{"id":76566,"date":"2023-05-24T18:27:21","date_gmt":"2023-05-24T16:27:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-kerkon-shpjegime-per-transaksionet-me-apartamente-te-prokurorit-hyrjet-lamaj\/2023\/05\/24\/"},"modified":"2023-05-24T18:36:32","modified_gmt":"2023-05-24T16:36:32","slug":"kpk-kerkon-shpjegime-per-transaksionet-me-apartamente-te-prokurorit-hyrjet-lamaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-kerkon-shpjegime-per-transaksionet-me-apartamente-te-prokurorit-hyrjet-lamaj\/2023\/05\/24\/","title":{"rendered":"KPK k\u00ebrkon shpjegime p\u00ebr transaksionet me apartamente t\u00eb prokurorit Hyrjet Lamaj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte ndjekur nj\u00eb varg transaksionesh me pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb filluara n\u00eb vitin 2002 dhe mbyllura n\u00eb vitin 2015 t\u00eb prokurorit Hyrjet Lamaj dhe ngriti dyshime mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb 4.8 milion\u00eb lek\u00ebve q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>Komisioni nuk kishte marr\u00eb parasysh nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhuruar nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2002 dhe nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti te v\u00ebllai n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Lamaj dhe avokatja e tij Antoneta Sevdari k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve. Bazuar n\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb q\u00eb ata referuan gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, \u00a0k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se qoft\u00eb v\u00ebllai qoft\u00eb prind\u00ebrit kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga aktivitetet n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Lamaj diskutoi edhe me v\u00ebzhguesen nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga sistemi TIMS mbi koh\u00ebn e udh\u00ebtimit t\u00eb kunat\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb apartament 90 metra katror n\u00eb vitin 2012, q\u00eb m\u00eb pas i ishte dhuruar Lamajt.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb po shqyrton rastin drejtohej nga Genta Tafa Bungo, nd\u00ebrsa an\u00ebtar ishte Lulzim Hamitaj dhe relatore Valbona Sanxhaktari. V\u00ebzhguese nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb seanc\u00eb ishte Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Hyrjet Lamaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 2002. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2005 dhe e ushtron funksionin prej asaj kohe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga raportimi i relatores Sanxhaktari n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, prokurori Lamaj duhej t\u00eb argumentonte burimet e ligjshme dhe t\u00eb jepte shpjegime p\u00ebr transaksionet p\u00ebr 4 apartamente n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike, hetimi kishte filluar me nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2002, p\u00ebr t\u00eb cilin si burim ishin deklaruar dhurata nga prind\u00ebrit p\u00ebr martes\u00eb. KPK vuri n\u00eb dukje se nuk kishte prova p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave dhe i kaloi Lamajt barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, avokatja Sevdari i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u00eb merrte parasysh standardin e vendosur nga Kolegji mbi t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia dhe paraqiti t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb eksperti q\u00eb kishte llogaritur 31 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb tilla, kryesisht nga ullinjt\u00eb dhe nga bletaria e blegtoria. Sevdari po ashtu theksoi se apartamenti ishte bler\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe ishte deklaruar i till\u00eb dhe me burim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>Apartamenti i dyt\u00eb kishte p\u00ebr burim shitjen e t\u00eb parit dhe u ble n\u00eb vitin 2007. KPK vuri n\u00eb dukje se datat e transaksioneve t\u00eb kryera sipas kontratave nuk p\u00ebrkonin. Sipas Komisionit, nga hetimi rezultoi se subjekti kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb hua nga vjehrri p\u00ebr t\u00eb paguar porosin\u00eb e apartamentit, pasi shitja e t\u00eb parit kishte ndodhur m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari i shpjegoi transaksionet duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje l\u00ebvizjet bankare dhe nj\u00eb prokur\u00eb q\u00eb tregonin se fqinj\u00ebt e Lamajt kishin marr\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Ajo tha se huaja ishte p\u00ebrdorur para l\u00ebvrimit t\u00eb kredis\u00eb dhe ishte shlyer me transaksion bankar pas l\u00ebvrimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Apartamenti i tret\u00eb i bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 ishte financuar me shitjen e apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007, i cili ishte ndar\u00eb dhe shitur n\u00eb dy pjes\u00eb te v\u00ebllai dhe motra e subjektit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb KPK vuri n\u00eb dukje se v\u00ebllai i subjektit nuk kishte pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin dhe vuri n\u00eb dukje se subjekti rezultonte me nj\u00eb minus 2.8 milion lek\u00ebsh n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk konsideroheshin.<\/p>\n<p>Avokatja e Lamaj i tha Komisionit se v\u00ebllai ishte regjistruar her\u00ebt si person fizik dhe kishte po ashtu t\u00eb ardhura nga bujq\u00ebsia. Ajo llogariti 5 milion lek\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00eb diskutim dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebtu nuk ishin marr\u00eb parasysh t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebse n\u00eb t\u00eb ardhurat ishin llogaritur shpenzimet Sevdari tha se ato duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb mbuluara nga t\u00eb ardhurat n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sevdari shpjegoi edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si apartamenti para k\u00ebtij ishte ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, duke shpjeguar se defakto sip\u00ebrfaqja nuk kishte qen\u00eb e lidhur edhe pse juridikisht ishte shitur fillimisht si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament i kat\u00ebrt me sip\u00ebrfaqe 90 metra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin pallat me at\u00eb t\u00eb tretin i ishte dhuruar subjektit nga v\u00ebllai i tij i vog\u00ebl q\u00eb jetonte n\u00eb Itali. Hetimet e KPK kishin zbuluar se apartamentet 3 dhe 4 n\u00eb rradh\u00eb, ishin bler\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb vitin 2012. Apartamenti i kat\u00ebrt regjistruar fillimisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl ishte bler\u00eb sipas deklarimeve me t\u00eb ardhura nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat e subjektit p\u00ebr tu p\u00ebrdorur nga prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb jetonin m\u00eb n\u00eb fshat p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs. Ai ishte regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb do t\u00eb kujdesej p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Nga shpjegimet n\u00eb seanc\u00eb u vu n\u00eb dukje se vet\u00ebm subjekti nuk kishte dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb blerje, pasi ishte konsideruar fakti q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment ai ishte kujdesur p\u00ebr prind\u00ebrit. Tre vjet pas blerjes v\u00ebllai ia kishte dhuraur apartamentit subjektit, pasi vet\u00eb nuk do t\u00eb kthehej m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se ky i fundit do t\u00eb kujdesej p\u00ebr prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Situata ishte konsideruar e dyshimt\u00eb nga KPK. Aq m\u00eb shum\u00eb Komisionit i rezultoi se v\u00ebllai n\u00eb fjal\u00eb kishte bler\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dy apartamente t\u00eb tjera. Po ashtu rezultoi se ai nuk kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e finalizimit t\u00eb kontrat\u00ebs pasi deklaratat TIMS tregonin q\u00eb ishte larguar nga Shqip\u00ebria 5 dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Noterja e kontaratave n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb kishte pretenduar se ajo kishte marr\u00eb firm\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb subjektit paraprakisht dhe se bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit kishte finalizuar kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Ermenkova i vuri n\u00eb dukje subjektit se t\u00eb dh\u00ebnat TIMS tregonin q\u00eb edhe bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait kishte qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit. Ajo tha se ajo dhe v\u00ebllai i subjektit ishin larguar sipas TIMS n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nga vendi. Subjekti kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00eb ai tha se kunata kishte q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb gusht t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi dhurimin vet\u00ebm m\u00eb faktin se ai do t\u00eb kujdesej p\u00ebr prind\u00ebrit. Shkurtimisht KPK k\u00ebrkoi sqarime edhe p\u00ebr dy automjete. Nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ishte bler\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe shitur 500 mij\u00eb dhe tjetri i p\u00ebrdorur\u00a0 nga subjekti n\u00eb udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit dhe i dyshuar si n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se rritja e vler\u00ebs kishte ndodhur vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb shpenzimeve t\u00eb riparimit. Ajo po ashtu tha se makina e dyshuar si n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit ishte p\u00ebrdorur nga ky i fundit vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Raporti i DSIK dhe dy \u00e7\u00ebshtjet me t\u00eb mitur<\/strong><\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb raport i p\u00ebrdit\u00ebsuar i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Iformacionit t\u00eb Klasifikuar e shpallte subjektit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe referonte disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat pretendohej favorizimi i t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Vet\u00eb KPK pas hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve vuri n\u00eb dukje se subjekti nuk ishte gjetur me kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Komisioni megjithat\u00eb i k\u00ebrkoi atij shpjegime p\u00ebr zbutjen e d\u00ebnimit p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje penale, nj\u00eb p\u00ebr plagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebr prodhim dhe mbajtje narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga p\u00ebrgjigjet e vet\u00eb Lamajt t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet ishin me t\u00eb mitur n\u00ebn 16 vje\u00e7. Lamaj shpjegoi se rasti i par\u00eb ishte nj\u00eb grindje mes t\u00eb miturish dhe asnj\u00eb prej tyre nuk kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore dhe as ekspertizat nuk kishin p\u00ebrcaktuar t\u00eb kishte pasur plagosje.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb mitur dhe prokurori tha se kishte zbatuar parashikimet ligjore n\u00eb t\u00eb cilat d\u00ebnimi p\u00ebrgjysmohej.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb ai mohoi dyshimet se kishte kontakte apo njohje me nj\u00eb deputete.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte ndjekur nj\u00eb varg transaksionesh me pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb filluara n\u00eb vitin 2002 dhe mbyllura n\u00eb vitin 2015 t\u00eb prokurorit Hyrjet Lamaj dhe ngriti dyshime mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb 4.8 milion\u00eb lek\u00ebve q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb k\u00ebto transaksione. Komisioni nuk kishte marr\u00eb parasysh nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhuruar nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76567,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[422,934,170,938,118,172,119,275,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Lamaj-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Vlor\u00ebs, Hyrjet Lamaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76566"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76566"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76566\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76568,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76566\/revisions\/76568"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76567"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}