{"id":76554,"date":"2023-05-24T16:39:19","date_gmt":"2023-05-24T14:39:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lazer-sallaku-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-mbylljen-e-ceshtjes-se-cez\/2023\/05\/24\/"},"modified":"2023-05-24T16:40:28","modified_gmt":"2023-05-24T14:40:28","slug":"lazer-sallaku-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-mbylljen-e-ceshtjes-se-cez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lazer-sallaku-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-mbylljen-e-ceshtjes-se-cez\/2023\/05\/24\/","title":{"rendered":"Lazer Sallaku jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb CEZ"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Lazer Sallaku, u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 24 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kund\u00ebrshtoi bilancet negative kryesisht n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti. N\u00eb kriterin profesional, Sallaku dha shpjegime p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb privatizimit t\u00eb CEZ Shp\u00ebrndarje. Sallaku mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Sallaku po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Lazer Sallaku ka punuar si avokat p\u00ebrpara se t\u00eb niste karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, si inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2007. Ai u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb vitin 2010 dhe e ushtroi fillimisht funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Prej vitit 2013, Sallaku punon si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bilancet negative <\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb rezervuar n\u00eb vitin 2014 kundrejt vler\u00ebs 46,323 euro, subjekti ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, ka deklaruar se i ka kthyer ish-bashk\u00ebshortes vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro dhe apartamenti \u00ebsht\u00eb regjistruar vet\u00ebm n\u00eb emrin e tij. Si burim t\u00eb shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes pas divorcit, Sallaku ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 36 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb hua nga nj\u00eb kush\u00ebri n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb euro. Bekteshi sqaroi se v\u00ebrtetohej kalimi i vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e ish-bashk\u00ebshortes, si dhe nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb burimet e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se kursimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2014, ishin krijuar nga pagat e tij e t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes, si dhe nj\u00eb dhurim n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga kjo e fundit prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kur Sallakut i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb ish-vjehrr\u00ebs p\u00ebr dhurimin e vler\u00ebs 40 mij\u00eb euro me burime t\u00eb ligjshme, ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se kjo shum\u00eb ishte krijuar p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Ai ka sqaruar se aktualisht nuk ka komunikim me ish-bashk\u00ebshorten dhe nuk e ka t\u00eb mundur t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe dokumentacion.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit nj\u00eb mandat pagese n\u00eb vler\u00ebn 46 mij\u00eb euro n\u00eb favor t\u00eb ish-vjehrr\u00ebs n\u00eb vitin 2004. Por, Bekteshi konstatoi se pas t\u00ebrheqjes s\u00eb k\u00ebsaj shume rezulton se ish-vjehrra ka bler\u00eb nj\u00eb pasuri n\u00eb shum\u00ebn rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konstatuar balanca negative dhe n\u00eb vitet 2010-2011.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi p\u00ebr \u00e7mimin 7500 euro, pasi jan\u00eb deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat burime.<\/p>\n<p>Sallaku v\u00ebrejti se ka punuar 20 vjet si gjyqtar dhe 7 vjet si avokat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasuria q\u00eb ai tha se zot\u00ebron, p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb apartament p\u00ebr t\u00eb cilin aktualisht i duhet t\u00eb shlyej\u00eb kredin\u00eb 36 mij\u00eb euro dhe huan\u00eb 11 mij\u00eb euro, t\u00eb marra me q\u00ebllim kthimin e shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro ish-bashk\u00ebshortes. P\u00ebr garazhin sqaroi se ende nuk e kishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se ishte e provuar se i kishte kthyer ish-bashk\u00ebshortes shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro. Sipas tij, ky fakt tregon se i ka kthyer vler\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga e \u00ebma, t\u00eb cil\u00ebn e cil\u00ebsoi si pasuri vetjake t\u00eb saj\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se Kodi i Familjes p\u00ebrcakton se \u00e7do pasuri e krijuar gjat\u00eb martes\u00ebs i n\u00ebnshtrohet bashk\u00ebsis\u00eb familjare, por sipas tij, ka edhe parashikim lidhur me pasurin\u00eb vetjake.<\/p>\n<p>\u201cShuma q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar ish-bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna \u00ebsht\u00eb krijuar para martes\u00ebs, n\u00eb vitin 2004 dhe nuk kam pasur t\u00eb drejta mbi at\u00eb vler\u00eb. Ai dhurim nuk duhej t\u00eb lidhej me procesin e rivler\u00ebsimit\u201d, u shpreh Sallaku dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb tjet\u00ebr vendim t\u00eb KPK-s\u00eb, ku sipas tij nj\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi nuk ishte ngarkuar me barr\u00eb prove p\u00ebr pasuri t\u00eb krijuara nga bashk\u00ebshorti i saj, para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sallaku pohoi se diferenca negative n\u00eb vler\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014 vinte si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dhuruar ish-bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna e saj.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 2010 \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 180 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn, pretendoi se krijohej p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Mitsubishi dhe t\u00eb skafit.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kjo kishte ardhur si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb kujdesit n\u00eb deklarimin e gjendjes cash.<\/p>\n<p>Sallaku dhe ish-bashk\u00ebshotja kan\u00eb rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se ish-bashk\u00ebshortja ka pasur mund\u00ebsi dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr shum\u00ebn 7000 euro, ku si burim krijimi ka sh\u00ebrbyer trash\u00ebgimia ligjore nga babai i saj i 1\/3-\u00ebs t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shitjes t\u00eb nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 nga subjekti kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro, shum\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ai ka shpjeguar, se pas zgjedhjes s\u00eb martes\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, jan\u00eb dakord\u00ebsuar me ish-bashk\u00ebshorten p\u00ebr kalimin asaj t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtave dhe detyrimeve t\u00eb apartamentit. Bekteshi konstatoi se nga hetimi ka rezultuar se shlyerja e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer rregullisht nga ish-bashk\u00ebshortja e subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk u konstatuan probleme n\u00eb blerjen e skafit. Subjekti ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka siguruar kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti lundrues, duke argumentuar se jan\u00eb djegur arkivat n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bekteshi konstatoi mosp\u00ebrputhje mes deklarimit t\u00eb subjektit lidhur me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb automjetit t\u00eb llojit Mitsubishi, pasi gjyqtari Sallaku e ka deklaruar n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar 180 mij\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb, Komisioni konstaton se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti, si dhe t\u00eb nj\u00eb Benzi n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Sallaku dha shpjegime n\u00eb kriterin profesional lidhur me nj\u00eb denoncim ku ngriheshin pretendime p\u00ebr pushim t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb hetimit lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e privatizimit t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike, CEZ. Subjekti sqaroi se \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar fillimisht nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe se kjo vendimarrje ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se pas rihapjes s\u00eb hetimit me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kuvendit, Prokuroria e Tiran\u00ebs kishte k\u00ebrkuar s\u00ebrish pushimin e hetimeve n\u00eb vitin 2017. Sallaku pohoi se nuk e kishte pranuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb dhe kishte vendosur rikthimin e akteve p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme, duke l\u00ebn\u00eb edhe detyra konkrete.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, pas afro tre vitesh, prokuroria e kishte risjell\u00eb dosjen s\u00ebrish p\u00ebr pushim, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ai e kishte pranuar. Gjyqtari Sallaku theksoi se vendimarrja e tij p\u00ebr pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimeve ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se denoncuesi kishte kryer ankes\u00eb dhe n\u00eb Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se ishte vendosur arkivimi i asaj ankese, me argumentin se pretendimet e ngritura jan\u00eb objekt i gjykatave m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sallaku k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimarja e tij ishte e bazuar n\u00eb prova dhe u shpreh se e kishte t\u00eb pamundur financiarisht q\u00eb t\u00eb fotokopjonte aktet e dosjes p\u00ebr t\u2019i vendosur ato n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit, pasi ishin 54 fashikuj.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb denoncim ku ngrihen pretendime p\u00ebr nj\u00eb vendim mosfillimi, subjekti pohoi se ankuesi nuk kishte ushtruar ankim ndaj vendimarjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr rast mosfillimi, Sallaku sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr parashkrimin e vepr\u00ebs penale. Ai tha se \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebp\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb mos fillohet hetimi. \u201cDispozita nuk l\u00eb vend as p\u00ebr fillimin e hetimeve dhe as p\u00ebr interpretim\u201d, pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi konstatoi se Apeli kishte vler\u00ebsuar ndryshe duke b\u00ebr\u00eb tjet\u00ebr interpretim dhe e pyeti subjektin n\u00ebse kishte dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb vendim unifikues q\u00eb trajtonte \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla. Sallaku u shpreh se nuk kishte dijeni n\u00ebse kishte nj\u00eb praktik\u00eb unifikuese lidhur me q\u00ebndrimin e ndrysh\u00ebm t\u00eb tij nga Apeli.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Lazer Sallaku e cil\u00ebsoi korrekt procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 26 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:35.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Lazer Sallaku, u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 24 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kund\u00ebrshtoi bilancet negative kryesisht n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti. N\u00eb kriterin profesional, Sallaku dha shpjegime p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb privatizimit t\u00eb CEZ Shp\u00ebrndarje. Sallaku mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76555,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,967,111,103,118,966,367,889],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Lazer-sallaku-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Lazer Sallaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76554"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76554"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76556,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76554\/revisions\/76556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}