte fshehur d\u00ebnimin e v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebr trafikim narkotik\u00ebsh n\u00eb Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi n\u00eb KPK e kishte klasifikuar gjithashtu v\u00ebllan\u00eb e subjektit \u2018person t\u00eb lidhur\u2019 \u2013 nj\u00eb atribut q\u00eb u dedikohet personave me transaksione apo kontribut financiar n\u00eb pasurin\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas raportit t\u00eb DSIK, v\u00ebllai i Fush\u00ebs kishte autorizuar dhurim pronash n\u00eb favor t\u00eb tij p\u00ebrmes nj\u00eb prokurore t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb firmosur n\u00eb dhjetor 2016 n\u00eb Valencia.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb veprimtari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar t\u00eb personit t\u00eb lidhur\u2026 e ngarkon subjektin Petrit Fusha me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e fshehjes s\u00eb fakteve dhe plot\u00ebsimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Kontrollit t\u00eb Figur\u00ebs,\u201d thuhet n\u00eb raportin e DSIK.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kontrollit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, Fusha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb individ q\u00eb mund t\u00eb vihet n\u00ebn presion nga strukturat kriminale\u2026,\u201d shtohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Fush\u00ebs dhe nd\u00ebrprerjes s\u00eb procesit t\u00eb vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se e kishte referuar at\u00eb p\u00ebr hetime penale n\u00eb Prokurori. Por fati i k\u00ebtij kall\u00ebzimi mbetet i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion t\u00eb BIRN nj\u00eb kopje t\u00eb relacionit p\u00ebr Fush\u00ebn, me argumentin se \u00e7\u00ebshtja ishte \u201cn\u00eb juridiksionin e nj\u00eb organi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm hetimi\u201d.<\/p>\n<p>Ky pretendim nuk mb\u00ebshtetet nga Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK, e cila i tha BIRN se n\u00eb regjistrat e saj nuk kishte t\u00eb regjistruar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale ndaj ish-prokurorit Petrit Fusha apo procedim pasuror ndaj v\u00ebllait t\u00eb tij, Sulejman Shkalla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kall\u00ebzim i dyt\u00eb i mb\u00ebrritur n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Fush\u00ebs dhe subjekteve t\u00eb tjera n\u00eb vitin 2020 u transferua nga SPAK n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cPasi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimi dhe vet\u00eb subjekti Petrit Fusha nuk jan\u00eb kompetenc\u00eb hetimi e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs,\u201d shtoi SPAK.<\/p>\n<p>Petrit Fusha mohoi t\u00eb kishte p\u00ebrfituar ekonomikisht nga v\u00ebllai i tij apo q\u00eb t\u00eb kishte ndikuar q\u00eb ai t\u2019i shmangej hetimeve.<\/p>\n<p>\u201cI vetmi kontribut q\u00eb v\u00ebllai im ka patur n\u00eb pasurin\u00eb time \u00ebsht\u00eb akti i dhurimit prej tij i \u00bc s\u00eb pron\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb trash\u00ebguar nga babai yn\u00eb,\u201d tha Fusha, nd\u00ebrsa shtoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve dhe nj\u00eb tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Fark\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e shpjegova m\u00eb lart, nuk kam qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb aktivitetit t\u00eb v\u00ebllait tim, ndaj nuk e kam ditur q\u00eb ai mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i ligjit Antimafia,&#8221; p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Plazhet me r\u00ebr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe liqenet e kripura piktoreske e b\u00ebjn\u00eb qytetin spanjoll t\u00eb Torreviejas buz\u00eb detit Mesdhe nj\u00eb destinacion turistik popullor. Por nj\u00eb dekad\u00eb e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, dy shtetas shqiptar\u00eb nuk ndodheshin atje p\u00ebr pushime. Pashuk Gjini u takua me Sulejman Shkall\u00ebn n\u00eb aeroportin \u201cEl Altet\u201d pran\u00eb Torreviejas m\u00eb 20 qershor 2006 [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":76547,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,829],"tags":[939,940,941,883,942,943,944,902,424,945,946,947,948,949,248,950,118,171,440,951,952,953,954,955,778,956,957,958,959,325,960,961,962],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/SPAK-ben-nje-sy-qorr-ndaj-pastrimit-te-parave-te-droges-ne-ndertim-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76546"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76546"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76546\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76547"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}