{"id":76575,"date":"2023-05-25T15:51:47","date_gmt":"2023-05-25T13:51:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-artur-ismajlukaj-jep-shpjegime-per-udhetimet-me-persona-te-denuar\/2023\/05\/25\/"},"modified":"2023-05-25T15:53:40","modified_gmt":"2023-05-25T13:53:40","slug":"prokurori-artur-ismajlukaj-jep-shpjegime-per-udhetimet-me-persona-te-denuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-artur-ismajlukaj-jep-shpjegime-per-udhetimet-me-persona-te-denuar\/2023\/05\/25\/","title":{"rendered":"Prokurori Artur Ismajlukaj jep shpjegime p\u00ebr udh\u00ebtimet me persona t\u00eb d\u00ebnuar"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 25 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr disa udh\u00ebtime me automjete t\u00eb personave t\u00eb d\u00ebnuar penalisht, n\u00eb nj\u00eb rast me makin\u00ebn e nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb Rimini t\u00eb Italis\u00eb. P\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Ismajlukaj u shpreh dakord me gjith\u00eb gjetjet e hetimit administrativ, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se udh\u00ebtimet kishin qen\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrinte pran\u00eb familjes ose n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Ai mohoi t\u00eb kishte pasur njohje me shtetasin e d\u00ebnuar n\u00eb Itali, duke shpjeguar se mjeti i tij p\u00ebrdorej nga nj\u00eb funksionar policie n\u00eb momentin kur kishte udh\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Artur Ismajlukaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Artur Ismajlukaj e nisi karrier\u00ebn si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs n\u00eb vitin 2005. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2014 dhe e ushtroi funksionin fillimisht pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk e ka konsideruar nj\u00eb prej burimeve t\u00eb nj\u00eb vlere t\u00eb dhuruar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb ish-komun\u00ebn Dajt t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 36 mij\u00eb euro, megjithat\u00eb, sipas relatores Zhegu, ai ka rezultuar me bilanc pozitiv n\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2014, subjekti ka deklaruar pagat e tij si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore nga viti 2005 dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes si m\u00ebsuese prej vitit 2006. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ka shtuar dhe nj\u00eb dhurim nga vjehrri n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se vjehrri i subjektit e ka transferuar shum\u00ebn 1 milion n\u00eb llogarin\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb fundit, por nga hetimi ka rezultuar se prokurori Ismajlukaj e ka transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e shtetasit G.M. I Pyetur nga trupa e KPK lidhur me transferimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb llogarin\u00eb e G.M., subjekti ka shpjeguar se e ka b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb ta k\u00ebmbente n\u00eb euro, pasi i duhej p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e vjehrrit p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb, subjekti ka depozituar dokumentacion mbi t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe p\u00ebr transaksionet e d\u00ebrgesave nga v\u00ebllai i saj prej Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 114 mij\u00eb paund.<\/p>\n<p>Zhegu v\u00ebrejti se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e kunatit nga puna n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ato nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e vjehrrit p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, relatorja Zhegu pohoi se subjekti rezulton me balanca pozitive p\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Ismajlukaj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti, por e ka sh\u00ebnuar at\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsorin standard. Zhegu v\u00ebrejti se subjekti e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb automjet p\u00ebr 26 udh\u00ebtime drejt Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve 2016-2017, nd\u00ebrsa pronari i makin\u00ebs nuk ka l\u00ebvizur asnj\u00ebher\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Udh\u00ebtimet me persona me precedent\u00eb penal\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr prokurorin Ismajlukaj. Por nj\u00eb gjetje e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM e ka ndryshuar rrjedh\u00ebn e hetimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Sipas gjetjes s\u00eb ONM-s\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, subjekti ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit me mjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit K.J., i d\u00ebnuar n\u00eb Rimini t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr vep\u00ebr penale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, q\u00eb sipas legjislacionit shqiptar b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb ato krimit t\u00eb organizuar. ONM i ka k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e subjektit me k\u00ebt\u00eb person dhe se p\u00ebrse nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb kontakt. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Zhegu v\u00ebrejti se n\u00eb burimet publike t\u00eb informacionit, ka shkrime sipas t\u00eb cilave shtetasi K.J. \u00ebsht\u00eb ekstraduar n\u00eb vitin 2015 drejt Italis\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, Ismajlukaj ka sqaruar se nuk ka asnj\u00eb njohje me shtetasin K.J. Sipas tij, makin\u00ebn e kishte n\u00eb p\u00ebrdorim shtetasi Y.V., q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbante funksionin e shefit t\u00eb krimeve n\u00eb Komisariatin e Tropoj\u00ebs. Sipas tij, udh\u00ebtimi kishte qen\u00eb drejt Hasit p\u00ebr nj\u00eb rast vdekjeje dhe p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebbor\u00ebs dhe motit t\u00eb keq, kishin udh\u00ebtuar me automjetin e llojit fouristrad\u00eb, n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb funksionarit t\u00eb policis\u00eb Y.V.<\/p>\n<p>Pasi KPK ka konkluduar se mjeti n\u00eb fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb i konfiskuar nga shteti, subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove lidhur me konstatimin se, nisur nga fakti se ka udh\u00ebtuar me mjetin e shtetasit K.J., mund t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte me at\u00eb person.<\/p>\n<p>Kryesuesja Etleda \u00c7iftja e pyeti subjektin n\u00ebse kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni se edhe funksionari i policis\u00eb kishte qen\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Ismajlukaj deklaroi se nuk kishte pasur dijeni. Sipas tij hetimi nuk ishte kryer nga Prokuroria e Tropoj\u00ebs, por ishte nisur nga ajo e La\u00e7it dhe hetuar nga Krimet e R\u00ebnda.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk e kishte njohur shtetasin K.J, pronarin e mjetit q\u00eb kishte pasur n\u00eb p\u00ebrdorim funksionari i policis\u00eb. \u201cKam qen\u00eb pasagjer me shtetasi Y.V. Un\u00eb s\u2019e kam menduar t\u00eb arsyeshme p\u00ebr ta pyetur lidhur me mjetin, pasi ai ishte funksionar policie dhe nuk mund ta paragjykoja se makina mund t\u00eb ishte e nj\u00eb personi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar,\u201d deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>ONM i ka paraqitur Komisionit edhe gjetje t\u00eb tjera lidhur me personat me t\u00eb cil\u00ebt subjekti ka kryer udh\u00ebtime, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve me precedent\u00eb penal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se shoq\u00ebrimi i subjektit me persona t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme c\u00ebnon pozit\u00ebn dhe etik\u00ebn e tij si prokuror,\u201d v\u00ebrejti relatorja Zhegu.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se dy prej k\u00ebtyre personave subjekti i ka hetuar dhe ka pohuar se kishte pasur njohje. Nj\u00eb prej tyre ka rezultuar se Ismajlukaj e ka hetuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, p\u00ebr veprat penale \u2018plagosje e r\u00ebnd\u00eb nga pakujdesia\u2019 dhe \u2018arm\u00ebmbajtje pa leje\u2019, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb amnistis\u00eb. Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se njihej me v\u00ebllan\u00eb e k\u00ebtij shtetasi, pasi kishin qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb s\u00eb bashku. Ai ka shtuar se kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni drejtuesin e prokuroris\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb njohje, por p\u00ebr shkak se ishte i vetmi oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore, ia kishin deleguar atij hetimin e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb ka pretenduar se e ka kryer sipas ligjit.<\/p>\n<p>Personi tjet\u00ebr me t\u00eb cilin subjekti ka udh\u00ebtuar dhe e ka hetuar, ka qen\u00eb i akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u2018kontraband\u00ebs\u2019. Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se Ismajlukaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb poliicis\u00eb gjyq\u00ebsore, ka sygjeruar kalimin p\u00ebr gjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj k\u00ebtij shtetasi.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se edhe shtetasi t\u00eb cilit subjekti i ka transferuar shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr \u2018vjedhje t\u00eb pasuris\u00eb shtet\u00ebrore\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Artur Ismajlukaj u shpreh dakord me t\u00eb gjitha gjetjet e Komisionit n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Ai deklaroi se udh\u00ebtimet e tij drejt Kosov\u00ebs me persona t\u00eb d\u00ebnuar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb arritur vendin e pun\u00ebs ose familjen. Subjekti sqaroi se p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2021 ka punuar n\u00eb Tropoj\u00eb, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit jetonin n\u00eb Tiran\u00eb dhe bashk\u00ebshortja punonte n\u00eb Burrel.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte qen\u00eb i detyruar t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebrmes Kosov\u00ebs, pasi nuk ka linja t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb m\u00ebngjes. \u201cKam qen\u00eb i detyruar t\u00eb udh\u00ebtoj me automjete t\u00eb rastit,\u201d pohoi subjekti dhe theksoi se n\u00ebse do t\u2019i jepej mund\u00ebsia t\u00eb vijonte detyr\u00ebn, do t\u00eb ishte m\u00eb i kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja Zhegu n\u00ebse mendonte se kishte c\u00ebnuar standartin e sjelljes s\u00eb magjistratit me k\u00ebto udh\u00ebtime, prokurori Ismajlukaj u shpreh se nisur nga veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebnuar personat me t\u00eb cil\u00ebt ka udh\u00ebtuar, qytetar\u00ebt e Tropoj\u00ebs nuk do t\u00eb shpreheshin keq ndaj tij.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte nj\u00eb familje t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb komunitet t\u00eb vog\u00ebl si ai i Tropoj\u00ebs, ku kishin njohje me shum\u00eb persona, por jo lidhje me ata t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se duhej t\u00eb kisha qen\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm. Nuk ka qen\u00eb d\u00ebshira ime t\u00eb punoj n\u00eb Tropoj\u00eb, pasi aty njihem me njer\u00ebzit dhe kam lidhje familjare e shoq\u00ebrore, por nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb punoj n\u00eb tjet\u00ebr vend,\u201d theksoi subjekti dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb Sprenger sqaroi se kishte depozituar disa k\u00ebrkesa n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u2019u transferuar, por nuk i ishin marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, subjekti shpjegoi se gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb gjithmon\u00eb me automjetet e koleg\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb at\u00eb prokurori. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 29 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 25 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr disa udh\u00ebtime me automjete t\u00eb personave t\u00eb d\u00ebnuar penalisht, n\u00eb nj\u00eb rast me makin\u00ebn e nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb Rimini t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76576,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,965,288,118,671,119,131,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Ismajlukaj-pas-seances-11-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Artur Ismajlukaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76575"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76575"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76577,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76575\/revisions\/76577"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}