{"id":76560,"date":"2023-05-10T17:40:45","date_gmt":"2023-05-10T15:40:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/biznesi-i-sokol-malajt-ne-transportin-e-naftes-ve-ne-pikepyetje-karrieren-si-prokuror\/2023\/05\/10\/"},"modified":"2023-05-24T17:23:57","modified_gmt":"2023-05-24T15:23:57","slug":"biznesi-i-sokol-malajt-ne-transportin-e-naftes-ve-ne-pikepyetje-karrieren-si-prokuror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/biznesi-i-sokol-malajt-ne-transportin-e-naftes-ve-ne-pikepyetje-karrieren-si-prokuror\/2023\/05\/10\/","title":{"rendered":"Biznesi i Sokol Malajt n\u00eb transportin e naft\u00ebs v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn si prokuror"},"content":{"rendered":"<p>Zot\u00ebrimi i aksioneve n\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb transportit t\u00eb naft\u00ebs nga prokurori Sokol Malaj u debatua gjat\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb gjetjet e saj, n\u00eb raportin e lexuar nga relatorja Brunilda Bekteshi, theksoi se dukej sikur Malaj \u201cka vepruar n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn e prokurorit\u201d. KPK i kishte kaluar barr\u00eb prove prokurorit sa i p\u00ebrket dyshimeve se ai kishte qen\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr prokurorin\u00eb\u201d deri n\u00eb vitin 2016 dhe m\u00eb pas n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit 96\/2016 p\u00ebr \u201cStatusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u201d dhe me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Malaj dhe avokati i tij, Julian M\u00ebrtiri e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb gjetje n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore. Malaj k\u00ebmb\u00ebnguli se zot\u00ebrimi i aksioneve nuk ishte n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe se KPK kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cinterpretim t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb ligjit\u201d. Ai tha se nuk u provua \u201casnj\u00eb rrethan\u00eb faktike\u201d e konfliktit t\u00eb interesit apo p\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij e t\u00eb ngjashme, q\u00eb ta vendosnin n\u00eb kushtet e ndalimit.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebtij diskutimi, seanca d\u00ebgjimore q\u00eb filloi 15 minuta me vones\u00eb dhe zgjati 1 or\u00eb e 30 minuta m\u00eb shum\u00eb se parashikimi u fokusua edhe te gjetja e KPK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 12.5 milion\u00eb lek\u00ebsh nga disa transaksione p\u00ebr blerje pasurie, t\u00eb cilat po ashtu u kund\u00ebrshtuan nga Malaj dhe avokati i tij.<\/p>\n<p>Malaj po ashtu dha shpjegime mbi nj\u00eb relacion t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, dhe mbi disa denoncime p\u00ebrfshi nj\u00eb denoncim t\u00eb ardhur pas shpalljes s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi rastin kryesohej nga Pamela Qirko, me an\u00ebtar Roland Ilia dhe relatore Brunilda Bekteshin. V\u00ebzhguese e operacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb seanc\u00eb ishte Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Sokol Malaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2004 si prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vitin 2007, ai u em\u00ebrua drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2010-2012 ka ushtruar funksionin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Prej vitit 2012, Malaj punon si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi aksionet<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatimit t\u00eb KPK-s\u00eb, prokurori Sokol Malaj ishte ortak me 50 p\u00ebr qind i aksioneve n\u00eb kompanin\u00eb e transportit t\u00eb hidrokarbureve \u201cOleum Transport\u201d \u00a0t\u00eb krijuar prej tij n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Bekteshi vuri n\u00eb dukje se prej fillimit t\u00eb kompanis\u00eb, Malaj kishte luajtur nj\u00eb rol aktiv n\u00eb vendimmarrje. Ajo p\u00ebrmendi ndarje t\u00eb divident\u00ebve dhe vendimmarrje t\u00eb tjera q\u00eb u shpreh se dukeshin q\u00eb binin n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi para vitit 2016 dhe me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e miratuara n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr veprimet e Malajt, Bekteshi n\u00ebnvizoi n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb kredie me bank\u00ebn p\u00ebr blerje mjetesh, zgjerimin e aktivitetit, hapjen e nj\u00eb adrese sekondare, shitjen e aksioneve, miratimin e pasqyrave financiare. Bekteshi tha se edhe pas miratimit t\u00eb ligjit 96\/2016 p\u00ebr \u201cStatusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u201d, Malaj vijoi t\u00eb ishte aktiv n\u00eb kompani dhe vet\u00ebm 18 muaj pas miratimit t\u00eb ligjit caktoi nj\u00eb kujdestar p\u00ebr aksionet.<\/p>\n<p>Sipas relatores, k\u00ebto veprime ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin q\u00eb ia ndalonte prokurorit marrjen pjes\u00eb n\u00eb organet drejtuese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ajo tha se veprimet e Malajt deri n\u00eb vitin 2016 dukej se binin ndesh\u00a0 me legjislacionin e koh\u00ebs dhe pas k\u00ebtij viti e n\u00eb vijim ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn dhe me ligjin p\u00ebrkat\u00ebs. \u201cSubjekti nuk ka aplikuar p\u00ebr ta caktuar personin e besuar edhe 18 muaj pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit 96\/2016\u201d, tha Bekteshi, nd\u00ebrsa shtoi se Malaj edhe n\u00eb vijim \u201cveproi si zot\u00ebrues aktiv i aksioneve\u201d. Bekteshi u shpreh se Malajt i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, prokurori e cil\u00ebsoi barr\u00ebn e prov\u00ebs si nj\u00eb \u201cinterpretim t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb ligjit\u201d nga ana e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se ky interpretim binte ndesh me t\u00eb drejtat e tij kushtetuese p\u00ebr t\u00eb pasur pron\u00eb private.<\/p>\n<p>Malaj pretendoi se qenia e tij aksioner nuk ishte automatikisht shkelje e ligjit, nd\u00ebrsa shtoi se legjislacioni lejonte mbajtjen e aksioneve dhe g\u00ebzimin e fruteve, p\u00ebr sa koh\u00eb ky zot\u00ebrim nuk ishte n\u00eb konflikt interesi, nuk c\u00ebnonte pavar\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr sa koh\u00eb ai nuk kishte p\u00ebrdorur detyr\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitime.<\/p>\n<p>\u201cKonflikti krijohet jo kur p\u00ebrfiton t\u00eb ardhura nga dividenti.. interesi privat krijon konflikt nes\u00eb c\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e tij apo krijon p\u00ebrshtypjen p\u00ebr p\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs,\u201d, interpretoi Malaj.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se KPK nuk kishte gjetur asnj\u00eb rast t\u00eb shkeljeve q\u00eb mund ta c\u00ebnonin. N\u00eb vijim ai b\u00ebri nj\u00eb interpretim t\u00eb legjislacionit dhe theksoi se nuk kishte p\u00ebrfituar fonde publike dhe se ishte kujdesur q\u00eb edhe kompanit\u00eb me t\u00eb cilat ai punonte t\u00eb mos ishin p\u00ebrfituese t\u00eb fondeve publike.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit, nuk kishte nj\u00eb ndalim t\u00eb till\u00eb n\u00eb kushtetut\u00eb dhe se kjo e fundit i referohej vet\u00ebm ushtrimit t\u00eb veprimtarive profesionale q\u00eb binin ndesh\u00a0 me detyr\u00ebn e prokurorit. \u00a0Ai i cil\u00ebsoi veprimet e kryera prej tij si procedurale q\u00eb me detyrim i takonin aksionerit dhe q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin vet\u00ebm me t\u00eb drejt\u00ebn e fitimit t\u00eb frytave, por q\u00eb sipas tij nuk p\u00ebrb\u00ebn zot\u00ebrim aktiv t\u00eb kuotave.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesja e ONM-s\u00eb, Elka Ermenkova n\u00eb nj\u00eb parashtrim t\u00eb gjat\u00eb para pyetjes s\u00eb saj vuri n\u00eb dukje se kompania ishte krijuar prej Malajt. Ekmenkova tha se ngritja e kompanis\u00eb, blerja e paisjeve, marrja e kredis\u00eb ishin nj\u00eb pun\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu dukeni nj\u00eb person i organizuar, por nuk e kuptoj si mund ta keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Por avokati Julian M\u00ebrtiri q\u00eb iu p\u00ebrgjigj pyetjes tha se Malaj nuk kishte kryer asnj\u00eb nga k\u00ebto veprimtari dhe se me k\u00ebto procedura dhe pun\u00eb ishte marr\u00eb administratori. N\u00eb mbrojtje t\u00eb rastit, M\u00ebrtiri tha edhe se ky aktivitet ekonomik ndihmonte n\u00eb fakt n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prokurorit. Sipas tij, kjo pavar\u00ebsi e kishte lejuar Malajn t\u00eb punonte n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjesh.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb financiare, KPK e gjeti Malajn me nj\u00eb bilanc negativ prej 12.6 milion lek\u00ebsh, q\u00eb si\u00e7 doli nga shtjellimi i rasteve, vinte kryesisht nga mosnjohja si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb nj\u00eb shume prej 2.3 milion\u00eb lek\u00ebsh kontribute nga n\u00ebna dhe kthimin e nj\u00eb huaje nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se bilancet negative kishin t\u00eb b\u00ebnin me transaksionet p\u00ebr blerjen e tre apartamenteve dhe disa garazheve n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb, si\u00e7 theksoi Bekteshi kishte t\u00eb b\u00ebnte me mosnjohjen e t\u00eb ardhurave q\u00eb prind\u00ebrit e Malajt kishin trash\u00ebguar pas vdekjes aksidentale t\u00eb nj\u00ebrit prej djemve n\u00eb Greqi. Si\u00e7 doli n\u00eb relatim, shumat n\u00eb fjal\u00eb ishin ruajtur n\u00eb bank\u00eb dhe po ashtu transferimi i tyre ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes bank\u00ebs. Avokati M\u00ebrtiri kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimin e KPK-s\u00eb dhe vuri n\u00eb dukje se kishin sjell\u00eb prova, p\u00ebrfshi librez\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ndjer\u00eb n\u00eb Greqi, e cila dokumentonte pun\u00ebsimin e tij t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe dy garazheve n\u00eb vitin 2016. Transaksionet e blerjes sipas KPK ishin t\u00eb komplikuara. Sipas deklarimeve, apartamenti n\u00eb fjal\u00eb ishte p\u00ebrfituar nga v\u00ebllai i subjektit n\u00eb form\u00eb kleringu nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi. V\u00ebllai i subjektit kishte vendosur ta p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr t\u00eb shlyer nj\u00eb hua 10 milion lek\u00eb q\u00eb i kishte marr\u00eb subjektit m\u00eb her\u00ebt, por n\u00eb transaksion ishte sh\u00ebnuar q\u00eb Malaj e blinte apartamentin nga kompania.<\/p>\n<p>Bekteshi vet\u00eb tha n\u00eb seanc\u00eb dhe n\u00eb pyetje me subjektin se ishte e paqart\u00eb p\u00ebr arsyet e k\u00ebtyre transaksioneve dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si v\u00ebllai i kishte kthyer parat\u00eb. Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje se v\u00ebllai nuk dukej t\u00eb kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kthimin e huas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj barre prove, q\u00eb po ashtu r\u00ebndonte subjektin edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb dyt\u00eb po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, avokati Julian M\u00ebrtiri b\u00ebri nj\u00eb shpjegim t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si kishte punuar v\u00ebllai i subjektit. Ai p\u00ebrmendi kontrata t\u00eb ngjashme me persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshi motr\u00ebn e subjektit dhe vuri n\u00eb dukje se n\u00ebse t\u00eb ardhurat konsideroheshin t\u00eb ligjshme, bilanci rezultonte pozitiv.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb dyshimeve nga KPK p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme nga huamarr\u00ebsi p\u00ebr kthimin e huas\u00eb, M\u00ebrtiri iu referua vendimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb sipas tij nuk k\u00ebrkonte q\u00eb huamarr\u00ebsi t\u00eb provonte burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr kthimin e huas\u00eb, sa koh\u00eb q\u00eb vet\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti, kishte provuar q\u00eb burimi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb ishte i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00eb subjekti sqaroi se v\u00ebllai ia kishte kthyer borxhin n\u00eb cash, p\u00ebr shkak se kompania kishte k\u00ebrkuar q\u00eb transaksioni t\u00eb b\u00ebhej i till\u00eb dhe pasi ai e kishte bler\u00eb apartamentin, kompania ia kishte kthyer parat\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri po ashtu sqaroi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dyshimesh t\u00eb ngritura mbi sip\u00ebrfaqet e pasurive t\u00eb deklaruar dhe dia kontradikta t\u00eb gjetura nga KPK n\u00eb k\u00ebto deklarime. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se ndryshimet ishin p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs dhe formateve t\u00eb ndryshme n\u00eb deklarime. Subjekti mohoi t\u00eb kishte pasur trajtim preferencial.<\/p>\n<p><strong>DSIK dhe denoncimet<\/strong><\/p>\n<p>Bekteshi relatoi nd\u00ebr t\u00eb tjera nj\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr subjektin, sipas t\u00eb cilit ky i fundit ishte angazhuar n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin raport, DSIK thoshte se ai mbetej i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn dhe i takonte KPK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonte rastin.<\/p>\n<p>Malaj vet\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm q\u00ebndrimin dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme. Ai aludoi se rasti kishte t\u00eb b\u00ebnte me denocimet ndaj tij dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta intimiduar.<\/p>\n<p>Malaj dha shpjegime edhe p\u00ebr 10 denoncime ndaj tij dhe gjetjet e KPK-s\u00eb kryesisht mbi vendimet e gjykat\u00ebs q\u00eb kishin rr\u00ebzuar vendimet e tij t\u00eb pushimit apo mosfillimit.<\/p>\n<p>Prokurori u mbrojt duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet \u00e7\u00ebshtjet kishin p\u00ebrfunduar si\u00e7 ai kishte proceduar, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ishin kall\u00ebzime pa baza dhe me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndikuar proceset civile.<\/p>\n<p>Duke iu referuar nj\u00eb denoncimi t\u00eb 26 prillit 2023, Malaj akuzoi nj\u00eb media q\u00eb sipas tij kishte nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb ndaj tij pas nj\u00eb vendimi mosfillimi. Malaj i cil\u00ebsoi akuzat t\u00eb neveritshme, nd\u00ebrsa tha se personi q\u00eb e denonconte i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb hetonte si t\u00eb falsifikuar nj\u00eb akt ekspertimi q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga SPAK dhe ishte shqyrtuar dhe gjetur i rregullt n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb t\u00eb Apelit, e cila kishte vendosur konfiskim t\u00eb pasurive t\u00eb denoncuesit.<\/p>\n<p>Malaj tha se akuzat ndaj tij ishin shpifje dhe se ato po b\u00ebheshin p\u00ebr t\u00eb intimiduar KPK-n\u00eb, por kryesuesja e trup\u00ebs replikoi se Komisioni nuk intimidohej dhe kjo ishte provuar n\u00eb 6 vjet pun\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpallte vendimin p\u00ebr Malajn n\u00eb 12 maj, n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zot\u00ebrimi i aksioneve n\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb transportit t\u00eb naft\u00ebs nga prokurori Sokol Malaj u debatua gjat\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. KPK n\u00eb gjetjet e saj, n\u00eb raportin e lexuar nga relatorja Brunilda Bekteshi, theksoi se dukej sikur Malaj \u201cka vepruar n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn e prokurorit\u201d. KPK i kishte kaluar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76561,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,424,934,919,920,779,921,118,171,922,923,671,133,367,119,122,889,924],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Sokol-Malaj-dhe-avokati-Julian-Mertiri-min-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Sokol Malaj (djathtas) dhe avokati i tij, Julian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76560"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76562,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76560\/revisions\/76562"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}